
Postuar mė parė nga
Brari
Ta mbash nickun sic do vete..
Lexo mire..
e mo ja fut kot..
-------
Ja si e vrau Viktor Gushi 28-vjeēarin nga Vlora
» Dėrguar mė: 31/03/2012 - 13:20
Lajme te ngjashme
Fqinji: Ja si mė vidhte misrat nė arė Viktor Gushi
Datė: Mar 31, 2012
Nga i dėrguari nė Patos, Xhemil Beharaj
FIER -Bėmat e Viktor Gushit kanė tronditur banorėt e Patosit. Shumėkush nė fshatin Dukas Ēoban e kujton 45-vjeēarin si person problematik dhe tė mbrapshtė, por aktiviteti kriminal i tij pėr banorėt e zonės dhe jo vetėm ata, kalon kufijtė e njerėzores. Dje, Patosi e rrethinat e tij zienin nga lajmet rreth Gushit. Kushėrinjtė dhe bashkėfshatarė, kudo nė rrugė apo lokale diskutonin pėr autorin e grabitjes sė NBG Bank dhe vrasjes sė arkėtares Leonora Kaloēi e plagosjes sė rojės sė sigurisė, Skėnder Elmazi. Tė afėrm tė vrasėsit, por edhe banorė tė lagjes Dukas pohojnė se ia kanė harruar fytyrėn 45-vjeēarit. E ndėrsa Viktor Gusho personifikohet si njeri i mbrapshtė, banorė tė zonės flasin fjalėt mė tė mira pėr familjen Gusho. Prindėrit, motra dhe vėllezėrit e Viktorit janė njerėz shumė tė mirė qė nuk i bien askujt nė qafė. Pėr shkak tė sjelljes dhe veprimeve tė tij, ata nuk flisnin dhe nuk bėnin hyrje-dalje me askėnd nė fshat, madje as edhe me xhaxhain e tij dhe kushėrinjtė e parė. Nuk e marrim vesh sesi u shpėrfytyrua djali i kėsaj familje. Mbase pas divorcit me tė shoqen, ose nga ajo vrasja qė pėrflitet qė ka bėrė nė trazirat e vitit 1997, - shprehėn banorėt e fshatit Dukas -Ēoban. Gjatė bisedave me bashkėfshatarėt e Gushos, ne mundėm tė merrnim informacion mbi ngjarjen e 15 viteve mė parė. Organet e Drejtėsisė akoma dhe kėsaj dite nuk kanė hedhur dritė pėr kėtė ngjarje, ku mbeti i vrarė njė 28-vjeēar nga Vlora dhe qė pėrflitet tė ketė si autor Viktor Gushin.
VRASJA E
VITIT 1997
Banorėt e Dukas Ēoban bėjnė me dije se nė fshatin e tyre kishte mbėrritur njė djalė nga njė fshat i Vlorės. Bėhet fjalė pėr Ferdinant Balliun, tė cilin e kishin tėrhequr nga Vlora djemtė e tezes sė tij qė jetonin nė Dukas. Mėsohet se, 28-vjeēari ishte vendosur me banim nė Dukas, aty ku dhe banonte Viktor Gushi. Banorėt sqarojnė se falė kushėrinjve tė tij, vlonjati ishte punėsuar nė atė kohė nė njė ndėrmarrje nafte si dhe kishte gjetur edhe njė truall nė kėtė lagje ku po ndėrtonte shtėpinė. Sipas banorėve, vrasja e tij nga Gushi ishte aksidentale. Mė 23 mars tė vitit 1997, Viktori u grind keqazi me djalin e djalit tė xhaxhait tė tij. Nė sherr e sipėr, ai tentoi tė vriste kushėririn, Norin. Por, ky i fundit sapo ka parė Viktorin me pistoletė nė dorė ėshtė shtrirė nė kanalin anės rrugės dhe plumbat lanė tė vdekur nė vend Ferdinant Balliun. Ngjarja ndodhi vetėm 100 metra larg shtėpisė sė familjes Gushi, - tregojnė banorėt. Tashmė nė vendin ku ėshtė vrarė Ferdinant Balliu, familjarėt e tij kanė ndėrtuar edhe njė lapidar pėrkujtimor qė ndodhet vetėm pak metra nga ura qė kthen pėr nė banesėn e Viktori.
Krijoni Kontakt