Close
Faqja 16 prej 19 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 181
  1. #151
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Pershendetje Albos

    Jam nje nder ata anetare te forumit qe kane shkruajtur me nje pseudonim tjeter(per shkak te humbjes se atij pseudonimi) dhe ne nje njerin nga lincet qe ti ke vendosur me lart, kam shkruajtur por edhe kam vendosur lajme qe nxisin krijimin e partise islamike.

    Futja e Shqiperise ne konferencen islamike, ndertime xhamiash ne cdo cep te Shqiperise, veshja mesjetare e disave apo cdo myslimani shqiptar, eshte vetem maja e aisbergut te anarkise se pafund te shqiptareve ne Shqiperine 3 milioneshe. Jam shume dakord qe ne Shqiperi fanatizmi nuk ka fund ashtu sic edhe ne krahinen ku kam lindur njerezit me paramendim po injorojne kushtetuten aktuale shqiptare dhe me injorancen e tyre pa shkolle po marrin persiper nje lufte me hasmeri, gjakmarrje, vrasje femijesh per larj hesapesh, kur vete kanuni i Dukes Leke Gjini i mbeshtetur edhe ne Bibel nuk ka kurrfare lidhje me ato cka bejne njerezit ne veri te Shqiperise pse jo edhe ne treva te tjera ne Shqiperi.

    Disa nga kushtet e Bashkimit Evropian per cdo shtet per tu pranuar ne BE eshte
    1)gjuha,
    2)flamuri,
    3)rindertimi i memories historike e se kaluares
    4)demshperblimi i atyre qe u persekutuan nga rregjimi i se kaluares hoxhiste dhe krijimin e kushteve te mepashme per te shtruar shtratin per tu perfshire ne anetaresimin ne bashkimin evropian
    5)sekularizimi kur bie fjala qe institucionet me te larta te shtetit te jene te pavarura,
    6)gjithashtu nje faktor tjeter qe duhet riparuar qe bren shoqerine shqiptare eshte njohja zyrtare me dokumentacione e te gjithe atye qe kane prona dhe qe aktualisht shume prej tyre figurojne si fantazma ne tokat ku kane ndertua vila, shtepi, e toke pjellore.
    7)Njohja dhe liria e besimit fetar te cdo shtetari ne Shqiperi

    Qe ne Shqiperi ka nje fryme islame, mjafton te lexojsh ne websitin e zemra shqiptare autore artikujsh qe jane me pozicione dhe me peshe qe punojne ne institucionet me te larta te shtetit shqiptar, gjithashtu ne gazeten "koha jone" para disa vitesh nje punonjes policie i rangut te larte ne Shqiperi mbante kuranin mbi tavoline ne zyre.

    Flasim per bashkjetese ndermjet komuniteteve te besimeve te ndryshme por nuk mund te injorohet nje fakt i paradisamuajsh kur eshtrat e At Nikoll Kacorrit nenkryetarit te pavaresise se Shqiperise u kthyen nga Vjena dhe u vendosen ne Durres dhe nuk pati asnje ceremoni duke perjashtuar disa mirditore dhe klerike katolike, asnje zyrtar i larte i qeverise nuk u ndodh ne aeroport, asnje imam apo hoxhe nuk mori pjese ne ate ceremoni apo ndonje klerik i fese orthodokse
    Dhe te jemi reale pasi flasim per nenkryetarin e pavaresise se Shqiperise i cili kishte nje prind mysliman dhe tjetrin katolik. Ku eshte bashkejetesa fetare ne kete mes? Kerkohet unifikim per kombin shqiptar dhe injorohet e drejta nga cdo komunitet fetar por edhe nga zyrtare per te ngjizur si komb me vete
    Zyrtaret shteterore qe vleresojne figura kombetare mos kane kaluar ne halucinacione apo kane frike se u prishen bisneset per te cilat tashme ata jane majmur?
    Pikerisht sot mbas 20 vitesh duheshin mbledhe te gjithe dhe te vendosin lule ne varrin e ketij burre shteti.

    Asnjeri nuk u tregua as nacionalist, as fetar, as harmonik, apo sic thote kryeministri shqiptar kete vit festojme 100 vjetorin e pavaresise


    Eshtrat e dom Nikoll Kaēorrit transportohen me karrocė mallrash



    TIRANE- Skandal qeveritar me eshtrat e misionarit dhe nėnkryetarit tė qeverisė sė parė shqiptare, imzot Nikoll Kaēorrit. Asnjė qeveritar shqiptar, madje as nga ndonjė i rangut mė tė ulėt nuk ka qenė i pranishėm nė aeroportin e Rinasit mė 9 shkurt 2011, kur nga Austria kanė mbėrritur eshtrat e nėnkryetarit tė qeverisė sė Vlorės.

    Por duke mos u ndalur me kaq, skandali vijon edhe mė tej. Sepse nė Rinas nuk kishte asnjė shenjė protokolli qeveritar pėr themeluesin e parė tė kėsaj qeverie. “Gazeta Shqiptare” denoncoi skandalin duke publikuar dhe foto ku duket qartė se arkivoli qė mbante eshtrat e themeluesit tė alfabetit shqip, ėshtė transportuar me njė karrocė mallrash.

    “Madje zyra e protokollit qeveritar nuk ka lejuar tė afrojė makinėn pranė avionit qė arkivoli tė mos merrej nėn dore si tė ishte ndonjė valixhe. Mė pas eshtrat e dom Nikollė Kaēorrit janė transportuar me njė karrocė mallrash. Nė fakt nuk ke ē'tė presėsh mė shumė, kur ministri i Kulturės, ėshtė ende nė "kėrkim tė eshtrave" tė Ismail Qemalit....”- shkruhet nė artikullin e botuar sot nė “Gazeta Shqiptare” i cili shoqėrohet dhe me njė reagim tepėr indinjues tė Fritz Radovanit, (i pėrndjekur politik, dhe autor i disa librave, me banim nė Australi) me titull “Eshnat e Dom Nikoll Kaēorrit frikėsojnė qeverinė anadollake tė Tiranės".

    Nė ceremoninė e pritjes sė eshtrave tė Dom Nikollė Kacorrit kanė qenė tė pranishėm pėrfaqėsues tė Kishės nė Durrės dhe shoqata “Durrėsi” por dhe dhjetra qytetarė tė qytetit bregdetar.

    Ceremonia mortore e Kacorrit, njėrit prej figurave themelore tė shtetit shqiptar u zhvillua tė dielėn, mė 13 shkurt nė Kon-Katedralen "Shėn Luēia" tė Durrėsit. Nė kėtė ceremoni mori pjesė dhe kryemonistri Berisha. Ai e cilėsoi "Shenjt i pavarėsisė sė kombit", klerikun dhe atdhetarin Dom Nikollė Kaēorri, eshtrat e tė cilit u kthyen nė atdhe pas 94 vjetėsh qė ai prehej nė Vjenė ku dhe ndėrroi jetė mė 29 maj 1917.
    Dom Nikoll Kaēorri njihet si njė nga personalitetet qė shpallėn pavarėsinė e Shqipėrisė nė 28 nėntor 1912, dhe nėnkryetari i qeverisė sė parė shqiptare qė ngriti Ismail Qemali. Eshtrat e tij u kthyen nė atdhe me iniciativėn e njė grupi veprimtarėsh shqiptarė, nė prag tė 100-vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė, dhe do tė prehen nė altarin e Kishės "Shėn Luēia", ku ai shėrbeu pėr 24 vjet.

    (s.g/balkanWeb)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reschen : 18-04-2012 mė 14:22 Arsyeja: ndryshim

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin






    Kur kam te bej me njerez si puna tende qe jo vetem nuk lexojne por edhe kur shprehen nuk shkruajne me shume se 1 rresht, une i referohem Forumit. Njerez qe jane studente te perjetshem te historise dhe qe i kane qejf librat e historise, do t'iu rekomandoja libra te tjere si: "Albanian National Awakening" nga Prof. Dr. Stravro Skendi qe eshte historiani i vetem profesionist shqiptar i shekullit te XX qe ia vlen te lexohet. Apo librin e Noel Malcolm, "Kosovo: A short story" ky edhe ai prek shkarazi keto realitete.

    Problemi me ju eshte se as nuk dini e as nuk doni te mesoni, e te tille njerez nuk i ndihmon dot edhe sikur te duash.

    Albo

    Problemi asht se njerez si puna tende flasin per minoritete turke imagjinare qe vetem ne koken tane ekzistojn. ti nuk jep asni statistik asni burim zyrtar per kto mioritete vetem disa artikuj ne forum qe nuk vlejn asni grosh. Ti akuzon shum figura politike shqiptare si turq dhe nuk jep pemen e tyne familjare qe ta dim dhe ne te tjeret sikur e din ti origjinen te tyne.

    ti thu se camet luftun kundra pavarsis se shqipnis sepse kishin shum ofiqe e lidhje me sulltanin dhe per ket nuk jep asni fakt vetem opinionin tan. ti thu se si camet zgjodhen turqin e jo shqiprin kur dihet botrisht se atyne nuk ju dha munsia te zgjedhin ashtu sikurse nuk ju dha shqiptarve te nishit dhe sanxhakut.

    ti thu se ne greqi ka came ortodokse qe akoma jetojn atje me traditat e tyne. cilat tradita? ato fetare ortodokse po, se tradite tjeter shqiptare ato nuk kan.

    ti po akuzon camet sot si ngatrrestar e lufte nxites kur e vetmja gja qe ato kerkojn eshte te kthehen ne tokat e tyne e te ken munsi te vjen ni tufe lule ke vorret e stergjysherve
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  3. #153
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Ke te besojme !!!???
    Albo 1
    Vete dokumenti i Lidhjes se Prizrenit e ben te qarte per kedo qe ka sy ne balle te kuptoje qe ajo u mbajt per ti dhene nje mbeshtetje Sulltanit dhe Perandorise Otomane, demtuar ndjeshem nga humbja e luftes me ruset. Ajo nuk ka asnje permbajtje "kombetare" apo "patriotike". Dhe ka plot citate ne librat e historise te shkruar nga te huaj qe e bejne te qarte qe Lidhja e Prizrenit u thirr nga Sulltani. Te huajt (anglezet) nuk kane motive te genjejne per ceshtje te tilla
    apo... Abdylin postuar nga Albo 2

    http://www.albasoul.com/vjeter/modul...ticle&sid=2121
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  4. #154
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet nė Bllog
    22
    Problemi asht se njerez si puna tende flasin per minoritete turke imagjinare qe vetem ne koken tane ekzistojn. ti nuk jep asni statistik asni burim zyrtar per kto mioritete vetem disa artikuj ne forum qe nuk vlejn asni grosh. Ti akuzon shum figura politike shqiptare si turq dhe nuk jep pemen e tyne familjare qe ta dim dhe ne te tjeret sikur e din ti origjinen te tyne.
    Burime zyrtare nuk ka pasi rregjimi komunist i Enver Hoxhes ua mohoi ekzistencen minoriteteve te vendit duke i bere shqiptaret "popull homogjen" dhe ne regjistrat e gjendjes civile te gjithe minoritaret renditeshin si me "kombesi shqiptare". Minoritetit turk ia mohoi ekzistencen me fort se te tjereve pasi i shkonte per shtat politikes se rregjimit te pastrimit te historise e kujteses kolektive te atij populli, perfshi edhe gjuhen shqipe, nga gjurmet 500 vjecare te pushtuesit turk. Arsyeja tjeter e diktatorit ishte personale: ai vete ishte femija ilegjitim i Bimbashit te Gjirokastres, nje oficeri turk.

    Po te presesh edhe pak jave, do te mesosh nga INSTAT te dhena zyrtare mbi te gjitha minoritetet ne vend, perpiluar nga censusi i popullsise qe u mbajt gjate muajit tetor 2011.

    Ke te besojme !!!???
    Shkrimi qe citon nuk eshte mendimi i Albos por i Kristo Frasherit, qe gjeti kurajon vetem pas rrenies se komunizmit qe te pranoje per "ekzistencen e rrezikut islamik". Kjo eshte menyra e terthorte qe Frasheri pranon qe agjenden e Lidhjes se Prizrenit nuk e perpiluan interesat shqiptare por ato te Portes se Larte. Por ai nuk ka kurajo qe te dali hapur e ta thote kete te vertete pasi vete ai dhe shume si ai qe i sherbyen atij rregjimi, e propaganduan ate Lidhje si nje "Lidhje Kombetare". Mendimin tim e gjen ne faqet e atyre temave me lart, hedhur ne vite.

    Nuk do te beje keq qe te lexoje dhe mesoje vete historine e popullit tend, ne menyre te krijoje nje gjykim, jo te ngritur mbi mendimin e Frasherit apo Albos, por mbi faktet qe i gjen neper libra e forum.

    Citim Postuar mė parė nga Lidhja e Prizrenit
    1. Lidhja jonė ėshtė forumar me qėllim qė tė mos njohė asnjė qeveri tjetėr pėrveē
    Perandorisė Osmane dhe tė mbrojė integritetin tokėsor me tė gjithė mjetet
    2. Qėllimi ynė i lart ėshtė tė mbrojmė tė drejtėn e lartmadhėrisė sė tij sulltanit,
    sovranit tonė. Nė do quajmė armiq tė kombit (osman) dhe atdheut tė gjithė ata qė
    kundėrshtojnė dhe prishin qetėsinė, ata qė dobėsojnė qeverinė dhe
    bashkėpunėtorėt e tyre. Nė rast se turbulluesit nuk heqin dorė do i dėbojmė jashtė
    shtetit
    3. Ata delegatė tė krahinave tė tjera qė duan tė hynė nė Lidhjen tonė do i pranojmė
    me gėzim dhe regjistrojmė si miq tė qeverisė dhe vendit
    4. Nė bazė tė Sheriatit do tė mbrojmė jetėn, pasurinė dhe nderin edhe tė atyre qė nuk
    janė muhamedanė, por janė besnikė, tamam si pėr veten tonė. Ndėrsa kryengritėsit
    do ti dėnojmė sipas fajit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 18-04-2012 mė 21:26

  5. #155
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Ja pra perse duhet "substancializimi" i bashkimit kombetar, ne vend te retorikes boshe, apo edhe konsumit te energjive replikimit me shovinizmin greko-serb ... edhe nderkombetaret po e kuptojne dhe po e ndjejne se procesi i bashkimit eshte i pa-ndalshem ... kush mund te imagjinonte para 25 vitesh se Gjermania do te bashkohej aq shpejt ...


    AGJENCIA E LAJMEVE SOT, 19 Prill 2012

    Schmitt: Bashkimi Shqipėri-Kosovė, bashkim problemesh dhe nacionalizėm pa pėrmbajtje

    Historiani zviceran, Oliver Jens Schmitt, ligjėrues i historisė sė Europės Juglindore nė Universitetin e Vienės, nė njė deklaratė tė dhėnė pėr shtyp ka folur edhe pėr ēėshtjen e shumėpėrfolur tė bashkimit tė Shqipėrisė me Kosovėn.

    Schmitt ka thėnė se kėrkesa pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė duhet tė ketė arsye.

    Ēėshtja e bashkimit midis Kosovės e Shqipėrisė, “Varet nga shqiptarėt, por unė kam gjithmonė njė pyetje. Flitet shumė pėr bashkimin, por ēfarė do tė jetė pėrmbajtja, ēfarė do tė jetė pėr shembull Kushtetuta e njė shteti shqiptar? Ku do tė jetė kryeqyteti, pėr shembull? Do tė jetė njė konfederatė, njė shtet centralist? Kėto janė pyetjet mė kryesore. Natyrisht tė gjithė mund tė flasin dhe kombėtaristėt qė mund tė ėndėrrojnė pėr Shqipėrinė e Madhe. Por njė Shqipėri e Madhe, njė kombinim i Shqipėrisė me Kosovėn a do tė funksionojė si shteti mė i mirė, ēfarė mund t’u ofrojė qytetarėve tė tij?

    Kjo ėshtė ēėshtja kryesore dhe mendoj qė as Aleanca Kuq e Zi dhe as “Vetėvendosja” deri mė tani nuk i kanė pėrcaktuar detajet nė realitetin politik tė njė shteti shqiptar. Nuk kam frikė se njė Shqipėri a shtet shqiptar demokratik pluralist nė tė cilin respektohen edhe tė drejtat e njeriut, vlerat demokratike, do tė pasurojė pa dyshim edhe Europėn.

    Por njė shtet, i cili do tė bashkonte vetėm disa tradita tė kahershme tė politikės shqiptare, natyrisht do tė bashkonte vetėm problemet ederitanishme dhe mendoj qė nacionalizmi pa pėrmbajtje, pa njė program tė zhvillimit se ēfarė janė problemet kryesore, nuk ėshtė Shqipėria e madhe. Ėshtė ekonomia, arsimi, puna pėr tė gjithė, perspektiva edhe pėr gjeneratat e reja”, ka thėnė ai.

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anėtarėsuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikė
    Postime
    251
    Ore si shum ju ka hyr kjo frika e Turkut juve.
    I lam hesapet me Grekun ne qe Turku nga paska ngelur pa ber sherr?

    E dini ate shprehjen ju: "ujku, ujku dhe ēakalli bente kerdin"?

    Kshu dhe kjo puna ne kete nenforumi spekullojm per Aleancen Kuq e Zi, hidhemi pastaj te lidhja e Prizrenit, nderkoh nuk pirdhet vendimi i gjykates se kushtetutes ne Shqiperi.
    Emocioni i ben castet e jetes te paharueshme ndersa arsyeja dhe vetdija i bejn ato te rendesishme

  7. #157
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga Djal Dimali Lexo Postimin
    Ore si shum ju ka hyr kjo frika e Turkut juve.
    I lam hesapet me Grekun ne qe Turku nga paska ngelur pa ber sherr?

    E dini ate shprehjen ju: "ujku, ujku dhe ēakalli bente kerdin"?

    Kshu dhe kjo puna ne kete nenforumi spekullojm per Aleancen Kuq e Zi, hidhemi pastaj te lidhja e Prizrenit, nderkoh nuk pirdhet vendimi i gjykates se kushtetutes ne Shqiperi.
    pse ka ndonje ndryshim greku me turkun?

  8. #158
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    pse ka ndonje ndryshim greku me turkun?
    vetem emri
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  9. #159
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanė
    Postime
    1,813
    Greku me Turkun nuk ngjasojne aspak dhe dallojne nga njeri tjetri, por qe ju nuk deshironi te pranoni, kjo behet edhe per shkak te fryerjeve nga rreligjionet...

    Sa i perket bashkimit te trojeve shqiptare, nese bashkohet edhe pjesa e cila ka mbetur nen Maqedonine tani, kryeqendra shqiptare do te kishte me qene Shkupi...

    Ndersa puna e kryeqytetit eshte nje pune e vogel fare e cila do te zgjidhej me nje marreveshje te lehte, sepse ne Kosovaret jemi me tolerant dhe e dojme Shqiperin me teper mendoj dhe pse jo do te pranojme per kryeqytet Tiranen. Ne nuk duhet te bejme mizen bull tani dhe te merremi me mendime te analisteve te huaj, sepse u pa se askush nga keta europianet nuk na deshi te miren, vetem sherrin ua pame...

    Nje gje duhet ta dini, "Bashkimi krijon Fuqi"!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gon! : 19-04-2012 mė 09:43

  10. #160
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    Citim Postuar mė parė nga Gon! Lexo Postimin
    Nje gje duhet ta dini, "Bashkimi krijon Fuqi"!!!
    po por per te ber bashkime duhet te kesh me par nje shtet te fort NGA TE GJITHA ANET,duhet te kesh nje shtet te fort me politikan sa me te ndershem, ekonomik dhe jo si tani ku varfeia esht e madhe pun nuk ka etj etj,bashkimi nuk esht thjesht hajde se larguam kufijt dhe u bem nje do shum shum shum gjera te tjera qe te qendroj,Shqiperia ne radh te pare duhet te shikoj te beshet SHTET ne kuptim e plot te fjales,pastaj vijn te tjerat..

Faqja 16 prej 19 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •