Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Zv.ministri grek: Nacionalistët po i bëjnë presion minoritetit



    Në 20 vjetorin e krijimit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Zevendes Ministri i Jashtëm i Greqisë ka sulmuar Censusin dhe Aleancën Kuq e Zi, për presione ndaj minoritetit grek. Në fjalën e tij të mbajtur në pallatin e Kongreseve, Zevendes Ministri grek, Dimitris Dollis kritikoi procesin e regjistrimit të popullsisë dhe deklaratat e ashpra të AK-së që sipas tij janë ushtruar presione ndaj popullsisë minoritare . “Garantimi i të drejtave të njeriut dhe minoriteteve në Shqipëri mbetet një kriter i kërkuar. E keni disi të realizuar falë ndihmës së qeverisë dhe popullit shqiptar. Por, muajin e kaluar minoriteti grek pati një sfidë të vështirë. Censusi nuk arriti të plotësojë atë besim që ekziston midis shteteve. Duhet të rehabilitojmë mirëbesimin midis dy shteteve dhe popullit tonë. Qytetarët me minoritete të ndryshme ndjejnë presione nacionaliste. Duhet që në Shqipëri të mbizotërojnë, vlerat e unitetit, harmonisë, mos diskriminime gjuhësore, kulturore dhe fetare”, theksoi Dollis.

    Sipas qeveritarit helen, komuniteti grek vazhdon që të ndjejë presionin e qarqeve të ndryshme nacionaliste shqiptare.Zevendes Ministri Dollis theksoi se Greqia do të vijojë të mbështesë integrimin e Shqipërisë dhe uroi që PBDNJ të luajë rol themelor në çdo sfidë të Shqipërisë. Edhe pse nuk ka përmendur emra, deklaratat e Ministrit të Jashtëm të Greqisë vijnë si reagim i politikës së ndjekur nga Aleanca Kuq e Zi dhe nga partia e çamëve. Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu ka shprehur qëndrimin se Shqipëria duket të integrohet në Bashkimin Evropian me dinjitet dhe jo me anë të shit-blerjeve. Sipas tij, Shqipëria duhet të vendosë një vijë të kuqe mbi të cilat nuk mund të negociohet me asnjë palë të jashtme, qoftë edhe për integrimin në BE.“Është më e rëndësishëm Evropa dhe SHBA se sa Athina. Sot më shumë se kurrë duhet të kemi të qartë më shumë se kurrë se çfarë negociohet dhe çfarë nuk negociohet”, tha Spahiu. Ai akuzoi Greqinë se edhe pse në krizë të rëndë ekonomike po kërkon të “blejë shqiptarët”.

    “Si mundet një shtet që ka hyrë në borxh me të gjithë Evropën kërkon të hyjë në borxh edhe me shqiptarët”, shtoi ai. Spahiu kërkoi që pavarësisht presionit të Athinës, shteti shqiptar duhet të mbrojë çështjen kombëtare duke kërkuar në këtë mënyrë mos realizimin e regjistrimi të popullsisë mbi bazë feje dhe etnie”, ka theksuar Spahiu. Por, edhe reagimi i PBDNJ-së ka qenë i menjëhershëm. Votave të mazhorancës për të shkarkuar nga posti nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, iu bashkua dhe vota e kreut të PBDNJ-së , Bashkim Dule, ndërkohë që demokratët kanë akuzuar AK-në se ka dëmtuar marrëdhëniet me fqinjët jugorë.

    shekulli.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 01-04-2012 më 16:28
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  2. #2
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Eh pike e zeze.
    A ka ironi me te madhe se kjo, qe persona gomere si ky far Dollia qe ne grqi as i njeh njeri vijne ne Shqiperi dhe te bejne dhe kaken mu ne dere te shtepise. (Me falni per shprehjen por nuk duroj dot me)

    A ka dinjitet ky shtet a jo?

    P.S. O Daniel vella, na e zvoglo pak ate foton e ketij Sub-Saharait te dreqit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 01-04-2012 më 15:51
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  3. #3
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Kush po qohet ne sabah me nervoza te veta e qe po i nervozojn grat diqka, mule e nqaf shqiptarve, more qka u ba kshtu a din kush mem kallxu ,se dje me ate rastin me polic gjithe diten nervoz jam kan bile ja nisi edhe lukthi mem djeg prej inatit. Tash keta kha. phaaaaaa.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Kush po qohet ne sabah me nervoza te veta e qe po i nervozojn grat diqka, mule e nqaf shqiptarve, more qka u ba kshtu a din kush mem kallxu ,se dje me ate rastin me polic gjithe diten nervoz jam kan bile ja nisi edhe lukthi mem djeg prej inatit. Tash keta kha. phaaaaaa.
    valla lexues ,me ke ber te qesh pa mas ,se shum natyral e ke than per lukthin.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Majko – Greqisë: Kosova shtet, realitet që duhet njohur

    Publikuar: 01.04.2012 - 19:38

    Tiranë, 1 prill - Dhjetëra faqe interneti dhe blogje të ndryshme greke kanë ripublikuar artikullin e ish-kryeministrit shqiptar, Pandeli Majko, që përbënte editorialin e faqes së parë të gazetës elektronike politike “Metarithmisi” në numrin e saj të së shtunës.

    Shkrimi i Majkos, i pari ekskluzivisht për shtypin grek, është një përgjigje dhe një replikë ndaj artikullit të ish-ambasadorit grek në Shqipëri dhe këshilltarit Aleksandros Malias për çështjet ballkanike në 2005 pranë ministres së jashtme Bakojanis, të botuar në të njëjtën gazetë, rreth një muaj më parë me titull “Greqia dhe shqiptarët, fqinjët e saj”.

    Majko që titullon analizën e tij me pyetjen retorike latine "Shqipëria dhe Greqia quo vadis?” për të kuptuar tashmë çdokush se çfarë ndodh në realitet mes Greqisë dhe Shqipërisë, bie dakord në faktin që thekson edhe diplomati grek se marrëdhëniet politike midis dy vendeve janë në një gjendje statike dhe amullie, madje i konsideron ato se kanë arritur në një pikë të vdekur.

    Gjithashtu ai nuk kundërshton edhe faktin se qëndrimet e politikanëve grekë dhe shqiptarë në marrëdhëniet dypalëshe kanë qenë të karakterizuara në shumicën e rasteve nga dyshimi, pasiguria, kameleonizmi madje dhe arroganca.

    Por rrënimi ekonomik i Greqisë, krijimi i shtetit të dytë shqiptar në rajon, Kosovës, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, çështja pezull e emrit të Maqedonisë, fuqizimi i Kroacisë, roli i Serbisë dhe "zbarkimi" ekonomik i Turqisë krijon sipas Majkos një realitet krejt tjetër gjeopolitik në Ballkan dhe nevojën e një diplomacie konkrete.

    Ish-kryeministri i Shqipërisë thekson se faktori shqiptar është tashmë një nga më të rëndësishmit në rajon, kështu që vonesa e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Athina, si dhe qëndrimi i ngurtë me Shkupin për emrin, duke mënjanuar shqiptarët si aktorë të çështjes, veçohen si gabime politike të Athinës, e cila duhet të modernizojë sa më shpejt politikat e saj të jashtme që janë kaq anakronikë për sa u përket fqinjëve.

    Me shqiptarët nuk duhet folur me gjuhën e “sirenave”, shkruan Majko që shprehet se “maqedonizimi” i marrëdhënies së Greqisë me Shqipërinë nuk mund të jetë zgjidhja e së ardhmes së marrëdhënieve dypalëshe mes Athinës dhe Tiranës.

    “Ne duam apo nuk duam, i duhemi njëri-tjetrit më shumë se sa e kundërta sepse vërtet grekët janë kombi që lindi “politikën”, por edhe shqiptarët janë fqinjët e tyre më të vjetër”, përfundon Majko.
    Koha ditore
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    kta greket do vdesin urie tash merren me shqiptar

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Do dale ndonje politikan shqiptar tju jap pergjigje ketyre te paudheve provokatore?
    Ndryshuar për herë të fundit nga djaliepirotas : 01-04-2012 më 20:45
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Reciprocitet dhe jo Vasalitet.
    Te vjen cudi se ku e gjejn e guximin keta shtetaret grek te cicerojne neper foltoret shqiptare. A thua se greket ne Shqiperi po heqin te zite e ullirit? Greku ka nje gje : nuk terhiqet nga plotesimi i kerkesave te tyre te cuditeshme qe ne momentin qe tjetri fillon dhe ploteson dicka nga ato kerkesa. Por loja nuk mbaron..dhe kerkesat shtohen. A thua se shqiptaret jane te zene ne faj? Kete pershtypje te japin mor aman. Bravo i qofte maqedonasve qe nuk leshojne pe. Dhe shqiptaret e shkrete kane 20 vjet qe prsein qe Greku ti coje ne dyerte e Evropes. Edhe mund ti coje pas 20 vjeteve te tjera por sdo kete burre ne bote ta perfytyroj se si do jete katandisur Shqiperia jone e dashur nen dirigjimin grek.
    Boll me me Vasalitet.
    Duhet dhe Reciprocitet.

    Dhe po te germosh e te germosh ( ashtu sic ben Omonia dhe PDNj ketu tek ne ) edhe ne Greqi gjen minoritete te trembur e te deformuar qe nuk guxojne te hapin gojen. Dhe ata arvanitasit e shkrete qe kendojne kaq bukur ne gjuhen e te pareve tane..nuk guxojne ta ngrejne zerin e tyre ne ate shtet te tipit fashist per minoritetet. Dhe ata camet e krishtere Camerise, mbyllin deren dhe pastaj flasin ate gluhen e tyre te bekuar, ate gluhe prej perendie. O zot kur do ndjehen te lire rraca shqiptare?
    Ndryshuar për herë të fundit nga djaliepirotas : 01-04-2012 më 20:51
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Reciprocitet i dashur Dule qe na ligjeron ne tv shqiptare kur ti e di mire se Greqia nuk pranon te kete minoritete ne nje kohe qe gjithe Ballkani eshte nje mozaik minoritetesh te nderthurur dhe ku greket psh ne Shqiperi si ka zene njeri me dru ashtu sic zuri greku camet me thika. A nuk e ndjeni sa qesharak beheni kur thoni se problemi cam nuk egziston? Se Cameria nuk egziston? A nuk eshte nje loje fjalesh feminore qe ne fund te fundit verteton se ata jo vetem egzistojne por dhe i kini frke. A nuk e vertetoni ju egzistencen e tyre kur thoni se ata qene bashkepunetor te nazizmit? Paradoksale kjo per nje popull te gjithe. I debuat kolektivisht dhe tani si lini te shkojne atje as individualisht. Kaq frike kini nga grate shamibardha dhe pleqte krye thinjur? Ti duhet te ishe i pari ne emer te Partise qe pretendon te mbroje te drejtat e njeriut ..te coje zerin tend per ta dhe mos ju a be borxh per te kunderten. Se dhe durimi ka nje kufi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga djaliepirotas : 01-04-2012 më 20:54
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  10. #10
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Pandeli Majko: Marrëdhëniet shqiptaro-greke janë në një pikë të vdekur
    Publikuar më 2012-03-31 12:53:35


    Ish-kryeministri Pandeli Majko shkruan në gazetën greke Metarithmisi, duke replikuar me ish-ambasadorin e Greqisë në Uashington, Aleksandros Mallias.
    Festimi i 100-vjetorit të themelimit të shtetit të pavarur të Shqipërisë i gjen marrëdhëniet politike të Greqisë me vendin tonë fqinj në gjendje statike dhe guxoj të theksoj në gjendje amullie. Ato karakterizohen nga mungesa e lëvizjes dhe e energjisë pozitive. Kontaktet politike midis dy vendeve janë të kufizuara Asnjëherë në të kaluarën, me përjashtim njëzetmuajshin e gurtë korrik 1993-mars 1995, nuk kishim një mungesë të tillë kontaktesh, vizitash, dialogu konstruktiv dhe konsultimesh dypalëshe në nivel politik
    Këto janë fjalitë hapëse të një shkrimi të Aleksandros Mallias, ish-ambasadori i Greqisë në Uashington dhe një nga diplomatët profesionistë të marrëdhënieve shqiptaro-greke. Ai botoi një shkrim analitik për perspektivat e kësaj marrëdhënieje, ndër më të vjetrat në rajonin e Ballkanit. Ky shkrim u botua në sajtin grek Metarrythmisi (Reforma), por unë e lexova në shtypin shqiptar.
    Është hera e parë që botoj diçka ekskluzive për shtypin grek. Por mendoj se kam arsye të rëndësishme për ta bërë këtë nisur edhe nga fjalitë e forta të ambasadorit Mallias. Ato duhen vlerësuar si kambana të një arsyetimi që duhet parë me seriozitetin e merituar. Aktualisht, marrëdhëniet shqiptaro-greke janë në një pikë të vdekur, ku statuskuoja e distancës nga njëri-tjetri vetëm sa do ta përkeqësonte atë në vazhdim.
    Pyetja naive është e shkurtër: Çfarë po ndodh mes Greqisë dhe Shqipërisë? Në Greqi mua më njohin si Kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes. Por besoj më kujtojnë edhe në një aspekt më njerëzor, kur mjekët grekë shpëtuan jetën e vajzës sime të sapolindur. Ajo tani i ka mbushur 13 vjeç dhe emrin e pagëzimit edhe me insistimin tim ka atë të gjyshes sime dhe të qytetit, spitali të cilit i shpëtoi jetën, Athina. Kjo që sapo thashë bën pjesë tek ato pjesëza historish midis shqiptarësh e grekësh, të cilat padashur të bëj populistin, janë baza e vërtetë e miqësisë midis dy kombeve tona. Politikanët shqiptarë dhe grekë me njëri-tjetrin, përgjithësisht kanë qenë të ndryshëm, me shumë lëkura, me deklarime të kalibruara dhe padyshim të superfiltruara nga diplomacitë respektive ose të ngarkuara me superlativa që mund të thuheshin për marrëdhëniet me një shtet të parëndësishëm, ku inflacioni i pozitivitetit nuk ka asnjë konsekuencë. Ajo që thotë në artikullin e tij Mallias ka të vërteta të rëndësishme, të cilat edhe kur ngrihen si pyetje janë pjesë e arsyes së nivelit aktual të marrëdhënies shqiptaro-greke. Renditja e problemeve aktuale fillon me marrëveshjen e kufirit detar midis dy vendeve tona, e cila u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë (me unanimitet). Shprehja në kllapa ka nënkuptim të fortë, që për zgjuarsinë greke nuk ka nevojë të shpjegohet gjatë. Nga ana tjetër, mosnjohja e shtetit të Kosovës nga Greqia është aktualisht arsyetimi më i fortë për cilindo që në hapësirën ku jetojnë shqiptarët dëshiron të ngrejë pikëpyetje për mënyrën se si politika greke shikon marrëdhëniet me faktorin shqiptar në rajon. Për të vazhduar pastaj me teori konspirative që datojnë që nga krijimi i Jugosllavisë për të ashtuquajturin koalicion Beograd-Athinë dhe që në fakt janë të një niveli hipotetik. Nëse do të donit opinionin tim pa doreza, ai është se vonesa e vendimmarrjes greke ndaj njohjes së shtetit të Kosovës ka bërë që edhe vetë politika e Serbisë të jetë më prezente dhe evolutive në marrëdhëniet me shqiptarët. Ndërkaq, nuk duhet të harrojmë faktorë të rinj si Kroacia, e cila po plotëson vakumin e krijuar pas shembjes së Jugosllavisë në rajon. Nuk më duket etike ta them se përkrahja gjermane nuk ka për ti munguar shtetit kroat në këtë situatë, por e di ndërkaq se analistët grekë gjakftohtë nuk do të ma kursenin fjalinë Pandeliu ka pak të drejtë Ndërkaq, Turqia po zbarkon në rajon edhe si një faktor ekonomik. Komentet janë të tepërta dhe për këtë temë të fundit ruaj të drejtën për të folur një herë tjetër. Ambasadori Mallias ngre një tezë shumë interesante për bashkëpunim të ngushtë të politikës greke me faktorin shqiptar në FYR të Maqedonisë. Kam frikë se pikërisht këtu duhet pasur kujdes. Shqiptarët, ashtu si edhe grekët, e përbuzin rolin e të përdorurit. Gjatë luftës së ftohtë deri në 1999-n, faktori shqiptar me dhe pa të drejtë mund të shikohej si një faktor anësor në terrenin ballkanik, ndaj të cilit duhej të ushtrohej presion për tu mbajtur nën kontroll apo duke nxitur karrierat e politikanëve shqiptarë të dyshimtë dhe të paaftë për të qenë lojtarë seriozë. Mendoj se koha ka ndryshuar më shumë se sa vetë politikanët shqiptarë dhe grekë në rajon. Pyetja që shtrohet në këtë kontekst është: A është Shkupi sot dhe për një mijë vjet një problem serioz për të ardhmen e Greqisë apo një aperitiv të cilin, ne, politikanët e Ballkanit dimë ta shijojmë në heshtje sipas parimit urrejtja krijon më shumë identitet se sa dashuria? Përgjigjja ime është diplomatike: NUK E DI!
    Ajo që di, me siguri, është se unë, djali im, nipi im, stërnipi im dhe shumë shqiptarë sot e mot nuk mund ta besojmë se një shtet binacional me kryeqytet Shkupin do të përbënte rrezik për sigurinë kombëtare të shtetit mik grek. Fjalën mik, tani, nuk po e përdor si term diplomatik, por si një qëndrim që populli grek dhe politikanët e tij duhet ta dinë se në çfarë ane do të qëndrojnë shqiptarët në një konflikt të tillë hipotetik të denjë për fantazinë hollivudiane. POR Jam dakord që ka një të tillë. Një koalicion presioni që mund të krijohet ndaj çështjes maqedonase duke e parë FYR të Maqedonisë si viktimë. Ai mund ti ofrohet Greqisë për të krijuar probleme që do ta shmangnin atë nga pozitat gjeopolitike aktuale, duke e margjinalizuar nga një rol natyral në rajon. Ndërkohë që po shkruaja radhët e këtij shkrimi pata mundësinë të shoh një artikull tjetër të ambasadorit Mallias (fjalë të mbajtur në Vjenë më 15 mars në një takim të organizuar nga ambasada e Britanisë së Madhe dhe Akademia Diplomatike) ku ai shprehte opinionin se Kosova është fqinji ynë (i Greqisë). Fqinji ynë më i ri. Çfarë është kjo!? Mbase unë kam një kuptim shumë të paqartë për statusin e fqinjit. Në dijeninë time midis Greqisë dhe Kosovës ekziston një shtet me kryeqytet Shkupin, ku ndodhet edhe një ambasadë greke dhe që është anëtar i Kombeve të Bashkuara. Nuk po bëj ironi! Pyetja e brendshme dhe mbase jopublike do të ishte nëse ky është keqkuptim apo çmim?! Aludimi duhet parë si një udhëkryq jo vetëm për politikën rajonale të Greqisë. Me shqiptarët nuk duhet folur me gjuhën e sirenave. Paqartësitë janë reflektim i dobësisë sonë kolektive në Ballkan. Politika e jashtme greke reflekton një cilësi të rëndësishme të profilit të saj në sjelljen dhe politikën ndaj Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon. Maqedonizimi i diplomacisë greke, të cilin unë e konsideroj artificial për të qenë cilësi verifikuese e funksionimit të saj, nuk mund të jetë model matës për trajtimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke. Në ra



    Pandeli Majko: Marrëdhëniet shqiptaro-greke janë në një “pikë të vdekur”
    Ish-kryeministri Pandeli Majko shkruan në gazetën greke “Metarithmisi”, duke replikuar me ish-ambasadorin e Greqisë në Uashington, Aleksandros Mallias.
    “Festimi i 100-vjetorit të themelimit të shtetit të pavarur të Shqipërisë i gjen marrëdhëniet politike të Greqisë me vendin tonë fqinj në gjendje statike dhe guxoj të theksoj në gjendje amullie. Ato karakterizohen nga mungesa e lëvizjes dhe e energjisë pozitive. Kontaktet politike midis dy vendeve janë të kufizuara… Asnjëherë në të kaluarën, me përjashtim njëzetmuajshin e “gurtë” korrik 1993-mars 1995, nuk kishim një mungesë të tillë kontaktesh, vizitash, dialogu konstruktiv dhe konsultimesh dypalëshe në nivel politik…”
    Këto janë fjalitë hapëse të një shkrimi të Aleksandros Mallias, ish-ambasadori i Greqisë në Uashington dhe një nga diplomatët profesionistë të marrëdhënieve shqiptaro-greke. Ai botoi një shkrim analitik për perspektivat e kësaj marrëdhënieje, ndër më të vjetrat në rajonin e Ballkanit. Ky shkrim u botua në sajtin grek “Metarrythmisi” (“Reforma”), por unë e lexova në shtypin shqiptar.
    Është hera e parë që botoj diçka ekskluzive për shtypin grek. Por mendoj se kam arsye të rëndësishme për ta bërë këtë nisur edhe nga fjalitë e forta të ambasadorit Mallias. Ato duhen vlerësuar si kambana të një arsyetimi që duhet parë me seriozitetin e merituar. Aktualisht, marrëdhëniet shqiptaro-greke janë në një “pikë të vdekur”, ku statuskuoja e distancës nga njëri-tjetri vetëm sa do ta përkeqësonte atë në vazhdim.
    Pyetja naive është e shkurtër: “Çfarë po ndodh mes Greqisë dhe Shqipërisë?” Në Greqi mua më njohin si Kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes. Por besoj më kujtojnë edhe në një aspekt më njerëzor, kur mjekët grekë shpëtuan jetën e vajzës sime të sapolindur. Ajo tani i ka mbushur 13 vjeç dhe emrin e pagëzimit edhe me insistimin tim ka atë të gjyshes sime dhe të qytetit, spitali të cilit i shpëtoi jetën, Athina. Kjo që sapo thashë bën pjesë tek ato pjesëza historish midis shqiptarësh e grekësh, të cilat padashur të bëj populistin, janë baza e vërtetë e miqësisë midis dy kombeve tona. Politikanët shqiptarë dhe grekë me njëri-tjetrin, përgjithësisht kanë qenë të ndryshëm, me shumë “lëkura”, me deklarime të kalibruara dhe padyshim të superfiltruara nga diplomacitë respektive ose të ngarkuara me superlativa që mund të thuheshin për marrëdhëniet me një shtet të parëndësishëm, ku “inflacioni” i pozitivitetit nuk ka asnjë konsekuencë. Ajo që thotë në artikullin e tij Mallias ka të vërteta të rëndësishme, të cilat edhe kur ngrihen si pyetje janë pjesë e arsyes së nivelit aktual të marrëdhënies shqiptaro-greke. Renditja e problemeve aktuale fillon me marrëveshjen e kufirit detar midis dy vendeve tona, e cila u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë (me unanimitet). Shprehja në kllapa ka nënkuptim të fortë, që për zgjuarsinë greke nuk ka nevojë të shpjegohet gjatë. Nga ana tjetër, mosnjohja e shtetit të Kosovës nga Greqia është aktualisht arsyetimi më i fortë për cilindo që në hapësirën ku jetojnë shqiptarët dëshiron të ngrejë pikëpyetje për mënyrën se si politika greke shikon marrëdhëniet me faktorin shqiptar në rajon. Për të vazhduar pastaj me teori konspirative që datojnë që nga krijimi i Jugosllavisë për të ashtuquajturin “koalicion Beograd-Athinë” dhe që në fakt janë të një niveli hipotetik. Nëse do të donit opinionin tim “pa doreza”, ai është se vonesa e vendimmarrjes greke ndaj njohjes së shtetit të Kosovës ka bërë që edhe vetë politika e Serbisë të jetë më prezente dhe evolutive në marrëdhëniet me shqiptarët. Ndërkaq, nuk duhet të harrojmë faktorë të rinj si Kroacia, e cila po plotëson vakumin e krijuar pas shembjes së Jugosllavisë në rajon. Nuk më duket etike ta them se përkrahja gjermane nuk ka për t’i munguar shtetit kroat në këtë situatë, por e di ndërkaq se analistët grekë gjakftohtë nuk do të ma kursenin fjalinë “Pandeliu ka pak të drejtë” …Ndërkaq, Turqia po “zbarkon” në rajon edhe si një faktor ekonomik. Komentet janë të tepërta dhe për këtë temë të fundit ruaj të drejtën për të folur një herë tjetër. Ambasadori Mallias ngre një tezë shumë interesante për bashkëpunim të ngushtë të politikës greke me faktorin shqiptar në FYR të Maqedonisë. Kam frikë se pikërisht këtu duhet pasur kujdes. Shqiptarët, ashtu si edhe grekët, e përbuzin rolin e “të përdorurit”. Gjatë luftës së ftohtë deri në 1999-n, faktori shqiptar me dhe pa të drejtë mund të shikohej si një faktor anësor në terrenin ballkanik, ndaj të cilit duhej të ushtrohej presion për t’u mbajtur nën kontroll apo duke nxitur karrierat e politikanëve shqiptarë të dyshimtë dhe të paaftë për të qenë lojtarë seriozë. Mendoj se koha ka ndryshuar më shumë se sa vetë politikanët shqiptarë dhe grekë në rajon. Pyetja që shtrohet në këtë kontekst është: A është Shkupi sot dhe për një mijë vjet një “problem serioz” për të ardhmen e Greqisë apo një “aperitiv” të cilin, ne, politikanët e Ballkanit dimë ta shijojmë në heshtje sipas parimit “urrejtja krijon më shumë identitet se sa dashuria”…? Përgjigjja ime është “diplomatike”: NUK E DI!
    Ajo që di, me siguri, është se unë, djali im, nipi im, stërnipi im dhe shumë shqiptarë sot e mot nuk mund ta besojmë se një shtet binacional me kryeqytet Shkupin do të përbënte rrezik për sigurinë kombëtare të shtetit mik grek. Fjalën “mik”, tani, nuk po e përdor si term “diplomatik”, por si një qëndrim që populli grek dhe politikanët e tij duhet ta dinë se në çfarë ane do të qëndrojnë shqiptarët në një konflikt të tillë hipotetik të denjë për fantazinë hollivudiane. POR… Jam dakord që ka një të tillë. Një koalicion presioni që mund të krijohet ndaj “çështjes maqedonase” duke e parë FYR të Maqedonisë si viktimë. Ai mund t’i ofrohet Greqisë për të krijuar probleme që do ta shmangnin atë nga pozitat gjeopolitike aktuale, duke e margjinalizuar nga një rol natyral në rajon. Ndërkohë që po shkruaja radhët e këtij shkrimi pata mundësinë të shoh një artikull tjetër të ambasadorit Mallias (fjalë të mbajtur në Vjenë më 15 mars në një takim të organizuar nga ambasada e Britanisë së Madhe dhe Akademia Diplomatike) ku ai shprehte opinionin se “Kosova është fqinji ynë (i Greqisë). Fqinji ynë më i ri….” Çfarë është kjo!? Mbase unë kam një kuptim shumë të paqartë për statusin e “fqinjit”. Në dijeninë time midis Greqisë dhe Kosovës ekziston një shtet me kryeqytet Shkupin, ku ndodhet edhe një ambasadë greke dhe që është anëtar i Kombeve të Bashkuara. Nuk po bëj ironi! Pyetja e brendshme dhe mbase jopublike do të ishte nëse ky është keqkuptim apo “çmim”?! Aludimi duhet parë si një udhëkryq jo vetëm për politikën rajonale të Greqisë. Me shqiptarët nuk duhet folur me gjuhën “e sirenave”. Paqartësitë janë reflektim i dobësisë sonë kolektive në Ballkan. Politika e jashtme greke reflekton një cilësi të rëndësishme të profilit të saj në sjelljen dhe politikën ndaj Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon. “Maqedonizimi” i diplomacisë greke, të cilin unë e konsideroj artificial për të qenë cilësi verifikuese e funksionimit të saj, nuk mund të jetë model matës për trajtimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke. Në rajonin tonë po krijohen nën nxitjen e “doktrinave diplomatike” modele që nuk po i çojnë asgjëkund shtetet e tij dhe marrëdhëniet e tyre, përveç faktit që palët e treta po plotësojnë vakumet e lëna nga vetë ato. Pamja flet vetë. Serbia bllokon Kosovën, Greqia bllokon FYR e Maqedonisë, Rumania kërkon të “drejtat” për vllehtë në Serbi, Hungaria të vetët në Vojvodinën e Serbisë. Bosnja e ndarë në interesa etnike dhe… Historia duket sikur është kthyer prapa. Diplomatët nuk duhet të gjejnë te historia e së kaluarës “përkthyesen” e problemeve të sotme, por kujdesin për mospërsëritjen e gabimeve të saja. Me keqardhje dëshiroj të them se tek opinionet e zotit Mallias vura re se marrëdhënies së Greqisë me Shqipërinë po i mbante “erë maqedonizimi”. Kjo nuk mund të jetë zgjidhja e së ardhmes së marrëdhënieve shqiptaro-greke. Padyshim që ka sfida të cilat vijnë sa nga trashëgimia, sa nga ndërhyrja e të “tretëve” dhe sa nga gjuha e radikalëve, nga të dyja krahët që mezi presin të mashtrojnë sërish historinë me mosfunksionimin e marrëdhënies shqiptaro-greke. Shqiptarët dhe grekët duhet të përgatisin njëri-tjetrin për rrugë të reja partneriteti shqiptaro-grek. Ne duhet ta refuzojmë t’i shohim dy vendet tona të rrethuar nga një “kordon” problemesh “të panegociueshme”. Na duhet një tronditje pozitive për fatin e përbashkët që popujt tanë kanë ndarë, pa konfuzionin e politikës apo diplomacisë. Shpresa ime mbetet se politika greke me nuhatjen e saj karakteristike do të dijë të lëvizë karshi faktorit shqiptar, në një rajon të ndryshuar “post-Jugosllavi”. Nëse kjo ndodh në drejtimin e duhur surprizat në marrëdhëniet e Greqisë me shqiptarët do të jenë vetëm pozitive. Duam apo nuk duam ne i duhemi njëri-tjetrit më shumë se sa e kundërta. Greqia sot vjen përballë rajonit dhe botës me një lajm të keq, por dhe me një të mirë. Lajmi i keq është kriza ekonomike dhe plagët e saj. Por, lajmi i mirë është se sot, si rrallëherë më parë, Greqia ka liderë që dinë të marrin vendime pa pyetur për koston e të sotmes, pasi duan t’i ofrojnë vendit një takim dinjitoz me të nesërmen e tij. Qëllimi i këtij shkrimi nuk është të bëjë “mësuesin” karshi kombit që lindi “politikën” jo vetëm si fjalë. Ai vjen nga një shqiptar, mik i shumë grekëve, nga Tirana e afërt dhe e largët që nuk do ashtu si ambasadori Mallias të trokasë në marrëdhëniet shqiptaro-greke me pyetjen latine “Quo vadis?” Kohët e vështira na ndryshojnë. Unë dua që kjo të ndodhë midis fqinjëve më të vjetër në Ballkan.

    Vetem dreqi mund ti kupeton politikant???
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •