Selam Alejkum
Selam Alejkum
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ndoshta : 28-01-2011 mė 15:20
" Injoranca ėshtė Terri mė i madh nė Botė "
" Injoranca ėshtė Terri mė i madh nė Botė "
" Injoranca ėshtė Terri mė i madh nė Botė "
" Injoranca ėshtė Terri mė i madh nė Botė "
" Injoranca ėshtė Terri mė i madh nė Botė "
" Injoranca ėshtė Terri mė i madh nė Botė "
" Injoranca ėshtė Terri mė i madh nė Botė "
" Injoranca ėshtė Terri mė i madh nė Botė "
Esselamun alejkum wew rahmetullahi we berekatuhu.
Vėllezėr dhe motra nė Islam, e pash tė arsyeshme mbasi i kontrollava se po mungojnė temat qė flasin pėr motrėn nė Islam dhe mė shtyu ky fakt qė tė sjell diēka tė vlefshme pėr motrat dhe nėnat tona nė Islam.
Gruaja metėvėrtetė sipas Islamit ėshtė e nrgrytur nė njė shkallė tė lartė dhe pėr kėtė do mundohem qė tė sjell ca materiale qė i pėrkasin asaj ( femrės muslimane ) qė tė pėrfitojmė - inshAll-llah- dituri tė hajrit dhe tė njohim rrėndėsinė e saj.
Gruaja Muslimane
Statusi i saj nė Umet Nga Shejh Abdul-Aziz Ibn Baz, rahimehullah
Statusi i gruas muslimane nė Islam ėshtė njė status madhėshtor dhe i lartė, ndėrsa efekti i saj ėshtė mjaft i madh nė jetėn e ēdo muslimani. Vėrtet gruaja muslimane ėshtė mėsuesi i parė nė ndėrtimin e njė shoqėrie tė drejtė, me kusht qė ajo tė ndjek udhėzimin nga Libri i Allahut dhe Suneti i tė Dėrguarit (salallahu alejhi ue selam). Meqė mbajtja me Kuran dhe Sunet e distancon ēdo musliman, qoftė mashkull apo femėr, nga devijimi nė ēdo ēėshtje. Devijimi tė cilin e ndjejnė popujt e ndryshėm, dhe tė qenit e tyre tė devijuar nuk ndodh vetėm se nga tė qenit larg rrugės sė Allahut, tė Lartėsuarit, mė tė Lartit dhe nga ajo me ēka erdhėn Lajmėtarėt dhe Pejgamberėt e Tij, paqja e Allahut qoftė mbi ta.
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) ka thėnė:
Unė po lė pas juve dy ēėshtje. Ju sdo tė devijoni pėrderisa mbaheni pėr kėto tė dyja, Librin e Allahut dhe Sunetin tim.[1]
Rėndėsia e madhe e rolit tė gruas muslimane - qoftė si bashkėshorte, motėr, apo bijė, dhe tė drejtat qė asaj i takojnė apo obligimet qė ajo i ka ndaj tė tjerėve janė shpjeguar nė Kuranin fisnik, dhe janė detajizuar mė tutje nė Sunetin e dėlirė.
Sekreti i rėndėsisė sė saj gjendet nė barrėn e pamasė dhe pėrgjegjėsinė qė i ėshtė ngarkuar asaj, si dhe vėshtirėsitė qė ajo duhet mbartur pėrgjegjėsi dhe vėshtirėsi, disa nga tė cilat as burri nuk i mbart. Pėr kėtė, nga obligimet mė tė rėndėsishme qė i takojnė njė personi, ėshtė mirėnjohja qė duhet treguar nėnės, si dhe mirėsia dhe shoqėrimi i mirė me tė. Dhe nė kėtė ēėshtje, asaj duhet dhėnė pėrparėsi ndaj babait.
Allahu i Lartėsuar thotė:
Dhe Ne e kemi obliguar njeriun me sjellje dhe shėrbim tė mirė ndaj prindėrve tė tij. Nėna e tij e mbarti atė nė dobėsi pas dobėsisė, dhe vėshtirėsi pas vėshtirėsisė, dhe pas dy viteve ia ndau gji-dhėnien. Trego mirėnjohje dhe falėnderim ndaj Meje dhe prindėrve tu. Tek unė ėshtė destinacioni pėrfundimtar. Llukman: 14
Allahu i Lartėsuar thotė:
Dhe Ne e kemi obliguar njeriun me sjellje dhe shėrbim tė mirė ndaj prindėrve tė tij. Nėna e tij me mundim e mbart dhe me vėshtirėsi e lind atė. Ndėrsa mbartja dhe gji-dhėnia e tij zgjatė tridhjetė muaj. Ahkaf: 15
Njė njeri erdhi tek i Dėrguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) dhe tha:
O i Dėrguar i Allahut, kush nga i tėrė njerėzimi ka tė drejtė nė shoqėrimin tim mė tė mirė? Ai u pėrgjigj:
Nėna jote.
Njeriu pyeti, Pastaj kush? Ai u pėrgjigj:
Nėna jote.
Njeriu pastaj pyeti, Pastaj kush? Kėshtu qė Pejgamberi prapė u pėrgjigj:
Nėna jote.
Pastaj njeriu prapė pyeti, Pastaj kush? Ai u pėrgjigj:
Babai yt. [2]
Pra, kjo kėrkon qė nėnės ti jepen tre herė mė shumė mirėsi dhe trajtim tė mirė sesa babait.
Sa i pėrket bashkėshortes, statusi i saj dhe ndikimi i saj nė qetėsimin e shpirtit ėshtė treguar qartazi nė ajetin fisnik, nė thėnien e Tij, tė Lartėsuarit:
Dhe prej shenjave tė Tija ėshtė kjo: Qė Ai krijoi pėr ju bashkėshorte nga mesi juaj, qė ju tė gjeni prehje dhe qetėsi nė to. Dhe Ai vendosi dhembshuri dhe mėshirė mes jush. Vėrtet nė kėtė ka shenja pėr ata qė mendojnė.
Rum: 21 El-Hafidh Ibn Kethir (v.774H) Allahu e mėshiroftė tha ndėrsa po shpjegonte termet muweddeh dhe rahmeh, tė cilat ndodhin nė ajetin e sipėrpėrmendur:
El-muweddeh do tė thotė dashuri dhe dhembshuri, kurse er-rahmeh do tė thotė mėshirė dhe keqardhje meqė njeriu martohet ose pėr shkak tė dashurisė qė ka ndaj saj, ose pėr shkak tė dhembshurisė dhe keqardhjes ndaj saj, duke i dhėnė asaj fėmijė nga vetė ai [3]
Dhe pozita unike tė cilėn e mori Hatixheja Allahu qoftė i kėnaqur me tė bashkėshortja e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selam), pati njė efekt tė pamatshėm nė qetėsimin dhe tė bindurit Pejgamberin (sallallahu alejhi ue selam), kur engjėlli Xhibril (alejhis selam) erdhi pėr herė tė parė nė shpellėn Hira. Kėshtu, Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) iu kthye Hatixhesė (radiallahu anha) me Shpalljen e parė dhe me zemrėn e tij qė dridhej dhe rrihte rreptė, dhe ai i tha asaj:
Mė mbulo! Mė mbulo!
Dhe ajo e mbuloi atė gjersa pėrfundoi frika e tij, pas sė cilės ai i tregoi Hatixhesė (radiallahu anha) ēdo gjė qė ndodhi dhe tha:
Kam frikė se do tmė ndodh ndonjė gjė.
Kurrė! Pasha Allahun, Allahu kurrė sdo tė tė turpėrojė ty. Ti mban lidhje tė mira familjare, u ndihmon tė varfėrve dhe tė gjorėve, i shėrben mysafirėt bujarisht dhe i ndihmon ata qė janė dėmtuar nga fatkeqėsitė. [4]
Dhe mos e harroni Aishen (Allahu e mėshiroftė) dhe ndikimin e madh tė saj. Meqė edhe Sahabėt e mėdhenj merrnin diturinė e hadithit prej saj, dhe shumė nga Sahabijaat (femrat Shoqėruese) mėsuan prej saj vendime tė ndryshme qė i pėrkasin ēėshtjeve tė gruas.
Dhe unė skam dyshim se nėna ime Allahu e mėshiroftė pati njė efekt mjaft tė madh nė mua, nė inkurajimin qė mė bėri pėr tė studiuar; dhe nė kėtė ajo mė ndihmoi. Allahu ia shtoftė shpėrblimin dhe e shpėrbleftė atė me shpėrblimin mė tė mirė pėr atė qė bėri pėr mua.
Dhe po ashtu ska dyshim se shtėpia nė tė cilėn ka mirėsi, butėsi, dashuri dhe kujdes, sė bashku me terbijen (edukimin) korrekt Islamik do tė kenė efekt tė pamasė nė njeriun. Pra, ai do tė jetė nėse do Allahu i suksesshėm nė marrėdhėniet e tija dhe nė ēdo ēėshtje qoftė ajo kėrkim i diturisė, tregti, pėrfitim material, apo tjetėr pos kėsaj. Pra, unė vetėm Allahun e lus qė tė na japė sukses dhe tė na udhėzojė nė atė qė Ai e do dhe me tė cilėn Ai ėshtė i kėnaqur. Dhe paqja e mėshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonė Muhamed dhe familjen e tij si dhe Shoqėruesit dhe pasuesit e tij.
Shėnime:
1. Hasen: Transmetuar nga Malik nė el-Muwata (2/899) dhe el-Hakim, nga Ibn Abas (radiallahu nahu). Ėshtė bėrė autentik nga Shejh el-Albani nė es-Sahihah (nr.1871).
2. Transmetuar nga el-Buhari (nr.5971) dhe Muslim (7/2), nga Ebu Hurejre (radiallahu anhu).
3. Tefsir Kuranil Adhijm (3/439) tė el-Hafidh Ibn Kethir.
4. Transmetuar nga el-Buhari (1/22) dhe Muslim (1/130), nga rrėfimi i gjatė i Aishes (radiallahu anha).
Esselamun alejkum.
Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.
Respektimi i femrės nė Islam
Autor: Abdurrezak Bedėr
Me tė vėrtetė, femra muslimane, nėn hijen e mėsimeve tė drejta islame dhe udhėzimeve tė tij tė urta, jeton njė jetė tė ndershme, tė mbushur me respekt dhe ndershmėri, qė nga dita e parė e ardhjes se saj nė kėtė botė, duke vazhduar kėshtu nė tė gjitha etapat e jetės sė saj, si vajzė, pastaj si nėnė, si bashkėshorte, si motėr, si hallė, si teze. Ajo, nė tė gjitha kėto periudha, ka tė drejtat e saj tė veēanta dhe gėzon meritat e saj plot respekt dhe ndershmėri.
1- Nė kohėn kur ajo ėshtė vajzė, feja Islame thėrret nė bamirėsi ndaj saj dhe pėrkushtim nė rritjen, mbikėqyrjen dhe edukatėn e saj, qė ajo tė formohet si njė grua e mirė, e mbrojtur dhe e ndershme. Po ashtu, ka qortuar ashpėr jobesimtarėt para islamit, pėr varrosjen e vajzave tė tyre pėr sė gjalli dhe urrejtjen qė kishin pėr lindjen e tyre.
Thotė i madhėruari:
"Dhe kur ndonjėri prej tyre pėrgėzohet me lindjen e vajzės, atij i nxihet fytyra dhe mbushet plot hidhėrim. Ai fshihet nga njerėzit, pėr shkak tė keqes qė u lajmėrua. Ai pyet vetveten, a ta mbajė atė (vajzėn), i pėrulur, apo ta varrosė. Sa i keq ėshtė gjykimi i tyre!..." (En-Nahl-58/59)
Transmetohet nga Mugire Bin Shu'bete se pejgamberi ka thėnė:"Me tė vėrtetė, All-llahu jua ka ndaluar juve mosrespektimin e nėnave, koprracinė dhe tė kėrkoni (pa nevojė), si dhe varrosjen e vajzave pėr sė gjalli " (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Ibni Haxheri ka pėrmendur se, para Islamit, jobesimtarėt vajzat e veta i kanė varrosur nė dy mėnyra:
- E para, burri e ka urdhėruar gruan e vet qė, kur tė vinte koha e lindjes, lindja tė bėhej afėr njė grope. Nė qoftė se do t'u lindte djalė, e linin tė jetonte; nė qoftė se do t'u lindte vajzė, e hidhnin nė gropė.
- E dyta, kur vajza i mbushte gjashtė vjet, burri i thoshte gruas sė vet qė ta parfumonte dhe ta zbukuronte vajzėn, gjoja se do t'i vizitonin disa tė afėrm.
Pastaj, largohej me vajzėn nė shkretėtirė, derisa tė vinte te ndonjė pus dhe i thoshte vajzės qė tė shikonte nė pus, ndėrsa ai e shtynte nga pas dhe e shkelte. (Fet'hul-Bari)
Kurse, Islami e ka konsideruar vajzėn si begati tė madhe dhe dhuratė tė ēmuar nga All-llahu i madhėruar:
"Vetėm i All-llahut ėshtė pushteti i qiejve dhe i tokės. Ai krijon ēka tė dojė. Kujt tė dojė, Ai i dhuron vetėm femra ose vetėm meshkuj, ose i dhuron ēift, meshkuj e femra, dhe kė tė dojė e lė pa fėmijė (steril). Ai ėshtė i dijshėm dhe i fuqishėm". (Esh-Shura, 49/50).
Dhe, nga pejgamberi transmetohet tė ketė thėnė:
"Ai i cili ka njė vajzė dhe nuk e varrosė atė pėr sė gjalli, nuk e nėnēmon dhe nuk i jep pėrparėsi djalit ndaj saj, All-llahu do ta futė nė xhenet". (Transmeton Ahmedi)
Ukbete Bin Amir ka thėnė se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut tė thotė:
"Kush i ka tri vajza dhe bėn durim nė rritjen e tyre, si dhe i vesh e i mbath nga pasuria e vet, ato do tė jenė pėr tė shpėtim nga zjarri". (Transmeton Ibni Maxheh)
Pejgamberi, nė njė hadith tjetėr, thotė:
"Kush i rrit dy vajza, derisa ta arrijnė moshėn madhore, unė dhe ai, nė Ditėn e Gjykimit, do tė jemi si kėta dy gishtėrinj (dhe ka bashkuar gishtėrinjtė e vet)". (Transmeton Muslimi)
Imam Ahmedi ka transmetuar se Pejgamberi ka thėnė:
"Kush i rrit dy apo tri vajza, ose i rrit dy apo tri motra, derisa ta arrijnė moshėn madhore, ose ai vdes duke u pėrkujdesur pėr to, unė dhe ai do tė jemi si kėta dy gishtėrinj (dhe i bėri bashkė gishtin tregues dhe tjetrin pranė tij). (Musnedi i Ahmedit)
Xhabiri bin Abdil-lah ka thėnė se i Dėrguari i All-llahut ka thėnė:
"Kush i ka tri vajza dhe i strehon ato, iu siguron ushqim dhe i mėshiron, pėr tė bėhet obligim hyrja nė xhenet. Njėri nga tė pranishmit pyeti:'Po ai i cili ka dy vajza?' I dėrguari i All-llahut tha:'Po, edhe ai, i cili ka dy vajza". (Transmeton Buhariu, nė Edebul-Mufred)
Transmeton Aisheja se njė beduin erdhi tek pejgamberi dhe i tha atij:
"Ju i puthkeni fėmijėt e juaj?! Ne nuk i puthim". Atėherė, pejgamberi i tha:"Unė nuk kam asgjė nė dorė, nėse All-llahu ka larguar mėshirėn nga zemra jote". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
2- Islami ka thirrur pėr respektimin dhe nderimin e veēantė tė gruas, si nėnė. Ka thirrur pėr bamirėsi ndaj tyre, qė tė angazhohemi tė jemi nė shėrbim tė tyre, tė bėjmė lutje pėr ato dhe mos t'u shkaktojmė asnjė lloj shqetėsimi, por t'i trajtojmė ashtu siē trajtohen shokėt mė tė mirė.
Thotė All-llahu:
"Ne e urdhėruam njeriun tė sillet mirė ndaj prindėrve tė vet, ngase nėna e vet me mundim e barti dhe me vėshtirėsi e lindi, ndėrsa bartja dhe gji-dhėnia e tij zgjati tridhjetė muaj (e ai vazhdon tė jetojė), derisa tė arrijė pjekurinė e vet dhe, kur t'i mbushė dyzet vjet, ai thotė:'Zoti im, mė inspiro tė tė falėnderoj pėr tė mirėn Tėnde qė ma dhurove mua dhe prindėrve tė mi, tė bėj vepra tė mira, tė cilat i pėlqen Ti, dhe m'i bėj tė mirė pasardhėsit e mi. Unė pendohem te Ti dhe jam musliman". (El-Ahkaf, 15)
All-llahu, nė njė ajet tjetėr, thotė:
"Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė mos tė adhuroni askėnd, pos Tij, dhe tė silleni mirė me prindėr. Nėse njėrin prej tyre ose qė tė dy i ka arritur pleqėria pranė kujdesit tėnd, atėherė mos u thuaj atyre as 'of', as mos u bė i vrazhdė ndaj tyre, por thuaju fjalė tė buta dhe, nė shenjė mirėsjelljeje, shtrije pranė tyre krahun tėnd pėrulės dhe mėshirues, dhe thuaju;'Zoti im, mėshiro ata dy sikurse mė edukuan mua kur isha i vogėl". (El-Israė, 23/24)
Transmeton Ebu Hurejra se i ėshtė thėnė tė Dėrguarit tė All-llahut:
"Kush ėshtė mė meritori pėr mirėsjelljen time?" Pejgamberi tha:"Nėna jote". "Pastaj kush?" u pyet prapė. "Nėna jote" u pėrgjigj ai. "Pastaj kush?" edhe njė herė u pyet. "Babai yt" ia ktheu. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Abdull-llah Ibn Omeri ka thėnė:
"Erdhi njė njeri te Pejgamberi, qė t'i jepte besėn pėr hixhret (shpėrngulje prej njė vendi, i cili banohet me jobesimtarė, nė njė vend qė banohet me besimtarė), pasi i kishte lėnė prindėrit e vet duke qarė pėr tė. Atėherė, pejgamberi i tha:"Kthehu te ata dhe bėji tė qeshin ashtu siē i bėre tė qajnė". (Transmeton Ebu Davudi dhe Ibni Maxheh)
Thotė Abdull-llah bin Mesud:
"E kam pyetur Pejgamberin se cila ėshtė vepra mė e dashur te All-llahu?" Tha:"Falja e namazit nė kohen e vet". I thashė:"Pastaj cila?". Tha:"Mirėsjellja ndaj prindėrve". I thashė:"Pastaj cila?" Tha:"Xhihadi nė rrugėn e All-llahut". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Islami e ka ndaluar t'u shkaktohet prindėrve ndonjė shqetėsim apo ēfarėdo lloj dėmi, bile e ka llogaritur njė gjė tė tillė si mosrespektim ndaj prindėrve, pėr ēka do tė llogaritet nė Ditėn e Gjykimit, bile, bile e ka konsideruar prej mėkateve mė tė mėdha.
Ebu Bekrete ka thėnė:
"Pejgamberi ka thėnė:'A doni t'ju informoj pėr mėkatin mė tė madh (tri herė e pėrsėriti tė njėjtėn pyetje)". Ata thanė:"Po, gjithsesi, o i dėrguari i All-llahut'. Tha:"Tė bėrit shokė All-llahut, mosrespektimi i prindėrve," - pastaj u ul, pasi ishte i shtrirė, e tha - "edhe dėshmia e rrejshme", dhe vazhdoi ta pėrsėriste atė, saqė menduam: ah, sikur tė heshte". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Thotė Aliu:
"Ka thėnė pejgamberi:"All-llahu e mallkon atė, i cili i mallkon prindėrit (nuk i respekton ata)". (Transmeton Muslimi)
3- Islami nxit nė respektimin e femrės si bashkėshorte, duke e obliguar burrin me obligime ndaj saj, ashtu siē ajo ka obligime ndaj tij. Prej tė drejtave tė gruas nė islam janė: mirėsjellja ndaj tyre, bamirėsia ndaj tyre, si nė ushqim, ashtu edhe nė veshmbathje; sjellja me butėsi ndaj saj, tė behet durim me ato, tė trajtohen me respekt, ngase, nė islam, njerėzit mė tė mirė janė ata, tė cilėt janė mė tė mirėt me familjen e vet. Prej tė drejtave tė saj, po shtu, ėshtė t'u mėsohet atyre feja, tė kihet xhelozi pėr to, t'u ruhet nderi i tyre, dhe, pėrgjithėsisht, tė ketė mirėsjellje ndaj tyre. Prej ajeteve pėrmbledhėse tė tė drejtave tė gruas ėshtė fjala e tė madhėruarit:
"... dhe kaloni jetė tė mirė me to " (En-Nisa, 19)
Po ashtu, nė Sunet ka ardhur njė numėr i konsiderueshėm i haditheve qė edhe mė tepėr e pėrforcojnė respektimin e tė drejtave tė femrės dhe pėrkujdesjen qė duhet pasur pėr to. Prej kėtyre haditheve ėshtė ai qė e transmeton Ebu Hurejra, se i dėrguari i All-llahut ka thėnė:
"Silluni mirė me gratė, ngase gruaja ėshtė krijuar nga njė bri i shtrembėr, e gjėja mė e shtrembėr nė bri ėshtė pjesa mė e lartė e tij. Nė qoftė se doni ta drejtoni atė, do ta thyeni; nė qoftė se e leni ashtu, ai do tė mbetet i shtrembėr. Dhe silluni mirė me gratė". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Thotė Neveviu:
"Nė kėtė hadith, potencohet sjellja me butėsi ndaj tyre, bamirėsia ndaj tyre, durimi nė sjelljen e tyre jo tė mirė, tė pėrballohet dobėsia intelektuale e tyre, urrejtja e shkurorėzimit pa ndonjė arsye, dhe, njashtu, mos tė pritet nga to tė jenė tė pėrkryera. All-llahu e di mė sė miri". (Sherh Sahih Muslim)
Po ashtu, nė njė hadith tjetėr qė e transmeton Ebu Hurejra, i dėrguari i All-llahu thotė:
"Besimtari me imanin (besimin) mė tė plotė ėshtė ai, i cili e ka moralin mė tė mirė, ndėrsa mė tė zgjedhurit e juaj janė ata qė sillen mė sė miri me gratė e veta". (Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
Bin Abdil-lah thotė se pejgamberi ka thėnė nė hutben e tij, nė haxhin lamtumirės:
"Kini frikė All-llahun se si po silleni me gratė, ngase ju i keni marrė ato emanet nga Zoti, dhe ju ėshtė bėrė hallall fjetja me to, me fjalėn (lejen) e All-llahut. Ndėrsa, ato kanė pėr obligim qė mos t'i bėjnė konak askujt qė ju e urreni, e nė qoftė se ato bėjnė njė gjė tė tillė, atėherė edukoni ato me njė rrahje tė lehtė. Ju keni pėr obligim furnizimin dhe veshmbathjen e tyre, aq sa keni mundėsi". (Transmeton Muslimi)
Me frazėn "mos t'i bėjnė konak askujt qė ju e urreni" mendohet qė mos t'u japin leje pėr hyrje a qėndrim nė shtėpitė tuaja askujt qė ju e urreni, qoftė burrė apo grua.
Ebu Hurejra thotė:
"Ka thėnė i dėrguari i All-llahut:'Mos ta urrejė njė musliman njė muslimane (mos ta urrejė burri gruan e vet), se nė qoftė se urren njė cilėsi tė saj, e pėlqen njė tjetėr". (Transmeton Muslimi)
Me frazėn "Mos ta urrejė" mendohet qė kush prej jush nuk e pėlqen njė cilėsi tė gruas sė vet dhe nuk ėshtė i kėnaqur mė atė cilėsi, mos ta urrejė atė, ngase nė tė mund tė ketė virtyte tjera tė larta dhe sjellje tjera shumė tė mira.
Transmeton Aisheja se pejgamberi ka thėnė:
"Gratė janė si motrat e burrave". (Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
Thotė Ibni Ethiri, duke komentuar frazėn "Si motrat":
"Tė ngjashėm dhe tė njėjtė nė moralin dhe natyrėn e tyre, sikur ato tė ishin njė pjesė e ndarė nga burrat, ashtu siē ėshtė krijuar Hava nga Ademi." (En-Nihajtu fi Garibil-Hadithi vel-Ether).
Nė kėtė hadith, aq qartė bėhet thirrje pėr mirėsjellje ndaj grave dhe trajtim tė shkėlqyer ndaj tyre si edhe pėr butėsi e bamirėsi, sa nuk do koment.
4- Islami porosit tė respektohet femra si motėr, si hallė apo si teze, duke urdhėruar qė tė mbahen lidhjet me to dhe t'u ndihmohet atyre, si dhe tė ruhet pozita dhe tė drejtat e tyre. Pėr gjithė kėtė ka premtuar njė shpėrblim tė madh.
Transmeton El-Mikdam bin Madekerib se e ka dėgjuar Pejgamberin tė thotė:
"Me tė vėrtetė, All-llahu porosit tė silleni mirė me nėnat tuaja, pastaj ju porositė tė silleni mirė me nėnat tuaja, pastaj ju porosit tė silleni mirė me baballarėt tuaj, pastaj ju porosit tė silleni mirė me mė tė afėrmit". (Transmeton Buhariu, nė Edebul-Mufred, dhe Ibni Maxheh)
Ebu Seid el-Hudrij thotė:
"Ka thėnė i dėrguari i All-llahut:'Nuk ka kush qė i ka tri vajza, apo tri motra, dhe pėrkujdeset pėr to, pėrveēse do tė hyjė nė xhenet". (Transmeton Tirmidhiu dhe Ebu Davudi)
Thotė Aisheja:
"Ka thėnė pejgamberi:'Farefisi ėshtė lidhje nga Zoti. Kush e mban atė lidhje, All-llahu e ruan atė; kush e humb atė lidhje, All-llahu do ta humbė atė". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Transmeton Enes bin Malik se pejgamberi ka thėnė:
"Kush dėshiron t'i shtohet rrizku (furnizimi) dhe t'i zgjatet jeta, le tė (vizitojė) mbajė lidhje me farefisin". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
5- Bile, sikur femra tė jetė njė e huaj pėr njeriun, qė nuk ėshtė e afėrm e tij e ajo ka nevojė pėr ndihmė, Islami nxit pėr pėrkujdesje, pėr bamirėsi dhe ndihmė ndaj saj dhe pėr kėtė ka pėrgatitė shpėrblime tė mėdha.
Transmetohet nga Pejgamberi tė ketė thėnė:
"Ai qė pėrkujdeset pėr njė tė ve, apo pėr njė tė varfėr, ėshtė si muxhahidi nė rrugėn e Allahut, apo si ai qė falet vazhdimisht dhe nuk pushon, apo sikurse ai qė agjėron pandėrprerė". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Kjo qė u tha mė lart ėshtė njė gjė shumė e paktė nga respekti dhe nderi qė e gėzon femra nėn hijen e mėsimeve islame. E, ku mund ta gjejė femra njė pėrkujdesje kaq tė madhe, respekt dhe bamirėsi tė lartė! Bile, (nuk mund tė gjejė) as pėrafėrsisht nė ndonjė fe tjetėr, pėrveē kėsaj feje, me tė cilėn All-llahu ėshtė i kėnaqur pėr robėrit e vet.
Marrur nga: Mburoja.net
Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.
Krijoni Kontakt