S'e kuptoj se ça ka për t'u përgëzuar me "bravo" Çelsi, kur në të dyja ndeshjet s'ka bërë fare Lojë, por ka qëndruar gjithë kohës në mbrojtje, duke pritur thjesht ndonjë kundërsulm marrë parasysh sesa cop idioti është ai Valdes!
"Bravo" - i thuhet një skudare që bën lojën, që të dhuron emocione në të bërit e lojës së futbollit, që vrapon, që krijon raste, që ushtron presion, që qarkullon topin dhe vë në lëvizje një skuadër të tërë për të dhuruar magjinë dhe emocionet e futbollit. Këtë gjë bëri Barça, si në ndeshjen në Angli, ku pritej që të ishte Çelsi që ta bënte lojën duke marrë parasysh që ishin në fushë të tyre dhe se futbolli anglez është spektakolar - Çelsi luante lojën e murit dhe jo të futbollit, ku të njëjtën gjë bëri edhe sonte.
Harroni që edhe ata lojtarë janë njerëz dhe jo robotë, që kry 3 ditëve kanë dhënë "shpirtin" në lojë si në dy ndeshjet me Çelsin po ashtu edhe me Realin (ku Reali i kishte ruajtur forcat posaçërisht për atë ndeshje), kanë dhuruar emocione futbolli, adrenalinë...kurse këtu ju e keni kollaj nga pc të shkruani: "duken të lodhur..."
Pavarërisht humbjes, Barça ngelet super skuadër, që di të dhurojë emocione, spektakël dhe të luajë futboll gjithë kohës, dhe jo të mbrohet siç bëjnë skuadrat e tjera si nuse fshati të ndrojtura.
Krijoni Kontakt