Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 52
  1. #1
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    E veja e diktatorit rrëfehet për marrëdhëniet e Enverit me Titon

    http://www.mapo.al/wp-content/upload...ije-hoxha1.jpg

    Nexhmije Hoxha pranon: Me Titon u nënshkruan marrëveshje të rrezikshme. Enveri i kishte duart e lidhura për Kosovën

    Nga Janusz Bugajski

    E veja e diktatorit rrëfehet për marrëdhëniet e Enverit me Titon dhe pse nuk u bashkua Shqipëria dhe Kosova

    Pjesa e Parë/ Intervista e Nexhmije Hoxhës në “BUGAJSKI HOUR” në Albanian Screen.

    Kontradiktore dhe në mjaft raste e paqartë, por përndryshe nga historiografia zyrtare Nexhmija Hoxha ka pranuar në një intervistë për AS, se gjatë vizitës së Enverit në Beograd u “nënshkruar marrëveshje shumë të rrezikshme”, u fol për marrëveshje që e bënin Shqipërinë të varur, ndërsa justifikohet se i shoqi i kishte duart e lidhura për shkak të marrëveshjes së Jaltës dhe për shkak se Stalini nuk dinte asgjë për vendin tonë. “Koçi Xoxe një teneqexhi. Vrau shokët më të mirë të Enveri, dëmtoi inteligjencën e vendit…”

    J. Bugajski : Mirëmbrëma! Ju uroj sërish mirë se ardhjen në specialen e “Bugajski Hour”! Është një nder i madh për mua të kem këtë mbrëmje, në një intervistë ekskluzive, këtu në Tiranë, Nexhmije Hoxhën. Znj. Nexhmije, dëshiroj t’ju falënderoj që pranuat ta jepnit këtë intervistë. Jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Shtetet e Bashkuara, shumë njerëz do të ndjekin me interes të madh atë ç’ka do na thoni. Prezantimi juaj s’është i nevojshëm për publikun shqiptar, por dhe për Amerikën. Studentët e historisë dhe të komunizmit ju njohin jashtëzakonisht mirë. Kjo na jep mundësinë të bisedojmë pak më gjatë. Dua ta nis duke thënë se unë vetë, kam qenë student i historisë dhe i komunizmit gjatë shekullit të 20-të. Synimi i kësaj interviste është të sjellim mes nesh kujtimet tuaja, duke dhënë kështu një kontribut tjetër të madh për faktet historike. Faktet historike për historinë shqiptare, komunizmin dhe kështu me radhë. Besoj se ju keni qenë pjesëmarrëse e disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që kanë ndodhur në historinë shqiptare gjatë shekullit të 20-të. Pyetjet e mia do përqendrohen në disa faza të veçanta të përvojës suaj si aktiviste dhe udhëheqëse, por dhe si vëzhguese e brendshme e procesit historik. Dua ta nis duke ju pyetur…Teksa hedh vështrimin prapa, përpara kohës së luftës, kur ishit ende e re, çfarë ju tërhoqi në veçanti te marksizëm-leninizmi, si në aspektin ideologjik ashtu dhe atë politik. Si u angazhuat aq thellë në fazat e para të lëvizjes komuniste shqiptare?

    Nexhmije Hoxha: Sё pari desha t’ju falenderoj pёr vizitёn qё mё bёtё nё shtёpi dhe veçanёrisht pёr intervistёn qё mё propozuat. Ështё njё nder pёr mua qё tё komunikoj me juve dhe faleminderit pёr fjalёt e mira qё thatё. Tema ishte shumё e gjerё, kёrkesat tuaja ishin shumё tё gjera. Unё do mundohem t’i pёrmbledh nё disa pika dhe ju do mё ndihmonit tё mё ndёrprisnit dhe, tё japё ato qё ju interesojnё veçanёrisht juve. Kam parasysh qё kam dhe gjёra qё ju interesojnё juve dhe qё i interesojnё edhe publikut qё do tё na shohё kёtu nё Shqipёri, por duke marrё parasysh edhe publikun nga vini juve. Lidhur me kёtё do ta filloja me luftёn Nacional-Çlirimtare, si i themi neve, ose lufta partizane si i thatё juve. Kjo ёshtё e para qё na nxiti mё shumё qё tё marrim pjesё nё kёtё lёvizje tё madhe antifashiste. Pёrsa i pёrket jetёs sime do tё flas mё vonё, ndaj do tё filloj me rolin e luftёs Nacional-Çlirimtare, partizane.

    Populli shqiptar ёshtё e njohur qё gjithmonё ka luftuar pёr liri, pavarёsi nё shekuj, historikisht. Por, gjithnjё kjo luftё ka qenё me çeta tё vogla, me komandant tё njohur, ose me kapedanё, qё luftonin kundёr perandorisё otomane. Kurse, lufta Nacional-Çlirimtare, qe njё luftё e madhe, qe njё luftё e lavdishme dhe ajo dallon shumё nga e kaluara, se pёr herё tё parё kjo luftё u shtri shumё nё territorin e Shqipёrisё. Pёr herё tё parё pjesmarrja e popullsisё ishte nё mёnyrё krejt masive. Pёr herё tё parё nё Shqipёri u njohёn demonstratat massive. Kёtu luajtёn rol shumё studentёt, rinia. Kur them studentёt, nuk janё universitarё, se Shqipёria nё atё kohё nuk kishte universitete, por nxёnёsit e shkollave tё mesme. Kishim gjimnaz nё Tiranё, atë tё djemve, Institutin e vajzave me 800 veta, ishte teknikja amerikane, pastaj dhe nё vende tё tjera; nё Korçё ishte liceu francez; në Shkodёr kishte gjimnaz; në Elbasan pedagogjike. Domёthёnё studentёt bёheshin disa mijёra vetё, prandaj qytetet njohёn demonstratat kundёr okupacionit fashist, nё fillim atë italian pastaj dhe mё vonё. Njё gjё tjetёr e re ishte se gjithnjё luftrat çlirimtare, tё paktёn nё Shqipёri, janё bёrё nga fshati nё qytet. Zbrisnin çeta tё vogla, sado qё tё ishin, pёr tё çliruar atё zonё, pёrfundimisht apo pёrkohёsisht. Kurse, pёr herё tё parё, qyteti ngjitej nё male dhe siç thashё kёto ishin disa mijёra. Me kёtё bёhet njё pёrmbysje e tёrё jo vetёm nё atё kohё lidhur me luftёn, se rinia mёson se si luftohet, kupton dhe ndёrgjegjёsohet mё mirё nё kёtё drejtim, por edhe çon nё hapjen e rrugёs sё emancipimit tё tё gjithё shoqёrisё shqiptare dhe qe me tё vёrtetё njё emancipim. Nё kohёn kur filloi lufta, mbreti Zog, ose nё regjimin e mbretit Zog, kishte gjithsej 630 intelektualё me arsim tё lartё. Ju mendoni tani qё gjithё kёto mijёra, se janё aq pasi siç thashё vetёm instituti femёror kishte 800 vajza qё dilnin mёsuese. Ishin hapat e para qё u bёnё pёr tё ndryshuar shoqёrinё shqiptare.

    J. Bugajski: -Më falni që po ju ndërpres, por nga biseda juaj kuptova se gratë kanë luajtur një rol të konsiderueshëm gjatë lëvizjes guerilase. Kjo theu traditat e shoqërisë patriarkale dhe tradicionale. Cili ishte roli i grave në lëvizjen partizane?

    Nexhmije Hoxha:Nga eksperienca ime, por qё nuk ёshtё e vetme kjo eksperiencё, nё kohёn qё u bё lufta nё vitet 1940 nё Shqipёri kishte shumё fanatizёm lidhur me gruan. P.sh nёna ime dilte me çarçafё dhe me perçe. Unё jam nga njё zonё verilindore, nga Dibra, qё tani bёn pjesё nё Maqedoni. Erdhëm kёtu nё Tiranё qё nё 1928 si refugjatë, sepse nё Manastir ku kam lindur nuk kishte shkollё. Unё u bёra 7 vjeç dhe familja ishte nё vёshtirёsi ekonomike se ishin pesё vёllezёr, familje patriarkale. U shpёrndanё vёllezёrit ca kёtu nё Shqipёri, ca nё Turqi. Pra erdhёm kёtu pёr dy arsye: pёr çёshtje ekonomike dhe pёr shkollё. Unё fillova shkollёn e parё fillore kёtu. Tani merreni me mend kur mbarova shkollёn fillore- ishte fati i shumё vajzave ky- nёna ime mendonte: Mjaft, kaq. Dmth duhej dhe unё tё vija çarçafin qё kish mbetur nga sundimi ottoman nё disa zona nё qytete. Ështё zona Verilindore, Shkodra, Shqipёria e mesme, por qytetet, se nё Shqipёrinё e Mesme fshatarёt dhe kudo nё Shqipёri nuk kanё vёnё kurrё çarçafё… dhe Kavaja disa vende. Kur erdhёm ne pastaj, kёto i digjnim me ceremonira, derisa u zhduk. Me luftёn time personale, se e doja shkollёn, por mё ndihmoi dhe mёsuesja. Babai im ishte deri diku pak mё liberal se ishte lidhur me grupet atje nё Manastir pёr gjuhёn shqipe. Ai i kishte mёsuar edhe nёnёs tё lexoj dhe atёherё ishte diçka e madhe qё burri tё merret me gruan. Kёshtu unё fitova dhe ndoqa Institutin femёror “Nana Mbretёreshё “quhej atёherё, 8 vjet. Ne kishim profesor shumё tё mirё, tё tёrё tё pёrgatitur jashtё, nё Stamboll, nё Vjenё, nё Itali. Shkolla ishte shumё e fortё, me gjuhё tё huaja dhe tё tjera. Unё qё nё 1936 jam marrё me lёvizjen revolucionare, se kjo shtypje nё familje, ose qё shikoja nё vajzat e reja ndikoi tek unë. Isha tip i tillё qё lexoja shumё, dёgjoja shumё, por edhe vuaja vuajtjen e grave dhe tё vajzave, se unё fitova, por ato ishin tё tёra nё shtёpi. Takoheshim, rrinim bashkё. Qё nё 1936 unё kam shkruar dhe nё shtyp. Ka dalё qё unё e kam shpallur se do tё vijё njё ditё qё ne do ta kalojmё kёtё gjё dhe duhet ta kalojmё. Jam njohur me Qemal Stafёn me lёvizjen komuniste, jam pёrfshirё nё kёto grupet komuniste qё nё 1937-ёn. Pastaj, natyrisht, unё u pёrfshiva nё lёvizjen e rinisё antifashiste, u zgjodha nё Komitetin Qendror tё kёsaj lёvizje ku sekretar politik ka qenё Qemal Stafa, i cili ishte njё i ri i shkёlqyer, 19 vjeç. Ishte i dalluar nё burgje. Pёr fat tё keq, shoku i afёrt i Enverit, gjashtё muaj pas themelimit tё Partisё, u rrethua nё njё bazё, qё ishte si ilegale dhe u vra. Pra, unё u lidha qё nё 1936 – mё bёn pёrshtypje jeta e brendshme – isha lidhur me kёta tё Botёs sё Re, qё nxirrnin revistёn “Migjeni”. Ishin dy –tre gra aty tё njohura me emra, por nuk ёshtё nevoja tё ndalemi. Ishin mё tё moshuara, kёshtu qё u lidha me to, bёnim njё veprimtari dhe lexonim. Do thosha se në mendonim pёr Bashkimin Sovjetik, por letёrsia vinte nga perёndimi, nga Franca, se andej vinin studentёt, vinin libra. Ndaj lexonim Barbyse, Ibsen, Ibanjez, Dikens, bile edhe Dostojevskin e Tolstoin, por tё pёrkthyer. Pastaj, pasi plasi Lufta e Dytё Botёrore dhe pas themelimit tё Partisё Komuniste, neve u angazhuam pёr nё luftё. Unё personalisht si anёtare e Komitetit Qendror tё Rinisё kam punuar dy vjet ilegale. Bёra 4 muaj mёsuese, pasi mbarova Institutin. Nga demonstratat u kompromentova. Erdhёn tё mё arrestojnё. Shpёtova. I ika arrestimit, u fsheha dhe qendrova ilegale pёr dy vjet. Kam punuar kёtu nё Tiranё, pastaj 9 muaj dola jashtё nё male.

    J.Bugajski: Dua t’ju ndërpres pak, para se të vazhdoni më tej. Partia u themelua në mënyrë të pavarur, apo mos ndoshta Bashkimi Sovjetik dhe jugosllavët luajtën një rol për themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare.

    Nexhmije Hoxha: Nё kёtё kohё qё vendi ishte okupuar dhe plasi dhe Lufta e Dytё Botёrore kёto grupet tona komuniste ishin nja tre-katёr. Unё kam qenё tek grupi I Shkodrёs. Enveri ka qenё nё grupin e Korçёs. Nuk njiheshim. Jemi njohur pikёrisht nё kёtё mbledhjen e rinisё qё kemi bёrё. Ata donin tё bashkoheshin, por grindeshin me njёri-tjetrin, jo jam unё i parё, jo je ti e kёshtu qё u kёrkua ndihmë nga Jugosllavia, qё tё luante njё rol arbitri pёr tё bashkuar komunistёt. Neve ju drejtuam Jugosllavisё se mund t’i drejtoheshim edhe Italisё, se kemi patur mjaft lidhje me komunistёt italianё, por e para ata ishin okupatorё nё vendin tonё dhe ishte mё e vёshtirë, kurse me Jugosllavinё ne kishim dhe problemin e Kosovёs dhe prandaj e gjetёm mё tё pёrshtatshme. Kanё ardhur kёtu pёr tё ndihmuar nё kёtё drejtim dy persona: Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha. Miladin Popoviçin e kemi çliruar ne vetё se ka qenё nё njё kamp këtu. E kishin arrestuar fashistёt atje se ishte sekretar politik nё Prishtinё. Nё fakt, kёtu ka njё problematikё tё tёrё, se ndihma e tyre nuk ia vlejti, se vetёm sa e dёmtoi luftёn tonё Nacional- Çlirimtare. Nё ç’pikёpamje? Se akuza nga kundёrshtarёt tanё, nga pala kundёrshtare ishte se Partia Komuniste Shqiptare ishte nёn ndikimin e Jugosllavisё, kurse alergjia e gjithё shqiptarёve lidhur me Serbinё ёshtё shekullore. Pra, nuk ishte gjё e re lidhur me marrёdhёniet, por sidomos me trajtimin qё i ka bёrё shqiptarёve tё Kosovёs, dhe gjithё shqiptarёve qё mbeten nё trojet matanё. Kjo tezё ka rёnё nga historianёt tanё mё tё pёrgatitur, por edhe historianë kosovarë. Dhe vetё Gjilasi qё ishte ideologu i dytё i Titos, kur u nda nga Tito sigurisht e ka vertetuar, e ka deklaruar qё nuk ёshtё e vёrtetё. Por, unё mund tё them qё kёto grupe u bashkuan dhe Enveri kishte njё rol tё veçantё nё kёtё drejtim. Pse? Sepse ai nuk ishte pёrzier nё asnjё grup nё fillim, dhe mё pas, pasi u kthye nga Franca, ai ishte profesor nё liceun e Korçёs. U lidh me grupin e Korçёs. Kundёrshtarёt kanё pёrdorur tezёn qё Enveri nuk ishte i organizuar, por grupi i Korçёs dhe kryetari i tyre e mori nga rruga se ishte dhe musliman se u duhej edhe njё musliman pasi të gjithё ata tё Korçёs ishin ortodoksё. Kjo ёshtё njё tezё shumё banale, ndaj dhe jam e detyruar tё them dhe e kam pёrdorur kёtё qё: nё 15 anёtarёt e kёsaj mbledhje 3 ishin intelektualёt. Ishte njё Koço Tashko, mё i moshuari, por qё aty kishte njё vend nderi , (tё mos japё shumё hollёsira). Thoshte jam lidhur me Kominternin edhe kishte ngatёrruar shumё grupet, dhe kёshtu u vendos qё ai tё mos kish tё drejtёn tё zgjidhej dhe u la mёnjanё. Dy tё tjerёt ishte Enveri dhe Qemal Stafa, por Enveri ishte 12 vjet mё i moshuar sesa Qemal Stafa dhe kishte njё eksperiencё shumё mё tё gjerё se ai. Qemal Stafa ishte 19-20 vjeç nё atё kohё. Enveri kishte njё formim tё dyanshёm nga njё pikёpamje patriotike dhe revolucionare. Vinte nga njё familje nga Gjirokastra. Gjyshi i tij ishte pjesmarrёs nё Lidhjen e Prizrenit, kurse xhaxhai i tij mori pjesё nё mbledhjen e shpalljes sё Pavarёsisё nё Vlorё. Kёshtu nga familja kishte kёtё edukatё. Gjirokastra, gjithashtu, ёshtё nё kufi me Greqinё dhe kanё pasur gjithnjё fёrkime dhe kontradikta, jo vetёm me propagandёn, por edhe me agresione. Dhe thonё qё shtёpia e Enverit qё ёshtё djegur mё 1913 ёshtё njё variant qё ёshtё djegur nga grekёt. Xhaxhai i Enverit ka qenё shumё aktiv, ka qenё Kryetar i Bashkisё nё Gjirokastёr, ka marrё pjesё edhe nё çetat me armё dhe njё nga iniciatorёt e Klubeve Patriotike. Pra, sa ishte nё Gjirokastёr, nё moshёn e re, nё adoleshenёn e tij, Enveri pati njё formim patriotik. Mё pas shkoi nё liceun e Francёs dhe atje filloi edukimi lidhur me principet e revolucionit francez, dhe jo vetёm, pasi ai ishte shumё i dashuruar pas historisё, kishte lexuar shumё. Ai u regjistrua nё Monpelje. Qendroi tre vjet, por nuk e ndoqi pёrveçse njё vit. Ju ndal edhe bursa qё ju dha nё lidhje me rezultatet nё liceun e Korçёs. Ai e ndёrpreu se ju dha botanikё dhe, ai nuk e donte botanikёn, donte histori dhe çёshtje shoqёrore. Kёshtu qё pa interes, ai e la atё. Kjo çёshtje ёshtё pёrdorur shumё tani: jo Enver Hoxha nuk ka diplomё universiteti, por ai u lidh me tё gjithё grupet marksiste nё Francё dhe i ndiqte ato vazhdimisht. U regjistrua mё vonё nё Belgjikё. Njё histori tjetёr kjo, qё prapё e kundёrshtoj. U bё konsull nё Belgjikё, por nuk e bёri mbreti Zog. Por, siç ёshtё rregulli bёjnё dhe Konsuj Nderi, dhe ai ishte njё aristokrat belg dhe e mori si sekretar Enverin. Atje ai u regjistrua nё Fakultetin Juridik. Ndoqi gjithё kёto mitingjet e frontit popullor nё ato vite, qё bёheshin nё Francё. Krijoi lidhje me gazetёn “L’Humanite”, me Pol Vajan Kuturie. Kёshtu qё ai e kishte njё formim edhe revolucionar, por jo vetёm. Dhe qё kёtu kish njё frymё rinia jonё. Ishte inteligjenca e re qё po ngrihej, e vjetra kish njё farё formimi oriental. Dhe kёshtu nё mbledhjen e parё, u mor njё vendim i drejtё, qё pёr shkak tё grindjeve mes grupeve u vendos qё asnjёri tё mos zgjidhej kryetar dhe, se puna do ta tregonte. Kjo ёshtё pёrdorur se dalin dhe thonё: Ou! Zbulim, nuk ёshtё e vёrtetё qё Enveri ёshtё themelues i Partisё. Por kёtё nuk e ka thёnё as Enveri, as ne nuk e kemi thёnё. Kjo ёshtё shkruar nga tё tjerёt mё vonё . Nё fakt ai u dallua nga tё tjerёt, sepse u la si sekretar pёr Tiranёn, kur u bё konferenca. Pse kёtu nё kryeqytet?.. Se kёtu ishte lёvizja mё e gjallё. Enveri jo vetёm qё pati atё edukatё qё unё thashё, por ai e njihte tё gjithё ambientin nacionalist dhe kёtё e kishte krijuar edhe nёpёrmjet kunatit tё tij, burrit tё motrёs qё ishte antizogist i emigruar, por edhe me tё emigruarit shqiptar antizogistё nё Francё, ai kishte krijuar njё lidhje. Konareja quhej ajo e Parisit. Kёshtu qё filloi punёn me ta pёr tё aktivizuar frontin Nacional-Çlirimtar. Njё gjё qё desha ta theksoj, kur u formua partia mё 8 nёntor tё 1941 ёshtё fakt qё nё programin apo thirrjen qё ju drejtua popullit nuk u vendosёn parrullat e internacionalizmit proletar, por kryesisht bashkimi i shqiptarёve pёr çlirimin e atdheut, dmth bashkimi pa idelogji, pa marrё parasysh ideologjinё, fenё dhe krahinёn. Nё bazё tё kёsaj u thirr pastaj edhe mbledhja shumё e rёndёsishme e Pezёs nё shtator 1942. Aty morёn pjesё shumё nacionalistё, jo shumё, 15 veta ishin gjithsej, ku kam marrё pjesё dhe unё si pёrfaqёsuese e rinisё dhe e gruas. Pёr historinё e Shqipёrisё ishte njё fakt qё pёr herё tё parё nё njё mbledhje tё tillё me rёndёsi historike kombёtare merrte pjesё njё grua.Aty ishin tё pranishёm edhe politikanë qё kishin marrё pjesё edhe nё Kongresin e Lushnjes- pjesё e historisё sonё kёto- por nё Kongresin e Lushnjes u vendos qё Tirana tё bёhej kryeqytet. Ishin tё pranishёm edhe tё tjerё, gjysma nacionalistë dhe gjysma shokёt tanё: unё nga rinia, Enveri dhe tё tjerё.

    J.Bugajski: Dua t’ju bëj një pyetje e cila është me interes të veçantë për historianët e rajonit. Mund të na jepni një ide se cilat ishin marrëdhëniet mes Enver Hoxhës e Titos, e thënë ndryshe mes Partisë Komuniste Shqiptare dhe komunistëve jugosllavë? Gjatë periudhës së luftës deri në vitin 1948, deri në prishjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

    Nexhmije Hoxha:Nё fakt neve fituam dhe çliruam vendin, por nuk qemё nё kushtet qё tё siguronim pavarёsinё e vendit. Nё Jaltё, siç e dini dy tё mёdhenjtё e botёs Çërçilli dhe Stalini, si tё thuash me njё laps tё kuq ndanё zonat e influencёs, dhe Çërçilli siç dihet mori Greqinё, kurse Stalini Jugosllavinё. Nё kёtё mbledhje nuk u pёrmend Shqipёria fare, por ishte kuptuar qё Jugosllavia kishte planifikuar qё Shqipёrinё ta pёrfshinte nё Federatё, kurse gjithё plani jonё dhe ёndrra jonё ishte- unё nuk e pёrmenda mё parё- por Enveri gjatё luftёs bёri aktivitete tё veçanta qё tё pёrgatitej edhe Kosova, qё t’i ngjitej Shqipёrisё, pas pёrfundimit tё luftёs. Ai u mundua shumё se atje ishte gjendje shumё e vёshtirё, sepse ndёrhynё nacionalistёt, pranuan prishjen e kufirit, dmth u vunё nё kundёrshtim me Kartёn e Atlantikut. Neve ishim plotёsisht dakord me kartёn e Atlantikut lidhur me ato dy çёshtje tё mёdha: e para njёherё vetёvendosja, qё ishte e pёrhershme dhe pёr kёtё janё bёrё edhe dy mbledhje, ajo e Bujanit dhe njё tjetёr. Pёrsa i pёrket kufijve ne thoshim që gjatё luftёs nuk na leverdis neve tё prishim kufijtё, sepse duhet tё pranojmё qё kemi bashkёpunuar me gjermanёt. Kёshilloheshin shokёt komunistё, shumё shkuan andej, u dёrguan nё Kosovё qё tё formonin njё lёvizje kundёr fashizmit, njё lёvizje kundёr kёtij bashkimi artificial dhe tё dёmshёm. Nё rast se nuk do tё pranohej kjo, ose nuk do ta kuptonin kёtё, Kosova nuk do tё kishte edhe atё pak autonomi qё e pati, por do tё dёnohej shumё rёndё. Kjo e Kosovёs ёshtё njё problem tjetёr shumё i gjerё. Tito nё fillim mendohesh për kёtё, edhe Enveri e dinte qё me anёn e Federatёs Ballkanike qё kishte Stalini me Dimitrovin mund tё zgjidhej edhe problemi i bashkimit tё Shqipёrisё dhe tё Kosovёs. Kjo ide ra pastaj mё vonё, se Stalini pa qё Tito donte ta drejtonte ky atё, bile nё bisedime tё zjarrta qё po dalin tani , qё po botohen nga arkivat ruse i thotё : Jo, jo, federatё Stalin, jo, jo federatё me Bullgarinё, dhe më vonё Shqipёria. Titoja i vuri bёrrylin Dimitrovit. Mirёpo Enveri pёr federatёn ka thёnё: Ide e mirё dhe duhet punё e madhe pёr kёtё. Kaq dhe kjo çёshtje pra. Por, sidoqoftё Jugosllavia, aq mё shumё qё kishte edhe njё lloj mbёshtetje nga Stalini dhe, unё them Enverit dy gjёra i lidhёn duart- siç themi ne shqiptarёt- nё veprimin e tij tё lirё. Menjёherё pas çlirimit, se ne morёm pushtetin, ai ishte komandant i pёrgjithshёm i ushtrisё, u bё kryesor u bё kryeministёr, ministёr i Jashtёm dhe ministёr i Mbrojtjes. I mbajti tё tria, por i kishte duart tё lidhura. E para, prej vendimit tё Jaltёs, qё nuk mund ta kundёrshtonim dhe e dyta, lidhur me indiferencёn dhe injorimin nga ana e Stalinit tё Shqipёrisё. Deri nё 1947, Shqipёria nuk kishte asnjё kontakt me Bashkimin Sovjetik, me udhёheqjen e partisё. Gjatё luftёs nuk erdhi asnjё ushtar. Asnjё ushtar sovjetik nuk ka shkelur kёtu. Nuk kishim asnjё lidhje me komandёn atje, vetёm çfarë dёgjonim Radio Moskёn, po nё kёtё mes edhe Radio Londrёn, mё shumё, çdo natё, por jo gjё tjetёr.

    J.Bugajski : Nëse s’do kishte qenë kundërshtimi i Stalinit, a do kishte këmbëngulur Tito më shumë për ta aneksuar Shqipërinë në Jugosllavi? A do të kishit rezistuar ju, qoftë dhe nga ana ushtarake, ndaj këtij veprimi? Kundërshtimi i Stalinit, prishja e marrëdhënieve në vitin 1948 mes Stalinit dhe Titos, nëse të gjitha këto s’do të kishin ndodhur dhe, nëse Tito e Stalini do të vazhdonin të ishin pjesë e Bashkimit, a do të ishte ushtruar presion i mjaftueshëm që Shqipëria t’i aneksohej Jugosllavisë? A e pengoi aneksimin e Shqipërisë kundërshtimi i Stalinit?

    Nexhmije Hoxha: Unё dua tё ndalem tek fakti se si u acaruan marrёdhёniet tona dhe qё ndryshoi krejt vlerёsimi i Stalinit lidhur me Shqipёrinё. Ndryshoi komplet. Pse ndodhi kjo? Jugosllavёt filluan t’ja kenё Shqipёrisё me shumё hile.Gjillasi ka shkuar qё nё 1944 tek Stalini dhe ai e pyeti: Çfarё ёshtё ky popull?. Nё 1946 ka shkuar Tito dhe ai e pyeti: A e njeh Enver Hoxhёn? I tha: Jo. Mirё tha- ata kanё disa kundёrshtime, por nuk ёshtё problem. Mirёpo, nё atё kohё, nё 1946, Stalini ishte njoftuar pёr manovrat dhe gjithё prapaskenat qё u organizuan nё Berat. Kjo ёshtё njё histori tjetёr tani se çfarё bёnё ata nё Berat, nё prag tё çlirimit tё Shqipёrisё. Erdhën kёtu dy vetё: Stojeviç dhe Dizareviç dhe ata morёn gjoja njё si mision ushtarak qё erdhi shumё shumё vonё. P.sh anglezi kishte ardhur, ishin tё parёt. Por ata erdhen direkt dhe morёn dhe Byronё dhe merrnin pjese nё mbledhjet e Byrosё. Organizuan edhe 4 veta nga tё Byrosё, kundёr Enverit dhe rrёzuan tёrë vijёn që ishte ndjekur deri atje, me shumё kontradikta- ёshtё histori tjeter. Merreni me mend, per 2-3 ditё do vinin nё Tirane, ishte çliruar edhe Tirana, qeveria ku ishte zgjedhur Enveri,tё gjithё kanё thёnё- edhe mendimi im ёshtё – edhe studjuesit kanё thёnё -edhe Enveri- sidoqoftё kur u rishikuan kёto e tregoi qё Tito nuk ёshtё se donte ta rrёzonte ose ta zёvendёsonte, ishte njё utopi, absurditet. Ai donte ta frikësonte, ta trembte qё pas kёsaj ai tё ishte njё udhёheqёs, por i pёrulur. Nё fakt kur ishte Tito dhe e tha kёtё fjalё kapёrceu Aleksandёr Rrankovic. Ky ishte Ministёr i Brendshёm, por ishte mё i egri qё ka bёrё kёrdinё nё 68-tёn nё Kosovё. Ai ndёrhyri menjёherё dhe tha qё Enver Hoxha, tё gjithё antarёt e Byrosё thonё qё nuk ёshtё partiak i fortё, prandaj ne i kemi vёnё Koçi Xoxёn si mё tё vjetrin. Koçi Xoxe ishte njё punёtorё teneqexhi. Ai kishte njё aktivitet. Jo injorant, por ishte njeri pa kulturё, po ata e vunё, se ai popullin nuk mund ta zёvёndёsonte nё asnjё mёnyrё, por si parti kёta mundoheshin. Ai ishte nga Korça, ishte ortodoks me prirje maqedonase, jo greke se kёshtu janё ndarё atje, dhe vёrtetohet me kёto qё tha Rankoviçi se edhe Enverin kishin arritur qё ta vёnё nёn kontroll. Kjo njihet edhe nё historinё e Partisё qё bёri kёrdinё nё inteligjencёn e partisё, bile dhe disa nga shokёt e Enverit ai i vrau. Enveri donte tё krijonte kontakt me Stalinin dhe vetёm tani nё bazё tё dokumenteve ruse – unё – se Enveri nuk ishte mё, mora vesh qё Enveri i ka bёrё njё letёr Stalinit nё 1946 dhe i ka thёnё se nё tё gjithё tentativat qё po bёn Jugosllavia ne kemi nevojё pёr ndihmёn tuaj. Por, thotё se ne duhet tё trajtohemi si vend i pavarur dhe i flet pёr tёrё Beratin, çfarё ishte bёrё atje, si mendonte ai pёr kёtё çёshtje. Kёshtu, kur i thotё Tito: Jo do tё rregullohet kjo punё- Po Berati?- thotё Stalini. Pra kishte vajtur fjala tek Berati. Dhe kjo del tani nga dokumentet. Pra filloi interesimi dhe filloi tё dyshoj Stalini- thonё studiuesit. Dhe nuk i interesonte dhe donte ta ndalonte kёtё ambicie tё Jugosllavёve ndaj Shqipёrisё. Unё kam njё fakt tjetёr pastaj qё Nako Spiro, qё ishte njё nga anёtarёt mё aktivё qё nё luftё, si tё thuash i dyti a i treti pas vrasjes sё Qemalit nё bashkёpunim me Enverin kanё pasё qenё nё bashkёpunim shumё tё mirё gjatё luftёs, por pas luftёs si duket ai kishte ca pakёnaqёsira lidhur me personin e tij, qё e vlerёsonte shumё mё lart. Nё Berat ai bёri njё gabim fatal. Ai i bёri njё letёr tё shkruar nё italisht me anё tё Dizajereviçit, qё ishte i rinisё, ia dorёzoi Titos kundёr Enver Hoxhёs, duke shfaqur pikёpamje pёr shokun e tij, por fshehurazi. Dhe kjo ёshtё njё gjё e dënueshme sigurisht. As Enveri, as unё, as neve nuk e kemi ditur kёtё gjё. Kur u ngrit çёshtja e akuzёs ndaj Jugosllavёve dhe ja pёrdorёn kёtё si shpata e Damokleut dhe, kur ato e deklaruan ky kishte ndryshuar pozicion, se e kuptoi kush ishin dhe u lidh prapё me Enverin. Ky, meqё nuk kishte familje, vinte dhe hante bashkё me ne. Bёnim si drekё pune bashkё. Unё isha prezent dhe po ju them se aty planifikonin si tё lidhemi me Bashkimin Sovjetik dhe, aty u vendos, meqё ky ishte Kryetar i njё Shoqate shqiptaro-sovjetike, unё isha nёnkryetare. Nё 1 maj tё 1945 shkuam nё Moskё dhe ai u ngarkua qё tё shkonte nё aparatin e Komitetit Qendror tё Bashkimit Sovjetik, ku tё bёnte njё kёrkesё pёr njё vizitё tё Enver Hoxhёs dhe tё delegacionit tё Partisё Komuniste nё Moskё. Ai nga ky takim erdhi shumё shumё i tronditur. Siç e morёm vesh, nuk takoi asnjё nga sekretarёt, por e pritёn atje nё Drejtorinё e Jashtme. Megjithatё, Enveri shkoi nё Beograd, diku nё korrik-gusht tё 1946. Vizita e parё e Enver Hoxhёs nё Beograd si delegacion qeveritar dhe, atje u nёnshkruan shumё marrёveshje pёr kёtё miqёsi, qё ishin shumё tё rrezikshme: pёr doganat, pёr valutёn, pёr shoqёri tё pёrbashkёta etj, etj. deri nё çёshtje tё ushtrisё. Enveri pastaj aty ngriti çёshtjen e Kosovёs me Titon. Kokё mё kokё, vetёm dhe i tha si do bёhet çёshtja e Kosovёs, se Kosova na pёrket. Tito i tha qё ёshtё e vёrtetё qё Kosova ju pёrket, por ne nuk e bёjmё dot tani kёtё hap. Nuk jam duke e cituar fjalё pёr fjalё, por kjo ishte nё thelb, sepse kёtё nuk do ta lejonte Serbia dhe kjo do tё na krijonte problem. Mirёpo para kёsaj vizite dhe qё dihej se ai do tё shtronte çёshtjen e Kosovёs dhe u fol pёr nёnshkrimin e marrveshjeve qё e bёnin Shqipёrinё shumё tё varur. Ky ёshtё dokument, qё ka folur me ambasadorin. Dhe tani dokumentet dalin qё ambasadorёt e çdo vendi, qoftё Laurentievi nё Beograd, qoftё ky nё Tiranё bёnin raportet e kёtyre bisedimeve. Kёshtu qё Stalinit i kishte shkuar ky raport para se tё shkonte Tito atje. Natyrisht ia ngriti Titos njё çikё kёtё çёshtje, dhe dukej se situata po precipitonte. Pas kёsaj erdhi menjëherё vizita e Enverit nё Moskё, dhe shkoi Enveri bashkё me tё nё korrik tё 47. Pas kёsaj Tito u aktivizua aq shumё saqё pёr çёshtjet ekonomike, bёnin plane. Ata i thoshin tanёve nuk duhet tё konsideroni Shqipёrinё, ёshtё pjesё e Jugosllavisё, haptazi. Ajo qe pika e fundit e gotёs sё ujit. Dhe pastaj qe vendimi i tyre pёr tё çuar dy divizionet nё Shqipёri, sepse kishte plasur lufta civile nё Greqi dhe gjoja pёr tё mbrojtur Shqipёrinё. Tito kёtё e bёri pa marrё aprovimin e Stalinit dhe bile njё leje jo direkte tё Enverit. Enveri dyshoi dhe mё pas Stalini i tha stop kёsaj çёshtje. Ky ishte fundi, qё edhe Stalini kuptoi se Tito po merrte njё rrugё tjetёr. Mё pas erdhёn letrat e Molotovit dhe Stalinit lidhur me Jugosllavinë, sepse nuk i interesonte ky veprim pavarёsie i Titos. Kjo i prishte dhe politikёn Stalinit, qoftё lidhur me Greqinё dhe marrёdhёniet qё kishte me aleatёt, ende ishte kjo fryma e aleatёve. Mund tё them qё edhe Shqipёria, Partia Komuniste, dhe Enveri vetё, ka ndikuar tek Stalini ose ka ndihmuar Stalinin qё tё kuptoj. Fakt ёshtё qё Stalini e priti pesё herё, jo nё Moskё. Nё Moskё ka shkuar shumё herё, por me Stalinin ёshtё takuar pesё herё, edhe takime kokё mё kokё: Ai, Stalini dhe pёrkthyesit tanё. Stalinit i interesonte tё merrte vesh. Ai kishte burime tё tjera pa diskutim, por njёherё e pyeti shumё nё hollёsi lidhur me popullin shqiptar, si rrjedh, nga ka ardhur. Njeri qё kishte interesa shumё pёr gjuhёn, kulturёn, zakonet etj. Sidomos ai u informua mirё lidhur me Jugosllavinё, nё thellёsi lidhur edhe me Greqinё. (Vijon)
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #2
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Enveri i kishte duart e lidhura nga krimet qe ja urdheruan Miladin Pordhovic, Dushan Mutgrosha dhe Futmakovic Tempo.

    Enveri dulla apo dylberi, Koçi Xoxen e hengri te gjalle kur ju tek.

    Sot karabinaja jugosllave nuk quhet PKSH, por PSSH.

    E marrte enveri mbrapa PS sa me shpejt !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Plaku..

    mir bere qe solle intervisten por me duket ka dhe pjese tjeter..
    shih mos i gjen te gjitha e silli.. se jan interesante..
    jan genjeshtrat e fundit qe prodhon zonja nexhi..

    kuptonet i ka sofistikuar.. e ambalazhuar mjeshterisht..prandaj duhen arkivuar ketu..
    vec asaj kuptojm dhe shum gjera tjera.. te problemeve bllokqenore edvin rucore e 21 janarore e vithe vidhers-ore..
    jan te mpleksura gjerat..
    po dhe punet e kosoves dalin deri diku..

    ..

  4. #4
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Hoxha: Ndjej trishtim, jo pendesë,

    Provojeni postoni intervisten e panedores zeze, mua nuk me lejohet ta postoj kete pjese!

    http://www.mapo.al/2012/03/22/hoxha-...erkon-mua-faj/

    shoqja e miladin mugoshes i harron krimet qe beni bashke ma shoket jugosellav ne shqypni,Kosove e Ylliride mbi 120.000 viketima! 70.000 shqypetar u vran vetem ne Kosove e Yllirde nga brigadat partizano shqipetaro-serbe. Nuk ka faj panedora e zeze jo...
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #5
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Nexhmije Hoxha: Ish-të përndjekurit, vjedhës lopësh.

    23 Mars 2012 - 07:00 | Intervista

    Nexhmije Hoxha: Ish-të përndjekurit, vjedhës lopësh. Në 50 vjet s'u vranë njerëz sa sot!
    Balkanweb

    NGA: JANUSZ BUGAJSKI

    TIRANE-Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e udhëheqësit komunist rrëfen në një intervistë për gazetarin Janusz Bugajski në “Albanian Screen” vitet në krah të Enverit. “Ndihma e serbëve për themelimin e Partisë Komuniste nuk ia vlejti, se vetëm sa e dëmtoi luftën Nacional-Çlirimtare. Si e njoha Qemal Stafën”, thotë Nexhmije Hoxha.
    Gratë kanë luajtur një rol të konsiderueshëm gjatë lëvizjes guerilase. Kjo theu traditat e shoqërisë patriarkale dhe tradicionale. Cili ishte roli i grave në lëvizjen partizane?
    Që në 1936 unë kam shkruar dhe në shtyp. Ka dalë që unë e kam shpallur se do të vijë një ditë që ne do ta kalojmë këtë gjë dhe duhet ta kalojmë. Jam njohur me Qemal Stafën me lëvizjen komuniste, jam përfshirë në këto grupet komuniste që në 1937-ën. Pastaj, natyrisht, unë u përfshiva në lëvizjen e rinisë antifashiste, u zgjodha në Komitetin Qendror të kësaj lëvizjeje ku sekretar politik ka qenë Qemal Stafa, i cili ishte një i ri i shkëlqyer, 19 vjeç. Ishte i dalluar në burgje. Për fat të keq, shoku i afërt i Enverit, gjashtë muaj pas themelimit të Partisë, u rrethua në një bazë, që ishte si ilegale dhe u vra.
    Cili ishte roli i jugosllavëve në themelimin e partisë?
    Në këtë kohë që vendi ishte okupuar dhe plasi dhe Lufta e Dytë Botërore këto grupet tona komuniste ishin nja tre-katër. Unë kam qenë tek grupi i Shkodrës. Enveri ka qenë në grupin e Korçës. Nuk njiheshim. Jemi njohur pikërisht në këtë mbledhjen e rinisë që kemi bërë. Ata donin të bashkoheshin, por grindeshin me njëri-tjetrin, jo jam unë i parë, jo je ti e kështu që u kërkua ndihmë nga Jugosllavia, që të luante një rol arbitri për të bashkuar komunistët. Miladin Popoviçin e kemi çliruar ne vetë se ka qenë në një kamp këtu. E kishin arrestuar fashistët atje se ishte sekretar politik në Prishtinë. Në fakt, këtu ka një problematikë të tërë, se ndihma e tyre nuk ia vlejti, se vetëm sa e dëmtoi luftën tonë Nacional-Çlirimtare. Në ç’pikëpamje? Se akuza nga kundërshtarët tanë, nga pala kundërshtare ishte se Partia Komuniste Shqiptare ishte nën ndikimin e Jugosllavisë.
    Nëse s’do kishte qenë kundërshtimi i Stalinit, a do kishte këmbëngulur Tito më shumë për ta aneksuar Shqipërinë në Jugosllavi?
    Unë dua të ndalem tek fakti se si u acaruan marrëdhëniet tona dhe që ndryshoi krejt vlerësimi i Stalinit lidhur me Shqipërinë. Ndryshoi komplet. Pse ndodhi kjo? Jugosllavët filluan t’ja kenë Shqipërisë me shumë hile. Gjillasi ka shkuar që në 1944 tek Stalini dhe ai e pyeti: Çfarë është ky popull? Në 1946 ka shkuar Tito dhe ai e pyeti: A e njeh Enver Hoxhën? I tha: Jo. Mirë tha- ata kanë disa kundërshtime, por nuk është problem. Mirëpo, në atë kohë, në 1946, Stalini ishte njoftuar për manovrat dhe gjithë prapaskenat që u organizuan në Berat. Kjo është një histori tjetër tani se çfarë bënë ata në Berat, në prag të çlirimit të Shqipërisë. Erdhën këtu dy vetë: Stojeviç dhe Dizareviç dhe ata morën gjoja një si mision ushtarak që erdhi shumë shumë vonë. P.sh anglezi kishte ardhur, ishin të parët. Por ata erdhën direkt dhe morën dhe Byronë dhe merrnin pjese në mbledhjet e Byrosë. Organizuan edhe 4 veta nga të Byrosë, kundër Enverit dhe rrëzuan tërë vijën që ishte ndjekur deri atje, me shumë kontradikta- është histori tjetër. Merreni me mend, për 2-3 ditë do vinin në Tiranë, ishte çliruar edhe Tirana, qeveria ku ishte zgjedhur Enveri, të gjithë kanë thënë - edhe mendimi im është - edhe studiuesit kanë thënë - edhe Enveri - sidoqoftë kur u rishikuan këto e tregoi që Tito nuk është se donte ta rrëzonte ose ta zëvendësonte, ishte një utopi, absurditet. Ai donte ta frikësonte, ta trembte që pas kësaj ai të ishte një udhëheqës, por i përulur. Në fakt kur ishte Tito dhe e tha këtë fjalë kapërceu Aleksandër Rrankovic. Ky ishte Ministër i Brendshëm, por ishte më i egri që ka bërë kërdinë në 68-tën në Kosovë. Tito dikur tha se të gjithë antarët e Byrosë thonë që nuk është partiak i fortë, prandaj ne i kemi vënë Koçi Xoxën si më të vjetrin. Koçi Xoxe ishte një punëtorë teneqexhi. Ai kishte një aktivitet. Jo injorant, por ishte njeri pa kulturë, po ata e vunë, se ai popullin nuk mund ta zëvëndësonte në asnjë mënyrë, por si parti këta mundoheshin. Ai ishte nga Korça, ishte ortodoks me prirje maqedonase, jo greke se kështu janë ndarë atje, dhe vërtetohet me këto që tha Rankoviçi se edhe Enverin kishin arritur që ta vënë nën kontroll. Kjo njihet edhe në historinë e Partisë që bëri kërdinë në inteligjencën e partisë, bile dhe disa nga shokët e Enverit ai i vrau.
    A e dinte Enveri të vërtetën për demonstratat në Jugosllavi në ’81?
    Jo. Madje këtu ka një problem që ka mbetur i paqartë, sipas mendimit tim, se janë disa gjëra që kanë dalë pas vdekjes së Enverit. Unë nuk e shpreh dot si e mendonte ai, por konkretisht: E para është pak e çuditshme se si Enver Hoxha nuk kishte dijeni që po ndodhte diçka në Kosovë, jo vetëm kur po përgatitej, por edhe kur plasi. Ai meqë kish kaluar një krizë, shkuam në Vlorë për pushime, në prill kur ndodhën ngjarjet dhe mori në telefon Mehmet Shehu. Natyrisht zbrita unë poshtë dhe fola. Mehmet Shehu më foli me një zë jo të natyrshëm të tij, ngadalë e ngadalë: Ka ngjarë diçka në Kosovë. Atje kanë plasur demonstrata. Madje një delegacion pedagogësh që kishim atje, kishin mbetur të izoluar, mezi kishin marrë leje për të dalë në Kukës. Shkoj shpejt dhe i them Enverit këtë. Enveri në moment thirri makinat dhe tha kthehemi në Tiranë, dhe u kthyem. Tani unë dhe tre ditë të tëra, menjëherë shkoj, jo në shtëpi, por atje ku mblidheshin këto, se kishim një si klub ne, jo zyrë se ishte pasdreke në mbrëmje, në shtëpinë e partisë thuhej. Mblodhi Byronë atje dhe tha çfarë është kjo? Dhe u mobilizuam natë dhe ditë, dhe u shkruajtën tre artikuj mbështetës që kanë mbetur në histori. Nuk kanë firmën e Enverit, por janë pothuaj të shkruajtura nga Enveri dhe ky mobilizim ishte aq i madh saqë në përfundim të kësaj në maj, ata thoshin që e kemi nxitur neve këtë lëvizje. Neve e mohuam këtë, dhe pastaj ai pësoi krizën më të rëndë të zemrës, nga lodhja e madhe. Tani meqë janë botuar këto dhe diskutohen shumë gjëra- atëherë një gjë thoshte Enveri që po sikur të jenë dorëzuar planet operative? Në 1981 kish ndodhur dhe ajo çështja e Mehmet Shehut, pas vetëvrasjes së tij, pra po sikur të jenë dorëzuar planet operative siç thoshin ata? Kështu që unë e vë tani pikëpyetjen se si ishte e mundur që Enver Hoxha nuk ishte në dijeni se çfarë po bëhej andej, kush e ndiqte këtë çështje? Të mos dinte Ministria e Brendshme? Neve dinim edhe mizat që fluturonin lart, ose nuk hynte dot njeri atje, dhe të mos dish që diçka po ndodhte atje dhe të mos e dinte Enver Hoxha? Unë isha në korent dhe dija çdo gjë që i thuhej atij dhe do e merrja vesh sidomos në një gjë të tillë që ishte dhe publike, nuk ishte një gjë tepër sekrete. Pra, nëse ka patur ndërhyrje nga Shqipëria për diçka ka qenë nga grupi agjenturor, që i interesonte, që ishin në shërbim, Kadri Hazbiu sidomos, se Mehmet Shehu ka qenë një çikë më ndryshe. Kadri Hazbiut i tha: “Ke mbaruar ti, vrit veten”. Pra ministri i Brendshëm nuk raportoi them unë. Ka një gjë tjetër pastaj, - kurse për këtë si përgatitje të përgjithshme kanë dalë këto në shesh tashmë, - njëherë e pyeta Enverin sa jemi ne të përgatitur.
    Si do ta përshkruanit atë periudhë për sa i përket ndikimit amerikan?
    Po ndalem që në fillim lidhur me marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Unë mendoj dhe, kështu është e vërteta e përgjithshme, që miqësia më e përhapur, që ligjet më të mira të popullit tonë, në vendin e parë e kanë Shtetet e Bashkuara, historikisht. E para, sepse për Shqipërinë në gjendjen e varfërisë së saj, papunësisë së saj, prapambetjes, Shtetet e Bashkuara ishin toka e premtuar. Kanë ikur emigrant, disa integroheshin atje, dihet kjo. Kanë krijuar ato shoqatat e tyre, Fan Noli, Faik Konica krijuan shtypin e tyre, shumë patriotik. Pastaj delegacione që dolën në mbrojtje të Shqipërisë. D.m.th kjo është kryesorja. Disa nuk u ambientuan dot dhe u kthyen. Për kuriozitet mund t’ju them që në Amerikë në atë kohë para luftës nga 1912-1913 shkuan edhe babai i Enverit bashkë me djalin e madh. Babai punoi në një fabrikë tekstile, pa mjeshtri, duke mbledhur gjëra dhe nuk rezistoi dot, nuk e përballoi dot dhe u kthye. Është për të qeshur se Enveri thoshte që më ka sjellë një xhaketë alla amerikane me katrore kështu të trashë dhe një stilograf të trashë.
    Më lejoni t’ju pyes. Ju përmendët rolin e Enver Hoxhës gjatë kësaj periudhe. A ishit ju një këshilluese e afërt?
    Mund t’ju them për më vonë në periudhën kur iku Enveri. Nuk kam qenë konservatore në periudhën e tranzicionit siç më konsiderojnë - një konservatore që kam frenuar shokët. Unë nuk kam qenë asnjëherë në Byronë Politike, më kanë propozuar po unë nuk pranova, as Enveri nuk ka qenë dakord. Kam qenë jashtë, nuk kam qenë vendimmarrëse dhe jam akuzuar se frenoja shokët që ishin për një ndryshim. Nuk është e vërtetë. Unë kam aprovuar pjesëmarrjen në Bashkimin Europian, dhe kam pranuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, dhe e kam në një dokument, që deri sot nuk e kam botuar dhe dua t’jua bëj të njohur juve. Kjo është bërë shkas që të ndahen shokë marksist - leninist me mua, pse unë mbështeta NATO-n, d.m.th tradhëtova vijën tonë.
    Populli akoma mendonte me të kaluarën, tjetër që jeta i bëri, këtu tashi na kanë harruar, na kanë braktisur, por atëherë nuk ishte ashtu dhe u ngritën ata dhe nga të gjitha rrethet u mblodhën në Gjirokastër, me delegacione. U njoftova që do të vinin në Tiranë të vendosnin monumentin në vendin që ishte. Të vinin ata në Tiranë dhe të vendosnin monumentin do të thoshte që në sheshin Skëndërbej të luftohej, si të thuash të krijohej konflikti, se do të dilnin dhe ata që e rrëzuan. Pra, vetë me popullin do të krijohej një gjakderdhje. Kështu që nuk ka qenë vetëm Ramiz Alia kundër gjakderdhjes. Kam qenë edhe unë dhe po them se kam pasur një rol edhe në gjëra që pastaj mua më kushtuan. Në çfarë pikëpamje, megjithëse unë isha pak e ftohur me Ramizin në atë kohë se nuk më pëlqeu mënyra si u procedua në rrëzimin e monumentit, sidomos nga ministri i Brendshëm ose sekretari ndihmës i Ramizit. Për këtë situatë unë shkova në zyrën e Ramizit. I thashë unë jam shoqe e vjetër, jam bashkëshorte e Enver Hoxhës. I thashë se ky grupi që po mblidhej donte të sulmonte Tiranën, kërkonte edhe dorëhqjen e tij. Unë i thash që do të shkoj në Gjirokastër dhe t’u flas këtyre njerëzve të mi dhe t’i bind që kjo gjë është një aventurë dhe kjo krijon një gjakderdhje, nuk mund ta lejojmë që të derdhet gjak. Dhe Enveri sikur të ishte gjallë nuk do të lejonte që kjo të ndodhte, jo më një monument i bronxtë atje. Mirëpo Ramizi tha, dhe të drejtë kishte - se kjo është një gjë shumë e rrezikshme për ty, nuk mund të udhëtosh. Jo nuk bëhet nuk mund të shkosh – më tha.Në të vërtet ishte gjendja shumë e rëndë, nuk mund të bëheshin udhëtime, të ndalnin në mes të rrugës. Dhe atëherë i thashë le të zgjedhin delegacionin dhe të vijnë në Tiranë. Epo tha shumë mirë, dhe kjo u bë. U zgjodhën 50 vetë nga rrethe të ndryshme, erdhën në Tiranë dhe shkova unë atëherë me Ramizin përkrah. Por, mua atëherë komunistët e vërtetë, se këta ishin vullnetarë të Enverit, ata nuk e pranonin Ramizin kërkonin dorëheqjen dhe atëherë nga ky gjest që bëra unë, se dola, fola atje në mbështetje dhe thashë se nuk është koha tani për dorëheqje - tani kë do vëmë, kujt do t’ia dorëzojmë. Atëherë mua më quajtën tradhtare.
    Ju faleminderit.
    Më vjen keq që shumë gjëra mbetën jashtë. Për të përndjekurit, them se një masë e madhe 5-6 mijë veta thonë, janë të tëra artificiale sepse vetë këto në 20 vjet nuk e kanë zgjidhur problemin e të përndjekurve, po bashkohen tani me opozitën ata. Opozita që do vota u premton të përndjekurve politikë që nuk janë politikë. Janë ata ordinerët që janë dënuar edhe për vjedhje të lopës atje në fshat, ku di unë ose që ka vrarë siç po ngjasin tani. Në 50 vjet nuk janë vrarë kaq njerëz sa janë vrarë gjatë 20 vjetëve, nuk janë vrarë jo. Do shihet nga historianët kjo.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #6
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    “Enveri i tha Kadriut: Ke mbaruar ti, vrit veten!”
    » Dërguar më: 23/03/2012 - 13:23
    Janusz Bugajski

    Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e udhëheqësit komunist rrëfen në një intervistë për gazetarin Janusz Bugajski në “Albanian Screen” vitet në krah të Enverit. “Ndihma e serbëve për themelimin e Partisë Komuniste nuk ia vlejti, se vetëm sa e dëmtoi luftën Nacional-Çlirimtare. Si e njoha Qemal Stafën”, thotë Nexhmije Hoxha.

    Gazeta Shqiptare
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #7
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Hoxha: Ndjej trishtim, jo pendesë, populli nuk më kërkon mua faj. Këta po rrjepin Shqipërinë

    Nexhmija sulmon librin e Fevziut: Është bërë me dokumente false. Në 20 vjet tani është bërë shumë më keq se në 20 vitet tona të para.

    Intervista e Nexhmije Hoxhës në “BUGAJSKI HOUR” në Albanian Screen.

    http://www.mapo.al/2012/03/22/hoxha-...erkon-mua-faj/

    Dhe ketu mund te lexoni per partizanet jugosllavo-shqipetar envero-miladinat,vjedhesit e vertete te lopeve dhe pulave.

    Batalioni Fuat Babani bente kontrabande me ushtrine greke

    http://www.standard.al/index.php/dos...ushtrine-greke
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  8. #8
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Monstra Nexhmije: S'kërkoj falje për krimet, Rama biri i një njeriu të lartë

    Nexhmije Hoxha: Nuk kam pendesë, nëse do të mundesha do t'i ridënoja sërish ish-të përndjekurit politikë

    Monstra Nexhmije: S'kërkoj falje për krimet, Rama biri i një njeriu të lartë

    Nexhmije Hoxha shfaqet hapur në mbrojtje të kreut të PS, Edi Rama, duke vlerësuar lart familjen e tij ideologjike të lidhur ngushtë me regjimin komunist. Përmes një interviste televizive, gruaja e diktatorit famëkeq Hoxha nuk ngurron të shprehë vlerësimet e saj për lidhjet e Partisë Socialiste me nomenklaturën komuniste. E veja e diktatorit shprehet e lumtur, që në krye të kësaj partie sot është Edi Rama, i cili siç citon vetë ajo, është biri i një njeriu të mrekullueshëm dhe të lartë, Kristaq Ramës. "Ja edhe tani që i kërkohet nga ndërkombëtarët që të përgjigjet për statusin e vendit kandidat, ai prapë sulmon opozitën duke e quajtur partia e Enverit, ose kryesinë e pinjollëve ose të fëmijëve të bllokmenëve, se kështu e quan edhe Edi Ramën, se ka patur një baba të mrekullueshëm, shumë njeri i lartë. Këto janë gabime që po bëhen në kurriz të popullit", shprehet Nexhmije Hoxha, duke vlerësuar Kristaq Ramën. Ky i fundit, autori i varjes në litar të poetit Avzi Nela. Dhe ky është vetëm një prej krimeve monstruoze që morën jetën e mijëra shqiptarëve, krime për të cilat, edhe dje pas 22 vitesh të rënies së regjimit komunist, Nexhmije Hoxha deklaroi se nuk ndien asnjë pendesë e aq më tepër, sipas saj, të kërkojë falje për to. Në mënyrë të prerë, ajo refuzon të kërkojë falje apo të ketë pendesë lidhur me vrasjet e mijëra të rinjve, grave e burrave gjatë regjimit hoxhist. "Mund të them se unë nuk kam përgjegjësi, se më quajnë kriminele mua - edhe nga shkrimtarë të shquar, se kam qenë gjithë ato vite anëtare e Komitetit Qendror dhe vendimet janë marrë atje, por jo për njerëz të caktuar, për këtë vendimet i merrnin të tjerët. Kam qenë deputete në të gjitha legjislacionet, këto po t'i mbledhësh në 50 vjet janë qindra mijëra vetë. Tani është fajtor gjithë ky popull për këto gjëra. Tani unë e ndjej që këtu ka gjëra që nuk më pëlqejnë as mua t'i dëgjoj. Unë as i kam ditur shumë gjëra. Nuk më pëlqen, më krijon trishtim, por pendesë nuk krijoj dot. Pse ata që më vranë mua gjithë shokët e shoqet 28 mijë, nga të Komitetit Qendror vetëm unë kam mbetur, të tërë u vranë. Kush ka kërkuar falje për këto, kush ka kërkuar gjer më sot. Ata në fakt kanë ardhur, kanë zënë vend si deputetë tani, pse do t'u kërkoj atyre falje, popullit po, por ai nuk më kërkon mua faj", vijon Nexhmije Hoxha. Madje e veja e diktatorit shfaqet po aq hakmarrëse edhe sot, 22 vjet pas rënies së diktaturës, ndaj ish-të përndjekurve politikë, duke bërë të qartë se nëse do të mundej do t'i ridënonte sërisht ata. "Ne i kemi dënuar ata, të tjerë që nuk ishin dakord kishin marrë përsipër të pranonin se ishin të asaj pikëpamjeje, për shembull, të Ballit Kombëtar. Kur u bë Konferenca e Parisit delegati i Greqisë, dokumentat i kishte nga Mustafa Kruja, nga një shqiptar, me ato na luftoi neve dhe këto që kanë ardhur janë bijtë e tyre. Përveç kësaj, një masë e madhe 5-6 mijë veta thonë, janë të tëra artificiale, sepse vetë këto në 20 vjet nuk e kanë zgjidhur problemin e të përndjekurve, po bashkohen tani me opozitën ata. Opozita që do vota u premton të përndjekurve politikë që nuk janë politikë. Janë ata ordinerët që janë dënuar edhe për vjedhje të lopës atje në fshat, ku di unë ose që ka vrarë siç po ngjasin tani", vijon ajo. Me të njëjtat argumente si dhe Edi Rama, e veja e diktatorit flet për situatën ekonomike, duke cilësuar me po të njëjtat fjalë të kreut të PS, se Shqipëria po bën hapa mbrapa dhe situata ekonomike është përkeqësuar. "Më vjen keq, por çështja për mua nuk ka shkuar përpara, por ka shkuar mbrapsht, në kuptimin që për shumicën e popullit jeta nuk është përmirësuar, por përkundrazi është përkeqësuar", shprehet Nexhmije Hoxha. Dhe pasi shprehet besnike ndaj të gjithë zinxhirit monstruoz që ajo dhe diktatori Hoxha i solli vendit për 50 vite rresht, tortura, persekutime, vrasje nga më çnjerëzoret, ajo shfaqet e pakënaqur me trajtimin që i ofrohet, duke kërkuar kujdes dhe vëmendje. "Se këtu na dhanë, këtu e dini ju atë teorinë se të gjithë dhanë diçka dhe morën shtëpinë që u bë pasuri e tyre, kur u bë ndryshimi. Mua më thanë sa të dalësh nga burgu, por edhe sot mua shtëpi nuk më kanë dhënë. Unë marr 250 dollarë në muaj, ku përfshihen edhe 30 dollarët e veteranës së Luftës Nacionalçlirimtare. Unë kam punuar 70 vjet vetëm për emancipimin e gruas dhe nuk kam asnjë favor tjetër, 150 dollarë paguhet elektriku dhe telefoni dhe një grua, se unë kam një punëtore që vjen disa orë e më ndihmon, se unë jam e vetme, djalin e kam ngjitur këtu, rri veç, por komunikojmë." shprehet Nexhmije Hoxha.

    RD
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 23-03-2012 më 15:15
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  9. #9
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    edhe moderratori i kesaj teme e paska qef historin e partajs, ndaj shuan kumentet dhe lejon çarçafe pas çarçafi te pllak zombise ... apo vete moderratori mund te jete ???!

  10. #10
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    vertete shqypetaret e kan fajin. Si lejohen te neperkembet nderi nje kombi nga lloji monstres kuleqeder dhe monestrave qe ajo krijoi!
    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    http://www.lajmishqip.com/wp-content...er-200x300.jpg

    Nexhmije Hoxha: Nuk kam pendesë, nëse do të mundesha do t’i ridënoja sërish ish-të përndjekurit politikë

    Nexhmije Hoxha shfaqet hapur në mbrojtje të kreut të PS, Edi Rama, duke vlerësuar lart familjen e tij ideologjike të lidhur ngushtë me regjimin komunist. Përmes një interviste televizive, gruaja e diktatorit famëkeq Hoxha nuk ngurron të shprehë vlerësimet e saj për lidhjet e Partisë Socialiste me nomenklaturën komuniste. E veja e diktatorit shprehet e lumtur, që në krye të kësaj partie sot është Edi Rama, i cili siç citon vetë ajo, është biri i një njeriu të mrekullueshëm dhe të lartë, Kristaq Ramës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 23-03-2012 më 15:17
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •