Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Prishtinë: Shefi i Task Forcës kundër korrupsionit arrestohet për korrupsion

    Shefi i Task Forcës kundër korrupsionit arrestohet për korrupsion



    Prishtinë, 2 prill – Pashk Mirashi nga Gjakova ka arritur ta dërgojë prapa grilave prokurorin special, Nazmi Mustafin, i cili një vit më parë e kishte arrestuar atë për korrupsion.

    Mirashi, ish-likuidator i Bankës Kreditore të Prishtinës, ka ofruar dëshmi për prokurorë të EULEX-it se i ka dhënë një shumë të majme parash ryshfet, shefit të Task Forcës kundër korrupsionit të themeluar me vendim të Hashim Thaçit, Nazmi Mustafi. Si pasojë e këtyre dëshmive ai është arrestuar në Prizren derisa policia e ka arrestuar edhe sekserin e tij nga Gjakova, Reshat Zherkën. Në kërkim ka shpallur vëllanë e tij, Xhelal Zerka, po kështu i dyshuar si ndërmjetësues për mbledhjen e parave për Mustafin.

    Arrestimin e shefit të Njësisë kundër korrupsionit e ka konfirmuar edhe EULEX-i dhe Policia e Kosovës në dy komunikata të ndara, por nuk kanë publikuar emrat e të dyshuarve.

    “Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në lidhje me një hetim për korrupsion. Veprat që janë duke u hetuar përfshijnë: Shpërdorim i detyrës ose autoritetit zyrtar dhe ushtrim i ndikimit”, ka thënë EULEX-i në komunikatë. “Këto akuza lidhen me keqpërdorimin e pretenduar nga ana e një prokurori vendës të PSRK-së dhe të dy të tjerëve, të cilët pretendohet se kanë zhvatur shuma parash nga një i dyshuar në një rast. Hetimet janë duke u kryer nga Prokuroria e EULEX-it në Prizren bashkë me Prokurorinë e EULEX-it në Pejë”.

    Policia e Kosovës ka saktësuar se arrestimi është kryer nën dyshimin për vepra shpërdorim të detyrës ose autoritetit zyrtar, ushtrim i ndikimit, marrje dhe dhënie e ryshfetit. Sipas Policisë këto akuza lidhen me keqpërdorimin e pretenduar nga ana e një prokurori të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe të dy të dyshuarve të tjerë, të cilët pretendohet se kanë zhvatur shuma parash nga një i dyshuar në një rast. Bastisjet në tri lokacione në Pejë dhe Prizren kanë vazhduar deri në orët e vona të së hënës.

    Mustafi prej vitit 2010 drejton njësinë kundër korrupsionit që kishte formuar kryeministri Hashim Thaçi. Ai ka pasur rastet më të mëdha të korrupsionit, shumica nga të cilat kanë dështuar ose kanë përfunduar me dënime me kusht siç ishte rasti i Jahja Llukës.

    Pashk Mirashi ka pranuar të hënën në një bisedë të shkurtër nëpërmjet telefonit se i ka dhënë ryshfet Mustafit gjatë kohës sa ishte në procedurë hetimore.

    “Unë atë që kam pas me e ba e kam ba në organet kompetente edhe kështu që kam besu gjithmonë te drejtësia dhe te Zoti, edhe shpresoj që do të dalin gjërat me kohë dhe do të vërtetohen”, ka thënë Mirashi.

    “Po, ryshfet i kam dhanë”, ka thënë ai, por nuk ka treguar shumën.

    Burime të gazetës kanë thënë se bëhet fjalë për një shumë ryshfeti mbi 40 mijë euro.

    Por burime të gazetës kanë thënë se prokurori Nazmi Mustafi dyshohet se edhe në disa raste tjera të hetimeve apo të akuzave që ka ngritur ka marrë ryshfet për t’i liruar ata nga akuza. Sipas burimeve, raste të ngjashme kanë ndodhur në Prishtinë dhe në Prizren kur kishte arrestuar dhjetëra zyrtarë të lartë nga të cilët besohet se ka përfituar shuma të majme parash nëpërmjet dy vëllezërve Zherka.

    Mustafi kishte akuzuar edhe ish-guvernatorin i BQK-së, Hashim Rexhepi, akuza ndaj të cilit nuk ishte konfirmuar.

    Task-Forca për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar është themeluar në fillim të vitit 2010 nga Qeveria e Kosovës. Kjo njësi është udhëhequr nga prokurori Nazmi Mustafi dhe pjesë e saj janë kolegët e tij, Faik Halili, Basri Morina, Ali Rexha dhe Rrahim Podvorica. Në të punojnë edhe 30 hetues të Policisë së Kosovës.

    Mustafi ka punuar prokuror edhe në kohën e UNMIK-ut. Gjatë viteve të 90-ta deri në kohën kur nga Kosova ishin larguar forcat serbe, Mustafi ka qenë aktiv si polic

    http://www.zeriikosoves.org/index.ph...itike&Itemid=2
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Kjo është pasqyrë e qartë se si punohet tek ne!Domethënë edhe krerët e institucioneve janë të involvuar në korrupsion,duke thyer thellë kodeksin e mosrespektimit të ligjeve shtetërore dhe Kushtetutën.Pastrimi urgjent na duhet,sa më shpejt aq më mirë për shtetin dhe brezin e ri.

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Ka mjaft keso rastesh , por kjo ishte kulmi. Njeriu i caktuar per te luftuar korrupsionin bjen ne kurthe.
    Ja video per raste tjera.
    http://www.jetanekosove.com/drejtesia/994/Alb
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #4
    Sa bukur do ishte sikur Kosova dhe Shqiperia te ishin te bashkuara ne nje shtet. Imagjinoni shefin e antikorrupsiont te Kosoves duke pire raki me shefin e antikorrupsionit te Shqiperise si dy miq te ngushte e duke "luftuar korrupsionin bashkekombetar" shqiptarisht
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Pashk Mirashi rrëfen për lirinë e rifituar me ryshfet (video)

    Publikuar: 04.04.2012 - 11:31

    Prishtinë, 4 prill - Pashk Mirashi, është ai që ka denoncuar tek EULEX-i prokurorin Nazmi Mustafi, ndërsa ia ka rrëfyer ekskluzivisht KTV-së historinë e tmerrshme gati dyvjeçare të tij dhe të familjes. Thotë se më lehtë do ta pranonte vdekjen se sa gjërat që kishte përjetuar. Mirashi refuzonte të jepte para, por punët po i ngushtoheshin, pasi prokurori e përdorte ligjin për ta shantazhuar. Ky 50-vjeçar nga Gjakova ka rrëfyer kur i ishin kërkuar 50 mijë euro e më pas ishte paraburgosur, të gjitha me urdhër të prokurorit Nazmi Mustafi. Ishte lodhur nga gjithë kjo histori me prokurorinë dhe për ta rifituar lirinë kishte vendosur t’ua falte 20 mijë euro “sekserëve” të prokurorit dhe, siç thotë Mirashi, është liruar brenda ditës. Por, pas këtij rasti, kanë filluar ditë të mira për të. Prokuroria e Qarkut i ka pushuar hetimet ndaj tij. E më pas, një lëndë tjetër ndaj tij, e hapur nga po i njëjti prokuror, është pezulluar menjëherë nga kryeprokurori i EULEX-it.

    http://kohaditore.com/index.php?page=1,13,94222
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  6. #6
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Kjo ndodh vetem ne Kosove .....Sui Generis


    Kosova Total Sui Generis

  7. #7
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Mustafi me “shpinë të fortë”
    Selvije Bajrami | 04-04-2012 00:19 CET

    (E plotësuar) Kryesori i luftës kundër korrupsionit në Kosovë, Nazmi Mustafi, i arrestuar një ditë më parë nën dyshimin për afera korruptive, ishte njeri me “shpinë të fortë”. Kështu të paktën e vlerësojnë disa nga ish-kolegët e tij, të cilët ndonëse e kishin ditur mirë se veprimtaritë e tij janë të dyshimta, nuk kishin arritur që asnjëherë ta hetojnë.

    Ai ishte bërë edhe më i fuqishëm kur në shumë raste tek persona të ndryshëm ishte paraqitur si person që ka mbështetjen e madhe nga Qeveria e Kosovës. Për të pasur më shumë ndikim ai është paraqitur se ka mbështetjen e kryeministrit Hashim Thaçi.

    Madje, Mustafi është paraqitur se ka marrë premtimin e “shefit” se në të ardhmen do të jetë edhe kryeprokuror i Kosovës. Këtë “trimëri” mësohet se prokurori, tashmë i paraburgosur Nazmi Mustafi, e ka fituar pasi që është emëruar shef i Task-Forcës Kundër Korrupsionit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, mekanizëm ky i krijuar pas një vendimi të kryeministrit Thaçi.

    Nga zyrtarë qeveritarë nuk konfirmohet nëse Mustafi ka gëzuar mbështetjen e ekzekutivit, por ajo që dihet është se persona që tashmë të njohur për hetuesinë, u kanë treguar këtyre të fundit se në çfarë mënyre është paraqitur Nazmi Mustafi tek personat ku ndikimi i tij i ka kontribuar financiarisht.

    Nazmi Mustafi i cili dyshohet se ka përfituar nga persona që ka hetuar në raste të ndryshme dhe atë përmes disa sekserëve duke përfshirë edhe vëllezërit Reshat dhe Xhelal Zherka, njëri nga të cilët është arrestuar të hënën dhe tjetri paraditen e së martës, mësohet se ka qenë duke u vëzhguar nga prokurorët vendorë të një prokurorie në një regjion nga ku ka punuar Mustafi.

    “Ka qenë një tentativë për ta hetuar por është parë se hetimi për të nuk është i lehtë, për shkak të mbështetjes që ka gëzuar ky person nga persona me pozita të larta, vendorë e ndërkombëtarë”, thotë një zyrtar i lartë i hetuesisë me kusht anonimiteti.

    “Thjesht ka pasur rast kur prokurori është dorëzuar përballë përkrahjes së madhe që ka gëzuar Mustafi”, sqaron më tutje ky zyrtar i lartë.

    Por ky nuk është rasti i vetëm kur hetuesia ka “dështuar” në hetimin e mëhershëm të këtij rasti.

    Kishte dështuar edhe policia

    Nazmi Mustafi është arrestuar të hënën pasdite nën dyshimin për korrupsion. Atij i janë lidhur duart në zyrën e tij ku kishin shkuar për ta arrestuar dy policë në praninë e një prokurori të EULEX-it. “Asistentja e vet qante”, tregon një zyrtar i afërt me rastin.

    Asistentja e tij por edhe daktilografja janë marrë në pyetje në lidhje me dyshimet ndaj shefit të tyre. Ato janë marrë në pyetje në Prizren ndonëse hetimet për Mustafin janë zhvilluar edhe në Pejë. Në ditën kur është arrestuar Mustafi është arrestuar edhe Reshat Zherka i cili dyshohet se është mik me prokurorin dhe së bashku me vëllanë e tij kanë marrë të holla tek persona të ndryshëm duke qenë si ndërmjetësues në rastet që po hetonte prokurori.

    Xhelal Zherkës i janë lidhur duart të martën në mëngjes. Dy të arrestuarit e së hënës, të martën paradite janë paraqitur në Gjykatën e Qarkut në Pejë. Zëdhënësi i EULEX-it, Nicholas Hawton, ka sqaruar se ndaj njërit është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, derisa për tjetrin masa prej pesëmbëdhjetë ditësh.

    Hawton ka njoftuar gjithashtu edhe për arrestimin e personit të tretë në lidhje me këtë rast. Burime të gazetës ndërkaq kanë sqaruar se i arrestuari i tretë është Xhelal Zherka.

    Reshat dhe Xhelal Xherka janë persona që janë përmendur nga Pashk Mirashi. Ky i fundit i cili ka qenë likuidator i ish-Bankës Kreditore kishte paraqitur kallëzim penal ku ka treguar se këta dy persona i kanë marrë para në këmbim të mosakuzimit.

    Pashk Mirashi pas këtij kallëzimi penal të dorëzuar është marrë në pyetje për disa herë me radhë nga prokurori i rastit. Në shkresat e lëndës duke përfshirë edhe dëshmitë e Pashk Mirashit, në të cilat ka pasur qasje gazeta, shihet se Policia e Kosovës ka qenë e informuar për vendin dhe kohën kur sekserëve të Nazmi Mustafit u ishte dhënë shuma prej 5 mijë eurosh.

    “Për të qenë më bindës, Pashk Mirashi kishte njoftuar policinë se sekserët kanë kërkuar edhe shumën prej pesë mijë eurosh. Mirashi nuk i kishte pasur këto të holla dhe ishte konsultuar me policinë. Policia i kishte thënë t’i gjejë diku hua e t’ua japë sekserëve në mënyrë që të arrestohen po atë ditë. Pashk Mirashi i kishte marrë paratë hua tek një mik i tij dhe ai mik kishte shkuar për t’ua dhënë paratë atyre, por informatat që i kishte policia i kishin kuptuar sekserët dhe ata kishin marrë të hollat e ishin larguar nga vendngjarja pa arrestuar ndonjë person”, thotë një zyrtar i afërt me rastin.

    Ky “dështim” i policisë ka ngjarë në muajt e fundit të vitit të kaluar derisa ndaj Nazmi Mustafit, hetimet janë intensifikuar këtë vit.

    Pritet suspendimi i Mustafit

    Mësohet se prokurorët tashmë kanë marrë dosjet që i ka hetuar prokurori në mënyrë që të shikohen në detaje se si kanë rrjedhur gjërat në lëndët që ka hetuar ai, duke përfshirë edhe dosjen e guvernatorit Hashim Rexhepi, por edhe të tjera ku Nazmi Mustafi ka pretenduar se janë kryer krime ekonomike.

    Një ditë pas arrestimit të tij, kryeprokurori i Kosovës përmes një kumtese ka sqaruar rrjedhën e këtij rasti duke shprehur njëherazi indinjatë të thellë për faktin se një prokuror i sistemit prokurorial ka rënë në kundërshtim me ligjin dhe dyshohet të ketë kryer vepra penale, për luftimin e së cilave vepra kishte pozitë kyçe në sistemin prokurorial.

    “Padyshim, kjo është një goditje për sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës, por gjithashtu, jam i bindur se për këtë sistem do të ishte goditje edhe më e rëndë sikur të mos e merrnim me seriozitet dhe përkushtim të plotë hetimin e këtij rasti që nga momenti kur kemi pranuar informatën e parë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kryeprokurori i shtetit njëherzi kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

    Ai ka sqaruar se hetimet ndaj Mustafit kanë nisur me kërkesën e vetë Kabashit dhe atë nga një prokuror vendës i prokurorisë në Pejë.

    “Pasi hetimet kanë rezultuar me të dhënat, se në këtë rast i dyshuari është prokuror, jemi pajtuar me kryeprokuroren e EULEX-it që këto hetime t’i vazhdojnë prokurorët e EULEX-it në Prokurorinë e Qarkut në Pejë. Me këtë rast, tek EULEX-i, ne kemi bërë dorëzimin e të gjitha rezultateve hetimore të gjeratëhershme që i kemi poseduar”, ka sqaruar më tej ai.

    Prokurori është shprehur se ka informata se ekzistojnë edhe raste të tjera të natyrës së njëjtë, me të njëjtin prokuror, andaj ka ftuar publikisht të gjithë ata që kanë prova apo informata lidhur me këtë rast, që të ndihmojnë duke i paraqitur informatat që i kanë tek kryeprokurori i Shtetit, prokurori i rastit në Prokurorinë Publike të Qarkut në Pejë apo në Policinë e Kosovës.

    Ai po ashtu ka kërkuar nga komisioni disiplinor i Këshillit Prokurorial që të merret me procedurat prioritare në mënyrë që të fillohet procedura disiplinore ndaj Nazmi Mustafit. Këshilli prokurorial, sipas zyrtarëve të këtij Këshilli, ka kërkuar raport nga prokurorët e rastit që të informojnë për arsyet e arrestimit përmes një raporti.

    “Pas shqyrtimit të këtij raporti, do të vendoset në lidhje me rastin por për faktin se ndaj tij tashmë është caktuar masa, ai sigurisht do të suspendohet”, ka thënë një zyrtar i afërt me Këshillin Prokurorial.

    Ekzistojnë dy Xhelal Zherka

    Xhelal Zherka është personi që është arrestuar të martën për rastin e njëjtë me të cilin i është arrestuar edhe vëllai një ditë më parë. Person me emër të njëjtë ekziston edhe një tjetër në qytetin e Gjakovës. Shqipe Zherka, bashkëshortja e Xhelalit tjetër, ka sqaruar për gazetën se kanë pasur shqetësim në familje për shkak të këtij rasti.

    “Edhe shkresa nga gjykata na kanë ardhur në emër të Xhelal Zherkës. Xhelali është bashkëshorti im, por bashkëshorti im nuk është person që është kërkuar nga policia për shkak se ne vijmë nga një familje intelektuale. Ndoshta ai Xhelal Zherka tjetër edhe adresën e ka paraqitur tonën, por dëshiroj të sqaroj se jemi të shqetësuar nga këto gabime”, ka thënë Shqipe Zherka.

    Kërcënon Mirela Ndoci

    Mirela Ndoci është zonja e cila disa minuta para arrestimit ka qenë duke e shoqëruar prokurorin e arrestuar në drekë. Gazeta në kohën kur është takuar me prokurorin, ajo ka qenë e pranishme duke u prezantuar si “balldëska” e prokurorit.

    Gazeta nga burime të saj të sigurta ka sqaruar se edhe ajo është e dyshuar në lidhje me rastet për çka po hetohet Mustafi. Ajo gjatë gjithë ditës së martë ka telefonuar në numër të redaksisë duke bërë me dije se do të ndërmarrë masa, madje edhe veprime private por edhe padi në gjykatë. Ajo ka thënë se emri i saj do të mbahet gjatë në mend.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  8. #8
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Kush eshte prova kunder ketij Prokurorit Special te arrestuar ???

    "Balldeska" çfare kuptimi ka ne dialektin kosovar ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  9. #9
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Gazeta në kohën kur është takuar me prokurorin, ajo ka qenë e pranishme duke u prezantuar si “balldëska” e prokurorit.

    "Balldeska" çfare kuptimi ka ne dialektin kosovar ???
    Pyeta dhe me thane se ka kuptimin e kunates. Motra e gruas.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Prokurori i arrestuar ëndërronte të bëhej ambasador në Beograd

    Publikuar: 04.04.2012 - 09:02

    Prishtinë, 4 prill – Kur Nait Hasani kishte dalë kundër emërimit të Nazmi Mustafit – anëtar i Këshillit të Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, me arsyetimin se ishte bashkëpunëtor i regjimit të Millosheviqit, ky prokuror ishte ankuar se i është dëmtuar karriera në rrugën e tij për t’u bërë ambasador i Kosovës në Beograd.

    Si rezultat i refuzimit të deputetit të PDK-së, Hasani, më 22 janar 2009, Nazmi Mustafi kishte marrë vetëm 13 vota pro emërimit. 62 deputetë ishin deklaruar kundër dhe dy kishin abstenuar. Ai nuk kishte kaluar.

    Këto argumente të këtij deputeti kishin bërë që prokurori boshnjak, Nazmi Mustafi, ta ndiente të dëmtuar veten. Ia kishte thënë në sy Hasanit pretendimet që kishte në karrierën e tij.

    Kam pas një takim me të (Nazmi Mustafi v.j.) në hollin e Kuvendit, me ç’rast më ka thënë se ka pas ambicie të bëhej ambasador i Kosovës në Beograd. Njëkohësisht e ka pranuar se ka punuar për sistemin e Millosheviqit dhe se është i gatshëm që të punojë prapë për të njëjtin sistem nëse ai vjen në Kosovë”, kishte thënë Hasani në një seancë të Kuvendit të Kosovës.

    Tre vjet më vonë, karriera e prokurorit special mund të përfundojë këtu për shkak të dyshimeve se gjatë punës së tij ka marrë ryshfet në këmbim të mosakuzimit të disa të dyshuarve për korrupsion. Ai ka gjasa të mos jetë më as prokuror sikurse as ambasador në shtetin serb që po refuzon kategorikisht ta njohë pavarësinë e Kosovës me pretendime territoriale. Prej së hënës ndodhet në paraburgim, brenda të cilit Mustafi ka dërguar shumë njerëz të cilët më vonë ishin liruar nga akuzat. Rrezikon që nëse gjenden prova të bollshme të dënohet me burgim mbi 10 vjet. Të hënën, është arrestuar edhe Reshat Zherka nga Gjakova që dyshohet se ka ndërmjetësuar në mes të Mustafit dhe të dyshuarve për marrje të ryshfetit. Ndërkaq të martën në mëngjes është arrestuar i kërkuari i tretë, Xhelal Zherka. Gjykata e Qarkut në Pejë ia ka caktuar Mustafit 30 ditë paraburgim me kërkesë të prokurorit, derisa Reshat Zherkës, 15 ditë.

    Më shumë lexoni sot në Koha Ditore
    http://www.kohaditore.com/?page=1,13,94179

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Nazmi Mustafi kërkon ndërhyrjen e Hashim Thaçit

    Prishtinë, 5 prill - Më 5 mars 2010, kryeministri Thaçi kishte fajësuar gjyqësorin për korrupsionin në Kosovë dhe kishte theksuar se me krijimin e Task Forcës në kuadër të Prokurorisë speciale, gjërat do të merrnin të mbarën.

    Arrestimi i shefit të kësaj Task Force, Nazmi Mustafi me dyshimin për korrupsion i ka hedhur poshtë zotimet e Thaçit.

    Në ndërkohë avokati i Nazmi Mustafit, Esat Gutaj, thotë se klienti i tij po çuditet se si kryeministri Hashim Thaçi nuk ka ndërhyrë deri tash pas arrestimit të tij.

    Unë çuditëm se pse kryeministri Thaçi nuk ka intervenuar ose nuk ka reaguar për këtë rast, sepse nëse unë jam i implikuar mos të ketë mëshirë nga askush. Kam pasur mbështetje nga kryeministri Thaçi dhe Qeveria e Thaçit, sepse e kam luftuar çdo të keqe, por jo edhe të Ismet Kabashit”, ka cituar Gutaj, Mustafin.

    Avokati ka kërkuar dorëheqjen e Ismet Kabashit, sepse, sipas tij, për tre muaj kanë ndodhur dy skandale në Prokurori. Atë e sheh përgjegjës për menaxhim të keq të Prokurorisë.
    http://www.kohaditore.com/?page=1,13,94321

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •