Analfabetë në vendin tonë, rezulton 1.6% e popullsisë. Shifra zyrtare është bërë publike nga Instituti i Statistikës, dje në Ditën Botërore të Shkrimit dhe Leximit. Ditë kur janë publikuar edhe të dhëna të frekuentimit të shkollave në sistemin publik dhe atë privat. Statistikat për analfabetizmin nuk duket e lartë, në kohën kur në të është llogaritur krejt popullsia, që do të thotë edhe të moshuarit. Në të njëjtën kohë, të dhënat e organizatave të ndryshme, madje dhe sindikatave të arsimit, flasim për shifra alarmante të analfabetizmit dhe braktisjes së shkollës.
Kontigjenti së fundi, i llogaritur në 50 mijë fëmijë të punësuar. Bashkë me këtë, vihet re shtim i frekuentimit të arsimit privat, të mesëm e të lartë. "Për vitin arsimor 2005/'06, në 1 725 shkolla publike të arsimit 9-vjeçar, janë regjistruar 450 702 nxënës dhe në 92 shkolla jopublike, janë regjistruar 16 108 nxënës",- thuhet në raportin e INSTAT-it, ku shtohet se në 376 shkolla të arsimit publik të mesëm, janë regjistruar 138 788 nxënës dhe në 77 shkolla të arsimit jopublik, janë regjistruar 11 316 nxënës.
Gazeta SHEKULLI
Krijoni Kontakt