Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Ndërron jetë kinematografi Saim Kokona

    Kinematografi Saim Kokona ka ndërruar jetë pasditen e sotme në moshën 78 vjeçare si rrjedhojë e komplikacioneve shëndetësore.

    Kinematografi Saim Kokona, lindi më 26 shkurt të vitit 1934 në Gjirokastër.
    Në moshën 10-vjeçare shpërngulet familjarisht në Tiranë, ku mori edhe arsimin e parë. Kreu liceun artistik,
    “Jordan Misja”, për pikturë. Studimet e larta i mbaroi në Çeki për operator në vitin 1960.

    Nga viti 1960, deri në vitin 1991, kur edhe doli në pension, punoi në kinostudion “Shqipëria e Re” si operator, ku realizoi 30 filma artistikë e po aq filma dokumentarë. Ka punuar me regjisorë të shquar si: Dhimitër Anagnosti, Vitor Gjika, Piro Milkani, Gëzim Erebara, Xhanfise Keko, Rikard Ljarja, Kristaq Dhamo, Hysen Hakani e shumë të tjerë. Ndër filmat e tij më të suksesshëm janë: “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Ndërgjegjja”, “Brazda”, “Beni ecën vetë”, “Koncert në vitin 1936”, “Radiostacioni”, “Njeriu i mirë”, “Taulanti kërkon një motër”, “Apasionata”, “Shpella e piratëve” etj.

    Kinematografia

    Shpella e pirateve - (1990)

    Babai i studentit - (1988)

    Shpresa - (1988)

    Sinjali i dashurisë - (1988)

    Eja! - (1987)

    Fjalë pa fund - (1986)

    Mondi dhe Diana - (1985)

    Të mos heshtësh - (1985)

    Taulanti kërkon një motër - (1984)

    Apasionata - (1983)

    Dritat e qytezës - (1983)

    Njeriu i mirë - (1982)

    Dita e parë e emrimit - (1981)

    Në prag të lirisë - (1981)

    Sketerre 43 - (1980)

    Balonat - (1979)

    Radiostacioni - (1979)

    Koncert në vitin 1936 - (1978)

    Cirku në fshat - (1977)

    Me studentët ushtarakë - (1977)

    Shëmbja e idhujve - (1977)

    Pylli i lirisë - (1976)

    Beni ecën vetë - (1975)

    Kursim, kursim, kursim - (1975)

    Miq në festën tonë - (1974)

    Shpërthimi - (1974)

    Ata quheshin Arbër - (1973)

    Brazdat - (1973)

    Ndërgjegja - (1972)

    Shkolla tingujt ngjyra - (1972)

    Vështrim përmes mijëvjeçarëve - (1972)

    Shkolla dhe rrugët e jetës - (1971)

    Takim me artin revolucionar kinez - (1971)

    Guximtarët - (1970)

    Njësiti guerril - (1969)

    Prita - (1968)

    Në gjurmët partizane - (1967)

    Ngadhnjim mbi vdekjen - (1967)

    Në rjedhën e jetës - (1965)

    Takim me Arbreshët - (1965)

    Qemal Stafa - (1964)


    31.03.2012
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Where does a thought go when it's forgotten?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gjynah..

    ngushllime familjes e miqve..

    po ikin goxha artista..

    kan punuar nji jet te tere me 5000 lek rrog te ngratet e tu i gjimu dhe radhave te koso gjizo klumesht kafe sallam brekollastikut e vajguro tallonit e aksiono zboro uj bidonit..

    lavdi ktyre brezave..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Ngushëllime familjarëve të tij!

  4. #4
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Ka qene gje related to Donald Kokona? Me siguri.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Ngushellime familjes
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    ngushellime familjes

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •