Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Bilal Xhaferi, si e denonconte regjimin e Hoxhës

    Bilal Xhaferi, si e denonconte regjimin e Hoxhës tek “Krahu i Shqiponjës” dhe “Dielli”

    Nga Agim Musta

    I vetmi vend i rrethuar me tela me gjemba




    (Ky artikull është pjesë e një editoriali të botuar në gazetën “Dielli” kur autori i artikullit ishte editor i asaj gazete)




    Ka zëra që thonë se ne nuk duhet të merremi me politikë, se politika na shkatërron, etj.etj. Ndonëse s’kemi ndonjë zell të veçantë që të “merremi” me politikë, e sidomos që të diskretitojmë veten me aventura e gjepura politike, duhet t’ju kujtojmë, o miq, se jetojmë në një botë ku politika luan fatin e popujve, luan fatin tonë, të secilit prej nesh, tëndin dhe timin, dhe të jesh apolitik në këtë mes, sidomos në faqet e një gazete panshqiptare, kjo do të thotë të jesh naiv dhe miop.

    Tërë historia e shtypit shqiptar në mërgim (duke mos përfshirë këtu ndonjë fletushkë separatiste, reaksionare e antipopullore në esencë që përpara pavarësisë e deri në ditët tona) etapë pas etape ka treguar se ky shtyp e ka vënë veten totalisht në interes të çështjes së popullit shqiptar, ka luftuar për idealet e atij populli, për lirinë dhe çlirimin e tij, për demokracinë dhe të drejtat e tij njerëzore. Në kohën e saj më heroike, gazeta “Dielli” ishte një flamur mu në ballin e kësaj lufte. Dhe ky flamur kuq e zi nuk do të ulet kurrë nga shtiza e tij për t’ja lënë vendin ndonjë lecke të bardhë pacifiste - shenjë e dobësisë së njerëzve që ngrenë duart dhe dorëzohen në zjarrin e luftës…

    Sot populli shqiptar ka akoma të pazgjidhur problemin numër një: problemin e lirisë, lirisë së njeriut, lirisë së individit, lirisë për të folur dhe për të dëgjuar, lirisë për të shkruar, lirisë për të udhëtuar, lirisë për të marrë frymë i lirë në vendin e tij.

    Dikush më shumë e dikush më pak, dikush në një shkallë më të lartë e dikush në një shkallë më të ulët, popujt e tjerë të Evropës gëzojnë sot liritë qytetare, luftojnë në forma të ndryshme për këto liri, kurse ai vend i vogël në juglindje të Evropës, që ne e quajmë Atdhe, është i vetmi vend i rrethuar me tela me gjemba, është i vetmi vend evropian i qeverisur me ligje të errëta, aziatike, të importuara që larg nga Azia e largët.

    A mund të qëndrojmë ne, pra, indiferentë kundrejt fatit të atij populli, duke bërë sehir nga larg, me gjakftohtësi, tragjedinë e tij, duke e lënë që të bëjnë politikë vetëm ata që e terrorizojnë atë popull?




    “Krahu i Shqiponjës”, janar-shkurt, 1976







    Enver Hoxha mban fjalime…




    Ishte një kohë kur, edhe ndonjë krismë sikur të delte nga haletë e Moskës dhe të Beogradit, Enver Hoxha do të përplaste duart i mallëngjyer në Komitetin Qëndror në Tiranën e Re: “Rroftë shoku i madh Stalin! Lavdi të përjetshme shokut Tito, mikut më të shtrenjtë të partisë e të popullit tonë”!

    Më 1948 avazi ndryshoi:

    “Poshtë Titua, armiku më i madh i partisë e i popullit tonë, tradhtari i komunizmit…”

    Më 1958:

    “Shoku Tito është komunist i madh. Miqësia midis dy partive tona është kalitur në zjarrin e luftës…”

    Më 1968:

    “Revizionisti Tito, i shitur te kapitalizmi…”

    Për një çerek shekulli, çdo vit e çdo muaj, çdo ditë e çdo orë, me rast e pa rast, Enver Hoxha frynte e shfrynte bulçitë e dhjamura:

    “Rroftë sa malet tona Partia komuniste e Bashkimit Sovjetik! Pa Bashkimin Sovjetik nuk ka Shqipëri të lirë! Bashkimi i madh Sovjetik është fanari ndriçues, është dielli që na bën dritë, është shpëtimtari, mbrojtësi ynë.

    Miqësia me Bashkimin Sovjetik është guri themeltar i të gjitha fitoreve të popullit tonë. Rroftë uniteti i çeliktë i miqësisë sonë…”!

    Pastaj avazi ndryshoi përsëri:

    “Revizionizmi sovjetik është armik i betuar i partisë sonë”. “Edhe sikur të shtrihet për të vdekur revizionizmi sovjetik, ne nuk do t’i japin asnjë pikë ujë…(!) Rroftë Kina e madhe motër! Miqësia me Kinën 700 milionëshe është e përjetshme, e pavdekshme! Poshtë Hrushovi! Rroftë Maua! Maua është dielli, është korifeu, është strategu ynë, është…”

    Dhe përsëri:

    “Veprimet armiqësore të Kinës kundrejt partisë dhe vendit tonë… Tradhtia e Kinës kundrejt parimeve të marksizëm-leninizmit…

    Poshtë Kina! Rroftë… Greqia!… Greqia motër… Dy popujt tanë vëllezër…”

    Ky shkërdhat plak, që e mësoi zanatin e shkërdhatës qysh në të ri dhe iu bë kodosh partisë dhe klikës së tij për një kohë kaq të gjatë, tani, më në fund, i gjeti vëllezërit e vërtetë… në Athinë. Tani kalit të krushqive i është mbledhur litari, i kanë rënë dhëmbët dhe ka mbetur i vetmuar, i lidhur te huri i kodoshllëqeve të turpshme, me veshët drejtuar nga haletë e Athinës.




    “Krahu i Shqiponjës”, gusht, 1978







    Në muzgun e qetë




    Era shkundi nga lisat mbi avlli një tufë fletësh të arta. Ato ranë ngadalë, ca në njërën anë të avllisë, ca në anën tjetër. Njëra u vonua në hapësirë më shumë se të tjerat. Fare e vetmuar, duke u përpëlitur plot drithërimë në ajrin e kulluar të muzgut vjeshtak, ajo shkoi pakëz më tutje dhe ra diku pranë pusit.

    Vëllai im i vogë, Mehmeti, ishte përkulur mbi grykën e pusit dhe nxirrte me mundim kovën e rëndë. Shoku i tij, Azemi, rrinte gati mbi parafangon e makinës që ta zbrazte kovën në karburator.

    Unë mbylla dritaren, dola nga shkalla dhe kyça derën, pastaj zbrita poshtë shtegut që të shpinte te pusi.

    - Erdhëm vonë se na ndaluan te ura, zonjushe,- më shpjegoi Azemi.- U rrëzue një makinë me të burgosurin në të hymne të urës e u zu rruga.

    - Ah! U rrëzua një makinë me të burgosur? U vra njeri?

    - Jo, nuk u vra njeri, zonjushe. Shpëtuen mirë. I shpëtoi perëndia. Po të qe kthyer makina në anë të djathtë, kish me u ba hataja; të tanë kishin me ra në humnerë, po u kthye nga emajta e s’u damtue askush.

    - Sa tmerr ishte!- tha Mehmeti.- Të burgosurit u shkarkuan përdhe sikur të ishin një ngarkesë me gurë. Ishin të lidhur me tela e u bënë lëmsh në xhade. Pse i kishin lidhur me tela? E nuk e di, pse vallë, kapterët mbanin hunj në duar?

    - E ç’ka kujton ti se duhej të mbajshin?- tha Azemi.

    - Nuk e di se ç’duhej të mbanin, po pse mbanin hunj në duar ta di.

    - Ata nuk i transportojnë natën se kanë frikë se po u ikin.

    - Si do të mund të ikin ashtu të lidhur me tel?

    - Kanë hikun edhe të lidhun me hekra. Ba me ken aty brend veç po nji mendim ke në krye: si me ja ba e tek me ja ba me hikë. Ka dhe qi kanë sulmue rojet shoqëruese, u kanë marrë armët e kanë hikun të armatosun. Prandaj tash rojet e armatosun rrijnë në kamiona të veçuem e kapterat qi udhtojnë në kamjonat me të burgosurin mbajnë hunj…Unë nuk çuditesha me njohuritë që kish Azemi rreth burgjeve. Vëllai i tij i madh ishte vrarë dy vjet të shkuara tek tentoi të arratisej nga kampi i të burgosurve të Laçit.Duke u tendosur i tëri mbi ato kërcijt e dobët, shpërveshur gjer te gjuri, Mehmeti i zgjati Azemit kovën që rridhte ujë në të katër anët.

    - S’do e harroj dot kurrë!- tha ai.- ishin nja tridhjetë kamiona,- tërë kampi i të burgosurve të Rubikut. Të burgosurit të shtinin frikën kur t’i shihje si ishin katandisur, dukeshin posi ca kufoma të dala nga varret. Dhe kapterët shtrëngonin hunjtë në duar. Dhe qentë ujqër zgjatnin turinjtë te spontat. Dhe rojat rrinin me automatikët “Kallaçnikov” gati.

    Kur fëmijët e furnizuan makinën me ujë, ata shkuan të lajmëronin shoferin që kish vajtur të hante bukë në restorant.

    Mbeta vetëm, u ula te një ndenjëse guri dhe lidha duart te gjunjët. Befas në mendjen time kaloi në muzg një kolonë e gjatë me kamiona me të burgosur. Pastaj ra qetësia, një qetësi jo e natyrshme, kaq e thellë saqë të dukej sikur të ndodheshe në një vend tjetër, të largët e të humbur në fund të dheut. Dhe përsëri më shkuan në mendje kamionat me të burgosur.

    Nga lisat mbi avlli era shkundi një tufë fletë porsi një grusht me yje.

    Diku matanë lumit, në arat e korrura, gjeli i egër i thërriste së shoqes. Ai i thërriste asaj çdo mbrëmje me zërin e tij të dridhshëm, të çjerrë, sikur t’i kish mbetur në fyt një kokërr gruri. Më dukej sikur edhe mua më kish mbetur në fyt diçka, një thirrje, një zë që s’e nxirrja dot. Më dukej sikur një thirrje e tillë kish mbetur edhe në grykat e maleve, ajo rrinte pezull në hapësirat e arave të heshtura, vinte e fuqishme nga nëndheu dhe mbetej e mbërthyer te gryka e pusit.

    Era shkundi përsëri një tufë fletë nga lisat mbi avlli. Ula kryet nën fletët e lisave që binin ngadalë në muzg.




    “Krahu i Shqiponjës” nr.3, gusht 1975







    Pavarësi me litar në fyt

    Denoncimi që i bëri Qeveria e Tiranës mbledhjes së Helsinkit të kujton atë këlyshin e një fabule të La Fontenit që doli te dera e një berberhane dhe filloi t’i lihte një elefanti, i cili kalonte në rrugën e madhe. Morali i fabulës së La Fontenit do që të verë në dukje guximin e këlyshit, po në jetë, ne e dimë se ai leh thjeshtë sepse është këlysh dhe s’bën dot pa lehur,leh nga zakoni,leh sidomos kundër objekteve të mëdha që s’i kupton dot dhe u trembet.

    Në ditët e prishjes me Hrushovin, në një nga kryeartikujt e “Zërit të popullit”, shkruhej: “Hrushovi nuk do që ne të shajmë as revizionizmin as kapitalizmin”. Po kë të shajmë ne?

    Ata dinë vetëm një gjuhë- atë të sharjes, të lehjes,kur është çështja për të biseduar me gjuhën e vështirë të diplomacisë në takimin midis burrave të shteteve, ata nuk pranojnë të asistojnë se nuk e kuptojnë dot këtë gjuhë.

    Përveç Shqipërisë, të gjitha vendet evropiane dërguan delegacionet e tyre në Helsinki për të nënshkruar deklaratën e përbashkët të sigurimit evropian, e cila ishte përfundim i punës së 350 diplomatëve, politikanëve dhe ekspertëve gjatë dy vjetëve bisedimesh. Ndër çështjet më të rëndësishme të përfshira në deklaratë është çështja e kufijve. Jugosllavia, që ka rrëmbyer brenda kufijve të saj pothuaj gjysmën e territorit të Shqipërisë, natyrisht mori pjesë në mbledhje.

    Greqia që ka rrëmbyer pothuajse gjysmën e Shqipërisë së Jugut, edhe ajo mori pjesë. Shqipëria mbeti mënjanë si Hirushja e përrallës. Mosmarrja pjesë e qeverisë së Tiranës në mbledhjen e Helsinkit e tregoi edhe një herë përpara botës se deri ku ka arritur ajo qeveri në rrugën e tradhtisë kundrejt interesave jetike të kombit shqiptar dhe deri ku ka arritur ajo t’i verë këto interesa në shërbim të kuçedrës së verdhë të ekspansionizmit kinez.

    Gjeneralët e Pekinit, në një konflikt të mundshëm ushtarak me Bashkimin Sovjetik, do ta përdornin tokën e Shqipërisë si një bazë në prapavija të armikut, nga ku don t’i goditnin pas shpine vendet e Traktatit të Varshavës me raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme verpimi, pa u bërë shumë merak se një kundërgoditje atomike do ta shuante Shqipërinë nga harta. Në konfliktin e tanishëm ideologjik dhe politik me Bashkimin Sovjetik, komisarët e Maos e përdorin Tiranën thjesht si një altorpalant.

    Në rastin e Mbledhjes së Helsinkit, Sulltani sa një ve, i Tiranës, duke e shpallur fermanli tërë Evropën, u solli ndërmend qeveritarëve evropianë se, kur një budalla hedh një gur në ujë, njëqind të mençur të mblidhen s’e gjejnë dot.

    Natyrisht, të mençurit e Evropës nuk shqetësohen aspak, që kombi ynë po shkon në fund të detit me një gur kinez në qafë. Ajo që i shqetëson ata, është rreziku real që paraqet për sigurimin evropian, ky gur i fshehur nën rrymat e konflikteve evropiane.




    “Krahu i Shqiponjës” nr.3, gusht, 1975

    ---


    marre nga gazeta tema

  2. #2
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Si I Shpetoi Enver Hoxha Shoket E Tij Nga Komplotet Titiste

    Ja, ç'tha Enver Hoxha ne nje fjalim: Per 40 vjet me radhe, Titoja dhe pasuesit e tij, haptazi dhe nepermjet agjenturave te fshehta, kane kurdisur vazhdimisht komplote per te shkaterruar Partine tone, per te eleminuar fizikisht shoket tane te udheheqjes.
    Kete u orvaten ta benin dhe me agjentin e tyre te vjeter, tradhtarin Mehmet Shehu. Por te gjitha komplotet e tyre deshtuan dhe kurdohere do te deshtojne.

    Kjo eshte e vertete. Komplotet e Titos dhe te pasuesve te tij per te vrare Enver Hoxhen dhe pasuesit e tij kane deshtuar dhe do te deshtojne me siguri, se Enver Hoxha i ka vrare vet udheheqesit kryesore te partise.

    Gjate 45 vjeteve, qe kur beheshin perpjekje nga ana e titisteve per te krijuar Partine Komuniste Shqiptare dhe deri sot, ata titiste nuk kane vrare asnje udheheqes te asaj partie. Ata nuk kane vrare komunistet po kane vrare nacionalistet shqiptare.
    Ata kane vrare Kosoven shqiptare qe Enver Hoxha e nenshtroi me pabesi me anen e brigadave partizane dhe ia dorezoi vellait te tij, Titos.

    Duke filluar me Qemal Stafen, te cilin Enver Hoxha e spiunoi te fashistet italiane dhe i mori te dashuren (Nexhmija ka qene e dashura e Qemal Stafes dhe me vone u be e dashura dhe gruaja e Enver Hoxhes pasi Qemal Stafa u vra) dhe duke ardhur deri te Mehmet Shehu, rruga e vrasjeve dhe vetvrasjeve ne radhet e udheheqesve komuniste shqiptare eshte teper e gjate, e mbushur me kufoma dhe e mbytur me rreke gjaku.

    Sikur t'i mbledhesh te gjitha kuadrot e larta te vrare ne vendet e tjera komuniste qysh pas luftes se Dyte Boterore, nuk arrin as nje te dhjeten e kuadrove qe jane vrare ne vendin tone.

    Eshte e pamundur qe te fshihen te gjitha keto vrasje.
    Eshte e pamundur qe te mohohen, te pergenjeshtrohen ose te justifikohen te gjitha keto vrasje.Sikur vendi yne te ishte 40 vjet ne lufte me nje vend tjeter, ndoshta nuk do te ishin vrare kaq shume kapitena e majora, kolonela e gjenerala, ministra e zevendesministra, anetare te Komitetit Qendror dhe anetare te Byrose Politike te Komitetit Qendror.

    Shtoi ketij numri edhe numrin e krereve nacionaliste, krereve te malsive, krereve fetare dhe mijera e mijera bijve te tjere te popullit, qe u pushkatuan nga ana e komunisteve te Enver Hoxhes, te deklaruar me akuza fallco si "armiq" e "tradhetare", dhe atehere te del perpara syve nje tablo e mynxyrshme.




    "Krahu i Shqiponjes", prill 1985
    Ndryshuar për herë të fundit nga EDLIN : 11-09-2008 më 06:58
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  3. #3
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Kush i zgjodhi e kush i votoi ?

    Kur sulltanit Enver Hoxha i erdhi exheli, ai u la fjale te tjereve qe te vinin ne vend te tij Ramiz Aline. Ata thane "Amin, o hoxhe" e Ramiz Alia u be sulltan.

    Sulltani Ramiz Alia ndryshon nga merhumi Enver Hoxha.Shoku Ramiz eshte shume njerezor. Enver Hoxha i hante njerezit te gjalle, nga koka te kembet, kurse shoku Ramiz i ha njerezit te gjalle nga kembet deri te koka.

    Ne vathen e Komitetit Qendror tani shoku Ramiz eshte derri numer nje. Sa derra te tjere me zile jane ne ate vath ? Une nuk e di. me kane thene qe ne Byrone Politike jane nja njembedhjete. Ose mund te jene nente ose trembedhjete. Po te isha i sigurt per numrin, e po te dinja emrat e tyre, do ti kisha shkruar ata emra te medhenj e te lavdishem ne balle te secilit ne vizatimin e kesaj faqje.

    Cudia ime me e madhe eshte se une nuk di si kane hyre ata derra e derrkuqer ne ate vath. Afer menç, kane hyre me te zgjedhur e me votime. Po kush i zgjodhi e kush i votoi ? Partia, kush tjeter. Une nuk jam aq i pa gdhendur qe te pyes :
    Po Partine kush e zgjodhi e kush e votoi ? Nje pyetje e tille eshte absurde.Si mund te votohet e si mund te zgjidhet Partia ?

    Partia eshte mbi te gjitha, mbi qeverine, mbi popullin, mbi Shqiperine, mbi Perendine. Ja qe keshtu eshte. Partia udhezon, Partia urdheron, Partia te merr token, Partia te merr shpirtin, Partia te le pa fe, Partia te le pa bese, Partia te le pa atdhe, Partia te ndan nga gjithe rruzullimi, Partia te kalb ne kampe, Partia te shkrin si qiri te bishti i kazmes, Partia te spiunon, Partia s'te le te flasesh, Partia s'te le te heshtesh, Partia te trullos me doktrina, te shushat me dokrra, ta jep buken me liste, te mban ne tmerr e terror ne gjendje shtetrrethimi per 40 vjet.

    E si mund te pyes une pastaj :
    Po Partine kush e zgjodhi ? Nje Parti qe ben gjithe keto çudira, e nje miljon çudira te tjera te ketij lloji, s'ka nevoje te zgjidhet e te votohet. Partia nuk zgjidhet e nuk votohet. Partine e krijoi shoku i dashur Enver Hoxha me ca derrkuqer te tjere, po ata te tjere nuk e kishin trurin njelloj si te shokut te dashur Enver, keshtu qe ai i hengri te gjalle nje e nga nje me dashuri te madhe.


    "Krahu i Shqiponjes", maj , 1985
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  4. #4
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    U hap kutia e pandores

    U HAP KUTIA E PANDORES

    Tirana e Athina nenshkruan nje marreveshje per hapjen e kufirit midis dy vendeve. Ne janar te ketij viti, ca ministra e zevendesministra nga Tirana e ca nga Athina u mblodhen ne Kakavije dhe i mbajten fjalime njeri-tjetrit me nje festim qe u pergatit per kete qellim.
    Nga pala shqiptare, ca evgjite u rane daulleve e gernetave dhe ca valltare te veshur siç e lypte rasti me fustanelle e qylafe hodhen valle sa u tund vendi. Nga pala greke ca greke u dhane vellezerve shqiptare tufa me lule per te deftuar keshtu dashurine e madhe qe greku ka patur dajma per mikun e tij te zemres, shqipon.

    Qe ta merrni vesh, marreveshjen qe u shkrua e u nenshkrua, kufiri u hap per greket, jo per shqiptaret. Neqoftese nje shqiptar i drejtohet kufirit, ate e shtrijne perdhe me plumba rojat shqiptare. Neqoftese i drejtohet kufirit nje grek, ai nuk ka nevoje te beje asnje formalitet po hyn ne Shqiperi si ne shtepi te tij.

    Nderkaq, megjithe dashurine e madhe qe ka shperthyer midis Tiranes e Athines, Greqia dhe Shqiperia ndodhen sot ne gjendje lufte. Greket e kane ala ne fuqi shpalljen e luftes qe i beri qeveria shqiptare qeverise greke gjate Luftes se Dyte Boterore, kur Cameria iu bashkua atdheut te vet, Shqiperise.

    Nga Traktati i Shen Stefanit deri ne Kongresin e Berlinit, nga Kongresi i Berlinit deri ne vendosjen e kufijve me 1913, nga viti 1913 deri ne vitin 1945 kur perveluan Camerine me zjarr e me hekur, greket e kane avancuar “megalidhene”(idene e madhe) te Greqise se madhe, ne çdo kohe kur historia u ka krijuar rrethana te favorshme dhe tani syte i kane mberthyer ne Shqiperine e jugut nga Korça ne Vlore, si hiena te babezitura.

    Te rrenqethet zemra kur shikon sesi grekofonet kane zene sot pozita kyçe ne forcat e sigurimit te shtetit shqiptar, ne hierarkine politike te partise e te pushtetit, ne forcat e policise, ne forcat ushtarake, ne qendrat kryesore kulturale, ne radio e ne televizion, ne ndermarrjet e medha ekonomike. Te gjitha ministrite ne Tirane jane mbushur sot me funksionare te larte me origjine, me race, me gjuhe e me zemer greke.

    Kur puthen buze me buze me kliken e Enverit ne Tirane greket e Athines ne fakt puthen buze me buze me vellezerit e tyre te minoritetit grek ne Shqiperi, te cilet kurdisin prapaskenat e politikes se Tiranes ne interes te Greqise. Keta minoritare greke te dale nga nje grusht fshataresh minoritare ne rrethin e Gjirokastres, me pallaska gjeneralesh e kolonelesh te fshehur nen sqetull dhe me nepunesira te larta kudo ne atdheun tone, sundojne e qeverisin atje me dore te lire e askush s'u thote mos. Ne te njejten kohe, e gjithe Shqiperia qendrore dhe veriore, qe perben praktikisht 80% te shtetitte sotem Shqiptar, nuk ka asnje perfaqesues me rendesi ne udheheqje te atij shteti(me perjashtim te ndonjerit qe ja tundin te tjeret kumboren ne qafe).

    Le te sjellim si shembull katoliket shqiptare. Sot nuk gjen asnje katolik te vetem qe te kete diku ndonje post ne atdheun tone. Qe te heqesh dhe te eleminosh katolikun shqiptar nga jeta e kombit shqiptar eshte njellojsikur te heqesh dhe te eleminosh palcen nga shtylla kurrizore e kombit.

    Po ata qe sundojne ne vendin tone nuk jane aspak te interesuar qe te mbrojne interesat jetike te kombit ; interesimi i tyre i vertete eshte qe te vijne ne fuqi dhe te mbahen ne fuqi patjeter,duke vrare ke te mundin, ne te djathte e ne te majte, sidomos ne radhe te pare miqte dhe bashkepuntoret e tyre te ngushte.

    Keshtu jane shkuar ne plumb shkodranet qe ishin me anetarin e byrose politike te K.Q te Partise, Tuk Jakova. Jane shkuar ne plumb korçaret qe ishin me gjeneral Petrt Dumen. Jane shkuar ne plumb çamet qe ishin me admiral Teme Sejkon. Jane shkuar ne plumb labet qe ishin me kryeministrin Mehmet Shehu. Jane shkuar ne plumb tiranasit qe ishin me ministrin e mbrojtjes, gjeneral Beqir Balluku.
    Jane shkuar ne plumb mirditoret qe ishin me gjeneral Gjin Markun. Jane shkuar ne plumb kosovaret qe ishin me gjeneral Sadik Bekteshin.

    Keta jane vetem pak emra. Numri i vertete i atyre qe kane patur rang te larte ne pushtet, ne parti, ne ushtri e ne sigurim dhe qe jane zhdukur gjate ketyre 40-vjetve, arrin ne disa qindra. Dhe bashke me keta qindra jane zhdukur dhe mijera e dhjetemijera, te pushkatuar pa gjyq, me urdher “nga lart”, te helmuar, te tretur ne burgje e kampe.
    Si pasoje e kesaj perpjekje te çmendur per te ardhur ne fuqi e per t'u mbajtur ne fuqi, puna ka shkuar deri atje qe sot asnje krahine, asnje qytet kryesor ne vendin tone nuk ka fuqi ne drejtimin e fateve te kombit.
    Sot Shqiperia qeveriset vetem nga nje grusht gjirokastritesh me nje gjysem diplome ne xhep, qe u qendrojne te tjereve me koburen prapa veshit dhe qe koburja do tua haje koken njeri pas tjetrit.

    Ne keto kushte katastrofike, kur serbi shtyp me tankse kosovaret dhe greku ka shkaterruar çamerine, hapet sot kufiri per gjarperinjte e Greqise, siç u hap dikur ne mitologji kutia e Pandores me te gjithe semundjet dhe ligesite e faqes se dheut.



    “Krahu i Shqiponjes”, prill, 1985
    Ndryshuar për herë të fundit nga EDLIN : 12-09-2008 më 12:54
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  5. #5
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Çamëria 30 vjet pas 3000 vjetëve

    Çamëria 30 vjet pas 3000 vjetëve


    (Fjalim i mbajtur në mbrëmjen e festimit të Ditës së Flamurit, 28 Nëntor 1976. Këtu përmblidhen vetëm ato pjesë të fjalimit që kanë të bëjnë me Çamërinë).

    ... Në kohën tonë, kur edhe ëndrrat e lashta biblike vijnë e bëhen realitet, si mund të mbetet si një ëndërr e lashtë e harruar Çamëria, që është një realitet i kohës sonë? Çamëria nuk është për çamërit një vend i premtuar nga perëndia mijëra vjet më parë, po është atdheu i tyre mijëvjeçar, i banuar nga ata deri sot ne kohën tonë. Çamëria është për çamërit atdheu i tyre legjitim, jo thjesht se atje është Tempulli i lashte i Dodonës Pellazgjike, siç është për kristianët, per izraelitët dhe muhamedanët e botës Jerusalemi, - nje vend i shenjtë pelegrinazhi. Çamëria është për çamërit vendlindja. Dhjetra mijera familje çame, të dëbuara me bajoneta nga vatrat e tyre, kanë lënë në Çamëri shtëpilte e tyre, mallin e gjënë, tokat, varrezat. Çami ka tapine e Çamërisë, tapi të vulosur me gjak gjatë tremijë vjetësh, E drejta e çamit mbi vendlindjen e tij është një e drejte sa njerëzore aq edhe juridike, e garantuar nga Karta e Kombeve të Bashkuara. Çamëria nuk është një vend i shitur. Çamëria nuk është një vend i blerë. Çami veç te tjerash, ka të drejtën e pronës në vendin e tij në Çameri


    Karta e Kombeve të Bashkuara nuk është bërë vetëm për grekofonët e Dropullit. Nëqoftëse Greqia e konsideron si të drejtë të saj që të kujdesohet që pakica greke në Shqipëri të trajtohet në mënyrë humanitare, në frymën dhe në përputhje me Nenet e Kartës së Kombeve të Bashkuara mbi Minoritetet po mbi të njëjtin parim juridik drejtësie dhe humanitarizmi duhet të mbështetet edhe e drejta e palës shqiptare në lidhje me trajtimin e shqiptarëve të Çamërisë...



    ... Grekërit, grekomëdhenjtë, grekofonët, grekofilët, grekomanët e të gjitha ngj'yrave çirren e ngjiren për "Vorio-Epirin" të cilin nga një përrallëz e kanë bërë gjallë'z. Po kush vallë e ngriti ndonjëherë zërin për Çamërinë, për ngjarjet tragjike të Çamërisë, për të vrarët dhe të masakruarit, për ata që u therën me thika si bagëti, të mbyllur në hajatet e xhamive, për ata që vdiqën udhëve nga uria dhe nga të ftohtit e vitit 1944, për familjet çame të ndara e të shkatërruara, për çnderimet e shëmtuara, për pasuritë e humbura?

    Grekëve u erdhi dora tek veshi në mbarim të luftës së madhe botërore që kaloi. Po nuk ishte trimëria e tyre ajo që na mundi ne. Ne na vuri poshtë fatkeqësia jonë. Çamët luftuan dhe u mbajtën si burrat për të mbrojtur vatrat e tyre. Ata nuk do të kishin lënë vendin nëqoftëse do të kishin patur ndihmë nga brenda Shqipërie. Jo ndonjë ndihmë aq të madhe. Mj'aftonte që komunistët, të cilët po dilnin fitimtarë në luftën vëllavrasëse në atdhe, të kishin dërguar nj'a dy batalione në Çamëri, sa për të ndaluar hovin e bandave greke që i ishin sulur asaj krahine krahëkëputur e të izoluar. Kjo do ta kish ndaluar rrënimin e Camërisë dhe çamët do të ishin sot atj'e në vendin e tyre, siç janë kosovarët në vendin e tyre, në Kosovë, pa pastaj le të bëhej si të bëhej. Mirëpo komunistët s'bëheshin merak për Çamërinë, ashtu siç nuk bëhen as sot e kësaj dite.
    Në atë kohë atyre u duheshin batalionet se donin t'i dërgonin në Kosovë që të kapnin kosovarët dhe t'ja dorëzonin Titos që t'i shkonte në plumb me mijëra e mijëra....

    .... Grekërit e kanë pushtuar Epirin me trastën e lypsit. Ata kanë hyrë atje si argatë në tokat që u lëshoheshin nga shqiptarët, janë vendosur në ato toka si bujq dhe kanë mbetur atje. Gjatë mijëra vitesh histori, që nga Hesiodi e Homeri e deri tek Herodoti e Thuqididi, që nga Plutarku dhe deri tek Bajroni, historianët, studionjësit apo udhëtarët e ndryshëm, qofshin ata të huaj ose qofshin edhe grekë, e kanë njohur Epirin si një vend jogrek, si një vend Iliro-Pellazg në kohët antike dhe si një vend shqiptar në kohët moderne, - vend i banuar kënd më kënd nga shqiptarët. Vet grekërit në revolucionin e tyre kundër turqve, revolucion të cilin ata e fituan vetëm në saje të trurit, të gjakut dhe të burrërisë së shqiptarëve, kur parashtruan kërkesat e tyre të para tokësore e vunë kufirin më ekstrem të veriut të Greqisë përtej Artës, në Agrino. Asokohe atyre do t'u delte shkumba një pëllëmbë mbi kurriz edhe sikur të shihnin në ëndërr Shkumbinin tonë - shtrirjen e kufijve të Greqisë deri në Shkumbinin e Shqipërisë, - siç filluan të kërkonin më vonë kur u erdhi oreksi me të ngrënë. Se në ato kohëra, në ato gryka e në ato pllaja vetëtinte palla e atyre fustanbardhëve me opingat me xhufka, palla e"... atyre burrave zeshkanë, me të bardhat fustanella dhe të zinj jataganët", siç u këndonte shqiptarëve Bajroni, poeti më i madh i botës në atë shekull... Po kohët ndërruan. U ulën malet e u ngritën brigjet...

    ... Gjatë këtyre kohëve, fati dhe rrethanat nuk kanë punuar për ne por duket se kanë qenë kundër nesh. Nuk do të vazhdojë kështu për jetë. Kohët, ashtu, siç kanë ndërruar për të keqen tonë, ashtu do të ndërrojnë për të mirën tonë. Malet nuk ulen vërtet. Ata mbulohen me mjegulla e me re e nuk duken për ca kohë. Po kur era e historisë që i solli këto mjegulla e këto re mbi malet tona do t'i marrë ato tutje përsëri, atëherë bota do të verë re se malet j'anë atje ku ishin, të lartë e të përjetshëm...


    ... Dhe tani që arrita në pikë të bisedës sime do të dëshiroja të ndaloja pak e të thoshja dy fjalë rreth Lidhjes Çame...

    ... Ne anëtarët e Lidhjes Çame nuk e mbajmë veten si luanë e si asllanë të Çamërisë, si kapetanë apo komisarë të Camërisë, ne nuk e mbajmë veten si shpëtimtarët e Çamërisë dhe Lidhjen tonë nuk e konsiderojmë si Komitet Qendror apo Triumvirat. Sipas gjykimit tonë, as Lidhj'a Çame e as ne anëtarët e saj nuk kemi vërtet ndonjë rëndësi. Ajo që ka rëndësi është Camëria dhe ajo që përpiqemi të bëjmë ne është që të ngjallim interesimin dhe të tërheqim vëmendjen e bashkatdhetarëve dhe të botës mbarë drejt Camërisë. Ne nuk kemi menduar dhe nuk mendojmë se sapo të krijohej një Lidhje Çame do të zgjidhej çështja çame. Kjo punë do shumë punë. Ne jemi të ndërgjegjshëm për këtë. Prandaj i jemi vënë punës kryeulur, pa shumë zhurmë e bujë, pa marrë valë përpjetë si një lugë qumështi në fund të kusisë që shkumohet sapo t'i ndezësh poshtë një grusht eshkla të thata. Besojmë se nuk jemi duke rrahur ujë në havan. Besojmë se nuk jemi duke i rënë një hekuri të ftohtë. Vërtet nuk kemi bërë ndonjë gjë të madhe, po aq sa kemi bërë e kemi bërë me përpjekje e pa u kursyer dhe do të vazhdojmë të përpiqemi pa u kursyer, të bindurse fara që po hedhim ne sot do të j'apë nesër frutat e saj.


    "Krahu i Shqiponjës", 1977/1
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  6. #6
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Kosova e tradhtuar

    Kosova e tradhtuar


    Me datén 8 dhe me datèn 23 Prill 1981 gazeta "Zèri i popullit" ne Tirane boto! dy artikuj rreth ngjarjeve né Kosovè. Kéta te dy artikuj u botuan me njè vonesè kriminale, vetè'm pasi Kosova u la me gjak dhe vetèm pasi shtypi botéror per disa javè me radhè vazhdonte té jepte te dhèna mbi tragjediné qè pò zhvillohej né qytetet e né fshatrat e Kosovés, ndérsa Tirana bènte sehir, heshtte dhe priste me gjakftohtési se si do té pérfundonte kasaphana.
    "Zèri i popullit" e shpjegon kryengritjen né Kosovè me shkaqet e prapambetjes ekonomike te krahinès. Kèrkesat kombètare, te cilat janè baza, fryma dhe shpirti i kryengritjes, u lane fare né heshtje né artikujt e asaj gazete. Megjithése kètu nuk ishte rasti per lavdèrime té Belgradit, "Zèri i popullit" nxitoi ti lavdèronte "zotérinjtè" jugosllavé per pérparimet qé ato paskan sjellè ne Kosovè ne fushèn e edukimit, té arsimit, té kulturès, té shkencés dhe teknikés, te folklorit, té kèngève dhe valleve, té muzikès, té letèrsisé, té albanologjisè, (te gjitha kéto numèrohen njè per njè né njè paragraf té gjaté né artikullin e dytè té gazetés) dhe kéto pèrparime thuhen né atè artikull, janè bére "krah per krah" me pérparimet e popujve té tjerè té Jugosllavisè.
    Dhe pèrparime té tilla vihen né dukje pikèrisht né kohèn kur studente* dhe nxènèsit kosovarè pèrleshen me ushtrinè dhe me policinè serbe duke protestuar per prapambetjen e kulturès dhe té arsimit né Kosovè, per shkatèrrimin e orientimit kombétar té edukimit neper shkollat e krahinès me ardhjen né fuqi té sistemit té ri arsimor.
    Duke ngulur kèmbè ne shpjegimin e demonstratave né Kosovè me anèn e prapambetjes ekonomike, "Zèri i popullit", si njè ndèr pasojat e kèsaj prapambetjeje pèrmend papunèsinè né krahinè, si dhe emigrimin e kosovarève per té gjetur punè né vende té tjera. Ne kèté kategori gazeta fut edhe 250.000 kosovarè qè janè shpèrngulur nga Kosova dhe janè vendosur né Turqi vetèm per té gjetur punè, ashtu siç kanè shkuar edhe mijèra té tjerè né shtete té ndryshme té Evropès dhe né Shtetet e Bashkuara té Amerikès. Né rastin e kosovarève té shpèrngulur né Turqi, gazeta nuk shikon kètu manovrimet e shèmtuara té qeverisé sé Belgradit né shkombètarizimin e shqiptarève té Kosovés, regjistrimin e tyre si turq dhe shpèrnguljen ne Turqi.
    "Zèri i popullit" nuk e le kètu rastin qè té kalojè pa u kujtuar "Xhentèlmenève" jugosllavé qè, ndérsa né Jugosllavi papunèsia ben kèrdiné, né Republikèn Socialiste Popullore té Shqipèrisè kjo géshtje èshtè "zgjidhur" dhe gjaté 36 vjetève asnjè shqiptar nuk èshtè emigruar nga Shqipèria per té gjetur punè né vende té tjera. Po gazeta harron njè cerek milioni shqiptarè té arratisur gjaté kétyre 36 vjetève, njè gerek milioni punètorè dhe fshatarè, studente dhe ushtarè té shpèrndarè ne té katèr anèt e botès, té rrèzuar me plumba dhe té hedhur ne ere me mina neper kufijtè e rrethuar me tela, té kapur té gjallè dhe té pèrplasur neper burgje, kurse familjet e tyre lèngojnè per dekada me radhè neper kampet e pérqèndrimit, si ne kohé lufte, qé nga Borshi i Sarandès deri né Spaç te Mirditès.

    ..................
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  7. #7
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    ...........

    Duke cituar akuzat e shtypit jugosllav, sipas te cilave "Shqipèria Socialiste ka gisht ne demonstratat e Kosovès" dhe "Shqipèria Socialiste èshtè bashkuar me reaksionin kroat, sloven dhe shqiptar ne mèrgim" ose "Shqipèria bashkohet me ato shtete té cilat duan shkatèrrimin e federatès jugosllave", gazeta "Zèri i popullit" reagon me njè revoltim té papèrmbajtur. Ajo i quan kèto akuza jugosllave "monstruoze".
    Nga pèrmbajtja e disa paragrafeve njèri pas tjetrit, si edhe nga pèrsèritjet e shpeshta né té dy artikujt e pare té gazetès, dhe né njè tjetèr me voné, e aq me shumè nga vet fryma qè i pèrshkon kéta artikujt, del e qartè frika e klikés se Enver Hoxhès se mos zjarri qè shpèrtheu né Kosové pérfshin tèrè Shqipèriné. Atje del e qartè qè artikujt u shkruan jo per té protestuar, jo per té demaskuar autoritetet jugosllave per krimet shtazarake qé pò kryejnè né Kosové, por vetèm per té siguruar ato autoritete qè klika e Tiranès vèrtet nuk ka gisht né Kosové
    . Ngjarjet né Kosové janè punè e brendshme e Jugosllavisè dhe ne nuk ndèrhyjmè né punèt e bredshme té atij shteti, ngul kémbè gazeta. Ne kemi luftuar krah per krah me ju dhe jemi gati té luftojmè pèrséri krah per krah kundèr imperializmit amerikan dhe revizionizmit e socialimperia-lizmit sovjetik, ne nuk e kemi kérkuar kurrè Kosovèn, ne nuk kemi patur dhe nuk kemi kèrkesa territoriale né Kosové. Pèrse na akuzoni ne? Sepse shkruam njè artikull me datén 8 Prill, domethènè vetèm njè muaj pasi ju e mbytèt me gjak Kosovèn? Po ne vetèm pérsèritèm ato qè tha tèré shtypi botèror, e asgjè me shumè. Dhe fundi i fundit njè artikull né gazetè èshtè vec artikull gazete. "Zèri i popullit" shprehu vetèm opinionin e vet, siç beri gdo gazetè tjetèr né botè. A mos protestuam ne zyrtarisht kundrejt vrasjeve qé bète ju mbi popullin shqiptar nò Kosové? A mos morèm ne ndonjè masè per té ndérhyrò ushtarakisht dhe per té ndaluar dorèn tuaj gjakatare qò té mos kosiste me breshèri plumbash lulen e rinise kosovare? A mos e ngritèm ne zérin né Kombet e Bashkuara kundèr jush? Tregohuni gjakftohtè. Mos na akuzoni ne. Demaskimi qè ne ju bèjmè juve né gazetè èshtè njè pèrsèritje e demaskimit qè ju ben gjithè bota, dhe ne e bèjmè kètè vetèm pèrt'ju treguar qè fajin e keni ju vetè per ngjarjet e Kosovès dhe qé akuzat tuaja kundrejt nesh janè pa baza. Ne u treguam gjakftohtè gjatè ngjarjeve né Kosové. Gjakftohtè kur gjaku i nxehté i rinisè kosovare derdhej anembanè Kosovès pra, dhe ju duhet té tregoheni pò ashtu gjakftohtè. Né "Zèrin e popullit" del hapur qé shtypi i Tiranès u zu ngushtè. Ai heshti aq sa mundi, pastaj u detyrua té pèrsèrisè ato qé tha e gjithè bota. Dhe kétè e béri per té justifikuar veten dhe per ta nxjerrè klikèn e Enver Hoxhès me faqe té bardhè pèrpara rinisè kosovare té tradhtuar, té lène né méshirèn e kthetrave té kasapève té Belgradit. "Zèri i popullit" sjell njè argument "té forte" per té cfajèsuar Tiranèn e cila u akuzua nga Belgradi si njè inisiatore e ngjarjeve té Kosovès.
    "Pèrse nuk shkaktuam ne armiqèsira dhe pèrse nuk shpifèm té paktèn njè vit me pare apo té paktèn njè muaj me pare se té fillonin trazirat né Kosové"?
    Vèrtet, pèrse?
    Nuk ishte nevoja per "shpifje". Nèqoftèse, sipas "Zérit té popullit" shkaqet e kryengritjes né Kosové ishin prapambetja e madhe ekonomike, mjerimi, shtypja, vuajtja e popullit kosovar, atéherè pèrse qeveria komuniste e Tiranès sé Re nuk u interesua pranè autoriteteve jugosllave per pèrmirésimin e gjèndjes? Pèrse heshti njè muaj me pare? Pèrse "Zèri i popullit" nuk i tregoi botès "me gjakftohtèsi" pèrpara se té nxeheshin gjakrat, per mjerimin e padurueshèm qè mbretèronte né Kosové? Sepse Sulltani i Tiranès e ka patur dhe e ka mizèn né késulè.
    .....
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  8. #8
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Nèqoftèse ai do té guxonte té hapte gojèn, atéherè Kral Titua nga Belgradi do t'ia pèrplaste menjèherè né fytyrè dhe do ti tregonte per mizorinè rrènqethèse qè mbretèron né Shqipèri. Kèshtu te dy despotèt i vunè gunèn mjerimit qè mbretèron né Shqipèri dhe né pjesèn tjetèr té Shqipèrisè - ne Kosovè, - dhe rane né ujdi per marrèdhènie ekonomike dhe tregtare, marrèdhènie kèto té leverdisshme me shumé per Jugosllavinè, e cila kètu gjeti rastin per té shfrytèzuar pozitén e vèshtirè té Shqipèrisè se izoluar dhe per té shfrytèzuar me kétè rast ekonominè e vendit tonè, pasuritè e tokès sonè, djersèn dhe mundin e popullit tonè, ( ashtu siç béri nga 1945 deri me 1948.)
    "Zèri i popullit" bie né kundérshtim me vetveten pothuaj né cdo paragraf. Ndérsa ajo teorizon né artikujt e saj rreth marksizèm-leninizmit dhe internacionalizmit komunist, èshtè e detyruar né té njèjtén kohè qè té polemizojè me udhèheqjen jugosllave e cila hidhet me egèrsi kundèr nacionalizmit dhe irredentizmit, - pra né kétè rast èshtè e detyruar té bjerè né pozitén e mbrojtjes sé nacionalizmit, (bile diku dhe ja shpjegon udhèheqjes jugosllave se ç'éshtè nacionalizmi nga pikèpamja gjuhèsore), pò sapo bie né kétè pozitè nacionaliste, (vetèm per hir té polemikès), humbet menjèherè né humnerèn e internacionalizmit dhe kthehet pèrsèri kundèr nacionalizmit, kundèr lévizjes nacionaliste shqiptare, kundèr partive nacionaliste shqiptare, kundèr emigracionit nacionalist shqiptar.
    Tmerrin qè Balli Kombètar i futi partisè komuniste gjatè luftès, e ruan akoma né zemèr klika e klanit té Enver Hoxhès. Per ti bére qejfin Belgradit "Zèri i popullit" ne artikullin e vet i fut né njè thes ballistèt me ustashèt dhe me cetnikèt. "Asgjé nuk i bashkon shqiptarèt me ustashèt, me cetnikèt dhe me ballistèt" - shkruan ajo. "Pèrkundrazi, shqiptarèt kudo qè te jenè luftojnè kundèr tyre, se ata kanè qenè dhe janè armiq té popullit tonè, janè vrasès dhe mercenarè né shèrbim té imperializmit amerikan dhe socialimperializmit sovjetik, etj., qé punojnè né cdo mènyrè te shkatèrrojnè Republikèn Socialiste Popullore té Shqipèrisè dhe Repblikèn Socialiste Federative té Jugosllavisé".
    E ekzaltuar deri né kupè te qiellit, pò né te njèjtin paragraf, gazeta u hidhet ne qafè xhentèlmenève jugosllave dhe i siguron ata qè nèqoftèse Jugoslavia do té ndodhet né rrezik qè té rrènohet, komunistèt shqiptare do té shkojnè si bashibozukè te luftojnè per ta shpètuar perandorinè komuniste jugosllave nga rrènimi. Kètu "Zèri i popullit" i kalon té gjithé kufijtè e retorikès dhe e quan si njé veprim "hyjnor" pèrkrahjen qè do té mund ti japè regjimi i Enver Hoxhès Jugosllavisé federative.
    Atje ku i ha Belgradit, atje e krruan Tirana. Nèqoftèse per Jugosllavinè komuniste nacionalizmi i kombèsive té ndryshme né atè vend èshtè armiku me i rrezikshèm, se ai nacionalizèm kèrkon shkatèrrimin e tiranisè komuniste dhe çlirimin e kombeve té Jugosllavisé nga sundimi i egér serbomadh i Belgradit, ashtu nacionalizmi shqiptar èshtè armiku me i rrezikshèm i komunizmit té Tiranès, se ai nacionalizèm kèrkon shkatèrrimin e tiranisè sé egèr té tiranève té Tiranès dhe clirimin e popullit shqiptar nga ajo fole gjarpèrinjsh.

    Gazeta "Zèri i popullit" e di nga vjen rreziku i vèrtetè, prandaj ajo shpall botèrisht qè nuk ka pajtim me nacionalistèt shqiptare, kurse me komunizmin jugosllav pò, ka pajtim dhe bile pajtim hyjnor. Vetèm duhet qé jugosllavèt té mos sillen keq dhe brutalisht me Kosovèn, pò duhet té sillen me gjakftohtèsi, me urtèsi ata duhet te vendosin njè stabilitet shpirtèror, politik dhe ekonomik né Kosovè.
    Ju mund te pyetni: Po ç'do té bèhet nèqoftèse jugosllavèt nuk i marrin parasysh kèto kèshilla té urta, evangjelike dhe vazhdojné si deri tani té terrorizojnè popullin shqiptar ne Kosovè?
    Asgjé. Asgjè nuk do té ndodhè. Kèshtu thotè "Zèri i popullit".
    ..........
    Ndryshuar për herë të fundit nga EDLIN : 24-11-2011 më 15:09
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  9. #9
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    .................

    Kétu nuk ka asnjé paralajmèrim, asnjé qéndrim té vendosur nga ana e Tiranès. Vetém akuza dhe kundèrakuza, vetèm késhillime te pérulura, vetèm lehje si ato té njè qeni té zgjebosur.
    Kur tjetri te ka véne poshté dhe té ngul thikèn né gjoks, kurse ti i thua: "Po me re edhe njè heré, asgjè e mire nuk do té dalè nga kjo" ti tregon qè ke vdekur dhe ke mbaruar dhe s'tè ka mbetur me fuqi té luftosh per jetén tènde. Kur tjetri te ka véne poshté dhe té ngul thikèn né gjoks dhe ti i thua: "Sillu mire me mua, tregohu i urte, mbaj gjakftohtèsi, mos u sill me barbarizém...." ti tregon qé ke vdekur dhe ke mbaruar dhe duhet té zhdukesh nga faqja e dheut, duhet té varrosesh njè heré e pérgjithmoné.
    Kurse kombi shqiptar nuk èshté véne né njè pozitè kaq té pérulur, kaq té poshtèruar, kaq té turpshme, sic èshtè véne kèsaj radhe me qéndrimin qè mbajti klika e Enver Hoxhés ndaj kryengritjes sé Kosovès. Shtetet e tjera né kèté boté moderne protestojnè dhe per me té voglat padrejtési qè mund tu bèhen popullsive té tyre té cilat jetojnè si minoritet né shtetet fqinje, kurse Tirana nuk guxoi ti bénte njè protesté zyrtare qeverisé sé Belgradit né kétè krizé té madhe kombètare té vendit dhe té popullit tonè, nuk guxoi té protestonte zyrtarisht per vrasjen e qindra, e Peréndia e di, ndoshta mijéra shqiptaréve né Kosové, per arrestimet, burgosjet, pèrndjekjet mizore, per masakrimet, torturat, tmerrin qé pò mbjell ushtria dhe milicia serbe né familjet shqiptaré anembanè Kosovès.
    Né "polemikén" me "xhentélmenèt" jugosllavè "Zèri i popullit" u kujton atyre céshtjen e Triestes, té Puljes e te Rjekés dhe i siguron qé ata kishin té drejté kur i kèrkonin kèto toka né Konferencén e Parisit. Po pèrse nuk u kujtuat ju né até kohé dhe per ekzistencèn e njè popullsie shqiptaré, e treta né numér pèrsa i pèrket popullsisé sé Jogosllavisé, e cila duhej té ishte bashkuar me Shqipèrinè?! - i pyet "Zèri i popullit" ata.
    Per kètè pyetje idiote té "Zérit té popullit" kundèr-pyetja me e natyrshme èshté kjo: Pèrse duhet té kujtoheshin udhéheqèsit jugosllavè per njè té drejté kaq té madhe, jetike té kombit shqiptar? Duhej té ishin shqiptarèt ata qè té kujdeseshin qè ta kèrkonin kètè té drejté.
    Né té vèrtetè shqiptarèt e kèrkuan kétè té drejté. E kèrkuan shqiptarèt nacionalistè né mèrgim. E kèrkuan nacionalistèt shqiptaré né bankat e gjyqeve komunistè né Tirane. "Pèrse té mos kérkojmè ne Kosovèn kur jugosllavèt kérkojné Triesten?" - thèrriste né sallèn e gjyqit Lef Nosi.
    Per kètè thirrje té guximshme atij iu vu litari né grykè. U vuné né litar dhe u shkuan né plumb me qindra udhèheqès nacionalistè shqiptaré té dènuar nga gjyqet komunistè si antisllavè dhe antigrekè. (Vetèm né njè dite u pushkatuan ne Gjirokastèr 40 çame, qé kishin qenè komandanté çetash dhe batalionesh, luftètarè té dalluar ose udhèheqès té vendosur nacionalistè né rezistencèn antigrekè per mbrojtjen e Camèrisè. "Nuk na vjen keq qè na vritni, por vetèm na vjen keq qè na vritni per tu bére hatèrin grekve", thèrriste né sallèn e gjyqit Mazar Dinua, njè ndèr krerèt nacionalistè çame. Ndérsa vetèm né njè dite pushkatoheshin né Gjirokastèr 40 çame, - dhe qindra e qindra té tjerè me vonè, - per tu bére hatrin komunistève grekè té EAM-it, pò né njè dite u dorèzoheshin komunistève jugosllavè nga ana e komunistève té Enver Hoxhés mijéra kosovarè - dhe mijéra e mijéra té tjerè me vonè.)
    "Kèrkesa territoriale nuk janè bére nga ana e Republikès Popullore Socialiste té Shqipérisè", shkruan "Zèri i popullit". "Njè gjè e tillé nuk mund te gjendet né asnjé dokument".
    ...........
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  10. #10
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    .............

    Kur nuk jané bére kérkesa nga ana e regjimit té Tiranès atéheré pèrse Titua i ka thènè Enver Hoxhés qè Kosova dhe rajonet e tjera té banuara nga shqiptarèt ne Jugosllavi do ti kthehen Shqipèrisè? Pèrse do te bènte ai njè ofertè te tillé pa patur kèrkesè nga ana e Enver Hoxhès? Dhe perse na thoté "Zèri i popullit" qè jugosllavèt ne kohèn e kèrkesave te tyre per Triesten, Puljen dhe Rjekèn nuk janè kujtuar per t'i kthyer Kosovèn Shqipèrisè kur pò atje na thotè qè Titua e ka siguruar Enver Hoxhèn qè Kosova do t'i kthehet Shqipèrisè?
    Kush gènjen kètu, pra, Titua, Enver Hoxha, "Zèri i popullit"?
    Te gjithè se bashku.
    Veç mjeré vendi ynè qè ka mbetur né duart e génjeshtarève, né duart e dallkaukève dhe dallaverexhinjve! Mjerè vendi ynè kur kèrkesat me jetike té kombit, kèrkesa qè kanè té bèjnè me vetè ekzistencèn e kombit shqiptar, trajtohen si thashetheme e me thè té thashè, kèshtu tha Titua e ashtu tha Enver Hoxha - dhe na servirei sot, pas pothuaj katèr dekadash, si pèrralla e Nastradin Hoxhès!
    "Zèri i popullit" shkruan:
    "Shqipèria socialiste nuk ka bére as ndèrhyrjen me té vogèl né Kosové". Duke lexuar kètè frazè, njeriut i vjen menjèheré né mendje pyetja: "per kè e ka fjalén kètu "Zèri i popullit"? Mos èshtè kètu fjala per ndonjè copè shkretètirè pèrtej Kilimanxharittè Afrikès apo èshté fjala per Kosovèn tonè, per tokèn tonè shqiptare, per popullin tonè shqiptar né Kosové, per gjysmèn e kombit shqiptar? Nèqoftèse njè qeveri shqiptare, qè drejton shtetin shqiptar dhe qè èshtè anétare e Kombeve té Bashkuara, nuk ndèrhyn né asnjè mènyré né Kosové, -pra nuk do té dijè aspak se si i ka punèt Kosova, -atèherè kush do té ndèrhyjé? Natyrisht, Belgradi. Belgradi duhet te ketè dorè té lire ne Kosové dhe askush nuk duhet té guxojè t'i thotè mos. Q'hall ka Tirana né kètè mes, pra? Tirana ka hallin e vet. Tirana ka hall qè té justifikojè veten e vet, té fajèsojé veten e vet. Dhe kur Tirana e cfajèson veten e vet, atèherè kush e ka
    fajin per ngjarjet né Kosové? Kosovarèt, kush tjetér.
    Rinia kosovare, studentèt kosovarè, punétorèt e
    fshatarèt kosovarè, populli kosovar.
    A e shikoni ju logjikèn e kètij Iloj argumentimi? A i
    shikoni ju veshèt e lepurit qè nxjerrin nga kapelua
    prestigjiatorèt e Tiranès?
    "Ajo (Shqipèria Socialiste) nuk dèrgoi as tanke, as
    helikopteré, as polici, nuk shtoi roje ne kufi, nuk dèrgoi
    bateri, artileri né kufirin e vet..." vazhdon "Zèri i popullit". Pèrse, valle?
    Pèrse nuk e prishi terezinè "Shqipèria Socialiste" kur Kosova shqiptare rènkonte ne agoni nén zinxhirèt e tankseve serbe? Pèrse e ka ushtrinè ajo? Pèrse i ka bateritè e artilerisè, tankset dhe helikopterèt? Vetèm per té parakaluar me pompozitet pèrpara monumentit té Stalinit dhe pèrpara kufomès sé gjallé té Enver Hoxhès né bulevardet e Tiranès?
    Kur qeveria komuniste e Tiranès e quan si detyrè "sublime" qè t'i vijé né ndihmè qeverisè komuniste té Belgradit per té "shpètuar" Jugosllavinè nga Bashkimi Sovjetik dhe nga Shtetet e Bashkuara té Amerikès, nga dy viganét me supreme né botèn e sotme - (pò Don Kishoti me fantazinè e tij té sèmurè ka kryer trimèri té tilla duke luftuar me gjithfarè Iloj viganèsh imagjinarè shumè kohè pèrpara Enver Hoxhès) - a nuk mendon ajo qeveri e mallkuar qè ka per detyrè, ne radhè té pare, tu vijé ne ndihmè shqiptarève té Kosovès, ka per detyrè qé t'i mbrojè ata nga dhuna e huaj, té luftojè krah per krah me ta, tu dalè zot atyre, jo me artikuj gazetash, dhe sidomos jo me artikuj té vonuar si kofini pas té vjelit, pò me tèré fuqinè e shtetit shqiptar?
    Po cila èshtè vèrtet fuqia e shtetit shqiptar sot? A ka fuqi ai shtet qè t'i dalé zot Kosovès? A ka fuqi ai shtet qè ti dalè zot vetes sé vet, té mbrojè kufijtè e cunguar politik té vendit?

    .......
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ramiz Alia pritet në Kosovë si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  2. Nen nje Batanije leshi..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 10-01-2005, 02:02
  3. Kujtime te doktor Fejzi Hoxhes..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 17:02
  4. Intervistë me nusen e Nexhmie Hoxhës
    Nga Fjala e drejte në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:52
  5. Arbën Xhaferi jep dorëheqjen
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 27-04-2003, 04:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •