Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Postime
    716

    Hamburg: Vritet një kosovar, e plagoset një kosovare!



    IndeksOnline │ E premte 06.04.2012 02:16

    Hamburg: Vritet një kosovar, e plagoset një kosovare

    Natën e së mërkurës në Hamburg të Gjermanisë është vrarë një kosovar dhe është plagosur një kosovare. Rreth orës 00:30 pas mesnatës, një grup personash të armatosur, disa prej të cilëve me maska, kanë hyrë dhunshëm në një lokal ku ishin të pranishëm së paku pesë veta.
    Ngjarja ka ndodhur në St. Pauli, zonën e Hamburgut, e njohur si qendër e argëtimit, prostitucionit dhe krimit.

    Këtu filloi një shkëmbim të shtënash me armë, që për pasojë pati plagosjen e rëndë të kosovarit 44 vjeçar, i cili më vonë vdiq. Po kështu, plagë në njërin krah ka pësuar edhe një femër 31 vjeçare me prejardhje nga Kosova. Ajo nuk gjendet në rrezik për jetën. Komisioni për vrasje i Entit të kriminalistikës ka filluar hetimet, bëhet e ditur në një komunikatë të policisë së Hamburgut, informon portali Albinfo.
    Sulmuesit pastaj kanë ikur duke u strehuar në një diskotekë të zbrazët, ku më vonë janë rrethuar nga policia, e cila i ka arrestuar katër persona të dyshimtë të moshës nga 24 deri në 37 vjeçare. Me këtë rast nga ata janë konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë.

    Motivet e sulmit ende nuk dihen dhe janë objekt i hetimeve të mëtejshme.

    Burimi: www.IndeksOnline.com.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    edhe un e degjova kete lajm
    Ajo vajza shpetoj ndersa shoqeruesi saj gjynah u prehte ne paqe
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po cdeshe oj kosovare te bredhesh me kosovarë ne diskobordelot e hamhamburgit ne ora 1 te nates..

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-03-2012
    Postime
    28
    Brar edhe une kisha kete mendim,ndoshta eshte qerim hesapesh per trotuaret e saint paulit,sepse gje tjeter ne klete lagje ne kete kohe nuk ke se ckerkon

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    ...s'u ngopem duke var njeri-tjetrin ne mer aman!?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Një shqiptar i Kosovës gjeti vdekjen dhe një 31 vjeçare mbeti e plagosur rëndë

    Hamburg 6 Prill 2012 NOA/ R.Bulku – Një shqiptar i Kosovës ka mbetur i vrarë dhe një 31 vjeçare u plagos rëndë në një atentat të pastër që iu krye nga një bandë e armatosur, një pjesë e të cilëve ishin me maska. Policia thotë se ka arrestuar katër persona, ku tre prej tyre rezulton të jenë shtetas serbë.

    Ngjarja ndodhi në Café Keese, një lokal në zonën Saint Pauli në Hamburg, raporton noa.al. Në fotot ju po shikoni momentet pas ngjarjes së rëndë. Personat e armatosur hynë dhunshëm në lokal dhe hapën zjarr ndërsa përdorën dhe thika. I vrarë ka mbetur shtetasi shqiptar nga Kosova, Xhevdet H., 44 vjeç. Kurse u plagos rëndë edhe një shqiptare nga Kosova, me të cilën i ndjeri kishte lidhje familjare, Nazlije H., 31 vjeçe.

    Policia tha se të dy janë qëlluar me pistoleta dhe me thika por arma e ftohtë ka shkaktuar vdekjen e të ndjerit.

    Policia lokale tha se ngjarja ka ndodhur në St.Pauli, zonën e Hamburgut, e njohur si qendër e argëtimit, prostitucionit dhe krimit.

    Autorët u përpoqën të largohen por ata u rrethuan nga policia dhe katër prej tyre janë arrestuar. Në fotot ju shikoni dhe të dyshuarit në makinën e policisë. Mësohet se një armë zjarri dhe një thikë janë sekuestruar si prova krimi.

    Të dyshuarit që u vunë në pranga janë të moshës midis 24 deri 37 vjeç. Policia tha se

    personi 24 vjeçar i arrestuar Kreshnik L po ashtu është nga Kosova dhe para policisë dyshohet të jetë dorasi i kësaj vepre, por refuzon të bashkëpunojë me policinë për të zbardhur krimin.
    Policia aludon se 4 personat e arrestuar ishin dorë e vëllezërve Osmani nga Kosova, të njohur si “Perandorë” në rrjetin e krimeve të organizuara. Menjëherë pas përfundimit t2 aktit te vrasjes, dy nga dorasit kishin ikur, duke u fshehur ne njërën nga zyrat e “Vëllezërve Osmani” , zyra këto te cilat gjinden ne te njëjtin objekt ku u krye akti i vrasjes. Policia e Hamburgut tha se ndër katër të arrestuarit, njëri ishte shqiptar i Kosovës kurse tre të tjerët nga Serbia.

    e.t/noa.al
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    nuk luhet me vellezerit osmani jo
    jan dhe shqipe dhe serb dhe deutcha
    keto do futen ne buerg e familjareve te tyre do ju dergohet nje cek me x mije euro e do jetojne te lumtur ne kosove
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #8
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Goldo, po ti nga i njef mer jahu ???!!!??? Sikur me i pas çuna lagjeje !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Goldo, po ti nga i njef mer jahu ???!!!??? Sikur me i pas çuna lagjeje !!!
    i njoh se jane skedinaxhi

    mkan fol shume per ta dhe ne media i kam pa ku kan shume pushtet ne hamburg.
    ishalla po e lexon drague ket tem se besoj do dije me shume se une
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    shqiptari ne bashkpunim me shkie tu vra shqiptar

    e lunje shqiptarhane lunje
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •