Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Si mund të quhet Islami fe e paqes kur ai është përhapur me shpatë?


    Keqkuptim: Si mund të quhet Islami fe e paqes kur ai është përhapur me shpatë?



    Përgjigje:

    Është ankesë e zakonshme në mesin e jomuslimanëve se Islami s’do të kishte miliona ithtarë në të gjithë botën sikur mos të ishte përhapur me dhunë. Pikat vijuese do ta sqarojnë atë se larg prej të qenit i përhapur me shpatë, ishte forca trashëguese e së vërtetës, arsyes dhe logjikës që ishte përgjegjëse për përhapjen rapide të Islamit.

    - Islami vjen nga rrënja e fjalës ‘selam’, që do të thotë paqe. Kjo po ashtu do të thotë t'ia nënshtrosh vullnetin personal vullnetit të Allahut. Islami është fe e paqes, e cila arrihet me nënshtrimin e vullnetit personal ndaj vullnetit të Krijuesit Suprem, Allahut.

    - Nuk e favorizon secila qenie njerëzore paqen dhe harmoninë e qëndrueshme. Ka shumë të atillë që do ta çrregullonin gjendjen për interesa personale. Nganjëherë duhet të përdoret forca që të mbahet paqja. Mu për këtë arsye, ne kemi politikë që përdor forcën kundër kriminelëve dhe elementeve anti-sociale për t'u mbajtur paqja në vend. Islami promovon paqe. Në të njëjtën kohë, Islami i nxit pasuesit e vet për të luftuar kur ka shtypje. Lufta kundër shtypjes nganjëherë mund të kërkojë përdorimin e forcës. Në Islam forca mund të përdoret vetëm në promovimin e paqes dhe drejtësisë.

    - Përgjigja më e mirë ndaj keqkuptimit se Islami është përhapur me shpatë, është dhënë nga historiani i shquar De Lacy O’Leary në Librin “Islami në udhëkryq” (faqe 8): “Sidoqoftë, historia e bën të qartë se legjenda e muslimanëve fanatikë që bredhin nëpër botë duke e imponuar Islamin me tehun e shpatës pasi t’i kenë pushtuar racat, është njëra prej miteve më absurde dhe fanatike që historianët e kanë përsëritur ndonjëherë.”

    - Muslimanët e sunduan Spanjën për rreth 800 vite. Muslimanët në Spanjë kurrë nuk e përdorën shpatën për t’i konvertuar njerëzit me dhunë. Më vonë në Spanjë erdhën Kryqëzatat e Krishtere dhe i spastruan muslimanët. Nuk ka patur asnjë musliman të vetëm në Spanjë që ka mundur ta thërrasë ezanin haptas (thirrjen për namaz).

    - Muslimanët qenë të zotët e Arabisë për 1400 vite. Për disa vite sunduan Britanezët, dhe për disa vite sunduan Francezët. Mbi të gjitha, muslimanët sunduan Arabinë për 1400 vite. Megjithatë, sot ka 14 milionë Arabë të cilët janë Koptë të Krishterë, d.m.th. Krishterë prej gjeneratash. Sikur muslimanët ta kishin përdorur shpatën, s’do të kishte asnjë Arab të vetëm që do të mbetej i Krishterë.

    - Muslimanët e sunduan Indinë për rreth njëmijë vite. Sikur të kishin dashur, ata kanë patur fuqi për ta konvertuar secilin jomusliman të Indisë në Islam. Sot më shumë se 80% të popullsisë së Indisë janë jomuslimanë. Të gjithë këta Indianë jomuslimanë janë dëshmitarë sot se Islami nuk qe përhapur me shpatë.

    - Indonezia është një vend i cili ka numrin më të madh të muslimanëve në botë. Shumica e njerëzve në Malajzi janë muslimanë. Njeriu mund të pyes, “Cila ushtri muslimane shkoi në Indonezi apo Malajzi?”

    - Ngjashëm, Islami është përhapur në mënyrë rapide në Bregdetin Lindor të Afrikës. Njeriu mund të pyes, nëse Islami është përhapur me shpatë, “Cila ushtri muslimane shkoi në Bregdetin Lindor të Afrikës?”

    - Historiani i famshëm, Thomas Carlyle, në librin “Heronjtë dhe adhurimi i Heronjëve”, i referohet këtij keqkuptimi në lidhje me përhapjen e Islamit: “Vërtet shpata, por ku do ta merrnit ju shpatën tuaj? Çdo mendim, në fillimin e vet, është në minoritet, vetëm në kokën e një njeriu, dhe ai aty banon. Një njeri i vetëm në tërë botën beson në të, është një njeri kundër të gjithë njerëzve. Që ai të merr shpatën dhe të përpiqet ta propagandojë me të, nuk do t’i kishte bërë punë shumë."

    - Është shpata e intelektit, shpata që pushton zemrat dhe mendjet e njerëzve. Kur’ani thotë në Suren Nehl, vargu 125: “Thirri të gjithë në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe predikim të bukur, dhe debato me ta në mënyrat që janë më të mirat dhe më të këndshmet.” (16:125)

    - Një artikull në ‘Almanak’-un e Riders Digest, libri vjetor 1986, dha statistikat e shtimit të përqindjes së feve kryesore të botës në gjysmë shekulli prej 1034 deri më 1984. Ky artikull po ashtu u paraqit në revistën ‘E Vërteta e Qartë’. Në maje ishte Islami, i cili ishte shtuar për 235%, ndërsa Krishterimi ishte shtuar për 47%. Njeriu mund të pyes, cila luftë zuri vend në këtë shekull, e cila i konvertoi miliona njerëz në Islam?

    - Feja me rritjen më të shpejtë në Amerikë sot është Islami. Cila shpatë është duke i detyruar njerëzit në Perëndim që ta pranojnë Islamin në numër aq të madh?

    - Dr. Joseph Adam Pearson thotë, “Njerëzit që merakosen se arma nukleare një ditë do të bie në dorë të Arabëve, nuk e kuptojnë se bomba Islamike tashmë është hedhur; ajo ra në ditën kur qe lindur Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).”
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  2. #2
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Islami është fatalist

    Keqkuptim: Islami është fatalist



    Burimi: Vigjilenca Islame


    Shumica e muslimanëve e shohin si të çuditshme atë se feja e tyre e cila përbën një balancim të mrekullueshme në mes besimit dhe veprave, mund të akuzohet si fataliste. Ndoshta ky keqkuptim u paraqit sepse muslimanët mësohen të thonë “Lavdërimi i qoftë Zotit!” kurdo që ndodh diçka e mirë apo e keqe. Kjo sepse muslimanët e dinë se çdo gjë vjen nga Zoti i Gjithëfuqishëm, i Cili është Zoti i Gjithëdijshëm i Gjithësisë, dhe meqenëse çdo musliman duhet të mbështetet plotësisht në Zotin, çfarëdo që ndodh duhet të jetë në të mirë.

    Sidoqoftë, kjo s’do të thotë se muslimanët s’janë mësuar që të angazhohen në jetë – mu e kundërta është e vërtetë. Islami nuk kërkon vetëm besim, por vepër – siç është namazi i rregullt, agjërimi dhe lëmosha. Që të jemi më të saktë, në Islam veprat janë pjesë e besimit të individit. Islami plotësisht refuzon besimet ekstreme të disa feve të cilat mësojnë se s’duhet të shkohet të mjeku kur të sëmuremi, por vetëm t’i lutemi Zotit për shërim.

    Botëkuptimi i Islamit është mjaft pozitiv, meqë ai mëson se qeniet njerëzore mund të ndërmarrin veprime pozitive në këtë jetë. Kjo me siguri ishte ajo që pejgamberi Muhamed, paqja qoftë mbi të, ua mësoi pasuesve të tij – meqë ata evidentisht u angazhuan për përhapjen e Islamit prej Spanjës deri në Marok në një periudhë të shkurtë kohore. Edhe pse Islami na mëson se Zoti e di se çfarë do të bëjnë qeniet njerëzore para se ata ta bëjnë atë, megjithëkëtë qeniet njerëzore kanë vullnet të lirë.

    Me siguri se Zoti, i Cili është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë, e di se çfarë do t’i ndodhë secilit para se ajo të ndodhë – mohimi i kësaj do të ishte mohimi i vetë Zotit. Sikur qeniet njerëzore mos të kishin pasur vullnet të lirë, do të ishte qesharake dhe e padrejtë për Zotin të kërkojë që ata të bëjnë gjëra të caktuara dhe të besojnë në gjëra të caktuara. Larg nga të qenit fatalist, Islami mëson se qëllimi kryesor në jetë i qenies njerëzore është të qenit i vetëdijshëm për Zotin. Për shkak të kësaj, muslimanët më pak merakosen për çështjet materiale dhe e shohin jetën e tyre tokësore në një perspektivë të duhur. Kjo është për shkak të faktit se Islami qartazi i mëson njerëzit e tij se nëse njerëzit adhurojnë dhe mbështetën vetëm në Zotin e Gjithëfuqishëm, atëherë ata s’kanë përse të brengosen – meqë Zoti dëshiron atë që është më e mira për ta.

    Liria e vërtetë, nga perspektiva Islamike, nuk do të thotë pasimi i pakuptimtë i të gjitha dëshirave njerëzore për ushqim, pije, pasuri dhe seks. Në të kundërtën, liri do të thotë të kontrollosh dëshirat qendrore, si dhe përmbushja e tyre në mënyrë të duhur dhe të ligjshme. Kjo i akordon dëshirat personale me atë çka Zoti do për neve – vetëm atëherë një person vërtet është i lirë!
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  3. #3
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Kërcënimi Islam

    Keqkuptim: Kërcënimi Islam



    Burimi: Vigjilenca Islame

    Viteve të fundit, nëpër media i është dhënë një vëmendje e madhe kërcënimit të “Fundamentalizmit Islamik”. Fatkeqësisht, për shkak të miksturës së shtrembëruar të raportimit të anshëm në mediat perëndimore dhe akteve të disa muslimanëve të paditur, fjala “Islam” është bërë sinonim me “terrorizmin”. Mirëpo, kur të analizohet situata, pyetja e cila na parashtrohet është:

    A e nxisin mësimet Islame terrorizmin?

    Përgjigja: Natyrisht, jo! Islami plotësisht ndalon aktet terroriste të bëra nga disa njerëz të devijuar. Duhet të përkujtohet se të gjitha fetë kanë kulte dhe ithtarë të devijuar, kështu që janë mësimet e tyre që duhet të shikohen, jo veprat e disa individëve. Fatkeqësisht, në media, kurdo që një musliman bën një akt të neveritshëm, ai etiketohet si “terrorist musliman”.

    Mirëpo, kur Serbët dhunuan dhe vranë të pafajshëm në Kosovë dhe Bosnjë, ata nuk u quajtën “terroristë të Krishterë”, e as që aktivitetet e Irlandës Veriore nuk u etiketuan si “terrorizëm i Krishterë”. Pas një meditimi mbi këto fakte, njeriu sigurisht mund të konkludojë se ka një standard të dyfishtë në media! Ndonëse ndjenjat fetare luajnë një rol të rëndësishëm në konfliktet e “Krishtere” të përmendura më lart, mediat nuk aplikojnë etiketa fetare, sepse ata supozojnë se aktet e tilla barbare s’kanë të bëjnë asgjë me mësimet e Krishterimit. Sidoqoftë, kur diçka ndodh, ku përfshihen muslimanët, ata shpesh përpiqen që ta fajësojnë vetë Islamin, jo individët e devijuar.

    Sigurisht, Ligji Islamik e lejon luftën – cilado fe apo civilizim i cili s’do ta bënte këtë, kurrë nuk do të mbijetonte – por sigurisht nuk i fal sulmet kundër njerëzve të pafajshëm, grave apo fëmijëve.

    Fjala Arabe “xhihad”, e cila shpesh përkthehet si “Luftë e Shenjtë”, thjesht do të thotë “përpjekje”. Fjala “luftë” në Arabisht është “harb”, jo ”xhihad”. “Përpjekja”, dmth “të bërit xhihad” për ta mbrojtur Islamin, muslimanët apo të çlirohet një vend ku muslimanët janë të shtypur, me siguri lejohet (madje edhe inkurajohet) në Islam.

    Mirëpo, çfarëdo aktiviteti i tillë duhet të bëhet sipas mësimeve të Islamit. Islami po ashtu qartazi ndalon “marrjen e ligjit në duart tona”, gjë që do të thotë se individët muslimanë s’mund të bredhin e të vendosin se kë do ta vrasin, dënojnë apo torturojnë.

    Sprovat dhe dënimet duhet të zbatohen nga autoriteti i ligjshëm dhe gjyqtari i dijshëm. Po ashtu, kur të shikohet në ngjarjet në Botën Muslimane, duhet që të kihet parasysh se një periudhë e gjatë e kolonializmit përfundoi tek së fundi në shumicën e vendeve Muslimane. Gjatë kësaj kohe, popujt në këto vende kanë qenë të eksploatuar materialisht dhe fetarisht – shumicën e rasteve nga të ashtuquajturit popuj të “Krishterë” të Perëndimit. Në të vërtetë, periudha e dhimbshme nuk ka përfunduar në shumë vende muslimane, ku njerëzit ende janë nën kontrollin e fuqive të huaja apo regjimeve marioneta të mbështetura nga fuqitë e huaja
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  4. #4
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Islami është fe vetëm për Arabët


    Keqkuptim: Islami është fe vetëm për Arabët



    Burimi: Vegjilenca Islame

    Mënyra më e shpejtë që të dëshmojmë se kjo është plotësisht e pavërtetë, është që të cekim faktin se vetëm afro 15% deri në 20% të muslimanëve në botë janë Arabë. Më shumë ka muslimanë indianë sesa musliman Arabë, dhe më shumë muslimanë indonezianë sesa muslimanë Indianë! Të besohet se Islami është fe vetëm për Arabët, është një mit që është përhapur mga armiqtë e Islamit më herët në histori.

    Ky supozim i gabuar me gjasë është i bazuar në faktin se shumica e muslimanëve të gjeneratës së parë ishin Arabë. Mirëpo, mësimet e Islamit dhe historia e përhapjes së tij tregon se muslimanët e hershëm bënë përpjekje për ta përhapur porosinë e tyre të së Vërtetës nëpër të gjithë popujt, racat dhe njerëzit. Për më tepër, duhet të sqarohet se të gjithë Arabët s’janë muslimanë dhe të gjithë muslimanët s’janë Arabë.

    Arabi mund të jetë musliman, i krishterë, çifut, ateist – apo i ndonjë feje apo ideologjie tjetër. Poashtu, shumë vende, të cilat disa njerëz i konsiderojnë të jenë “Arabe”, s’janë fare “Arabe” – siç është Turqia dhe Irani (Persia). Njerëzit që jetojnë në këto vende flasin tjetër gjuhë nga ajo Arabe si gjuhë të tyren autoktone dhe janë prej një trashëgimie tjetër etnike nga Arabët.

    Është më rëndësi të kuptohet se prej fillimit të misionit të pejgamberit Muhamed, paqja qoftë mbi të, pasuesit e tij erdhën nga një spektrum i gjerë individësh – ishte Bilalli, robi Afrikan; Suhejbi, romako-bizantin; Ibn Seilem, rabi çifut; dhe Selmani, persiani. Meqë e vërteta fetare është e përjetshme dhe e pandryshueshme, dhe njerëzimi është një vëllazëri universale, Islami na mëson se shpalljet e Zotit të Gjithfuqishëm ndaj njerëzimit gjithmonë kanë qenë të vazhdueshme, të qarta dhe universale.

    E vërteta e Islamit është menduar për të gjithë njerëzit pa marrë parasysh racën, nacionalitetin apo mjedisin gjuhësor. Të vështruarit në botën Islame, prej Nigerisë deri te Bosnja dhe prej Malajzisë deri te Afganistani, mjafton që të dëshmohet se Islami është porosi universale për tërë njerëzimin – të mos e përmendim faktin se një numër domethënës i Evropianëve dhe Amerikanëve i të gjitha racave dhe prejardhjeve etnike janë duke hyrë në Islam.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  5. #5
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Nëse Islami është feja më e mirë, pse atëherë shumë muslimanë janë të pandershëm, të pasigurt, dhe të përfshirë në aktivitetet siç janë mashtrimi, mitoja, shitblerja e drogës, etj.?


    Përgjigje:

    - Pa dyshim se Islami është feja më e mirë, por mediat janë në duart e perëndimorëve të cilët i frikësohen Islamit. Mediat vazhdimisht transmetojnë dhe shtypin informata që janë kundër Islamit, e keqinterpretojnë Islamin apo e paraqesin ndonjë çështje jashtë proporcionit, nëse ka ndonjë.

    - Kur ndodh ndonjë shpërthim bombe diku, njerëzit e parë të cilët akuzohen pa dëshmi pandryshueshëm janë muslimanët. Kjo paraqitet si titull ne lajme. Më vonë, kur zbulohet se përgjegjës ishin jomuslimanët, ajo na paraqitet si një temë e parëndësishme në lajme.

    - Nëse një musliman 50 vjeç martohet me një vajzë 15 vjeçe pasi e merr lejimin e saj, kjo paraqitet në faqet e para ndërsa kur një jomusliman 50 vjeç dhunon një vajzë 6 vjeçe, kjo mund të paraqitet në lajme në faqet e brendshme si kronikë ditore. Çdo ditë në Amerikë mesatarisht ndodhin 2,713 raste të dhunimit por kjo nuk paraqitet në lajme, meqë kjo është bërë mënyrë e jetës për Amerikanët.

    - Ne jemi të vetëdijshëm se disa muslimanë janë të pandershëm, të pasigurt, të cilët mashtrojnë, etj. por mediat e paraqesin këtë thuajse vetëm muslimanët janë të përfshirë në aktivitete të këtilla. Dele të zeza ka në çdo komunitet. Ne njohim muslimanë që konsumojnë alkool dhe të cilët ua tejkalojnë shumicës së jomuslimanëve në sasinë e pirë të alkoolit.

    - Përkundër të gjitha deleve të zeza në komunitetin musliman, muslimanët si tërësi janë komuniteti më i mirë në botë. Ne jemi komuniteti më i madh si tërësi që nuk konsumon alkool. Si bashkësi, ne jemi komuniteti që jep sasinë më të madhe të lëmoshës në botë. Nuk ka asnjë person në botë që mund të matet me muslimanët kur kemi të bëjmë me modestinë, vetëpërmbajtjen apo vlerat njerëzore dhe moralin.

    - Nëse doni të vlerësoni se sa është i mirë modeli më i ri i ‘Mercedesit’ dhe një person i cili nuk di ta ngasë ulet dhe e përplasë veturën, kë do ta fajësonit? Veturën apo shoferin? Natyrisht, shoferin. Që të analizojmë se sa është e mirë vetura, personi s’duhet të shikojë në shoferin, por duhet t’i sheh mundësitë dhe cilësitë e veturës: sa është e shpejtë, sa është harxhimi mesatar i karburantit, çfarë janë masat e sigurisë, etj. Edhe nëse pajtohemi për hir të argumentimit se muslimanët janë të këqinj, ne s’mund ta vlerësojmë Islamin sipas pasuesve të tij. Nëse ju doni të vlerësoni se sa është i mirë Islami, atëherë vlerësojeni atë sipas burimeve autentike të tij – Kur’anit Fisnik dhe Hadithit autentik.

    - Nëse doni të kontrolloni se sa e mirë është vetura, vendoseni një shofer ekspert pas timonit. Ngjashëm, pasuesi më i mirë dhe më shembullor i Islamit është pejgamberi i fundit, Muhamedi (paqja qoftë mbi të).

    Krahas muslimanëve, janë edhe disa historianë jomuslimanë të ndershëm dhe të paanshëm, të cilët kanë pohuar se pejgamberi Muhamed ishte qenia më e mirë njerëzore. Sipas Majkëll H. Hart (Michael H. Hart) i cili shkroi librin ‘Njëqind Njerëzit më të Rëndësishëm në Histori’, pozita më e lartë, d.m.th. pozita numër një i takoi pejgamberit të Islamit, Muhamedit (paqja qoftë mbi të). Janë edhe disa shembuj të këtillë të jomuslimanëve, të cilët i shprehin respekt pejgamberit, siç është Tomas Karlajl (Thomas Carlyle), La-Martine (La Martini), etj.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  6. #6
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Islami, alternativa e ditëve të sotme


    troid.org


    Disa njerëz mendojnë që të jetosh në një shoqëri Islame është "shtrëngim". Mirëpo, Islami është shpallur si një mënyrë e balancuar jetese.
    Allahu, më i larti, krijoi të gjithë njerëzit me atë që quhet "Fitra" [gjendje/dëshirë natyrale]1.

    Islami pranon që brenda kësaj Fitreje ka motivime që ndikojnë në rolin e njeriut në tokë, p.sh. dëshira e njeriut për të ngrënë, për të pasur shtëpi, dëshira për dashuri dhe seks, për të mbrojtur dhe për t'u mbrojtur dhe të jemi të suksesshëm dhe të fortë. Pa ndonjë formë të kontrollit dhe kufirit, të gjitha këto motivime të ligjshme mund të dëshmohen si të rrezikshme.

    Pra çfarë e përbën kontrollin e përsosur për Fitren? Kjo duhet të jetë një metodë që ofron demonstrim të organizuar por praktik se si të balancohen të gjitha këto dëshira natyrale njerëzore. Kjo nuk mund të jetë diçka që shkon kundër Fitres, duke e ngarkuar atë edhe më shumë. Njëlloj, kjo s'mund të jetë diçka që i lejon dëshirës së njeriut të rrjedhë egërsisht pa kurrfarë forme të kontrollit.

    Islami është kontrolli i përsosur për Fitren. Ai ofron një metodë hyjnore që e ngre njeriun mbi kafshën dhe pjesën tjetër të krijimit.

    Urtësia e kufizuar

    Njerëzve u mungon dija e përsosur, e po ashtu edhe urtësia e përsosur. Pa marrë parasysh se sa shumë përpiqemi, ne kurrë s'do ta arrijmë mënyrën e përsosur të jetesës vetëm me anë të të menduarit dhe interpretimit tonë. Kjo është arsyeja pse Allahu, më i urti, na e dërgoi Kur'anin dhe pejgamberin Muhamed, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, për të na treguar mënyrën praktike dhe të organizuar të jetës.

    Allahu, i përsosuri në urtësinë dhe dijen e Tij, parapëlqeu një mënyrë komplete të jetës për ne. Ai i ka vendosur kufizimet dhe rregullat e Tij, të gjitha nga të cilat janë të dobishme për njerëzimin, ndaj edhe nuk kanë nevojë për ndryshim:

    "Këta janë kufijtë e vendosur nga Allahu, pra mos iu afroni atyre".[el-Bekare, 171]

    "Këta janë kufijtë e vendosur nga Allahu, pra mos i shkelni ata".[el-Bekare, 229]

    Për këtë shkak Islami nuk lejon beqarinë [celibatin], ngaqë kjo është shkon kundër Fitres, dmth dëshirës për seks. Beqaria shkon përtej kufijve të kërkuar nga njerëzimi, dhe është diçka që s'mund të përmbushet ngaqë njerëzit janë përcaktuar të lindin. Si njerëz, prej nesh nuk pritet që të agjërojmë çdo ditë gjatë gjithë jetës sonë [për shumicën 30 ditët e vitit paraqesin një mundim të madh].

    Po ashtu është e pa vend të thuhet "Unë s'do të flej gjatë natës, por do të falem!". Njerëzit nuk janë krijuar nga Allahu për të jetuar në një mënyrë të tillë.

    Ajo është një balancim që duhet zbatuar.

    Rasti që vijon përshkruan pozitën Islame ndaj një sjelljeje të tillë. Enesi transmetoi se disa shoqërues të të dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira qofshin mbi të, thoshin:

    "Unë s'do të martohem"; tjetri tha:"Unë s'do të ha mishin"; dhe dikush tjetër tha:"Unë s'do të shtrihem në shtrat". [Me të dëgjuar këtë] Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e lavdëroi Allahun dhe e madhëroi, dhe tha:"Çfarë është me këta njerëz që flasin kështu, kurse unë falem dhe po ashtu flej, agjëroj dhe ha, dhe po ashtu martohem. Kushdo që ia kthen shpinën Sunetit tim [dmth shembullit tim të jetesës], ai s'ka të bëjë asgjë me mua". [Transmetuar në Sahi Muslim, vëll.2, f.703, nr.32361]

    Në anën tjetër, Islami nuk e lejon personin që t'i dorëzohet dëshirave dhe epsheve te veta, si në "civilizimin" bashkëkohor. Islami e njeh dashurinë e njeriut për gruan, fëmijët, arin, argjendin, dhe gjërat tjera. Mirëpo, ai ofron një kufi për sasinë e kënaqësisë të kësaj bote që ne kërkojmë, dhe na përkujton për jetën e përtejme.

    "U është zbukuruar njerëzve dashuria për gjërat që i pëlqejnë: Gruan, fëmijët, arin dhe argjendin e shumtë [pasurinë], kuajt e bukur, bagëtinë dhe tokën e punuar. Kjo është kënaqësi e jetës së kësaj bote, por Allahu posedon kthimin e shkëlqyer [parajsën]". [Aali-Imran, 141]

    Prirjet dhe dëshirat e Fitres nuk duhet të bëhen synime në jetë. Por, ato duhet marrë në një mënyrë të qëndrueshme. Mënyra se si të ballafaqohemi me to është reale dhe Allahu, më i larti, na ka dhënë një përshkrim të hollësishëm të një qasjeje graduale. Kjo qasje graduale i jep njeriut kënaqësinë e balancuar përsosurisht në jetën e kësaj bote. Metoda e mbajtjes së nje jete të balancuar mirë, s'është një provim qëndrueshmërie për të parë kush po qëndron më shumë. Allahu e ka shpallur Islamin për të na treguar si ta mbërrijmë këtë balancim në një mënyrë të vërtetë. Jeta s'është një provim torturues shpirtëror, ku ju jeni të urdhëruar të jetoni në male apo drurë.

    Nuk është i detyrueshëm agjërimi gjatë gjithë vitit. Martesa është e lejueshme dhe ju nuk keni nevojë ta rrihni veten tuaj për ta pastruar shpirtin! Por, si muslimanë, ne duhet të ndjekim pejgamberin dhe mësimet e tij të balancuara të jetës dhe jetesës. Siç thotë Allahu në Kur'an:

    "Vërtet, në të dërguarin e Allahut ju keni një shembull të mirë për të ndjekur…"[el-Ahzab, 21]

    Rregullat kufizuese

    Përdorimi i fjalës "kufizuese" shpesh vjen nga ata që mendojnë se jetojnë një "jetë të lirë". Por fakti është se kudo që të shkoni, do të gjeni rregulla dhe sistemime. Për shembull, në vendin e punës, në kolegje dhe universitete dhe më qartë nëpër rrugë, dmth në autostrada. Kudo që të jeni, ka rregulla dhe sistemime.

    Islami na ndalon që të ndjekim shumë rregulla që respektohen nga kultura dhe sub-kultura perëndimore. Megjithëkëtë, njerëzit në perëndim janë më se të vullnetshëm për t'i respektuar ato, ngaqë besojnë se këto rregulla do t'i mbrojnë ata. Çfarë gabimi! Sub-kultura Rejv [Rave: furi, tërbim] është një shembull klasik për këtë. Vallëzimi joformal na dikton "…të pimë sa më shumë ujë, të bëjmë pushime të shpeshta dhe mos të marrim tepër pilula përnjëherësh!" Përkundër këtyre "rekomandimeve", të rinjtë ende po vdesin.

    Shoqëria perëndimore është e obsesionuar me "seksin e sigurt", me qëllim që të "parandalojë rrezikun e infektimit me SIDËN". Përkundër disponueshmërisë së gjerë të kontraceptivëve, SIDA ende është në rritje e sipër dhe njerëzit po vdesin sikur mizat nga kjo epidemi vrasëse.

    A mendojmë se këto rregulla janë kufizuese? Nëse për diçka, ju do të prisnit që këto të sjellin një ndjenjë kontrolli dhe rendi, si dhe shtimin e kënaqësisë. Pa e kuptuar, njerëzit janë të gatshëm dhe të vullnetshëm të pranojnë ligjet e bëra nga njeriu, ligjet që janë shpikur nga një grup njerëzish dhe që duhet të respektohen nga pjesa tjetër e shoqërisë. Këto ligje nuk janë të përsosura ngaqë njeriu s'është i përsosur, ndonëse njerëzit i pranojnë ato dhe besojnë se do të përfitojnë nga ato.

    Një ofertë më e mirë!

    Kur Krijuesi i qiejve dhe i tokës po ofron shpërblimin i cili është i madh dhe dobia është e përjetshme, a duhet që ne së paku të shohim se ç'po na ofrohet?

    "Ju e dëshironi të mirën e kësaj bote, por Allahu dëshiron [për ju] jetën e përtejme. Allahu është i Gjithëpushtetshëm, i urtë".[el-Enfal, 67]

    "… në parajsën e lartë. Aty do të ketë burime rrjedhëse. Aty do të ketë frone të ngritura lart. Dhe gota fare afër. Dhe jastëkë të renditur. Dhe qilima luksozë të shpërndarë kudo".[el-Gashije, 10-16]

    Jeta e kësaj bote ka shumë të mira. Gjëra që Allahu i ka krijuar për ne, që t'i shfrytëzojmë. Por e vërteta është se gjithë këtij luksi dhe dobive të kësaj bote do t'u vijë fundi. Për shembull, pamja e bukur e personit mund t'i sjell shumë favore gjatë jetës së tij, por a do të jetë kështu kur ai të jetë 60 vjeç. I këtillë është realiteti i pleqërisë.

    Njëlloj është me pasurinë. Islami lejon që të fitosh pasuri për sa kohë që s'do t'i shkelësh njerëzit tjerë, dhe s'do t'i shkelësh kufijtë e vendosur nga Allahu.

    Shembull i kësaj është të detyrosh njerëzit të paguajnë më shumë para se që kanë huazuar në të vërtetë, nëpërmjet pagimit të kamatës.

    Sidoqoftë, pasuria s'mund të të bëjë dobi kur të vdesësh, meqë ajo vetëm kalon tek familja e juaj si trashëgimi. E këtillë është njerëzia e shoqërisë moderne, që shumë njerëz madje edhe vriten vetëm që të merret trashëgimia më herët!
    Kështu, ne duhet ta shohim veten si udhëtarë në një udhëtim.

    Udhëtar është ai që vazhdimisht lëviz. Ai do të merr vetëm gjërat e nevojshme, jo gjithë çfarë posedon në jetë. Njëlloj, personi duhet të kuptojë që Allahu nuk i ka përcaktuar lukset e kësaj bote të zgjasin përgjithmonë. Ato ekzistojnë vetëm sa për ta ndihmuar adhurimin që ia bëjmë Allahut, gjë që do të çojë në fundin e udhëtimit – jetën e përtejme. Duke qenë se jemi njerëz, një ditë do të vdesim, dhe përbotshmëritë tona të dobishme e luksoze po ashtu do të zhduken. Pasuria e vërtetë njëmendtë është te Allahu në jetën e përtejme.

    Siç thotë Allahu:

    "Duke kërkuar të mirat e zhdukshme të kësaj bote. Te Allahu ka shumë më shumë fitime".[en-Nisa, 94]

    Kufizimet e bëra nga njeriu, ekzistojnë në të gjitha aspektet e shoqërisë perëndimore. Industria, udhëtimi, dhe koha e lirë janë vetëm disa nga sektorët që dominohen nga kufizimet njerëzore. Njerëzit automatikisht e marrin si të vërtetë se këto kufizime janë për t'i mbrojtur ata. Pjesërisht kjo mund të jetë e vërtetë, por çfarë në lidhje me kufizimet e Allahut të cilat mund ta shpëtojnë gjithë njerëzimin?

    Këto kufizime kanë ardhur nga Ai që është i përsosur, jo nga njeriu i cili s'është i përsosur! E ashtuquajtura "liri" e "civilizimit modern", është diçka që është përcaktuar për ju nga një njeri tjetër. Neve shpesh na thuhet se ç'është "politikisht në rregull" dhe çfarë s'është. Na thuhet se kjo është çfarë çdonjëri do të mbartë këtë verë, dhe këtë film duhet shikuar. Këta janë yjet e rinj të Hollywood-it që do të paraqiten. Ju s'duhet të dukeni i "vdekur" në këtë rrobë dhe ju duhet t'i lyeni thonjtë me këtë ngjyrë. Kjo listë është e pafund. E gjithë kjo më pas ripërcaktohet për t'u përshtatur në valën tjetër të trendëve të modës.

    Ata që nuk përshtaten etiketohen si bigamitë [që kanë dy gra], mendjengushtë, prapanikë, të dalë mode, dhe kështu me radhë.

    Civilizimi modern ju lejon aq liri, saqë mund të hiqni dorë nga ligji po që se "keni lidhje të mira". Ligjet shpesh përcaktohen nga një grup i vogël njerëzish dhe të gjithë të tjerët që i përshtatën asaj çfarë ata konsiderojnë të jetë e drejtë dhe e gabuar. Çfarë drejtësie është kjo?

    Kjo do të ishte më e pranueshme për ata që pranojnë konceptin e të qenit hyjnor të njeriut, koncepti kur njerëzit vendosin ç'është moral dhe imoral, madje edhe nëse kjo bie në kundërshtim me atë çfarë Zoti tashmë ka vendosur për ne. Zoti nuk ka kurrfarë roli në një civilizim të tillë, ngaqë njeriu e ka përvetësuar rolin e zotit. Historia dëshmon për këtë meqë kjo qe mënyra e civilizimeve përpara ardhjes së Muhamedit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, siç thotë Allahu:

    "Ata [Çifutët dhe të Krishterët] i morën rabinët dhe murgjit e tyre për zota veç Allahut. [duke iu bindur atyre në gjërat që ata i bënë të ligjshme apo të paligjshme sipas dëshirave të tyre pa qenë të urdhëruar nga Allahu]".[et-Teube, 31]

    Qëllimi

    Allahu krijoi njeriun dhe njeriu i përket Atij. Allahu vendosi që një ditë njeriu do të vdesë dhe do t'i kthehet Atij. Kjo është domethënia e adhurimit. Ai kërkon bindje, nënshtrim, dhe dashuri absolute për Allahun, në mënyrën që Ai e ka parashkruar.
    Ne s'mund ta duam Allahun siç dëshirojmë, veçanërisht nëse nuk e dimë çfarë do dhe çfarë urren Allahu në rend të parë.

    Pra, nëpërmjet urtësisë së përsosur të Allahut dhe dijes së pafund, Ai na e dërgoi Kur'anin dhe pejgamberin Muhamed, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe na tregoi se si të shprehet dashuria ndaj Tij:

    "Thuaj [O Muhamed njerëzimit]: Nëse vërtet e doni Allahun, atëherë më ndiqni [dmth pejgamberin dhe pranojeni që Allahu është i vetmi që meriton adhurimin, ndiqni Kur'anin dhe Sunetin]. Allahu do t'ju dojë dhe do t'jua falë mëkatet. Allahu është falës, më i mëshirshmi".[Aali-Imran, 31]


    Problemi me ligjin njerëzor

    Njerëzit me mundësitë e tyre s'mund të vendosin se ç'është mirë dhe ç'është keq për njëri-tjetrin për të gjitha kohërat.

    Ligjet e bëra nga njerëzit shpesh përcaktohen nga motivet, ndjenjat, intelekti i kufizuar, besimet dhe paragjykimet personale. Kështu, ata përcaktohen nga këto gabime të rrënjosura. Për këtë shkak ligji njerëzor ka aq shumë vrima dhe mangësi. Ai gjithmonë kërkon ndryshime, modifikime dhe rimodifikime, kohë pas kohe!

    Kështu që kur Allahu shpalli Kur'anin dhe shembullin e pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, të gjitha hollësitë për sa i përket të mirës dhe të keqes, apo të drejtës dhe të gabuarës, nuk qenë lënë për natyrën e kufizuar të njerëzimit për t'i përcaktuar vetë ata.

    Allahu thotë:

    "Dhe Ne ta zbritëm Librin [Kur'anin] si SHPJEGIM për GJITHÇKA dhe si UDHËZIM, mëshirë dhe përgëzim për ata që janë dorëzuar [Allahut si muslimanë]".[en-Nehl, 89]

    Çfarë thotë Islami?

    Kjo porosi Islame i përshtatet Fitres së njeriut. Allahu e krijoi njeriun në formën më të mirë. Ai i dha Fitres së tij mundësi për të besuar në të padukshmen. Kështu, shpirti i njeriut dhe horizontet e tij janë më të gjera dhe më të hapura sesa të pjesës tjetër të krijimit – si shtazëve, shpendëve dhe insekteve. Në natyrën mund të shohim shenjat e Allahut:

    "A nuk shohin devetë, dhe si janë krijuar ato? Dhe qiellin, se si është ngritur? Dhe malet, se si janë rrënjosur dhe fiksuar? Dhe tokën, se si është shtrirë?"[el-Gashije, 17-20]

    Në vetat tona shohim shenjat e Allahut nëpërmjet shumëllojshmërisë së gjuhëve tona, ngjyrave dhe kombësive.

    "O njerëz! Ne ju kemi krijuar nga një mashkull dhe një femër dhe ju kemi bërë popuj e fise, që ta njihni njëri-tjetrin".[el-Huxhurat, 13]

    Duke pas qenë thënë kjo, ne duhet tash ta njohim rrugën e përsosur që Krijuesi ynë e ka zgjedhur për ne ta ndjekim, e cila është:

    "Vërtet, në të dërguarin [Muhamedin] ju keni një shembull të mirë për të ndjekur".[el-Ahzab, 21]

    Ne kemi qenë urdhëruar ta dhurojmë vetëm Allahun pa ortakë. Ne duhet të pranojmë dhe të kuptojmë se Ai është i vetmi Zot i vërtetë që meriton të adhurohet.

    "Ta dish [Muhamed] se askush s'ka të drejtë të adhurohet përveç Allahut".[Muhamed, 19]

    Për të na ndihmuar që ta bëjmë këtë, Allahu dërgoi pejgamberin Muhamed, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, që ta dorëzojë dhe shpjegojë porosinë e fundit të Islamit, dhe ta na ndihmojë ta njohim dhe ta adhurojmë Zotin tonë në mënyrën më të mirë. Ne na qe thënë të formojmë jetët tona sipas kësaj porosie, me anë të ndjekjes dhe imitimit të të dërguarit të fundit, i cili është udhëzimi ynë i vetëm për ta adhuruar zotin tonë – Allahun.

    Kjo është çfarë mendohet kur themi:

    La ilahe il-Allah, ue Muhamedur Rusul-Allah. "S'ka zot të vërtetë që meriton të adhurohet përveç Allahut, dhe Muhamedi është i dërguari i fundit i Allahut".

    __________________________________________________ _______________

    Shënim:

    1. Kjo mund të shpjegohet si natyrë prej vetiu e njerëzimit për ta njohur të Vërtetën rreth Krijuesit [Allahut], se Ai është i cili vërtet dhe sinqerisht meriton të adhurohet.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •