Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 111
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Të rinjtë suedezë pastrojnë qytetin e Lushnjës, banorët vendas bëjnë sehir



    Një grup studentësh nga Suedia kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e qytetit të Lushnjës. 36 të rinjtë për tre ditë me radhë do të pastrojnë pjesë të ndryshme të qytetit, lagje periferike dhe lulishtet qendrore të këtij qyteti.

    Nismën e tyre e kanë prezantuar edhe para pushtetit vendor. Të rinjtë suedezë kanë dalë në rrugët e qytetit për të sensibilizuar edhe banorët për këtë aksion.

    “Ne jemi nje grup nga Suedia, i perbere nga 36 persona, kryesisht studente. Jemi te gezuar qe kemi ardhur ne Lushnje, ku se bashku me pastor Erionin do te ndihmojme qytetin, do te lutemi per kete qytet. Pastor Erioni na dha idene per te pastruar qytetin nga mbeturinat. Kemi degjuar se qytetaret te cilet shkojne ne kishe kur mbaron predikimi merren me pastrimin e rrugeve. Lushnja eshte shume e pistë dhe ne duam ta përmirësojme këtë gjendje ku ndodhet aktualisht. Ne mund të bëjmë diçka se bashku ashtu siç edhe bënte Jezusi”, thotë Bler Alvider, student suedez.

    Studentet kane blere vete qeset dhe dorezat dhe kane nisur te pastrojne ne rruge por edhe para njesive tregetare qe mbeturinat i kane hedhur ne rruge. Te rinjte kane vijuar punen e tyre edhe ne rruget e tjera per pastrimin nen vezhgimin indiferent te banoreve.


    Asnje nga banoret e qytetit nuk u bashkua me studentet ne kete aksion te rralle. Edhe kur ata pastronin para ndonje shtepie, banoret e tyre dilnin thjeshte te shikonin me kuriozitet keta te huaj, qe po u pastronin rruget para shtepive te tyre qe vete i kane ndotur. Aksioni i studenteve suedeze do te zgjase edhe dy dite te tjera./TCH


    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  2. #2
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Duke lexuar me erdhi ne mendje nje varg i nje rilindasi
    ..prane detit i palare.

    Nje teme e dites ne forum eshte: Realizohet një film porno me aktorë shqiptarë
    ...ironike.
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Epo Shqiptare jane te lodhur e dramatizuar nga puna vullnetare e kohes se xhaxhit. Duan pune me pagese tani.

    Fatkeqesisht ne nuk enjohim punen vullnetare. Jemi shume egoist. Jashte ke plot te dale ne pension qe bejne pune vullnetare vetem se duan te japin nje kontribut ne shoqeri. Pastertia jone mbaron te shkallet e hyrjes sone. Se c'behet me tutje e ka fajin qeveria per ne. Dhe jashte s'i pastron njeri rruget. Ne fakt, jashte as nuk nuk i ndotin. Vetem ne lagjet Geto, shikon shume papasterti.
    Feelings change - memories don't.

  4. #4
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Per te pastruar nuk kan dihmuar ushnjaret, mbase i bashkohen ne lutje suedezeve?
    Cdo gje eshte relative...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Si si vjen turp njehere
    Suedezet i pastrojn vendin ata rine e zgurdullojn syte
    e po kjo pike e zeze ore
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Mbaj mend qe ne kohen komuniste benim pune vullnetare, c'do te djele dilte nga nje reprezantues nga c' do familje dhe dilnim e pastronim rreth pallatit ,shkallet, te gjitha pallatet benin keshtu, ndersa ne shkolla na vinin te pastronim shkollen dhe rreth saj , te mbillnim edhe lule. Ishte ajo ndjenja kolektivitetit , ndersa sot jane bere njerezit aq individual edhe per nje interes qe eshte per te miren e te gjitheve.
    Ishte nje komshi para ca kohesh donte te mbillte nje peme perpara pallatit , te gjithe e bene budalla
    Ndryshuar për herë të fundit nga Marya : 07-04-2012 më 04:44

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Etna Etna
    Anëtarësuar
    22-06-2011
    Postime
    2,265
    Jam e sigurt se edhe qytetaret e Lushnjes kane menduar " Cfare jane keta budallenj qe dalin e pastrojne keshtu ?? "

    Na shkon shume per shtat kjo "dhi e zgjebosur ,e bishtin perpjete "
    I like it when you smile, but I love it when I'm the reason. :)

  8. #8
    Kshu eshte kur bashkohen fshatrat bashke dhe marrin guximin ta quajne veten Qytet
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Lordlover
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Münster Germany
    Postime
    168
    Kjo video tregon se kush jemi ne dhe ku jemi...
    Këtyre të rinjeve ju lumtë për nismen e tyre, por është e kotë derisa njerzit e qytetit bëjnë sehir nga ballkonet dhe dritaret dhe nuk iu bashkangjiten gjë qe është mungesë kulture dhe edukate, prapë pas dy diteve pistë. Turp për lushnjaret të vij dikush nga skandinavia e tu pastrojnë qytetin e ata së paku të mos u ndihmojnë, aq më shumë siq e tha dikush sipër këtu i shikojnë si budallenjet.
    Hiq më mirë ne këte aspekt nuk janë as qytetet në Kosovë.
    Un po të kisha forcë gjithë ata qe hudhin qoftë edhe një bisht cigarje në rrugë, në park apo kudo tjetër, do ti gjobisja pa mëshirë.
    Derisa kultura mungon dhe qyetet, parqet, lumenjët etj. janë të mbytyra nga mbeturinat, unë nuk pres permirësim të shpejtë sa i perket pastertisë në pergjithësi ne trevat shqiptare, e vetmja zgjidhje që do te jepte efekte është qe çdo komunë te angazhoj 5-10 polic me rroba civile qe te shetisin e sidomos mbrëmjeve të gjobisin ndotësit, mendoj se kjo mënyre e të vepruarit brenda pak muajve do të ndryshojë këte gjendje të turpshme

  10. #10
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Bravo, shembull i mire per ti treguar shoqerise tone per pastertine e ambjentit.

    Kemi nje veti shume te keq ne si popull, edhe ajo eshte qe menjehere i bejme njerezit te ndihen fajtor. Gazetarja e lajmeve e perfundon me " Asnje nga banoret e qytetit nuk u bashkua me studentet ne kete aksion te rralle. Edhe kur ata pastronin para ndonje shtepie, banoret e tyre dilnin thjeshte te shikonin me kuriozitet keta te huaj, qe po u pastronin rruget para shtepive te tyre qe vete i kane ndotur ."

    Pse ne kete menyre duke i thene banoreve qe s'keni turp, shih te huajt po pastrojne mbeturinat e tuaja... keshtu kerkohet aktivizimi i qytetareve?! S'ka kuptim kjo metoda qe perdoret!! S'ka kuptim as menyra sesi e mendojme qe kjo eshte NORMALE. NUK eshte normale sepse nuk i jep deshiren banoreve per tu aktivizuar. Te isha banorja e kesaj lagje, mbasi te shihja lajmet do ndihesha fajtore edhe e fyer sepse presioni shoqeror me ve faj vetem mua. Vetem une po vecohem kur faji nuk eshte vetem i imi, por i te gjithe shoqerise. Opinioni i publikut po ashtu eshte duke me share mua, si banor i lagjes, si banor i Lushnjes. Si jetohet ne nje ambjent te tille ku opinioni te ndan ne 'une' dhe 'ata'. Une fajtore dhe ato te tjeret te pafajshem? Si jetohet ne nje ambjent ku edhe gazetaret nuk dine si te bejne profesionin e tyre per te dhene lajmet pa paragjykime personale?!! Kjo menyra sesi i llogjikojme dhe shohim gjerat NUK eshte mire, biles eshte gabim.

    Menyra sesi gazetari/ja duhet te mbyllte kete lajm ishte duke i bere thirrje banoreve te Lushnjes per te ndihmuar suedezet ne kete aksion pastrimi. Jo duke i share, e pastaj ti kerkoj aktivizim per pastrim, sepse me kete te fundit nese aktivizohen do ta bejne punen nga turpi dhe jo nga deshira. Nuk kam pse ta them cila alternative eshte me e mira.
    Ndryshuar për herë të fundit nga s0ni : 07-04-2012 më 06:01

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •