E mërkurë 28.03.2012 10:06
Disa portale maqedonase lajmërojnë se në Likovë të Kumanovës është parë një grup i madh ushtarësh me emblemën "UÇK". Këtë informatë gjithnjë sipas portalit maqedonas, e kanë marrë nga shërbimet sekrete. Enigma e këtij lajmi qëndron në faktin se thuhet që mbështetës të këtij grupi të jetë shërbimi sekret francez. Spekulimet shkojnë deri atje që thuhet se për këtë është i inforumuar edhe zy. ministri i MPB-së, Xhelal Bajrami.
Dyshimet janë se do të destabilizohet Maqedonia para samitit të NATO-s ose grupi i armatosur ka dalë në sipërfaqe pas deklaratës së Hashim Thaçit i cili tha se, "nëse preken kufijtë, shqiptarët do të jetojnë në një shtet."
Burimet e lajmit: www.LajmPress.com www.Graviteti.com .
Krijoni Kontakt