Mëshiruesit i përfshin mëshira e përkryer e Allahut.
Në këtë kontekst kanë ardhur argumente të shumta nga hadithet e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-em. Transmeton Ebi Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: ”Nuk ngrihet, nuk largohet mëshira pos nga zemërkeqi.”1
Madje Islami i mbulon me mëshiren e vet edhe kafshët. Transmeton Ebi Umamete, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush mëshiron, qoftë ajo mëshirë edhe ndaj kafshës që theret, Allahu do ta mëshirojë atë në Ditën e Gjykimit."2
Transmeton Kurrete dhe thotë se një njeri ka thënë: "O i Dërguar i Allahut, unë ther dashin e të jem i mëshirshëm?" Muhamedi sallAllahu alejhi ve sel-lem tha: ”Dashin, nëse e mëshiron, Allahu të mëshiron ty.”3 Dy herë është falur personi për mëshirën e tij ndaj qenit. Ai kishte parë një qen të etur para ngordhjes e me këpucën e tij kishte nxjerrë ujë nga pusi duke e shpëtuar nga ngordhja, Allahu e falënderoi atë, ia fali mëkatet atij ."4
Abdullah ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: "Ishim në udhëtim me Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem derisa ai u largua për nevoja të veta. Ne vërejtëm një deve me të voglin e saj, ia morëm të voglin dhe kur erdhi nëna e saj, bënte sikur kërkonte të voglin e saj. Erdhi Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe tha: ”Kush e ka shqetësuar për të voglin e saj? Kthejani të voglin asaj.” 5
Shiko këtë mëshirë madhore për të cilën bën thirrje Islami, pastaj medito vepruesit e këtyre veprave: fëmijët mbeten jetimë, gratë mbeten të veja, shpirtrat pikëllohen, zemrat frikësohen, pasuria shkatërrohet. E, ku është mëshira e Allahut, sikur të logjikonin?
[1] Trans Ebi Davud 4942, Tirmidhiu 1923, e ka bërë të mirë Albani Allahu e mëshiroftë në “Sahih el Xhamii”, 7467
[2] Trans Buhariu në “ Edebul Mufred” 381, e ka bërë të mirë Albani Allahu e mëshiroftë në “ Sahih Edebul Mufred” 294.
[3] Trans Buhariu në “ Edebul Mufred” 373, e ka bërë të mirë Albani Allahu e mëshiroftë në “ Sahih Edebul Mufred” 287
[4] Trans Buhariu 2466, Muslimi 2244 hadithin që e transmeton Ebi Hurejra
[5] Trans Ebu Davudi 2675, e saktësoi Albani në “Sahih Suneni Ebi Davud” 2329
Burimi: Revista Delirje dhe Edukim/nr, 6
Krijoni Kontakt