Agjensia e Lajmeve 01 Prill 2012
Policia e Shtetit, kjo piramidė e paaftė mashtruesish
Thuajse nė tė njėjtėn orė kur drejtuesit e Ministrisė sė Brendshme dhe shefat e rajoneve tė Tiranės po shikonin me njė ndjenjė euforie videon e intervistės sė Viktor Gushit, papritur erdhi njoftimi se njė person i paidentifikuar ėshtė futur nė qendrėn tregtare ETC, duke terrorizuar njerėzit pėr ti marrė atyre kursimet qė kishin nėpėr xhepa.
Dhe nė kėtė mėnyrė mjaftoi vetėm njė minutė qė qytetarėt tė bindeshin pėr propagandėn boshe tė krijuar nga shteti shqiptar dhe Drejtoria e Policisė, pėr gjoja zotėrimin e situatės apo vėnien e gjendjes nėn kontroll. Policėt paguhen nga taksapaguesit vetėm pėr atė minutė, por atėherė kur duhen ata mungojnė.
Kjo minutė qė terrorizoi tė gjithė tė pranishmit e qendrės tregtare hodhi poshtė me neveri fjalimet e Berishės pėr stabilitetin e rendit publik, apo leksionet e konferencave tė Ministrisė sė Brendshme pėr gjoja izolimin dhe skedimin e elementėve tė rrezikshėm qė qarkullojnė nė kryeqytet. Mjaftoi ajo minutė qė qytetarėt ta kuptonin se policia e shtetit shqiptar jo vetėm qė nuk ka asgjė nėn kontroll por ajo ėshtė kthyer nė njė lloj piramide manipuluese qė interesohet vetėm pėr imazhin.
Nė Tiranė ēdo ditė kėrcėnohen dhe grabiten me dhunė pronarėt e dyqaneve, punonjėsit e lokaleve, njerėzit e thjeshtė qė kalojnė nėpėr rrugė pasi kanė marrė ndihmėn sociale, pleqtė e vjetėr qė mbėshteten mbi bastun pasi kanė marrė pensioni, vajat dhe gratė, tė cilave nė mėnyrė mesjetare i shkulin nga qafat ndonjė zinxhirė floriri, apo ēantat e pėrditshme, fėmijėt e shkollave tė cilėve u rrėmbejnė celularėt, etj. Duket se Tirana ėshtė kthyer nė njė perandori tė pasigurisė ku jeta e pėrditshme komandohet nga krimi.
Mė shumė se sa nė njė metropol, Tirana eshėt kthyer nė njė panair hajdutėsh. Kėtu ėshtė bėrė shumė mė keq se sa nė Palermon e dikurshme dhe po aq keq sa nė Bogota tė Kolumbisė. Kėtu tė vrasin me pistoletė, po nuk u dorėzove shumėn e parave, tė tėrheqin zvarrė derisa tė shkulin zinxhirin nga qafa, tė thyejnė xhamin e makinės pėr tė vjedhur celularin, tė presin dorėn me thikė derisa tė lėshosh ēantėn, dhe tė futen natėn nga dritarja pėr tė vjedhur kursimet e muajit.
Njė alarm i paparė ėshtė ngritur sot para forcave tė rendit, nė formėn e njė emergjence por nė fakt pėrgjigja konkrete e kėtyre strukturave mungon. Nė vend tė platformave kundėr krimit, policia bėn shou me video-intervistėn e Viktor Gushit ku tregohet se si ata i ndezin cigaren tė akuzuarit, midis tė qeshurave, duke e pyetur me fjalėt: A e ke larė gjakun nga kėpucėt, apo nuk e ke larė?
Ēdo njeri qė shkon sot pėr tė denoncuar njė vjedhje, apo njė vjedhės e di fare mirė se nuk ka pėr zgjidhur asgjė nė zyrat e policisė, ku madje sot nuk tė pranojnė as tė protokollojnė denoncimin. Kjo pėr shkak tė ruajtjes sė imazhit qė tė mos koleksionohen shumė krime tė pazbuluara dhe nė mėnyrė qė nė mbledhjen e ardhme, Berisha tu japė uniformave blu, ndonjė medalje tjetėr trimėrie.
Sot ka qindra makina e motorrė qė u vidhen qytetarėve por askush nuk ka shpresė se mund tė zgjidhė ndonjė gjė nė zyrat policore. Humbja e besimit tė qytetarėve tek uniformat blu ėshtė njė nga fatkeqėsitė mė tė mėdha tė krijuara gjatė kėsaj qeverisjeje ku mė shumė se kurrė, policia ėshtė bėrė pjesė e problemit dhe jo pjesė e zgjidhjes. Policia kriminale kap nė rastet mė tė shumta, tė pafajshmit, ndėrsa policia rrugore gjobit mė shumė shoferėt qė janė nė rregull. Kohėt e fundit kjo polici, por edhe kryeministri ynė kanė shpėrthyer nė eufori pėr kapjen e Viktor Dushit, por ky ėshtė njė truk, ėshtė njė mashtrim.
Por edhe nėse policia arrin tė neutralizojė njė Viktor Dush, pasi ai ka vrarė e plagosur disa qytetarė tė Tiranės, kjo ėshtė shumė pak. Pėrsėri dhjetėra hajdutė e vrasės tė tjerė qarkullojnė nė Tiranė, tė gatshėm pėr tė vjedhur e pėr tė shkaktuar viktima tė tjera tė pafajshme.
Disa prej kėtyre hajdutėve iniciohen nga nevoja pėr bukėn e gojės, tė tjerė nga vesi i krimit. Dhe kėta tė dytėt nuk janė si Viktor Gushi i Videos, qė mbante ndonjė qese me vete. Kėta nuk janė si Viktori qė pasi bėnte vrasjet, dilte pėrsėri nė rrugė me tė njėjtat rroba e tė njėjtat atlete. Ata mund tė jenė me silenciatorė dhe tė shoqėruara me grupe banditėsh. Pėr kėtė arsye kryeqyteti ėshtė i pasigurtė dhe qytetarėt ecin mbi mina. Atyre sikur tė mos u mjaftonte papunėsia, vėshtirėsia ekonomike, sėmundjet, apo problemet e tjera, tani duhet tė kenė kujdes edhe nga kolera e re, qė ka rėnė nė Tiranė nė formėn e njė epidemie, nėpėrmjet grabitjeve dhe vrasjeve, tė cilat po shtohen ēdo ditė e mė shumė.
Por viktimat e vjedhjeve nuk guxojnė tė shkojnė nė polici, sepse e dinė qė atje nuk zgjidhin gjė. Ngaqė policėt e shėrbimit mund tė jenė nė kulmin e ekstazės, duke parė videot e triumfit tė tyre mbi krimin. Tė asaj Videoje, ku Viktor Dushi u tregon policėve se si e vinte nė kokė kapelen-maskė dhe se si merrte qesen e zezė me vete kur fillonte ditėn e punės.
Ilir Bushi
Krijoni Kontakt