A kanė qenė tė parashikuara mė parė mitingjet, manifestimet dhe protestat nė Fenė Islame?
Shkėputur nga libri Tenbihat ala Risaletejn lish-Shejkh Ebij Bekr el-Xhezairi (fq. 36-39)
i Shejkh Hamud et-Tuvejxhirit, Allahu pastė mėshirė pėr tė.
Refuzimi i pretendimit tė Shejkh Ebu Bekr el-Xhezairi nga Shejkh Hamud et-Tuvejxhiri se mitingjet, manifestimet dhe protestat kanė qenė tė parashikuara mė parė nė mėnyrė specifike nga i Dėrguari i Allahut (sal-lAllahu aljehi ue sel-lem)
Nė faqen 14 tė kopjes (sė librit rreth shenjave tė Kijametit) qė ėshtė me shkrimin e autorit dhe nė faqen 54 tė kopjes sė botuar ka thėnė El-Xhezairi: Demonstratat do tė zėnė vendin e betejave dhe xhihadit [el-Lukatat fij Bad Ma Dhahera lis-Saati min Alamat (fq. 54)]
Pastaj tha nė faqen 55-56 tė kopjes sė botuar: Vėrtet Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e ka pėrmendur atė me fjalė tė qarta dhe e ka vendosur mes shenjave tė Kijametit Ja ku ėshtė Taberani, nė librin e tij el-Kebir transmeton me zinxhirin e tij thėnien e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): Kur ti shikoni tri gjėra, atėherė do tė vijė Ora. Pastaj e sqaroi atė duke thėnė: Se ndėrtesat do tė rrėnohen e do tė rindėrtohen pa qenė e nevojshme, se betejat do tė kthehen nė thirrje (Nida`) dhe se njeriu do ta mbajė amanetin qė i ėshtė besuar ashtu si deveja (e uritur) qė kafshon pemėn pak e nga pak.
Dhe ai (Ebu Bekr el-Xheza`iri) pėrmendi nė njė fusnotė se hadithi ėshtė transmetuar nga el-Begauij nė librin e tij Muėxhem es-Sahabeh dhe nga Ibn Asakir nė librin e tij et-Tarikh.
Pastaj ai (Ebu Bekr el-Xhezairi) tha: Argumenti tek ky hadith ėshtė tek thėnia e tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): Se betejat do tė kthehen nė thirrje (nida`). Kuptimi i fjalės Nida` kėtu ėshtė ngritja e zėrit nga demonstruesit duke thėnė Rroftė filani! ose Poshtė filani! apo gjėra tė ngjshme. Ata i konsiderojnė kėto thirrje me zėrin mė tė lart qė tė jetė e mundur nėpėr demonstartat e tyre si betejė dhe xhihad apo si diēka akoma mė e madhe se beteja dhe xhihadi. [el-Lukatat fij Bad Ma Dhahera lis-Saati min Alamat (fq. 55-56)]
Unė (Hamud et-Tuvejxhiri) them: Sa i pėrket hadithit qė ka pėrmendur el-Xhezai`ri, atė e ka transmetuar Taberani me njė zinxhir tė dobėt nga transmetimi i Urveh Ibn Muhamed Ibn Attijeh es-Seadij, nga babai i tij nė formė merfuė (qė arrin deri tek Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) se ai ka thėnė: Kur ti shikoni tri gjėra, atėherė ajo (Dita e Fundit) ėshtė afėr, ėshtė afėr! Se ndėrtesat do tė shkatėrrohen e do tė rindėrtohen pa qenė e nevojshme, se betejat do tė kthehen nė thirrje (Nida`), dhe se njeriu do ta mbajė amanetin qė i ėshtė besuar ashtu si deveja (e uritur) qė kafshon pemėn pak e nga pak. [el-Muxhemul-Kebir (19/243).]
Ka thėnė Hejthemiu nė Mexhmeu ez-Zeua`id: Atė e ka transmetuar Taberani dhe nė zinxhirin e tij ėshtė Jahja Ibn Abdilah el-Babaletij, i cili ėshtė i dobėt (daijf). [Mbaroi fjala e Hejthemiut]
Ata e ka transmetuar edhe el-Begauij dhe Ibn Asakir me tekstin: Vėrtet, prej shenjave tė Orės janė: Qė ndėrtesat do tė rrėnohen dhe do tė rindėrtohen pa qenė e nevojshme, betejat do tė bėhen me fida` (pagesė, shpėrblim), dhe se njeriu do ta mbajė amanetin qė i ėshtė besuar ashtu si deveja (e uritur) qė kafshon pemėn pak e nga pak. [Siē gjendet nė Kenzul-Umal (17/186).]
E ka pėrmendur kėtė transmetim autori i librin Kenz el-Eamal fq.186, vėll.17. Dhe tek ky transmetim ka ndodhur njė ngatėrrim nė thėnien e tij: ...dhe do tė bėhen betejat me fida` (pagesė, shpėrblim), me f nė fillim tė fjalės (fida`). El-Xheza`iri e ka ngatėrruar me me fjalėn e tij nida` me n nė fillim tė fjalės. Dhe kėtė ngatėrrim nuk e kam parė tek tė tjerėt. Dhe e sakta ėshtė (rifdan), gėrma r ka zanoren i ndėrsa gėrma f nuk ka zanore, siē gjendet nė transmetimin e Taberanit qė e pėrmendi Hejthemiu nė Mexhmeu ez-Zeua`id. Dhe ai gjendet nė faqen n.243, vėll.19 tek Muėxhem el-Kebir, botimi i Shtėpisė Botuese el-Ummeh nė Bagdad. Dhe domethėnia e fjalės rifd nė beteja ėshtė pėrkrahja e tyre me mercenarė dhe pagesė.
Dhe kjo ėshtė pėrmendur nė mėnyrė tė qartė nė hadithin e transmetuar nga Ibn Mendeh, tė cilin e ka transmetuar nga Abdur-Rrazaku, 9 nga Mamer, nga Kethir Ibn Ataa` el-Xhundij: na ka treguar Abdullah Ibn Zubejb el-Xhundij i cili ka thėnė: Ka thėnė i Dėrguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): O Ubadeh Ibnus-Samit! O Ebal-Uelijd! Kur ta shikosh lėmoshėn se po fshihet, se po merren merecenarė pėr tė luftuar, dhe kur ta shikosh njeriun qė e mban amanetin ashtu si deveja (e uritur) qė kafshon pak e nga pak pemėn, dhe kur tė rrėnohen shtėpitė dhe tė rindėrtohen pa qenė e nevojshme, atėherė ti dhe Ora e Fundit do tė jeni si kėta tė dy. Pastaj ai bėri bashk gishtin e tij tregues me gishtin e mesit. Kėtė hadith e ka pėrmendur el-Hafidh Ibn Haxher nė librin e tij el-Isabeh, nė biografinė e Abdullah Ibn Zubejb el-Xhundij.
Kurse sa i pėrket thirrjes sė injorantėve nė demonstratat e tyre dhe britmave tė tyre Rroftė Filani apo Poshtė Filani, kjo nuk ėshtė nga veprat e njerėzve me logjikė, lėre mė pastaj qė tė jetė prej Xhihadit. Por, nė tė vėrtetė ajo ėshtė shfaqje e injorancės, budallallėkut dhe kaosit.
Sikur el-Xheza`iri ta pėrmendte praninė e demonstratave nė Fundin e Kohės si diēka pėr tė cilėn ka lajmėruar i Dėrguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) kur foli pėr shfaqjen e injorancės, kjo do tė kishte qenė mė e pėrshtatshme."
Krijoni Kontakt