Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171

    Përleshje masive serbë e shqiptarë, ndihmuan motrën e sulmuar

    Përleshje masive serbë e shqiptarë, ndihmuan motrën e sulmuar



    Në kthimin e Plisave nga Gjilani ka ndodhur një përleshje masive e karakterit etnik në Gracanicë. Raportohet se deri tek incidenti ka ardhur pas një aksidenti në rrugë me makinën e një femre shqiptare, që serbët e kanë penguar e Plista janë munduar ta ndihmojnë. Policia ka thënë se ka gjetur disa thika në vendin e ngjarjes.
    Ende nuk është e qartë se sa persona janë lënduar. Kryetari i Graçanicës (i zgjedhur nga zgjedhjet lokale të Kosovës), Bojan Stojanovic i ka thënë Balkan Insight se përleshja ka ndodhur kur “huliganët shqiptarë kanë dalë nga autobusi dhe kanë nisur t’i sulmojnë serbët në rrugë”.

    Bota Sot
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Sulmohet konvoji serb

    Disa persona të dyshuar sulmuan gjatë ditës me gurë konvojin e një delegacioni të Republikës së Serbisë, i cili ishte nen përcjelljen e zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, njoftoi policia.

    “Si pasojë e gjuajtjes me gurë nga personat e dyshuar, dy veturat e delegacionit kanë pësuar dëme të vogla materiale duke iu thyer xhamat anësorë, ndërsa lëndime të personave nuk ka pasur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Mësohet se, lidhur me këtë rast, zyrtarët policorë kanë arritur që ta arrestojnë një person si të dyshuar të mundshëm, ndërsa e kanë shoqëruar edhe personin e dytë në stacion policor. Ky i fundit thuhet se është liruar pas intervistimit dhe me autorizim të prokurorit.

    Policia bëri të ditur se “gjatë qëndrimit në stacionin policor zyrtarëve të delegacionit iu është ofruar ndihma mjekësore, por të njëjtit kanë refuzuar ndihmën mjekësore me arsyetimin se nuk kanë pësuar asnjë lëndim dhe nuk kanë nevojë”.

    Ndryshe, autoritetet serbe thanë se gjatë incidentit në fjalë është lënduar një person.

    Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviq, u bëri thirrje shefave të misioneve ndërkombëtare në Kosovë që në kuadër të mandatit të tyre të zhvillojnë hetimet për të zbardhur, sa më parë, rastin dhe për t’i vënë sulmuesit para dtrejtësisë.

    “Është fjala për edhe një tentim të ekstremistëve për ta frikësuar popullatën serbe, për ta parandaluar dialogun, zbatimin e marrëveshjeve dhe zgjidhjen paqësore të problemeve”, citohet në një komunikatë për media të qeverisë serbe, kryeministri Cvetkoviq.

    Sipas qeverisë së Serbisë, konvoji i veturave që u sulmuan po barte zyrtarët serbë që kishin ardhur në Prishtinë për të diskutuar mundësitë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

    Në ndërkohe, mësohet se një tjetër incident në mes të serbëve e shqiptarëve është shënuar gjatë ditës në komunën e Graçanicës.

    Incidenti ndodhi kur nje autobus që po bartte adhurues të futbollit u ndal në rruge për shkak të trafikut të ngarkuar. Sipas serbëve lokalë, shqiptarët që ishin në autobus, dolën në rrugë për t'i sulmuar serbët e qytetit.

    Nuk dihet nëse ka pasur të lënduar apo jo. Nuk ka pasur konfirmim zyrtar të këtij incidenti. (rel)
    Bota sot
    http://www.botasot.info/def.php?category=43&id=162146
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 04-04-2012 më 16:09
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  3. #3
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Serbët e veriut i kërcënohen KFOR-it

    Serbët e veriut i kërcënohen KFOR-it
    Publikuar: 06.04.2012 - 15:55 koha net


    Mitrovicë, 6 prill - Përfaqësuesit e KFOR-it kanë njoftuar strukturat e ashtuquajturat politike serbe në veriun e Kosovës me urdhrin e krahut jugor të NATO-së në lidhje me mbylljen e pikave kufitare në veriun e Kosovës. Pas kësaj serbët kanë deklaruar se nëse ndodhë një gjë e tillë do të bllokojnë të gjitha rrugët e veriut si dhe kanë kërcënuar KFOR-i se më nuk do të ketë qarkullim të lirë në këtë pjesë të Kosovës, bën të ditur korrespondenti i “Kohës Ditore” nga Mitrovica.

    Koloneli Adolf Kondat, komandat i forcave të KFOR-it në veriun e Kosovën, të premten iu ka dorëzuar porosinë e komandantit të KFOR-it, Erhadr Drews, të ashtuquajturve kryetarë të komunave të veriut të Kosovës si dhe kryetarit të qarkut të Mitrovicës. Porosia thekson se nga komanda e NATO-së në Napoli ka arritur një urdhër që të mbyllen të gjitha rrugët alternative në veriun e Kosovës. Pas pranimit të kësaj porosie, i ashtuquajturi kryetar i komunës së Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, ka theksuar se iniciativat e këtilla të KFOR-it nuk shkojnë në drejtim të qetësimit të situatës, por këto tensionojnë edhe më shumë gjendjen me mundësi të krijimit të pasojave shumë të rënda në veriun e Kosovës. Serbët kurrë nuk do të pranojnë mbylljen e rrugëve alternative. Nëse ndodhë kjo, qytetarët serbë përsëri do të dalin në barrikada dhe do të bllokojnë të gjitha rrugët, por kësaj radhe bllokimi i rrugëve nuk do të jetë vetëm për EULEX-in, por edhe për KFOR-in dhe nuk do të këtë liri të lëvizjes, ka thënë Pantiq. Ndërkaq, Marko Jakshiq, lider i KNS-së ka shtuar se paralajmërimi i KFOR-it nuk është i mundshëm, sepse askush nuk ka të drejtë që serbëve në veri t’ua ndalojë qarkullimin e lirë. Sipas tij, KFOR-i ndoshta ka një dëshirë të tillë, por që nuk është e realizueshme. Ajo e cila për ne është shumë e vështirë dhe e rëndë është sjellja e xhandarmërisë së Serbisë, policisë dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, pasi që bllokimi i rrugëve shkon me xhandarmëri të Serbisë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Kur Shteti Nuk Te Mbron A,t Her Dueht Vet,brojtje

    shqiptarë janë përleshur mes vete sot në Graçanicë. Ngjarja ka ndodhur kur tifozët e klubit futbollistik Prishtina (Plisat) ishin duke u kthyer me autobus nga Gjilani dhe janë ndalur në Graçanicë, ku edhe janë përleshur me një grup të rinjsh serbë.

    Një nga tifozët që ka qenë në këtë autobus i ka thënë Portalit Toplajme .Te kenaqur me lojen e Prishtines dhe me paraqitjen tone.
    Kur mberrijtem ne Gracanice , me sakt tek Manastiri i Gracanices , nje vajze shqiptare kishte shkaktuar askident trafiku , dhe me kete rast nje grup i madh i nacionalitetit serb i ishin mbledhur rreth automobilit , dhe dukej qart qe e ngacmonin vajzen ne fjale ,mosha e tyre ishte shume e afert me moshen tone, ne kete rast nje prej atyne , erdhi dhe peshtyu ne xhamin e Autobusit tone dhe Plisat menjehere reagojne ne menyre te duhur dhe nuk presin,i thyejn dyert e mbyllura dhe menjeher , fillojne ti rrahin ate grupin e serbve qe ishin moshatar me ne , duke i goditur neper fytyre , koke dhe neper cdo pjese te trupit
    Më pas autobusi me tifozë është ndalur nga policia në hyrje të fshatit Hajvali, por shumë nga tifozët kanë ikur nga autobusi.Behet e ditur se 4 ose 5 serb jane te therrur ndersa 3 te tjere te rrahur brutalisht , dy prej te lenduarve tashme gjinden ne spital.. Merret vesh se policia ka arrestuar një nga tifozët. Policia nuk është prononcuar as për këtë rast.
    Ndryshuar për herë të fundit nga beni33 : 06-04-2012 më 14:26 Arsyeja: KUR SHTETI NUK TE MBRON A,T HER DUEHT TE VETMBROHEMI

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •