Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Shoqëria shqiptare përballë realitetit - `Nëse nuk ka Zot- të gjitha lejohen`?!

    Kjo sentence tronditëse e vendosur në vend të titullit, për njërëzit që nuk kanë vlera shpirtërore të cilët kanë hequr dorë nga kristianizmi (dhe feja në përgjithësi) e përmëndur nga Dostojevski tek `Vëllezërit Karamazov`, për fat të keq ka gjetur heshturazi hapësirë të lirë në Shqipërinë e dyerve të shyera në shumë drejtime. Kjo frazë nihiliste e përdorur në formë aforizme në këtë roman Dostojevski si kristian i mirë që ishte ashtu si dhe Nietzche përmëndin që jet ë a njerëzore nuk mund të kishte rregull në se nuk do të ekzistonte Zoti dhe në fakt reflekton sot ateizmin e përhapur shumë në Shqipëri, e për pasojë paraqet në shoqërinë shqiptare ( sigurisht ndjehet rëndëshëm edhe në politkë) një anarki të plotë dhe një cthurje totale kryesisht në rininë e papunë dhe pa perspektive shqiptare, por dhe plot mënyra për të justifikuar veset, mekatet devijimet qofshin dhe ato në emër të integrimit dhe të të drejtave të njeriut-paradën e ardhshme të LGBT në Shqipërinë me guacke konservatore por të dëmtuar rëndë nga brenda qoftë nga emigracioni masiv prej 1.5 milion banorësh qoftë nga drejtimi i shtetit në sistemin post-komunist nga politikanë me mentalitete diktatoriale.
    Pavarësisht nga debatet në se e ka thënë apo jo Dostojevskii krishterë shprehjen në gojën e Ivan Karamazovit: ` Nëse nuk ka Zot – atëhere të gjitha lejohen`, vetë shprehja është një blasfemi e plotë ndaj Zotit, qoftë dhe dyshimi i shprehur, në shumë komente në internet (http://ëëë.infidels.org/kiosk/article42.html) thuhet se tek Romani i Dostojevskit është gjetur kjo shprehje, por shprehja e saktë e shkruar nga Dostojevski është: “If there is no immortality, there is no virtue`` - pra nëse nuk pavdekësi atëhere nuk ka as virtyt`.
    Mund të shprehim se tendenca në Shqipëri për të anash kaluar Zotin me qëllim që të lejohet të bëjnë cdo gje të pamoralshme e cila u shkakton kënaqësi mëkatare: qoftë perversionet sexuale si anëtarët shqiptarë të LGBT, qofshin në moszbatimin e ligjit nga ta që e bëjnë ligjin, qoftë nga korrupsioni galopant, qoftë nga drejtimi i në të gjitha hallkat e qeverisjes dhe i të tre pushteteve nga individë jo-profesionistë, qoftë nga divorcet e shtuara, qoftë nga papunësia, dhe pasiguria e jetës, - ka bërë që në Shqipëri të jetohet me vështirësi të mëdha dhe se shoqëria shqiptare të jetë në një udhëkryq të madh për shkak të degjenerimit dhe të largimit nga feja.
    Ashtu sikundër thotë dhe Fortlumturia e tij Anastas Janullatos në shkrimin e tij brilant tek gazeta `Ngjallja e muajit Mars 2012`- se kjo krizë financiaro-ekonomike që ka përfshirë botën por sigurisht dhe Shqipërinë, po ndikon në cthurrjen e elementëve të shoqërisë deri diku solide të shoqërisë shqiptare duke vrarë-dinjitetin, duke shkatërruar- moralin, duke dëmtuar rëndë mundësite e jetesës nëpërmjet punës së ndershme, duke reklamuar pa turp veset dhe mëkatet sikur të jenë virtyte.
    E vetmja mënyrë për të mposhtur frikën dhe pasigurinë për jetën dhe të ardhmen është ajo që ka thënë Gjoni: Testamenti i Ri: `Dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën` e cituar po në këtë artikull. Kriza e rëndë ekonomiko-financiare që ka prekur rëndë financat e disa vendeve të BE dhe në gjithë botën po ndikon në Shqipëri, dhe megjithë prekjen e lehtë në raport me ekonomitë e Greqisë, Italisë, Spanjës dhe Portugalisë, pasojat po ndjehen të rënda megjithë përpjekjet e qeverisë shqiptare, dhe këto pasoja po rëndojnë së bashku me cthurrjen socialo-morale të shoqërisë shqiptare e cila ndjehet kryesisht në politikën shqiptare, sepse kjo e fundit është në fakt gjeneratori i shkeljeve të ligjit, anarkisë, dhe ateizmit, duke dhënë në këtë mënyrë vazhdimisht shembullin negativ qoftë në përpjekjet e saj në prishjen e kritereve teknokrate dhe meritokrate të përzgjedhjes së njerëzve në drejtimin e politikës shqiptare, në zgjedhjet anormale, në krizat e vazhdueshme social-politike si ato të `92-`93, të `97 -`98, 2007, 2009, në uljen e dinjitetit të njeriut, në zbatimin e parimit djallëzor të kapitalizmit: `njeriu për njeriun është ujk`, dhe në gjenerimin e urrejtjes klasore.
    Shqipëria po vuan, shoqëria shqiptare lëngon nga sëmundjet e degjenerimit social-moral, intelektuali po gjendet para faktit se nuk është i nevojshëm, populli i është larguar Zotit dhe nuk po gjen mbështetjen që kërkon duke kërkuar ngushëllim tek amoraliteti, komunitetet fetare më tepër se respektojnë njëri tjetrin - sillen si Cicikovi me mikun e tij të ngushtë kur duan të hyjnë në derën hapur e harrojnë se përse kanë ardhur duke i bërë elozhe të tejzgjatura njëri tjetrit e për pasojë nihilizojnë qëllimin.
    Nuk mund të ngrihet një shoqëri ku lejohet gjithçka, nuk mund të ngrihet një shoqëri ku të lulëzojnë 100 lule e 100 ferra në se nuk do të kishte ligje qofshin ato dhe Mao-iste, nuk mund të ngrihet një shoqëri bazuar në shkeljen e ligjit nga më i forti, nuk mund të jetojë një shoqëri që harron Zotin, nuk mund të menaxhohet një shoqëri pa moral nga politikanë gjithashtu pa moral, e që shumë prej tyre kanë fituar postet me vota të vjedhura apo të hedhura në kutinë e gabuar, nuk mund të largohen 1.5 milionë njerëz nga vendi e të mos interesohesh për ta, nuk mund të largohen 1.5 milionë njerëz e të thuash se kemi ecur përpara, nuk mund të integrohemi në BE kur nuk plotësohen standardet sepse drejtuesit vetë janë pa standarde, nuk mund të integrohet vëndi në BE vetëm me integrimin e LGBT-ve, sepse të drejtat dhe liritë e këtij komuniteti nuk mund të jenë më të rëndësishme se sa liritë dhe të drejtat e 600.000 pensionistëve që marrin rroga nën minimumin jetik, etj, etj.
    Së fundmi nuk mund të mbijetojë një shoqëri në krizë, pa dashuri, pa afeksion, pa dhembshuri, pa shpresë, pa solidaritet, e pa vlera njerëzore, pa Zot.
    Le të shpresojmë që shoqëria shqiptare të veprojë njëlloj si përgjigja që i dha Ivan Karamzov –Aljoshës (vëllai i tij): `Nuk është se unë nuk e pranoj Zotin, Aljosha, vetëm se unë dëshëroj ti kthej borxhin me shumë respekt` (Vëllezërit Karamazov, pj 5, Kap4).

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Urime per shkrimin vetem se do te kisha evituar dashakeqet e fortlumtur , grabitqare dhe antikombetare , qe perfitojne dhe veprojne ne copetim te metejshem dhe mbeshtetes nga nje ane dhe perkrahes te genocidit , e gjithe kjo duke perfituar nga statusi qe gezon vendi : Shqiperia ne gjendje kome .

    Kendveshtrimi evropian na thote se :
    Kjo lloj krize , sigurisht me e theksuar ne Shqiperi , eshte menyre jetese edhe ne evrope tek demokracite evropiane qe e mbajne veten me tradite te krishtere por ne to mbizoteron absurditeti dhe degjenerimi i mohimit te Zotit .

    Per te mos folur per keqtrajtimin dhe rracizmin ndaj vete ketyre 1.5 milion shqiptareve qe permend .
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 01-04-2012 më 15:27
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778
    po mendoj se ke te drejte persa i perket mohimit te zotit,dhe nje nga faktoret eshte familja atesite , kurse faktori tjeter eshte papunesia- humbja e shpreses nga ateisti i cili nuk di ku te drejtohet e ku te shpresoje

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    Ne emer te Zotit dhe ne emer te fese jane bere miliona krime permes shekujve, kryqezatat, luftrat e kalifatit islamik(edhe ne europe).
    Mos ja vishni krimet vetem ateisteve, ka plot kamikaze islamike qe ne qofte se nuk do kishin besimin e verber do ishin njerez normale, jo kriminele

    Shqiperia deri ne kohen kur ishte shtet ateist me kushtetute, krimet ordinere i kishte afer zeros(perjashto krimet politike te diktatures). me futjen e fese u rriten dhe krimet. shqiptaret ishin me te varfer ne diktature.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Billy Joe : 04-04-2012 më 16:42

  5. #5
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    E vetmja gje qe me beri pershtyjpe eshte perdorimi i ëëë ne vend te www.
    Cdo gje eshte relative...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •