Close
Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 181
  1. #1

    Aleanca Kuqezi formon strukturat

    Aleanca Kuqezi formon strukturat

    11/02/2012


    Njė ditė pas dorėheqjes nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė, Kreshnik Spahiu drejtoi aktivitetin pėr krijimin e bordit tė Aleancės Kuqezi pėr kryeqytetin.

    Nė fjalėn e tij, Spahiu e cilėsoi qeverisjen e sotme tė vendit si njė “qeveri otomane” dhe aspak perėndimore, sikurse pretendon ajo.

    “Nuk mund tė ketė njė Tiranė evropiane me njė qeverisje otomane. Pėr herė tė parė nė historinė e BE-sė, shqiptarėt u lanė jashtė. Dy herė u refuzua statusi i kandidatit pėr shkak tė papėrgjegjshmėrisė sė politikės sė sulltanėve shqiptarė”, deklaroi Spahiu.

    Ish-nėnkryetari i KLD-sė theksoi se Aleanca Kuqezi ofron alternativėn mė tė mirė pėr ta futur Shqipėrinė nė rrugėn e integrimeve evropiane.

    “Aleanca Kuqezi nuk ėshtė rrezik pėr Shqipėrinė, por ėshtė alternativa mė e mirė pėr stabilitetin nė rajon. A janė tė rrezikshėm kėta intelektualė e kėta qytetarė? Jo, sepse kjo ėshtė alternativa mė e mirė kundėr sulltanėve tė politikės”, u shpreh Spahiu.

    Kreshnik Spahiu lajmėroi dorėheqjen e tij tė parevokueshme nga detyra zyrtare nė njė konferencė pėr shtyp mėngjesin e sė premtes.

    Ai e argumentoi vendimin e tij me pamundėsinė e njė gjykimi tė paanshėm nga Gjykata Kushtetuese pėr padinė qė ai ka ngritur kundėr mazhorancės.

    Presidenti i Republikės, Bamir Topi e cilėsoi dorėheqjen e parevokueshme tė Spahiut si nėnkryetar dhe anėtar i KLD-sė si njė veprim personal.

    “Ai ka respektuar tė drejtėn e tij dhe nuk dėshiroj tė bėj asnjė lloj interpretimi. Unė respektoj aktin e tij”, deklaroi Topi, i cili njoftoi se zėvendėsimi i ish-vartėsit tė tij do tė bėhet sė shpejti.

    top-channel

    http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=Fxh9XwO13YE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anėtarėsuar
    15-09-2010
    Postime
    716
    Qeverisje otomane!?

    Ok, burokratėt, po dijetarė s'ka rreth burokratėve "sulltanė" sa di unė!?
    Nė qeverisjen osmane (otomane) ka pasur strukturė ilmijje (dijetarėt)
    nė sulltanat, ndėrkaq mes (rrotull) politikanėve shqiptarė s'shoh asnjė dijetar,
    veē ca "kėshilltarė" qė s'u hahet llafi.

  3. #3
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Cdo dite qe kalon kjo Aleanca kuq e zi po zhgarravitet sa vjen e me shume....babezi absurde qe lyp vobektesine e shqiptareve !!!

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-08-2009
    Postime
    389
    Citim Postuar mė parė nga Shkelqesia_E_Tij Lexo Postimin
    Cdo dite qe kalon kjo Aleanca kuq e zi po zhgarravitet sa vjen e me shume....babezi absurde qe lyp vobektesine e shqiptareve !!!
    Po ti mo vella ku jeton ne MARS apo ne HENE, se sic duket je i vetmi qe nuk e ka kuptuar se cfare sistemi sundon ne Shqiperi
    Mire qe eshte edhe kjo ALEANCE dhe eshte ngjallur pak shpresa e Shqiptareve per ndonje ndryshim
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kermilli : 11-02-2012 mė 20:45

  5. #5
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga Kermilli Lexo Postimin
    Po ti mo vella ku jeton ne MARS apo ne HENE, se sic duket je i vetmi qe nuk e ka kuptuar se cfare sistemi sundon ne Shqiperi
    He re tokesor, ai Spahi qe sot valvit flamuj lart e poshte eshte sekser dhe matrapaz gjykatesish dhe prokuroresh .... dhe nuk i dhimbset hic ore hic se Shqiperia mjerron !

    Dhe te jesh i bindur se sorrollop si ai e kane zhytur Shqiperine ne llum..

    Ik tani shite gjekundi tjeter ate patriotizmin e Spahinjeve me shoke !

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  6. #6
    Jam dakort me Shkelqesia e Tij. Deklaratat e Spahiut jane hipokrizi, jo se politika nuk eshte e mbushur me hipokrit, por ne rastin e Spahiut po shkaterron edhe ate ndjenje qe duhet te na bashkoj te gjitheve, ndjenjen kombetare.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Po terbohen militantat

    Cilen ndjenj po te shkatrro ty oj shigjet? Po ku keni ndjenja kombtare ju more qe per salen e edin i veni flaken familjes tuj e jo ma kombit.


    Perpara kreshnik jemi me ty
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  8. #8
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Derjansi, une personalisht besoj se Shqiperine mund ta nxjerin nga bataku vetem njerez me ndjenja te theksuara kombetare,por Kreshnik Spahiu nuk eshte dalluar si i tille.
    Ai kishte ne dore te pastronte sistemin gjyqesor nga korupsioni dhe NUK e beri.Thirrjet patologjike "per flamur" apo "kuq e zi" jane te kohes Ismail Qemalit. Nuk behet perpara me parulla,por me ide dhe deri tani Kreshniku nuk ka dhene ndonje strategji sesi do ta coje ai perpara prosparitetin e Shqiperise.Une nuk e quaj ate "faqezi", sepse nuk e paragjykoj dot,por konkretisht nuk po shikoj gje.Vetem demagogji!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-02-2012
    Postime
    18
    pershendetje te gjitheve, para disa koheve me ka rastisur te lexoj se aleanca kuq e zi nuk do inkuadrohen ne politike, por do i mbesin besnik "misionit" te tyre te proklamuar me aq pompozitet. e sot thojne se do kyqen ne politike, si pasoje pikerisht e deshtimit qe z.spahija nuk ishte ne gjendje te tregoj veten derisa ishte i involvuar ne njeren nga shtyllat kryesore te shtetit (gjyqesine).
    eshte interesante te terhiqet nje paralele me levizjen vetevendosja, te njejtin "mision", paten thene ne fillim se nuk do inkuadrohen ne politike, ndodhi e kunderta, u inkuadruan, hyne ne parlament,nuk ju mjaftoi, prap ne rruge, perqarje, skandale, na armiqesojne me krejt boten thuase vetem ata jan ne vijen e drejte?
    do ishte mire nga aleanca te behej nje analize para se ti hyjne kesaj pune, sepse une qe tani po mendoj se edhe keta do luftojne vetem per rriskun e vet si gjithe te tjeret.
    mirembeteshi shqiptari

  10. #10
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Ambasadat nė Tiranė duket se s’janė nė njė mendje me Berishėn rreth Aleancės Kuqezi
    shkurt 11, 2012 10:38 MD

    Njė ditė pasi Kreshnik Spahiu dha dorėheqjen nga KLD-ja, Aleanca Kuqezi, e drejtuar de facto prej tij, zhvilloi Aktivin e Qarkut tė Tiranės nė Teatrin e Operės dhe Baletit. Ky aktivitet, ndryshe nga aktivitetet e mėparshme tė Aleancės Kuqezi, kishte tė gjitha tiparet e njė aktivi themelues tė degės sė njė partie tė re politike. Dhe ra nė sy se nė kėtė aktivitet merrnin pjesė pėrfaqsues nga amabasadat mė tė rėndėsishme nė Tiranė, si ajo e SHBA-sė, e Bashkimit Europian, e Britanisė sė Madhe, e Gjermanisė, e Italisė, e Danimarkės, etj.

    Berisha ėshtė munduar ta skicojė Aleancėn Kuqezi si njė lėvizje anarkiste qė mund tė shkaktojė destabilitet nė rajonin rreth Shqipėrisė. Ai, sė bashku me Hashim Thaēin, janė munduar tė heqin paralele mes Aleancės Kuqezi dhe Vetvendosjes, duke ditur se kjo e fundit ka patur pėrplasje tė forta me diplomatėt perėndimorė. Sė fundi, edhe Jozefina Topalli, nė njė intervistė nga Gjermania, u mundua ta pikturonte Aleancėn Kuqezi nė kėtė dritė.

    Por pjesmarrja e ambasadave mė tė rėndėsishme perėndimore nė Aktivin e Aleancės Kuqezi duket se tregon qė ato nuk janė nė njė mendje me Berishėn…

    E.Zaloshnja


    .............

    Personalisht mendoj se me shume ben demagogji sesa sesa hedh ide konkrete kaq te nevojshme dhe kaq te shumepritura.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDLIN : 12-02-2012 mė 07:06
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •