Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-07-2011
    Postime
    17
    [QUOTE=prishtina2010;3384303]deri te bashkoeht kosova tek molla e kuqe.[/QUOTE]

    e sa budalla eshte ne kete tu kusuves.serbia e murr gjysen e tu kusuves e ky flet prralla per mollen e kuqe.lavdia e shqiptareve eshte vetem neper oda.kthjellu o prishtina2010 se tpaska humb busulla .

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    Obama nuk e pret Thaçin
    05-04-2012 16:47


    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama nuk do ta presë në takim kryeministrin Hashim Thaçi. Edhe pse fillimisht ishte thënë se në prill kryeministri kosovar do të takohet me numrin një të SHBA-ve në Shtëpinë e Bardhë, kjo tashmë konfirmohet edhe nga delegacioni i kryeministrit, se nuk do të ndodhë.

    ...
    ..."ishte thene" vetem nga propaganduesit e Kryekuislingut, Kryeudbashit dhe Kryehajdutit te Kosoves, jo nga burime seioze.

    Obama nuk do ta prese kurre Hashim Thacin ne vizite zyrtare .
    Asnje Kryetar i deritanishem i SHBA-ve nuk e ka prite asnje Kryeminister apo Kryetar te Kosoves ne vizite zyrtare.
    Jane pritur vetem perfaqsues te Kosoves resp. delegacione te perbashketa te perfaqesusve te shqipetareve apo te Kosoves.

  3. #13
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    ..."ishte thene" vetem nga propaganduesit e Kryekuislingut, Kryeudbashit dhe Kryehajdutit te Kosoves, jo nga burime seioze.
    Anti.. spjegona çka i bie kjo fjale me detalisht, qysh din ti..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar më parë nga seleukeia Lexo Postimin
    S'do të ketë takim Obama me Thaçin

    Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, nuk pritet të zhvillojë një takim me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, pasi që nuk është në agjendën e Shtëpisë së Bardhë.

    Kryeministri po qëndron për një vizitë disaditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka takuar dje sekretaren e shtetit Hillary Clinton, ndërsa ka zhvilluar një takim me ish-sekretaren Medelin Allbraight kurse në orët e mbrëmjes sipas orës tonë lokale ai ka takuar edhe me zëvendëspresidentin, Joe Biden.

    Edhe pse është pritur që të zhvillohet një takim mes presidentit amerikan, Barack Obama dhe kryeministrit, Hashim Thaçi një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

    Ndërkohe edhe ne njoftimin e Zyrës se Kryeministrit, pas takimin me Biden nuk është paralajmeruar takimi me Obaman.

    "Thaçi në vazhdim të vizitës së tij zyrtare në SHBA, nesër do të takojë Sekretarin e Tregtisë të SHBA-ve, z. John Bryson, ndërsa të hënën me ftesën e Ambasadorit Christopher Hill do të mbajë një ligjëratë në Universitetin e Denverit", thuhet ne njoftim.
    Bota sot.

    po tash do te ket takime te mshefta ,se nuk po mundeni me rrejt se po ju dalin ne fush ,e keshtu te mshefta mendoni se nuk mujn me marr vesh.
    HA HA HA .......a u g.....
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  5. #15
    Thaçi: Nuk do të ketë ndarje të veriut të Kosovës





    UASHINGTON- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi përjashtoi çdo mundësi të ndonjë autonomie, statusi special apo ndarje të veriut të Kosovës. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Thaçi u shpreh se nuk do të ketë asnjë lloj dialogu për veriun e Kosovës, ndërsa shtoi se Serbia i ka gënjyer qytetarët në veri se, një ditë do të ketë ndarje të Kosovës. Kjo çështje, sipas Thaçit ka marrë fund me 25 korrik të vitit të kaluar, me nderhyrjen e forcave specilae te Kosoves për të marrë nën kontroll pikat kufitare me Serbinë 1 dhe 31.
    Ai tha se qeveria e Kosovës do të ndërmarrë një dialog të drejtpërdrejtë me qytetarët në veri , pasi ata janë qytetarët tanë.
    “Do punojmë për rend, ligj dhe zgjedhje të lira. Qytetarët e veriut janë të lirë të zgjedhin liderët e tyre. Ne do të komunikojmë si me të gjitha komunat e tjera edhe me ato me shumicë serbe.”- tha ai.
    Në të tjera, Thaçi bëri një pasqyrim të vizitës së tij në Uashington.


    PANORAMA
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  6. #16
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    Prishtina2010 ta them vetem keshtu kote! fale Amerikes dhe interesave saje qe i perputhen me hallet tona shqypetaret te shofin pake drite. Te ishte per ty e llapin dhe banden LPK-iste, hashimi akoma ish ne qeverin e ti nen hije. Te kishte Kosova ndonje burr tjeter i rangut Dr RUGOVA, hashimi me kliken e ti smun e mbante ate vend si thoshen pleqet as deri ne dreke. Nese na sjelle lajme sepaku tregona burimin, harroni imagjinimet e juaja.Tane i din aftesit e hashimit dhe shokeve ti,dyshimet si u kacavjerre hashimi deri te maja e pushtetit, jo vetem te shumeca e shqypetareve por te vete Amerika jan te medha.Kryesorja ai sot ashte ne krye te vendit, me shum dyshime e probleme, hamendje por ai ashte aty! Shum lidera si hashimi perkohesishte iu kan imeponu popullit vete dhe Amerikes, perfundimin nuk e kan pas te kendeshem!
    Per Ty Plaku ...
    Edhe une nuk e di ti se qka thu jo rugova jo aj...
    Veq edhe une ty po te them se po te ishte rugova edhe ku me dite se sa vjet gjall ti pavarsi nuk do te kishe pasur kurr,ata harro ti edhe ata si mendojen si ti.
    Dhe pikrishte ajo ngjarje e popllit te kosoves si u rreshtuan krah rugoves u vonua edhe pavarsija kete e dim te gjithe se kete e pate then edhe ishe solana gjyshe ne vitin 2005,se po te fiton thaqi ne zgjedhje kosovan do ta shpall shtet.
    Edhe pikrishte per kete evropjanet punojeshin pro rugoves per shtyrejen e statusit te kosoves,,dhe amerikanet ja kthyn shpinen kosoves e dim te gjithe vetem si nuk fitoj krahu i luftes ,amerikan gjdo njeri qe lufton e perkrahin ,,e ne kete raste koosven pas zgjedhjev te vitit 2000 ja kthyn shpinen e dim te gjithe kete deshtem ta pranojmi apo jo ky eshte raliteti i krijuar..
    Amerikanet deshem apo jo jane perkrahsit me te mdhoj te thaqit dhe politikes se ti..pa thaqin sot kosova ende nuk do ishte e pavarur kete e dimi te gjithe se politika amerikane eshte e till.
    Thaqi eshte nenshkrus i te gjitha marrveshjev qe nga rambuja kete e dimi te gjithe edhe at krysori.
    Edhe nese po te bije thaqi nga qeverija une po ju garantoj se cila parti do ta marr udheheqjen e kosoves nuk do te kete as libralizim te vizav,as bashkim evropjan,as ne nato kete une ty po te them dhe disa tjerev,,vetem mos harroni se qka po te them so,,po edhe nes vjen dikush tjeter ne qeveri pa thaqin aty kosova nuk do te hy ne eu se nuk e perkrahin amerikanet ket e dime te gjithe e kur amerikane nuk e perkrahin as evropjane nuk e perkrahin e dimi te gjithe ,,thaqi eshte njeriu qe i shtyn gjdo gje para me zor per evropen .

  7. #17
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Kryeministri Thaçi takohet me ish senatorin Bob Dole

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u takua sot me ish senatorin e njohur Robert Dole, në mjediset e firmës së tij ligjore Alston + Bird në Uashington.

    Në emër të Kosovës dhe popullit të saj, kryeministri Thaçi falenderoi ish senatorin dhe ish kandidatin presidencial amerikan për ndihmesën e tij të çmuar shumë vjeçare kur populli i Kosëvës ndodhej në ditët e tij më të vështira nën sundimin serb.

    Ish senatori Dole tha se Kosovën e ka gjithnjë pranë, duke treguar gurët nga Kosova të ekspozuara në zyrën e tij - dhuratë e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

    Më pas kryeministri Thaçi e njohu senatorin Dolle me gjendjen në Kosovë, sukseset dhe vështirësitë si dhe përpjekjet për njohjen e shtetit të ri nga sa më shumë vende që të jetë e mundur. Senatori afro 90 vjeçar shprehu besim dhe optimizëm në udhën e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.


    Kryeministri Hashim Thaci takon ish senatorin Robert Dole

    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    Klinton-Thaçi: SHBA-të besojnë fuqimisht në Pavarësinë dhe janë krenare
    ...

    Ja ne cfare pavaresie besojne...

    Kokulur. Për gjynah.


    (E plotësuar) Jakup Krasniqi vetëm rrinte dhe me dorë e fërkonte gojën. Ismet Beqiri vazhdimisht ka lëvizur. Adrian Gjini (AAK) e mbante kokën ulur dhe me duar e shtypte kokën. Adem Grabovci (PDK) vazhdimisht i shikonte me një buzëqeshje përfaqësuesit e opozitës, duke i injoruar”. Ismet Beqiri (LDK) i tha Adem Grabovcit se nuk është mirë të na i gjuani amerikanët në qafë. Xhavit Haliti (PDK) thoshte se është mirë që këtu janë edhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes që ta shohin edhe këta se çka është presioni.


    Më pak se pesë minuta kohë i janë dashur një zyrtari të lartë amerikan në Kosovë, që t’i rrëzojë “përtokë” dy partitë opozitare, Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

    Këmbëngulësia e tyre se nuk do t’i votojnë, dhe madje as t’i pranojnë si pika të rendit të ditës dy ligjet, atë për Banka dhe Institucione Financiare dhe Ligjin për Ndërtime, ka marrë fund vetëm pasi para tyre është “kollitur” zyrtari i lartë amerikan.

    Njëri nga të pranishmit në takimin që të dy ditë më parë (të enjten) ka zhvilluar zyrtari amerikan me anëtarët e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ka treguar në kushte anonimiteti “fije e për pe” çdo detaj të takimit.

    Ky person ironizon me, siç thotë ai, amortizatorët e butë të LDK-së dhe AAK-së, ndërsa thekson se për herë të parë në jetë ka lakmuar që të jetë në vend të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët nuk janë frikësuar nga amerikani.

    Fillimisht ka thënë se nuk ka punë me anëtarët e Vetëvendosjes, sepse ata nuk e kanë pranuar Pakon e Ahtisarit, e më pas iu ka drejtuar Ismet Beqirit (shef i Grupit parlamentar të LDK-së) dhe Adrian Gjinit (shef i Grupit parlamentar të AAK-së), duke iu thënë se nuk janë në pozitë që t’i bëjnë politikë atij, pastaj iu ka thënë se unë kam folur me Isa Mustafën dhe Blerim Shalën, e ju po më bëni politikë”, ka thënë ai.

    Deputetët mezi marrin frymë

    Sipas këtij burimi, i cili ka qenë i pranishëm në takim, në kohën sa zyrtari amerikan u ka folur, anëtarëve të kryesisë gati sa nuk iu është ndalur fryma.

    Jakup Krasniqi vetëm rrinte dhe me dorë e fërkonte gojën, Ismet Beqiri vazhdimisht ka lëvizur, ndërsa Adrian Gjini e mbante kokën ulur dhe me duar e shtypte kokën. Adem Grabovci vazhdimisht i shikonte me një buzëqeshje përfaqësuesit e opozitës, duke i injoruar”, sqaron ai.

    Sipas tij, interesante është se si zyrtari amerikan, iu ka thënë në takim se dy ligjet e kontestuara duhet të kalojnë pa ndryshime në pikë apo presje, dhe se gjithashtu ai i ka kërcënuar ata se nëse i kundërshtojnë politikat e qeverisë, atëherë e vënë në pikëpyetje mbështetjen e mëtutjeshme të Qeverisë amerikane.

    Për mua ka qenë e habitshme se si zyrtari amerikan na është drejtuar se nëse nuk e miratojmë Ligjin për ndërtime do ta humbasim mbështetjen amerikane. Pas këtij fjalimi zëvendësambasdori na ka falënderuar që e dëgjuam, është ngritur dhe ka shkuar pa na lejuar që t’i themi qoftë dy-tri fjalë të vetme”, ka sqaruar ai.


    VV: Kishte presion, Grabovci mohon

    Presionin e jashtëzakonshëm mbi opozitën të premten e ka konfirmuar Lëvizja Vetëvendosje. Deputeti i kësaj lëvizjeje, Glauk Konjufca, i cili në cilësinë e nënkryetarit të Kuvendit ka qenë i pranishëm në këtë takim, nuk ka dashur të japë shumë detaje, ndërsa e ka pranuar se ka pasur presion.

    Jo vetëm që është e vërtetë, por unë këtë presion do ta quaja në një mënyrë të caktuar. Unë mendoj se atë ditë ka pasur urdhra të caktuara për t’i kaluar ato ligje, me të cilat është pajtuar edhe një pjesë e opozitës përveç Vetëvendosjes, e cila vazhdon me qëndrimet e veta. Ka qenë gjuha e përdorur që këto duhet të kalojnë patjetër dhe që opozita duke iu drejtuar në veçanti LDK-së dhe AAK-së se duhet të kthehen në Kuvend, duhet ta ndalin bojkotin dhe duhet t’i kalojnë këto ligje pa asnjë kusht”, ka thënë Konjufca.

    Ai thotë se është e çuditshme se si përfaqësuesi amerikan ka bërë përpjekje që t’i ndërlidhë dy ligjet në fjalë me Pakon e Ahtisaarit.

    Por, Adem Grabovci nga PDK-ja, gjithashtu i pranishëm në këtë takim ka mohuar presionin. “Asnjëherë të vetme nuk kemi pasur presion nga asnjë përfaqësues i SHBA-ve. Përkundrazi e vlerësojë shumë lart bashkëpunimin e sinqertë, korrekt dhe ndihmesën që na është dhënë nga SHBA-të”, ka thënë Grabovci.

    Sipas tij, ka qenë i domosdoshëm miratimi i dy ligjeve, meqenëse ato kanë qenë pjesë e Pakos së Ahtisaarit, dhe si të tilla ndikojnë në përshpejtimin e përfundimit të procesit të pavarësisë së mbikëqyrur.

    Ndërkaq, duke i pyetur se çka nënkupton për të deklarimi i përfaqësuesit të SHBA-ve se “nëse nuk e miratojnë Ligjin për ndërtime e vënë në pikëpyetje miqësinë me shtetin amerikan”, Grabovci ka thënë se PDK-ja nuk ka ndërtuar dhe nuk ndërton raporte me askënd mbi bazën e presionit.

    Sikurse Grabovci, edhe Adrian Gjini nga AAK-ja, mohon se është bërë presion, duke theksuar se takimi me zyrtarin amerikan ka qenë tërësisht miqësor dhe si i tillë ka shërbyer vetëm që të harmonizohen qëndrimet dhe të tejkalohet çdo krizë e mundshme.

    Ai ka ardhur në takim ku ka qenë prezent kryetari, anëtarët e kryesisë dhe shefat e grupeve parlamentare, na ka treguar që Amerika mendon se Kosova duhet sa më shpejt që është e mundur me impelemtojë të gjitha ligjet që na dërgojnë drejt përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur, dhe se mospërmbushja e këtij obligimi mund të ketë pasoja të rënda për Kosovën”, ka thënë Gjini, duke shtuar se pas fjalimit të tij ai është larguar nga takimi për t’ua lënë partive të pranishme që ta zgjidhin çështjen në fjalë.

    Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së ka theksuar se si rezultat i bashkëpunimit me grupet parlamentare është arritur që të tërhiqet Ligji për Bankat dhe Institucionet Mirkofinanciare.

    Pasi që ka dalë ne kemi qëndruar në takim edhe jemi marrë vesh përpos Vetëvendosjes, që nëse tërhiqet Ligji për bankat, që ka qenë kërkesë e jona, atëherë ne rrimë në sallë edhe mundësisht i votojmë në parim këto dy ligje”, është shprehur ai, duke nënvizuar se në takim ka qenë edhe ministri i Financave, Bedi Hamza, si sponsorizues i ligjit.

    Ndërkaq, shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, të premten nuk e ka komentuar këtë çështje, duke u arsyetuar se nuk është në Kosovë. “Jam jashtë Kosovës”, ka thënë shkurt ai nëpërmjet SMS-së.


    “S’dua me mbet shitës i cigareve”

    Zyrtari i lartë i Kuvendit të Kosovës që ka folur në kushte anonimiteti, ka sqaruar debatet mes anëtarëve të kryesisë, pasi janë “liruar” nga zyrtari i SHBA-ve.

    Ismet Beqiri i tha Adem Grabovcit se nuk është mirë të na i gjuani amerikanët në qafë, Xhavit Haliti thoshte është mirë që këtu janë përfaqësuesit e Vetëvendosjes e le ta shohin edhe këta se çka është presioni. Ndërsa njëri nga deputetët e pranishëm në këtë takim pak çaste pas largimit të zyrtarit të lartë amerikan thoshte se nuk është i interesuar që ta humbasë vendin e punës dhe më pas të shesë cigare”, ka nënvizuar ai.

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...ur-per-gjynah/


    Shteti i Thacit!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •