-
Kohė
Hyra me vrap nė derėn e spitalit e kėrkova me sy nė korridor!
-Kėtej, kėtej! mė thirri njė infermiere duke tundur dorėn me nxitim, dhe e ndoqa teksa vrapoi nėpėr shkallė.
-Po ēfarė ka?! Ēfarė ka?! e pyeta unė teksa pėrpiqesha ta ndiqja pa u pėrplasur me doktorė a pacientė!
-Futu tek ajo dera aty! mė tha infermierja duke mė shtyrė te supi e duke ma treguar derėn me dorėn tjetėr.
Kalova derėn i hutuar e pa pasur kohė tė them gjė, njė infermiere tjetėr mė kapi prej krahu duke mė thėnė Shpejt, shpejt! e mė tėrhoqi nė drejtim tė njė shtrati ku ishin mbledhur tre katėr infermierė a doktorė, me pėrparėse tė bardha. Sa mė panė, ata mė liruan vendin te shtrati. Mbi shtrat ishte ulur njė plak qė mė kishte ngulur sytė dhe nuk mi ndante, ndėrsa kėmbėt nuk i arrinin nė tokė. Kishte flokė tė bėrė lėmsh e shumė tė thinjur, si ata qė jetojnė rrugėve. Kishte fytyrė tė lodhur e tė dėrrmuar, me rrudha qė i vizatonin vetėm vuajtje e ligėshti nė ballė, nė faqe e anash syve, aq sa dukej sikur dhe po tė donte tė qeshte me gjithė shpirt, sdo ti jepte dot fytyrės njė pamje prej tė gėzuari. Duart i mbante mbėshtetur mbi shtrat, ndėrsa sytė e lodhur e tė skuqur po mė lėshonin njė shikim aq shpues e tė palėvizshėm, drejt e nė kokėrdhokėt e syve tė mi, sa mezi ia shqita shikimin kur e ktheva kokėn nga mjekėt.
-Po ēfarė ka? Pse mė thirrėt?
Mė bėnė me dorė nga plaku, si me habi, sikur thonin: Ja!
-Po nuk e njoh! u thashė unė As e kam idenė se kush...
E ndėrpreva fjalinė sepse i ktheva prapė sytė nga ai dhe rashė sėrish pre e atij shikimi gozhdues, tė palėvizshėm e tė drejtpėrdrejtė. Kush ishte? I shihja lodhje, vuajtje e trishtim, por se ēkishte tjetėr ai shikim qė spo e kuptoja dot. Pse po mi ngulte sytė ashtu? Ēpriste nga unė? Sa mė shumė e shihja, aq mė shumė mė ngjallte diēka pėrbrenda qė mė shtynte ta shikoja po me aq ngulm. U afrova me ngadalė drejt tij, pa ia ndarė sytė, aq sa i shkova vetėm njė hap larg. Prapė vazhdonte tė mė shikonte, pa lėvizur fare. E afrova kokėn edhe mė shumė drejt fytyrės sė tij, me shumė ngadalė, e vetėm kur sytė tanė ishin vetėm njė pėllėmbė larg, papritur mė theri nė bark e kraharor njė dhimbje shumė e fortė, si humbje shpresash, si shumė vonė. Vura duart nė kokė e thirra O baba!
Mė doli gjumi. Ngrita kokėn e pashė rrotull. Isha nė dhomėn tonė; ajo po flinte; ora thoshte gjashtė e mėngjesit por ajo therja e pashpresė ishte ende nė bark (edhe pse mė e butė) dhe nuk iku as kur e shtypa stomakun me dorė. U ēova e hapa njė sirtar. Rrėmova disa foto e mora atė qė u kisha bėrė prindėrve kur shkova ti vizitoj pėr herė tė fundit. E afrova foton para hundės dhe pasi u ngula for shikimin nė sy, mora frymė lirshėm. Sy tė qeshur, tė rrethuar nga thinja e rrudha, qė u shkruanin paqshėm nė fytyrė vetėm gėzim e mall. Therja nga barku mė iku, por njė shije tė hidhur e kisha nė qiellzė. Zbrita poshtė, mora njė kafe, e piva ngadalė e shikoja orėn derisa tė shkonte shtatė, qė ti gjeja zgjuar kur ti merrja nė telefon.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt