Close
Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 94
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KJ


    --


    Profili ne Facebook, Gushi i "marrosur" pas Rames dhe PS

    Klodiana Kotorri

    Ai u arratis nga Shqiperia ne vitin 1989, kur ishte vetem 20 vjec dhe e gjithe jeta e tij me pas mund te cilesohet si e deshtuar me nje sere krimesh mbi supe. "Jeta ime ka qene e deshtuar ne te gjitha aspektet, nuk ndjej meshire per asgje. Kush me kundershton une i dhuroj plumbin". Qetesia e Viktor Gushit teksa thoshte keto fjale kane habitur jo pak grupin hetimor i cili ka mundur te ndertoje profilin e tij qysh kur ai ka qene adoleshent. Burime nga policia thane per gazeten "Koha Jone" se ne vitin 1989, Viktor Gushi u arratis nga Erseka per ne Greqi. Ai u rikthye ne vitin 1992, vit ne te cilin u martua. Por pas disa vjetesh ai u divorcua nga bashkeshortja per shkak se nuk punonte dhe ushtronte dhune. Ne Shqiperi ngriti nje biznes bilardo i cili deshtoi pak kohe me pas. Per te fituar para ai u largua serish ne Greqi ne fund te vitit 1996 ku nisi te punonte por pa sukses. Sipas deklarimeve te tij, puna e ndershme ne Greqi ishte e rende dhe jo fitimprurese. Keshtu ai nisi te trafikonte lende narkotike por u kap nga policia greke. Per trafik droge ai u denua ne Greqi me 14 vite burgim. Per me shume se 5 vjet ai qendroi ne nje burg ne shtetin grek por u lirua pasi perfitoi nga nje falje. Pas debimit nga Greqi, ai u rikthye serish ne Shqiperi ku do te jetonte i vetem, pasi tashme ishte ndare nga bashkeshortja. Pa profesion dhe pa ambicie per te punuar ndershmerisht me qellim qe te fitonte para per te jetuar, Viktor Gushi nisi te mashtronte njerezit. Duke rrefyer per te shkuaren e tij para oficereve te policise kriminale 44-vjecari u shpreh se nuk deshironte shuma parash vetem per te jetuar por edhe per te permbushur adrenalinen qe i falte bixhozi. Ai nisi te vidhte njerezit duke i mashtruar se do tu nxirrte viza per jashte shtetit por pasi merrte parate zhdukej. Pas denoncimeve policia arriti te identifikonte dhe te kryente arrestimin e te akuzuarit per vjedhje me ane te mashtrimit ne vitin 2005. Ne qeli ai qendroi serish pak dhe u la i lire ndersa nje varg krimesh do te kryheshin prej tij. Pas daljes nga burgu Gushi nisi te luante bixhoz me shuma te medha parash duke humbur cdo pasuri qe posedonte te krijuara ne menyre kriminale. I mbetur pa para dhe i fiksuar pas bixhozit 44-vjecari shtoi ne listen e krimeve te tij, grabitjen. "Ishte fitimprurese, rrezikoja por fitoja shuma te konsiderueshme para Cash, duke grabitur. Mjaftonte te kisha vezhguar mire biznesin qe do grabisja dhe te kisha nje arme per te siguruar shuma te medha parash" eshte shprehur Gushi para oficereve te policise. "Para i doja vetem per te luajtur ne lokale lojerash fati, vetem aty mund te gjeja kenaqesine. Pas divorcit nuk doja asnje femer prane meje, kurre nuk ushqeja me buke me nje femer" ka shtuar me tej Viktor Gushi.



    Si u krye arrestimi

    Viktor Gushi, 37 vjec, nga Patosi, eshte arrestuar me akuzen e vrasjes te arketares se "NBG Bank", Leonora Kaloci, 43 vjece, plagosjen e rojes Skender Elmazi, 50 vjec dhe po ashtu ekzekutimin e argjendarit Rrapo Sinanaj me 21 tetor 2011. Rreth ores 14:00, kater agjente te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem kane hyre ne garsonieren ku qendronte i dyshuari, dhe pa i lene asnje mundesi reagimi i kane vene prangat.

    Ka mbjelle terror per muaj e dite te tera ne Tirane me grabitjet e dhunshme "pa autor", por me ne fund dje ka rene ne pranga.



    "Skuthi", pelqime ne Facebook kishte Edi Ramen dhe PS-ne

    Ne lagjen ku jetonte prej disa muajsh kishte pseudonimin "Skuthi". Ata qe e njihnin e tregonin si nje person te qete dhe te pashoqerueshem. Viktor Gushi ka lindur ne Fier dhe prej disa kohesh jeton ne Tirane. Ashtu sic shkruan edhe ne faqen e tij te Facebook ai eshte njohes i mire i gjuhes rumune. Ne profilin e tij Gushi shkruan se ka perfunduar shkollen Profesionale per teknik ndertimi, por gabimet ne te shkruar e vene ne pikepyetje shkollimin e tij. Ai eshte i divorcuar qe ne vitin 1997.

    Serial killeri i arrestuar nga policia per vrasjen e arketares Leonora Kaloci eshte nje fans i Rihanes dhe adhurues i Edi Rames e Partise Socialiste. Ky fakt vertetohet nga profili i tij i Facebook-ut. Ne rrjetin social Facebook me emrin e tij te vertete ajo qe bie ne sy eshte mania e tij per vajzat e bukura apo pelqimi i linqeve erotike. Nga fotot e publikuara te krijohet pershtypja se kemi te bejme me nje maniak seksual. Serial killeri i cili tronditi opinionin publik me vrasjen e arketares Kaloci, te gjithe listen e miqve e ka me femra. Te shumta jane edhe fotot e publikuara.

    Sipas informacioneve te mbledhura flitej se ai ne vitin 1997 kishte vrare nje person ne fshatin ku jetonte. Me pas ai ka emigruar ne Greqi dhe mendohet te jete marre me vjedhje, vrasje, por edhe trafikim te femrave. Sipas psikologeve tipa te tille njihen si vrases te mbyllur, te cilet mund te shperthejne nga momenti ne moment, ose tipa te tille kane tiparet e serial killerit, te cilet veprojne me gjakftohtesi dhe vrasjet apo lendimi i personave kthehet ne sadisfaksionin e tyre.


    --

  2. #72
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Thorolld ON
    Postime
    224
    Citim Postuar mė parė nga OPARI Lexo Postimin
    cfare policie qe kemi ,e marrin ne interviste ne shtepi kete kreminel

    policet e pyesnin me teper si kureshtare sesa si police
    Opari policet e pjyesin per arsye qe te mesojne se si vepron nje kriminel. Njeri nga ata jo me kot e pjeyti kur je qethur, dhe kur je ruajtur. Donte te dije per qetesin e kriminelit se cfar ka bere dhe sa i qete ka qene dhe a eshte bere gati per krimin e rradhes
    Policat e shikut jane te pregatitur dhe nuk jane sylesher pamvarsisht se ti nuk e kupton dot zgjuarsin e tyre.

    Mua me habisin shume anetare ketu qe ne vend te falenderojne policin, por mundohet te ystifikojne kriminelin qe terorizonte banoret e kryeqytetit.

    U be nje ruēibian te terrorrizoj gjithe kryeqytetin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!!!!! populli tiranas duhet te ngrihet te vej ta shqyej burgun, ta kapi dhe ta djegi si mi me benezin mu ne mes te tiranes, kete coban te ndyre.

    Un jame i mendimit se tipa te tille, e bejne per kastile qe shqiperia te mos kete qetesi, jane antishqiptar dhe krimil te betuar, kush ka tru ne koke me kupton se cfar dua te thomi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Labiiiii : 31-03-2012 mė 18:34

  3. #73
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Agjensia e Lajmeve SOT 31 Mars 2012
    Inskenimi i policisė me vrasėsin, njė regji e shkėlqyer e Berishės
    EDITORIAL

    Spelbergu do ta kishte pasur zili regjinė e Berishės pėr marrjen nė intervistė tė njeriut qė akuzohet si autori i vrasjes qė tronditi Tiranėn dhe mbarė Shqipėrinė. Sepse ēdo film tjetėr me kaubojsa, do tė kishte qenė i dėshtuar para skenarit tė filmit policor, qė u shfaq kėto ditė nė ekranet shqiptare, ku njė kriminel i kėrkon cigare policėve qė kishin shkuar ta arrestonin.

    Ndėrkaq, Silvester Stalone do tė xhelozohej pėr pamundėsinė e realizimit tė njė roli tė tillė filmik, ku vrasėsi i njė dite mė parė, del tė nesėrmen pėrsėri nė rrugė pėr tė bėrė njė vrasje tjetėr njėlloj sikur shkon pėr gjah. Me fjalėt qė thamė mė lart kuptohet qartė se filmi qė u shfaq me policėt e Berishės para opinionit publik meritonte padyshim, njė “Oskar”. Por dyshimi se ky skenar mund tė mos ishte i vėrtetė lindi pikėrisht nga teprimi i gjetjeve filmike, ku figurat artistike tė zgjedhura, prej njerėzve tė Berishės, do t’i kishte zili edhe Dhimitėr Anagnosti. Nga ajo qė kuptuam nga ky bashkėbisedim mėsuam se nėse autori i vrasjes ėshtė i vėrtetė, atėherė shteti shqiptar po pėrgatitet ta lirojė pėr shkak tė raportit mjekėsor. Sepse ai fliste pėr vrasjet e njerėzve tė thjeshtė sikur tė diskutonte pėr rritjen e ēmit tė dollarit dhe ai tregonte pazarin e pistoletave sikur tė fliste pėr ēmimin e biletės sė njė ndeshje futbolli.

    Duket sikur kjo ngjarje qė shokoi shqiptarėt nuk mund tė realizohej nga njė njeri kaq i ēuditshėm, i cili gjatė bashkėbisedimit me policėt i bėnte ata pėr tė qeshur aq shumė, saqė shpesh zilja e celularit tė regjisorėve u tėrhiqte vėmendjen atyre qė e qeshura duhej tė ndrėpritej, sepse ndryshe skenari bėhej i pabesueshėm. Ngjela ishte i pari qė shprehu mosebesimin e tij ndaj kėtij skenari dhe ai tha se i arrestuari mund tė mos jetė autori. Ky argument mund tė merret nė konsideratė, nėse marrim parasysh faktin se pėr vrasjen e argjendarit, policia mbajti tė arrestuar pėr 60 ditė rresht njė person tjetėr.

    Por nėse e gjitha ajo qė pamė ėshtė e vėrtetė atėhere lind pyetja: Si ėshtė e mundur qė njė njeri kaq paqėsor dhe i gatshėm pėr t’u arrestuar, kėrkohej nga policia pranė Bregut tė Lumit, ndėrkohė qė arrestoheshin njerėz tė tjerė, pėr krimet e tij?

    Ilir Bushi

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    o LABII ke shume drejte ne ate qe thu nje kriminel duhet vrare jo gjykuar por kjo video me duket disi e pakuptimte
    nuk besoj se ka njeri ketu qe justifikon krimin.
    por une sinqerisht skam pa video te tille as ketij qe beri kerdine ne norvegji sja ben
    edhe dje u kap nje pedofil ne gjermani dhe sot ne lajme tregoi arrestimin e tij i mbeshtjell ne thes e futen ne makine policie dhe e quan te vendi
    apo sjane te zgjuar policet gjerman mendon ti.
    shpresoj tma kuptosh qellimin tim
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #75
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Thorolld ON
    Postime
    224
    goldi o komunist i vogel cfar ka ketu per tu habitur?
    Cfar do te thote se ti nuk e ke pare ne aurtri nje video te tille dhe pastaj cfar
    Un kame pare se si nje punonjes shiku (kanadez} merte nje oficer te lart canadez dhe ky pranon krimit te kishte bere.

    Thuaje troē mar burr "jame komunist dhe na hidheron ne kulem cdo arritje e qeveris berisha"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Labiiiii : 31-03-2012 mė 19:00

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar mė parė nga Labiiiii Lexo Postimin
    goldi o komunist i vogel cfar ka ketu per tu habitur?
    Cfar do te thote se ti nuk e ke pare ne aurtri nje video te tille dhe pastaj cfar
    Un kame pare se si nje punonjes shiku (kanadez} merte nje oficer te lart canadez dhe ky pranon krimit te kishte bere.

    Thuaje troē mar burr "jame komunist dhe na hidheron ne kulem cdo arritje e qeveris berisha"
    OK DOREZOHEM
    KJO ESHTE ARRITJE E QEVERISE BERISHA
    KETU TERHIQEM
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #77
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Thorolld ON
    Postime
    224
    Nuka ka pune berishe ketu por ju prandaj e kundershtoni shikoje kete linkun ne ju tub se si polici i shtetit mer ne pjyetje te akuzuarin


  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dujblloku..

    me qarte ska ku shkon qe kuptohesh se je bllokqen.
    qarte duket qe nuk te ka ardhur mire qe eshte kapur nje coban ed rucist serial killer tip ziver nga policia.
    dhe mezi ke pritur qe te dale mesazhi i bllokqenve ne gazeten pro-bllokqene SOT se cfar ane duhet mbajtur me rastin gushi.
    po ti nuk pyet se te bie maska. e ve prape se futyra te eshte bere shollė..
    te fala ilir bushit te ed rucit.
    ina rama ka marr porosi nga ed ruci qe ta nxjerre psikopat ziverin viktor gush.
    dmth qe eshte gjoja i lojtur nga fiqiri e sdi cben.

    --

    MAPO

    Gushi, “guidė” nė vendet e krimit, shmanget incidenti me vajzėn e viktimės

    Habjon Hasani

    Tiranė Viktor Gushi ka shėtitur pėrgjatė gjithė paradites sė djeshme, i shoqėruar nėn masa tė rrepta sigurie nė tre nga pikat ku ai ka kryer mė parė vjedhje me pasojė vrasjen ose plagosje tė rėndė. Fillimisht, Gushi ėshtė dėrguar nė zonėn pranė rrugės “Siri Kodra”, pikėrisht nė argjendarinė qė vodhi vitin e kaluar, duke lėnė tė vdekur tregtarin Rrapo Sinanaj. Me njė pulovėr ngjyrė gri dhe i lidhur me pranga, sė bashku me njė polic tė forcave special Gushi ka pėrshkruar tė gjithė trajektoren e lėvizjes sė tij nė kėtė argjendari. Madje, policia ka shmangur nė kėtė moment edhe njė incident tė pritshėm, pasi gjatė kohės qė Viktor Gushi ka qenė nė ambientet e argjendarisė, aty ka mbėrritur vajza e viktimės Rrapo Sinanaj. Acarimi i pritshėm ėshtė shmangur nga forcat e policisė, tė cilėt kanė tėrhequr mėnjanė vajzėn e viktimės, duke evituar pėrplasjen mes tyre. Mė pas, Gushi ėshtė transportuar pranė zonės sė “Farmacisė 10” te Medreseja, ku po vitin e kaluar kreu njė tjetėr grabitje dhe plagosi me njė plumb nė fytyrė punonjėsen e arkės sė Postės, Malva Doko. Nė kėtė vend, Gushi ka ripėrsėritur itinerarin e tij tė dikurshėm dhe ka shpjeguar se pasi mori lekėt, punonjėsja e shau dhe i tha maskara. “Kėtu ishte ajo dhe sa mė tha maskara, u ktheva dhe ia vendosa pistoletėn te goja dhe e godita direkt”-tha Gushi, duke shtuar mė pas se kishte menduar se e vrau, por nė lajme mėsoi se ishte ende gjallė. Stacioni i tretė pėr Gushin dje ishte dhe pika e bankės NBG, qė rezultoi fatmirėsisht dhe stacioni i fundit i “vrapit” tė tij kriminal. Fillimisht, Gushi ka shpjeguar pozicionin nga jashtė, kur gjuajti policin me pistoletė pėrtej xhamit. Mė pas ėshtė futur nė bankė dhe ka treguar dhe momentin kur ka goditur arkėtaren Leonora Kaloēi, pėr tė cilėn dyshonte se kishte shtypur butonin e sigurisė sė bankės. Por surpriza erdhi ndėrsa ai doli nga banka, i shoqėruar nga policėt dhe vazhdoi rrugėn pėr tė treguar udhėtimin e tij drejt rrugicės ngjitur me bankėn. Ai ka ripėrsėritur itinerarin si ditėn e vrasjes, ndėrsa ka shpjeguar pėr policinė: “e dija pėr kamerėn anėsore tė bankės dhe kam mbajtur deri kėtu kapuē”. Pasi ėshtė futur nė rrugicė, Gushi ka parė sa majtas-djathtas nė pėrpjekje pėr tė kuptuar se ku mund tė ishte kamera qė e dekonspiroi, ndėrsa lėvizte nė rrugicė pa kapuē. “Ja o, kėtu ose te kjo vila janė kamerat. Kėtė s’kisha nga ta dija”, – u ka thėnė policėve i dyshuari. Nga ana tjetėr, nė njė dalje tė posaēme pėr shtyp policia e Tiranės ka prezantuar dje dhe listėn e tė gjitha “goditjeve” qė kishte bėrė vrasėsi nė harkun kohor tė katėr viteve. Nga viti 2008 deri nė vitin 2012 ai ka pranuar 16 grabitje ku pėrjashtim bėn vetėm njėra prej tyre, e ndodhur nė vitin 2009 dhe qė ndryshe nga grabitjet e tjera, nuk ėshtė bėrė nė Tiranė, por nė Fier nė degėn e “Raiffeisen Bank”. Por duket se banka “Raiffeisen” ka qenė destinacioni i preferuar i Gushit, pasi ndėr tė gjitha bankat ai ka zgjedhur tė godasė nė 80 pėr qind tė rasteve pikėrisht kėtė bankė. Fluksin mė tė madh tė goditjeve ai e ka kryer nė vitin 2010, ku nga 16 grabitje qė ai ka pranuar se 11 ishin bėrė vetėm nė vitin 2010. Nisur nė listėn e detajuar tė policisė, rezulton se pikėrisht nė vitin 2010 Gushi ka shkaktuar dhe plagosjen e parė tė njė punonjėseje tė arkės sė OSSH-sė dhe nė vitin 2011 ka kryer vrasjen e parė, atė tė argjendarit Rrapo Sinanaj.




    1.Vjedhja me armė e filialit ‘Raifaisen Bank’, ndodhur mė 20 qershor 2008 nė sheshin ‘Rilindja’, Tiranė.
    2.Vjedhja me armė e filialit ‘Raifaisen Bank’, ndodhur mė 21 nėntor 2008 te rruga ‘4-Dėshmorėt’, Tiranė.
    3.Vjedhja me armė e filialit ‘Raifaisen Bank’, ndodhur mė 17 prill 2009, tek ish-Restorant Durrėsi nė Tiranė.
    4.Vjedhje me armė e filialit ‘Raifaisen Bank’, ndodhur mė 13 nėntor 2009 nė qytetin e Fierit.
    5.Tentativa e vjedhjes me armė e pikės sė grumbullimit tė lekėve tė faturave tė Ujėsjellės kanalizimeve dhe dritave, te Shkolla e Baletit, ndodhur mė 28 maj 2010.
    6.Tentativa e vjedhjes me armė e pikės sė grumbullimit tė lekėve tė faturave tė Ujėsjellės kanalizimeve dhe dritave, te Shkolla e Baletit, me pasojė plagosjen e rėndė tė shtetases Vjollca Tobli, ndodhur mė 07 korrik 2010.
    7.Vjedhja me armė e pikės sė grumbullimit tė lekėve tė faturave tė Ujėsjellės kanalizimeve dhe dritave te stadiumi ‘Dinamo’, ndodhur mė 19 korrik 2010.
    8.Vjedhje me armė e pikės sė grumbullimit tė lekėve tė faturave tė Ujėsjellės kanalizimeve dhe dritave, te Shkolla e Baletit, ndodhur mė 30 shtator 2010.
    9.Tentativė e vjedhjes me armė e filialit tė postės shqiptare nr.31 te Medreseja, me pasojė plagosjen e rėndė tė shtetases Malva Dako, ndodhur mė 12 nėntor 2010.
    10.10. Tentative e vjedhjes me armė e postės shqiptare nr.3, te Medreseja, ndodhur mė 19 nėntor 2010.
    11.11. Vjedhja me armė e pikės sė grumbullimit tė lekėve tė faturave tė Ujėsjellės kanalizimeve dhe dritave, te stadiumi ‘Dinamo’, ndodhur mė 13 dhjetor 2010.
    12.12. Tentativa e vjedhjes me armė e pikės sė grumbullimit tė lekėve tė faturave tė Ujėsjellės kanalizimeve dhe dritave, te stadiumi ‘Dinamo’, ndodhur 14 tetor 2011.
    13.13. Tentativa e vjedhjes me armė me pasojė vdekjen e shtetasit Rrapo Sinanaj, te rruga “Reshit Petrela”, ndodhur mė 21 tetor 2011.
    14.14. Vjedhja me armė e Uester Union te stadiumi ‘Dinamo’, ndodhur mė nėntor 2011.
    15.15. Vjedhja me armė e filialit tė ‘Raiffaisen Bank’ te Rruga e Dibrės, ndodhur mė 30 janar 2012.
    16.16. Tentativa e vjedhjes me armė e filialit NBG Bank te sheshi “Shtraus”, me pasojė vdekjen e shtetases Leonora Kaloēi dhe plagosjen e rėndė tė shtetasit Skėnder Elmazi, ndodhur mė 27 mars 2112.

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    etna etna..

    e di qe keshe pasur te drejte ti..

    tek gazeta mapo thuhej mes tjerash se i pari qe kish cuar informata ne polici ishte i zoti shpise ku jetonte si qeraxhi ki krimineli..

    kjo eshte nje maskarallik qofte i gazetes qofte i policit qe e ka nxjerre kte lajm..

    hmmm..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 01-04-2012 mė 03:47

  10. #80
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anėtarėsuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Iva Tiēo: Viktor Gushi donte tė bėnte seks me mua



    Siē ėshtė folur kėto ditė nė media, Viktor Gushi, autori i dy vrasjeve, 3 plagosjeve dhe 16 grabitjeve, i cili u arrestua tri ditė mė parė nga blutė e kryeqytetit, ka pasur njė jetė aktive nė rrjetin social Facebook. Njė prej personazheve me tė cilėt vrasėsi kishte miqėsi ishte edhe gazetarja Iva Tiēo.

    Nė njė intervistė dhėnė pėr “Gazeta Shqiptare”, Tiēo e cila ėshtė njėherėsh edhe anėtare e jurisė sė “Dancing with the stars Albania”, tregon komentet qė merrte nga Gushi nė Facebook dhe mesazhin qė e detyroi ta ‘zhdukte’ njėherė e pėrgjithmonė nga lista e miqve.

    Si e keni njohur Viktor Gushin?

    Nuk e kam njohur personalisht dhe nuk di tė them datėn e saktė se kur e kam pranuar si “friend” nė Facebook, sepse prej mė shumė se njė viti, qėkur u hapėn disa faqe tė tjera me emrin tim, kam pranuar kėrkesat pėr “miqėsi” edhe tė tė panjohurve, nė mėnyrė qė faqet e tjera me emrin tim tė mos ishin mė aktive, siē edhe ka ndodhur.

    Sa aktiv ishte ai nė faqen tuaj?
    Ishte ndėr mė aktivėt, komentonte vazhdimisht dhe bėnte “like” mbi ēdo gjė qė postohej. Fillimisht mendova se mund tė ishte dikush nga fisi, pasi kam kushėrinj me mbiemėr tė pėrafėrt, Gusho…Por pastaj e kuptova qė ishte njė i panjohur.

    Ēfarė komentonte?

    Kryesisht bėnte komplimente, nė fillim nuk mė kishin rėnė nė sy pėr keq, komplimente shumė normale…Tani qė po shihja fotografitė me radhė, pashė se kishin mbetur akoma disa prej tyre. Ėshtė i vetmi episod qė mbaj mend, kur unė po bėja batuta me njė mikeshėn time dhe ai ndėrhynte vend e pa vend. I thashė qė do ta bėja block nėse ndėrhynte mė, siē edhe i bėra mė vonė kur e teproi.

    Ju niste mesazhe private, ēfarė pėrmbajtjeje kishin?
    U bė shkas njė mesazh privat qė unė ta bllokoja. Pėrpara tij kishte shkruar komplimente normale, si nė publik ashtu edhe nė privat. Kurse njė ditė, pas njė emisioni, pas “Pasdites” sė Rudina Magjistarit, mė kishte shkruar nė inbox mesazhe me pėrmbajtje seksuale. E bllokova menjėherė dhe e fshiva gjithė historikun e mesazheve qė mė kishte dėrguar.

    Si u ndjetė kur e patė nė televizor?
    Nė fillim e pashė lajmin pėr kapjen e njė vrasėsi – vjedhėsi maniak nė internet,- isha duke punuar dhe nuk ndalova tek emri, por vetėm lexova historinė. Pasdite, po rrėmujshėm, shoqja dhe kolegia ime Ilva Tare mė shkroi nė sms qė ai “vrasėsi” me emrin Viktor Gushi kishte qenė “fans” i saj nė Facebook. I thashė Ilvės se kisha pasur dhe unė njė “friend” tė tillė dhe se e kisha bllokuar. Vetėm nė mbrėmje, kur pashė lajmet nė televizion, e kuptova se bėhej fjalė pėr tė njėjtin njeri. Kontrollova faqen nė Facebook dhe pashė qė ishin ende komentet mbi fotot…I pari dhe i vetmi reflektim i atij ēasti ishte: Ē’na duhet Facebook- u! Veē shumė tė mirash, ka dhe kėtė risk, tė vė nė kontakt me njerėz tė rrezikshėm. Ky person ishte me emėr e mbiemėr, po ku i dihet ata dhjetėra e qindra tė tjerė me profile false?!

    Lajmidites.com
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •