Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!
shum interesant prokuroria e ine ruce rames..
sic duket seli rozja e ka pasur rekrut te vetin kte kopilin nga patozi..dhe po perpiqet ta laje pam kte m.ut me hurre..
jo me kot hengren tum gazetat pro edvin qe na i soli keto proruci dujball.. kunder policise me rastin e kapjes se gushit..
sic duket gushi do ket bere vrasje dhe per llogari te rucve..
kulmi..
shihni mo ma shini ne videot e 21 janarit kte zhapikun e patoz seli rozit..
----
panorama
-
ballafaqohet rast pas rasti ēdo ngjarje kriminale e pranuar prej tij nga 2008 deri 2012
.
Prokuroria do tė rimarrė nė pyetje nga e para Viktor Gushin, personin e akuzuar pėr vrasjen e arkėtares Leonora Kaloēi dhe argjendarit Rrapo Sinanaj. Pak ditė pas arrestimit dhe vendimit tė Gjykatės pėr ta lėnė nė masėn e arrestit me burg, 44-vjeēari nga Patosi i Fierit ėshtė nė pritje pėr tu marrė nė pyetje nga Prokuroria. Organi i akuzės tha dje se ka administruar nė dosje procesverbalin e marrjes nė pyetje tė tė pandehurit nė polici, por ka vendosur qė ta marrė nė pyetje pėr herė tė dytė 44-vjeēarin. Sipas burimeve tė Prokurorisė, deklarimet e Viktor Gushit pėr pranimin e 16 akuzave pėr grabitje nė fazėn dhe formėn e tanishme janė tė pavlefshme proceduralisht. Kjo pėr faktin se nė fazat e mėvonshme tė ēėshtjes, nėse 44-vjeēari tėrhiqet nga pohimet e tij, ato nuk mund tė pėrdoren pėr ta akuzuar. Pėr kėtė arsye, Prokuroria ka vendosur qė tė rihapė dosjet e tė gjitha ngjarjeve qė i faturohen Viktor Gushit qė nga qershori 2008 deri nė vitin 2012. Dėshmitė e tė pandehurit do tė ballafaqohen me provat qė ndodhen nė secilėn nga kėto dosje, pamje filmike, dėshmi apo gjurmė qofshin kėto prova, thanė burimet nga Prokuroria. Sipas tyre, akuza mund tė mbėshtetet te dėshmitė e Viktor Gushit vetėm nė rast se thėniet e tij kombinohen dhe dalin nė harmoni me provat e tjera. Aktualisht Prokuroria tha se ka ngritur akuzė ndaj Viktor Gushit vetėm pėr vrasjen e arkėtares sė bankės te Xhamlliku dhe ekzekutimin e argjendarit Rrapo Sinanaj, ngjarje kėto qė kanė dalė se janė kryer me armėn qė iu bllokua Viktor Gushit nė banesėn te rruga Don Bosko. Ndaj tė arrestuarit janė ngritur edhe akuza pėr plagosjen e policit privat Skėnder Elmazi dhe pėr armėmbajtje pa leje. Gjithė veprat e tjera penale do tė hetohen nga e para nga Prokuroria e Tiranės.
Hetimi
Prokuroria e Tiranės ka pohuar se ėshtė nė fazėn e pritjes sė analizave biologjike pėr gjakun dhe urinėn e 44-vjeēarit, i cili do tė verifikohet nėse ka pėrdorur lėndė narkotike apo ka qenė nėn efektin e kėtyre lėndėve kur i ka kryer krimet. Po kėshtu, grupi i hetimit ka nisur mbledhjen e dosjeve tė ngjarjeve pa autor pėr tė cilat akuzohet Viktor Gushi. Prokuroria, nga ana tjetėr, u ėshtė drejtuar me letėr-porosi autoriteteve greke pėr tė mėsuar prej tyre detaje tė akuzės sė ngritur vite mė parė nė Athinė ndaj Viktor Gushit pėr mbajtje dhe shpėrndarje lėndėsh narkotike. Veē armės sė krimit TT, e cila pėrputhet me vrasjen e Leonora Kaloēit dhe Rrapo Sinanajt, Prokuroria ka si prova edhe rrobat e tė arrestuarit qė janė pėrdorur nė grabitjet pėr tė cilat ai akuzohet. tr.so
Kamerat e sigurisė sė bankave
Nė shumicėn e rasteve tė grabitjeve apo tentativave tė grabitjeve tė bankave tė nivelit tė dytė, grupi hetimor qė kryen kėqyrjen e vendit tė ngjarjes nuk ka arritur tė sigurojė imazhe tė qarta tė autorėve tė ngjarjeve. Kjo, herė pėr shkak tė cilėsisė sė dobėt tė kamerave, herė pėr shkak se shumica prej tyre nuk regjistrojnė, por thjesht monitorojnė ambientet e brendshme dhe tė jashtme. Edhe nė rastin mė tė fundit, ku u vra arkėtarja Leonora Kaloēi dhe u plagos roja i sigurisė Skėnder Elmazi, sigurimi i imazhit tė autorit qė ndihmoi edhe nė arrestimin e tij ishte njė kamerė e vendosur privatisht nga njė qytetar, dhe jo ato tė bankės. Pėr kėtė arsye, njė nga kėrkesat kryesore tė diskutuara nga grupi i punės, kanė qenė cilėsia e kamerave tė sigurisė.
Xhamat antiplumb nė banka
Gjatė analizimit tė ngjarjes tragjike tė 27 marsit nė ambientet e bankės sė nivelit tė dytė nė Tiranė, grupi i punės i ngritur pėr masat e sigurisė shtroi si nevojė mjaft tė rėndėsishme, ndėrtimin e vetratave tė bankave me xhama antiplumb. Pėrfundimi tragjik i tentativės pėr tė grabitur bankėn nė ngjarjen mė tė fundit nė Tiranė, nisi qė nga dera e jashtme e saj dhe pėrbėrja e xhamit. Roja i sigurisė qė ndodhej brenda bankės u qėllua nga jashtė me armė zjarri nga autori tashmė i arrestuar dhe pėr pasojė ngjarja mori rrjedhė tjetėr, duke sjellė edhe pasoja tė rėnda. Nė rast se plumbi nuk do tė arrinte tė depėrtonte nė xham, atėherė edhe punonjėsi i sigurisė do tė arrinte tė mbrohej. Po ashtu edhe dera e jashtme e bankės duhet tė jetė e telekomanduar.
Policia: Bankat tė rrisin sigurinė, tė pėrdorin xhama tė blinduar
Vrasja e arkėtares sė bankės Leonora Kaloēi dhe plagosja e rojės sė sigurisė gjatė tentativės sė grabitjes nė zonėn e Xhamllikut, ka mbledhur nė njė takim tė posaēėm pėrfaqėsues nga Policia e Shtetit dhe nga administrata e bankave. Ngjarja e rėndė e datės 27 mars, sipas Policisė, ka sjellė si domosdoshmėri krijimin e njė grupi pune pėr tė marrė masa urgjente, nė mėnyrė qė tė parandalohen grabitjet e bankave, por ēka ėshtė mė e rėndėsishme, sigurinė e jetės sė personelit nė vendin e punės. Burime nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit thanė dje nga njė mbledhje qė kishte si qėllim analizimin e situatės aktuale dhe ngjarjes mė tė fundit, se janė bėrė edhe disa propozime konkrete qė duhet tė vihen nė zbatim. Pėrveē disa ndryshime nė ligjin nr. 8770 Pėr Shėrbimin e Ruajtjes dhe Sigurisė Fizike, duhet vėnė nė zbatim edhe njė plan konkret masash. Masat duhet tė nisin qė nga kamerat e sigurisė sė bankave, nė mėnyrė qė tė jenė me rezolucion tė lartė, por edhe regjistruese. Nisur nga rasti mė i fundit, rezultoi qė kamerat e bankave tė nivelit tė dytė, nė shumicėn e rasteve janė vetėm monitoruese, por nuk regjistrojnė. Njė tjetėr domosdoshmėri pėr sigurinė e personelit tė bankave janė edhe xhamat antiplumb, qė pavarėsisht kostos sė lartė financiare, ėshtė e pakrahasueshme me koston qė solli ngjarja e fundit nė NBG Bank te Xhamlliku nė Tiranė. Gjatė diskutimeve rreth problemeve tė sigurisė, u ra dakord qė bankat tė vazhdojnė tė ruhen nga punonjės tė policisė private, por zona pėrreth filialit tė bankės tė patrullohet mė shpesh nga Policia e Rendit. Madje, meqenėse ende nuk ka pėrfunduar projekti i Policisė sė Shtetit pėr vendosjen e kamerave tė sigurisė qė transmetojnė pamje online nė sallėn e posaēme operative, tė vlerėsohet si variant vendosja e tyre edhe pranė zonave ku ndodhen bankat.
-
Mbjellėsit e vdekjes
Artur Zheji
Vrasjet dhe grabitjet qė lėnė pas kufoma, pra vdekje, po arrijnė padyshim apogjeun e vet. Mjafton tė listosh kronikat dhe tė ndėrtosh kalendarin e tyre. Ky trend dhe kėta mbjellės tė vdekjes nuk janė raste sporadike, nuk janė tashmė vetėm ca devijime, apo ca pėrjashtime ēmendurore individėsh, tė cilėt janė dukuri e kahershme dhe banale e shoqėrive njerėzore tė zhvilluara ose jo. Mjerisht jemi kapur sėrish nė befasi pėrkundrejt njė realiteti paralel. Jeton pra, paralel me ne, njė grupim i madh njerėzish tė cilėt si instrument tė jetės sė tyre kanė zgjedhur vdekjen e tjetrit. Kjo simbiozė e pėrshkruar si: ‘vdekje Tjetrit nė kėmbim tė jetės Sime’, i ka shndėrruar kėta individė apo kėto skuadrone tė vdekjes, nė njė shtresė sociale ‘bujqish’ qė mbjellin vdekje nė kėmbim tė parave dhe ‘lirisė sė tyre’.
Kėtė shtresė e pjell mjerimi shoqėror shqiptar, i lėnė nė vetmi, nė mungesė shprese dhe nė hutimin e njė mjerimi shpirtėror.
Pengesat e Arsyes janė mure tė rrėzuara nga padrejtėsia globale qė i rrethon. Pengesat e tė Mosbėrit Keq konsiderohen si ca mite hipokrite, tė lėna edhe kėto nė njė vetmi tė thellė.
Pengesa e Frikės vritet nga Frika e Dėshpėrimit apo nga Dėshpėrimi i Frikshėm.
E pra, Ne, si shoqėri, jetojmė sot nė kornizėn e njė varfėrie cinike, nėn ritmin e njė trysnie agresive tė cave qė pasurohen duke vjedhur me doreza tė bardha dhe me doreza pushteti dhe ca tė tjerėve tė cilėve shoqėria u ka programuar rolin dhe shtresėn e skllavit tė pashpresė.
Dhe ky ėshtė njė kontrast radikal i papėrligjshėm.
Gjithashtu edhe nė planetin gjith’ e mė tė madh tė basifondeve shqiptare, nė kėtė tunel pra pa rrugėdalje, mungojnė tė dėrguarit e Shpresės apo tė dėrguarit e Zotit, tė cilėt rrinė gjithnjė e mė shumė nė Tempujt kėshtjellė, tė ‘Zotit’ dhe tė ‘Hallit’ njerėzor, larg, gjith’ e mė larg njeriut tė shtypur dhe tė harruar tė shoqėrisė shqiptare.
Tė ballafaquar me korrupsionin trasversal, qė ngre krye pothuajse nė ēdo sportel tė shtetit, me mashtrimin trasversal qė shpaloset nė ēdo segment dhe kontakt tė sipėrmarrjeve private, nė dyert e largėta, gjith’ e mė tė largėta tė Tempujve, kjo shtresė ėshtė thellėsisht e hutuar, thellėsisht e pashpresė dhe thellėsisht inatēore. Ashtu si dhe ēdo krijesė njerėzore, lindur qoftė edhe ndėr ‘familje tė Mira’, nė mungesė tė njė ėndrre tė vėrtetė zymtėsohet dhe pėrēudnohet, edhe kjo ‘shtresė’ e dėnuar nuk dihet sepse, me njė vuajtje tė thellė dhe tė pėrligjur nga tregu ynė i egėr dhe ligjėsitė primitive tė kapitalizmit shqiptar, ngre krye dhe rebelohet brenda njė kllapie hakmarrėse.
Njė kllapi hakmarrėse vrasėse. Si e ‘vetmja’ zgjidhje pėr tė vendosur njė barazi, njė ekuilibėr sa mė normal ndėrmjet atij qė ka shumė dhe atij qė s’ka asgjė.
Sepse kur djalin nuk ke para ta mjekosh si duhet dhe tė vdes nga apendiciti, vajzėn ta vrasin nė rrugė nė prag tė martesės, si Megi Jokicin, kur nė spitalet publike nuk ka ilaēe, por duhet t’i blesh shtrenjtė nė farmacinė pėrballė, nė shkollė nuk ka ngrohje dhe dije, kur edhe vendi i punės shitet dhe blihet, blihet dhe shitet drejtėsia nė ankand po ashtu, faturat shtrenjtohen nė mėnyrė absurde, ndėrsa ca tė tjerė ‘lahen me qumėsht nė vaska floriri’, atėherė padyshim logjika paralizohet, sensi i masės deformohet, urrejtja patologjike pėr tė ‘pasurit’ dhe bankat e tyre shumėfishohet.
Nė njė Vend pa welfare, pa njė garanci jetike dhe pa njė minimum jetik pėr shumicėn, nga kjo shumicė njerėzore pėrgjithėsisht e urtė dhe e nėnshtruar, do tė dalin edhe ‘kryengritėsit’, edhe ‘vrasėsit’, edhe ‘grabitėsit’.
Ata, ‘tė kėqijtė’ e shoqėrisė sonė primitive kapitaliste, nė brendėsi tė vetes sė tyre nuk ndihen fajtorė, por ‘drejtėsivėnės’.
Ata mishėrojnė nė mėnyrė ekspresive dhe pa vello skeletin dhe Antimoralin e thellė tė shoqėrisė ku jetojnė, e cila ėshtė rebele, qė tė vret me bisturi, me harresė apo papunėsi dhe tė grabit nė ēdo sportel dhe nė ēdo pore ku shkėmbehen interesa apo shėrbime.
‘Vrasėsi’ – ‘Kryengritės’, i kėtij Rendi Publik, nuk ėshtė mė thjesht njė individ, por njė shprehje gjakatare dhe ulėritėse e njė padrejtėsie tė thellė, ndaj sė cilės ai, Ata, zgjedhin tė mos pėrshtaten me kokėn ulur, por me tytėn e pistoletės lart!
Drejt parave, drejt bankave dhe kasafortave, drejt tė pasurve, legjitimitetin e tė cilėve ata nuk e njohin.
Dhe kjo ėshtė njė Luftė!
Njė luftė e re, brenda kėtij modeli tė vjetėr social kapitalist, qė ne kemi zgjedhur me kaq neps primitiv tė aplikojmė.
Kjo luftė nuk fitohet me zmadhimin e burgjeve dhe trajnimin e policėve, por me ristrukturimin e fytyrės sė humbur njerėzore tė shoqėrisė sonė.
Kjo luftė zbutet me welfare, me rreptėsi dhe drejtėsi fiskale. Kjo luftė zbutet me zbritjen mes njerėzve tė klasės politike shqiptare, pėrmes ‘Artit tė tė dėgjuarit tė tė Tjerėve’ dhe jo vetėm tė Vetvetes, sa mė afėr Njeriut.
Mbjellėsit e Vdekjes do trokasin gjithmonė nė dyert tona, pėr tė na kujtuar se, pavarėsisht parave dhe mirėqenies, jashtė shtėpisė sonė bėn shumė ftohtė, ka shumė uri dhe shumė urrejtje.
MAPO
-
Krijoni Kontakt