Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729

    Jeta në këtë botë

    Vitet e parat të jetës në këtë botë janë shumë të mira.
    Të gjithë të duan, të përqafojnë, të mbajnë në duar, të shëtisin, etj.
    Pastaj fillon shkolla dhe aty fillojnë telashet, aty nuk të duan të gjithë si në shtëpi dhe shpesh edhe të ngacmojnë e nganjëherë edhe të sulmojnë.
    Shkolla fillore dhe e mesmja kanë shumë ngjashmëri pasi shumica e nxënësve janë akoma të papjekur.
    Nëse je më i mirë se të tjerët shfaqet xhelozia dhe ata bëjnë çmos që ta ulin autoritetin dhe si të rinj e të papjekur që jemi në atë kohë shpesh biem pre e provokimeve.
    Në kohën e adoleshencës jetojmë në ëndrra e fantazi dhe për një kohë nuk ju kushtojmë shumë rëndësi problemeve të jetës.
    Muzika luan një rol mjaft të madh në këtë kohë.
    Pas kësaj kohe vjen punësimi i parë që është një përvojë shumë interesante.
    Në fillim ndihemi mirë sepse më në fund jemi të pavarur financiarisht dhe kemi më shumë mundësi ti realizojmë disa nga ëndrrat tona.
    Pastaj edhe në punë fillojnë provokimet e sulmet nga kolegët xhelozë apo të djallëzuar dhe nëse biem në provokimet e tyre shkaktojmë ndonjë skandal dhe e humbim pozitën apo edhe vendin e punës.
    Por nëse jemi të kujdesshëm, punëtorë dhe të disiplinuar këto probleme mënjanohen lehtë sepse kemi simpatinë dhe mbështetjen e udhëheqësve.
    Vlen të ceket edhe një aspekt tjetër i jetës: marrëdhënia me femrat.
    Në kohën sa je adoleshent shumë femra të afrohen dhe të ofrojnë dashuri sidomos nëse je i aftë në ndonjë drejtim ku ato kanë nevojë për ndihmën tënde.
    Një numër i madh i femrave kanë qëllime të krijojnë lidhje serioze me ty e kjo vjen si pasojë e mentalitetit tonë ku femrat që kanë më shumë se një lidhje kritikohen ashpër.
    Është interesant kur fejohesh apo martohesh të gjitha femrat të braktisin përfshirë edhe shoqet që i ke pasur më herët.
    Në këtë periudhë vetëm nëse ke krijuar pasuri do të vazhdojnë ofertat nga femrat materialiste dhe lajkatare që të lejnë përshtypjen se po çmenden pas teje.
    Edhe në familje shtohet më shumë respekti kur je i punësuar dhe ke një rrogë të mirë kurse kritikohesh ashpër nëse kjo situatë ndryshon.
    Në fund e kupton që të gjithë njerëzit janë materialistë dhe aktorë të fortë, shumica të pandërgjegjshëm dhe të pamëshirshëm.
    Në këtë kohë ka mundësi që kyçesh edhe në ndonjë fe apo besim ku edhe gjen përkohësisht ngushëllim dhe të kthehet shpresa për jetë.
    Vitet kalojnë dhe në fund e kupton që fatkeqësisht kjo botë dominohet nga djalli dhe pasuesit e tij dhe nuk ke mundësi ta ndryshosh këtë por vetëm duhet të pajtohesh me realitetin dhe ta ruash energjinë dhe shëndetin tënd.
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

  2. #2
    Kjo meriton nje Big UP!
    Pikerisht... kur nuk mund t'ia dalesh mbane ne dicka, thjesht ndiq sistemin
    Shumica e njerezve jane materialiste, te pabese edhe mashtrues!
    Muzika... e pashmangshme ne cdo hap, si nje fryme e dyte!
    She's the morphine queen of my vaccine.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729
    faleminderit bledi.

    gjithashtu ftoj edhe te tjeret te shkruajne ne kete teme dhe te tregojne se a pajtohen a jo me keto qe kam thene!

    pershendetje nga prizreni.
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

  4. #4
    Blanc et noir
    Anëtarësuar
    28-03-2005
    Postime
    491
    Vasco Rossi e thote bukur tek kënga E adesso che tocca a me,

    Quand le doigt montre le ciel, l' imbécile regarde le doigt.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729
    Kur je femi kjo bote te duket si parajse por kur rritesh e kupton qe kjo bote nuk eshte edhe aq e mir.

    Sfida me e madhe eshte ne pune ku udheheqes e ke lloj-lloj katundari te lodhur.
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

  6. #6
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Udheheqes apo shef ?

    Bota eshte e mrekullueshme lol
    Nuk ka njerez apo gjera te keqia , jemi vete ne te lodhur me vetveten qe i shohim me ate sy lol
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  7. #7
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Sigurisht askush ska thene qe jeta eshte e lehte. Te them te drejten na nevoitet qe te kemi edhe momente te keqe edhe te mira sepse vetem keshtu mund tia dime vleren momenteve te bukura ne jete. Life is tough, but beautiful! Nje easy life do ishte boring. We need challanges in life to make us strong and keep us going.
    I LOVE GOD

    j&g

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Udheheqes apo shef ?

    Bota eshte e mrekullueshme lol
    Nuk ka njerez apo gjera te keqia , jemi vete ne te lodhur me vetveten qe i shohim me ate sy lol
    Shef i quajne ne sektorin privat kurse ne ne sektorin publik i quajme Udheheqes!

    Cka po sheh bre ti te mrekullueshme ne kete bote?

    Sidomos keto vitet e fundit dominojne krimet, mashtrimet, lufterat, etj.
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga prizrenasi_30 Lexo Postimin
    Shef i quajne ne sektorin privat kurse ne ne sektorin publik i quajme Udheheqes!

    Cka po sheh bre ti te mrekullueshme ne kete bote?

    Sidomos keto vitet e fundit dominojne krimet, mashtrimet, lufterat, etj.
    Varet nese je Optimist apo Pesimit
    Si e sheh goten, gjysem-plot apo gjysem-bosh!
    She's the morphine queen of my vaccine.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729
    Shpejtësia e lartë është shkaku kryesor i aksidenteve, por fabrikat ende vazhdojnë të prodhojë makina të shpejta.
    Natyrisht, ata nuk kujdesen për jetën e njerëzve, por ata duan vetëm të fitojnë të holla.
    Çështja e njëjtë është me fabrikat që prodhojnë armë.
    Derisa njerëzit të fillojnë të kujdesen për njëri-tjetrin siç bëjnë për veten e tyre njerëzimi nuk do të ketë një jetë të mirë në tokë.
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •