Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1

    Kujtojmë dëshmorët: Arsim ( Bali ) Gashi

    NË PËRKUJTIM DËSHMORIT - ARSIM (BALI) GASHI
    Nga Agim Gashi - Drenica

    Arsim Gashi u lind më 15.06.1968 në Kryshec të Drenicës. Shkollën fillore e kreu në Polac, kurse të mesmen në Skenderaj. Ka diplomuar në afat në Fakultetin Teknik- Dega e Maqinerisë në Prishtinë, duke marrë kështu titullin inxhinier i maqinerisë.

    Arsimi rrjedh nga një familje me traditë patriotike. Kjo traditë fillon që nga katragjyshi, Salih.B.Gashi, i cili se bashku më vëllanë Ajet.B.Gashi ishin luftëtarë të Shaban Polluzhës. Këtë rrugë e ndoqi edhe djali i Salihut, Ferizi.

    Babai i Arsimit, Bali Gashi ishte profesor i gjuhës dhe letërsisë shqiptare në shkollën e mesme - gjimnazin në Skenderaj dhe njëri ndër profesorët e parë të Drenicës. Ai nëpër gjeneratat që kishin kaluar nëpër bankat e shkollës ku ai punonte i kishte frymëzuar me patriotizm dhe atdhedashuri, për çka gëzonte dhe ende gëzon respekt të veçantë në këtë anë. Për fat të keq, Baliu vdiq shumë i ri nga një sëmundje e shkurtër dhe e rendë. Barra i bie gruas dhe vëllëzërve të tij që t'i rrisin fëmijët dhe t'i edukonin në rrugën që e kishte lën amanet Baliu.

    Arsimi ishte shumë i vogël, por fal traditës familjare u edukua në frymën e të parve te tij. Ai ishte një djalë shumë i dashur, për ata qe e kanë njohur, i formuar, i edukuar dhe shumë i qetë. Si nxënës i shkollës se mesme merr pjesë në shumë demonstrata kundër pushtuesit të egër serb.

    Drenica dhe e gjithë Kosova po kallej flakë. Arsimi u rreshtua në anën e bijve dhe bijave më të mira të kombit për çlirimin e atdheut nga hordhitë sllave. Ai së bashku me bashkëfshatarët e tij formuan një njësit për mbrojtjen e bashkëfshatarëve dhe popullatës që duke ikur nga terroti serb ishin strehuar afë malit Deviç. Granatimet dhe sulmet serbe sa vinin e shtohesh. Armata terrorist dhe paramilitarët u tërbuan edhe më shumë pasi që forcat ajrore të NATO-s po i bombardonin pozicionet e tyre. Ata, këtë tërbim, në pamundësi për ta shfryrë mbi NATO-n, po shfryheshin mbi popullatën e pambrojtur.

    Pranvera e vitit 1999, sikur po vinte si më zor dhe pak e vonuar. Arsimi si i ri që ishte po shpresonte qe i erdhi fundi i Serbisë gjakpirëse dhe po krijonte edhe ëndrrat dhe dëshirat e ti. Ai mezi priste që në paqe Kosovës t'i shërbente edhe me dijen që e kishte zënë gjatë shkollimit. Por, fatkeqësisht, këto ëndrra shuhen me 27.03.1999. Ai në mbrojtje te popullatës, me armë në dorë bie heroikisht duke iu bashkuar shumë heronjve dhe dëshmorve të Kosovës Martire. Emri dhe vepra e Arsimit do të përcillet brez pas brezi duke u bërë frymëzim për brezat që vijnë.

    LAVDI DËSHMORIT, Arsim (Bali) Gashi!



    Autori Agim Gashi - Drenica ka shkruar edhe një këngë për dëshmorin Arsim Bali Gashi. Ne në vazhdim po sjellim tekstin e këngës si dhe këngën, të kënduar nga rapsodi, Gëzim Kodraliu, të realizuar dhe përounuar në studion e radios "Zëri i Mitrovicës"



    DËSHMORIT ARSIM (BALI) GASHI
    (Tekst kënge)

    Moj Drenicë djepi i trimërisë
    shumë e bijtë ia dhe Lirisë,
    shumë heroj e shumë dëshmorë
    - që lirisë iu bën dasmorë.

    Në Kryshec-në zemrën tane
    lindi një djelë i kësaj ane,
    krisi pushka dhe kallashi
    n'jetë kur erdhi Arsim Gashi.

    Baba i tij përparimtar
    në arsim ishte pishtar,
    qysh se i vogêl si fëmijë
    mbet Arsimi pa babë të ti'.

    Pak pa vdekë Baliu kish folë
    mos m'i leni fëmij't pa shkollë,
    mos ke gajle gruja i kish thanë
    do t'iu bahem babë e nanë.

    U rritë Arsimi porsi bredh
    më libra n'dorë për çdo herë,
    shumê i dashur për komb t'vetin
    n'afat kereu dhe fakultetin.

    Dridhët toka-kallën shpija
    erdhën bajlozat nga Serbia,
    Arsim gashi nuk kish pritë
    n'fshat formonte një njësit.

    Për çdo herë më armë n'ball
    popullatës ndihëm me i ardhë,
    kallët qielli - toka digjët
    Arsim Gashi nuk tërhiqet.

    '99-tën një ditë marsi
    dëshmor ra Arsim Gashi,
    ra në lulën e rinisë
    me iu ba xherdan Lirisë.

    Nanë e dashur qëndro krenare
    për kët djalë Lirisë që ia fale,
    sa t'jetë shkolla e edukimi
    kurr për jetë s'harrohet Arsimi.



    Ja dhe kënga në Youtube



    burimi këtu
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 02-04-2012 më 18:04
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •