Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Berisha, në prill vizitë zyrtare në SHBA

    Berisha, në prill vizitë zyrtare në SHBA

    27-03-2012

    Ylli Pata


    Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, pritet të udhëtojë në fund të muajit të ardhshëm në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Burime diplomatike bëjnë të ditur se kreu i qeverisë shqiptare është ftuar nga krerët e Departamentit Amerikan të Shtetit në një vizitë pune, ku pritet të takohet me sekretaren Hilari Klinton. Axhenda e takimeve është ende në proces, por mësohet se gjithçka është e konfirmuar parimisht dhe tani po bëhet vetëm aspekti procedural dhe protokollar. Vizita e Berishës pritet të përfshijë takime të rëndësishme, ku qershia mbi tortë do të jetë pa dyshim shtrëngimi i duarve me sekretaren Klinton në zyrën kryesore të DASH-it në Uashington. Por siç mësohet, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takime të tjera me zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane, për të cilat pritet të njoftohet në vazhdim. Për këtë vizitë, burime zyrtare pranë Kryeministrit nuk japin asnjë të dhënë, pasi siç mësohet gjithçka po përgatitet në qetësi të plotë dhe vetë kreu i qeverisë ka bërë të ditur se nuk pëlqen të bëhet një publicitet paraprak. Megjithatë, mësohet se gjithçka është në rrugën e duhur dhe turi vetëm se po pasurohet nga diplomacia shqiptare në Uashington dhe ajo amerikane në Tiranë. Kryeministri Berisha pritet që të zhvillojë takime të rëndësishme edhe në Kongresin e Shteteve të Bashkuara me ligjvënës të rëndësishëm. Gjithashtu, bisedime pritet të zhvillohen dhe me lobe të rëndësishme të biznesit amerikan, të cilat në fakt Berisha i ka vizituar gjatë turit që zhvilloi fundin e vitit të shkuar në Nju Jork. Viti 2012 ka qenë shumë intensiv në aspektin e vizitave të zyrtarëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara. Këtë seri e ka çelur kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, që është ndjekur nga kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, më pas lideri i opozitës, Edi Rama, dhe së fundi, në vizitën që po zhvillon aktualisht, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Këtë seri vizitash e mbyll Kryeministri dhe kreu i mazhorancës, Sali Berisha. Siç mësohet, zhvillimet politike dhe veçanërisht zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës do të jetë një nga temat e rëndësishme që janë diskutuar dhe do të diskutohen në Uashington.

    shqip

  2. #2
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Mu me vjen turp kur mendoj se kush perfaqeson popullin tim ne tryezen e kombeve te botes.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Mu me vjen turp kur mendoj se kush perfaqeson popullin tim ne tryezen e kombeve te botes.
    nuk eshte se salijevi perfaqson popullin ne tryezen e kombeve te botes - ate e ka vene kupola per ti sherbyer atyre me hir e me pahir.

    la nam i ngrati duke shkulur zhaqeta neper ato tryeza ... per nje shterngim duarsh!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Berisha në Uashington?

    Jo, e ka ftuar shoqata Vatra për 100 Vjetorin
    Po perhapet me shume buje lajmi se Berisha eshte ftuar ne Uashington dhe do takoje Hillari Klinton, sekretaren amerikane te shtetit. deri ketu lajmi eshte normal, pasi i duhet medoemos nje takim i tille. Po te kihet parasysh se edhe Mubarak takoi Klinton para rrezimit, kurse Gadafi beri orgji ne mes te Romes ne Itali kur takoi Berluskonin para se te permbysej. Gjithsesi lajmi eshte tjeter kund, jo ashtu sic i kane genjyer disa media. Behet fjale per festimet e 100 vjetorit te shoqates Vatra ne SHBA. Shqiptaret qe drejtojne shoqaten kane ftuar me 28 prill ne simpoziumin qe mbahet edhe kryeministrin Sali Berisha, meqe ai ka organizuar edhe festimet e 100 Vjetorit te Pavaresise ne Shqiperi. Por aparatciket e kryeministrit e kane shperndare lajmin sikur Berisha do takoje Klintonin ne DASH, gje qe ka gjasa te mos ndodh per shkak te situates ku ai ka futur vendin dhe faktit se do binte ne sy per keq ne mediat vendase qe mund te dekonspironin lobistet e Berishes si Uisner qe e mbajne me zor ne kembe per interesat e tyre. Burime shume te sigurta nga Uashingtoni thone se nuk ka nje ftese te tille per Berishen dhe nuk ka arsye bisedimesh me te, pasi nuk perfaqeson ndonje interes madhor te SHBA-ve. Nese u duhet per te ndermarre nje nisme, ka rruge te tjera dhe jo duke ftuar nje kryeminister qe ka sulmuar hapur nje ekspertize zyrtare te FBI-se si ajo e 21 Janarit. Gjithsesi saper dijeni te te gjithe lexuesve dhe per transparence te se vertetes, konfirmohet pjesemarrja e Berishes me 28 prill ne Simpoziumin e Vatres, Konferenca Shkencore, qe mbahet ne “Helmsley Hotel NY CITY”, ku prezent do te jete edhe historiani qe kthehu permbys historine e shqiperise ne shkolla, i mirenjohuri Beqir Meta. Kurse me 29 Prill 2012 behet mbremja GALA, ku pagesa eshte 250 dollare amerikane per person, po aq sa ishte ne forumin e biznesit shtatorin e kaluar.
    Albania Uber Alles

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    meramum..

    ke do deshe te ta perfaqsonte popllin tend ne tryeza nderkombetare?

    na thuaj 1 ose ca emra..

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    nje komunist i nomenklatures puniste perseri ne nev jork, me pretekstin e pjesemarrjes ne veprimtarine e shoqates Vatra ...

    i shkreti mision shqiptar ne nev jork ... ne vend qe te punoje ne OKB e ti degjohet me mire e me shume zeri i Shqiperise, misioni, si ne kohen e diktatures puniste, ashtu edhe sot, vemendjen e ka te perqendruar tek shoqata "Vatra" per te siguruar ftesa per evenimentet e asaj organizate ...

    ia ka arritur te beje ca pune te pista sigurimi punist ne diasporen Shqiptare ne Amerike ... po ashtu edhe kupola i shfrytezon ato "arritje" per te vijuar inkriminimin e disa personave te tjere ne interes te xhahilerise kapo-gjon-hoxhiste ... dhe i grahin salijevit si tyrylyc e sherr-budall qe eshte ...

    kjo pra eshte vizita pocaqi "zyrtare" e stisur e salijevit ...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •