Shejkh Muhammed ibėn Salih El-Uthejmijn (Allahu e mėshiroftė) u pyet:

A lejohet gėnjeshtra e atij qė bėn shaka, d.m.th. gėnjeshtra me shaka?

Pėrgjigjia: Gėnjeshtra nuk lejohet as me shaka dhe as seriozisht, sepse ėshtė prej veseve tė ulėta, me tė cilat nuk cilėsohet askush tjetėr pėrveē hipokritėve. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė dėgjojmė nga disa njerėz, qė e ndajnė gėnjeshtrėn nė dy pjesė: Nė gėnjeshtėr tė bardhė dhe nė gėnjeshtėr tė zezė. Nėse gėnjeshtra shkakton dėm si ngrėnie tė pasurisė ose cėnim etj., ata e konsiderojnė kėtė gėnjeshtėr tė zezė, e nėse nuk pėrmban kėto atėherė e konsiderojnė gėnjeshtėr tė bardhė. Kjo lloj ndarje ėshtė krejtėsisht e kotė sepse gėnjeshtra ėshtė e gjitha e zezė, mirėpo tė zezės i shtohet e zeza sa herė qė dėmi ėshtė mė i madh.

Me kėtė rast i bėj thirrje tė gjithė vėllezėrve tė mi muslimanė qė tė ruhen nga ajo qė bėjnė disa mendjelehtė me gėnjeshtrėn e prillit. Dhe mendoj se tani afėr kėtė gėnjeshtėr e kanė marrė nga ēifutėt, tė krishterėt, mexhusėt dhe pabesimtarėt. Ajo me gjithė faktin qė ėshtė gėnjeshtėr dhe gėnjeshtra ėshtė e ndaluar nė Sheriat, ėshtė edhe ngjasim me jomuslimanėt. Dhe ngjasimi me jomuslimanėt ėshtė i ndaluar. Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) thotė: “Kush ngjason me njė popull ai ėshtė prej tyre.” Shejkhu-Islam Ibėn Tejmijje (Allahu e mėshiroftė) ka thėnė se zinxhiri i transmetimit tė kėtij hadithi ėshtė i mirė. Gjendja mė e pakėt e kėsaj ėshtė ndalesa, edhe pse nė aparencė kuptohet kufri (mosbesimi) i atij qė ngjason me ta. Me gjithė keto dy shkelje ajo ėshtė edhe poshtėrim pėr muslimanin para armikut tė tij, ngaqė siē dihet nga natyrshmėria njerėzore, ai tė cilin tė tjetrėt e imitojnė, mburret ndaj atyre qė e imitojnė dhe e sheh veten si mė tė vjetėr se ata, prandaj ai qė e ngjason u tregua i dobėt kur e ngjasoi. Pra ėshtė njė poshtėrim pėr besimtarin qė pason ata dhe qė ka si argument pabesimtarėt. Shkelja e katėrt ėshtė se kjo gėnjeshtėr e shėmtuar pėrmban ngrėnien e pasurisė pa tė drejtė, ose shkakton panik ndaj muslimanit. Se ndoshta i thotė familjarėve se do tė vij njė grup njerėzish, kėshtu qė nesėr tė gatuajnė shumė, mish etj.. Ose i frikėson me diēka qė i tmerron, si p.sh. filanin e shtypi makina dhe tė tjera gjėra tė kėtij lloji, tė cilat nuk lejohen.

Ёshtė detyrė pėr ēdo musliman qė t’i frikėsohet Allahut tė Lartmadhėruar dhe tė jetė krenar me fenė e tij, duke u lavdėruar dhe duke u mburrur me tė. Me qėllim qė tė ketė autoritet dhe tė druhen prej tij armiqtė e Allahut, si dhe ta respektojnė atė. Unė e garantoj atė qė krenohet me fenė e Allahut se ka pėr tė qenė krenar para njerėzve, dhe kushdo qė poshtėrohet para armiqve te tij, ka pėr tė qenė mė i poshtėruar tek Allahu dhe tek armiqtė e tij.

Prandaj o musliman, mos mendo se nėse i pason pabesimtarėt dhe sillesh me moralin e tyre ke pėr t’u ngritur nė vetet e tyre. Pėrkundrazi, ky ėshtė kulmi i poshtėrimit dhe ti e di mjaft mirė kėtė. Nese dikush tė pason ty nė veprat e tua, ti do tė mburresh me veten tėnde ndaj tij dhe ke pėr tė parė se ai do tė jetė i poshtėruar para teje sepse tė imitoi ty. Kjo ėshtė diēka e njohur dhe e ditur nė instiktin njerėzor. Armiqtė tanė duhet ta dijnė mirė, se ne jemi tė fortė dhe krenarė me fenė tonė dhe se nuk i japim rėndėsi atyre. Ne nuk sillemi me ta vetėm se duke iu pėrmbajtur Sheriatit tė Allahut, dhe ky Sheriat ėshtė pėr tė gjithė botėn pas dėrgimit tė tė Dėrguarit tė Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė). “Thuaj: O njerėz! Unė jam i Dėrguar i Allahut tek tė gjithė ju.” Ka ardhur nė hadith tė qėndrueshėm, se pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) ka thėnė: “Pasha Atė nė dorė tė tė Cilit ėshtė shpirti im! Nuk dėgjon pėr mua ndonjė ēifut dhe as i krishterė dhe mė pas nuk beson nė atė me tė cilėn erdha, vetėm se ka pėr tė qenė prej banorėve tė zjarrit.” Pėrderisa kjo ėshtė pėr ndjekėsit e Librave tė parė, atėherė ē’mendon me tė tjerėt prej pabesimtarėve. Kushdo qė dėgjon pėr Muhamedin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) dhe nuk e pason atė ka pėr tė qenė prej banorėve tė zjarrit. Pėrderisa ėshtė kėshtu atėherė pse ne muslimanėt poshtėrojmė vetet tona duke ndjekur dhe imituar tė tjerėt. Tė gjithė ne e njohim dialogun qė ndodhi midis Heraklit (tė parit tė romakėve) dhe Ebu Sufjanin kur ishte pabesimtar. Kur Ebu Sufjani u ruajt nga gėnjeshtra dhe nuk gėnjeu ndaj Pejgamberit tonė (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė) qė tė mos i konsiderohej si gėnjeshtėr, edhe pse ai dėshironte qė tė gėnjente kundėr interesit tė tė Dėrguarit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė). Pėrderisa ai ishte pabesimtar dhe nuk gėnjeu, atėherė po ti o besimtar, si do mundesh tė gėnjesh?

Pėrshtati nė shqip: Bledar Ali.
Delvinė, Rabiul-Akhir 1432 H.