SKANDALI "LE MONDE"

Nga Vasil QESARI, France

Klod Dyra, botuesi ekskluziv i Ismail Kadarese dhe president i "Fayard"-it, boton ne fshehtesi te plote librin "Faqja e fshehte e Le Monde-it" i cili ka shkaktuar nje termet te vertete mediatik ne France.

Botimi ditet e fundit, i librit "Faqja e fshehte e Le Monde" (La face cachée du Monde), ka shkaktuar nje stuhi te vertete ne mbare qarqet gazetareske, intelektuale e politike te ketij vendi. Libri, i shkruar nga Pierre Péan dhe Philippe Cohen, po perpihet neper librari e, tashme, ze vendin e pare ne garen e shitjes se tyre. Brenda 5 ditesh, fill pas daljes se tij ne qarkullim, me 26 shkurt, u shiten 265 mije ekzemplare. Sukses i hatashem i nje libri qe hedh mbi gazeten me te madhe e me prestigjoze ne France, "Le Monde", nje det plot me akuza nga me kompromentueset. Me nje ritem te tille shitjeje, padroni i shtepise botuese Klod Dyra, parashikon qe shume shpejt, ai te arrije gjer ne 500 mije kopje (aq sa eshte pothuajse edhe tirazhi mesatar i vete gazetes Le Monde).

"Bomba" e dyshes Péan-Cohen ka plasur e, pothuajse ka arritur te eklipsoje luften qe po duket qarte ne horizontin e Irakut, nderkohe qe komentet, debatet e analizat s'reshtin se vazhduari ne gjithe shtypin e mediat e ndryshme te vendit. E vertet, per ekipin e "Le Monde", dalja ne qarkullim e ketij libri ishte nje bombe, plasjen e se ciles e moren vesh vetem ne momentet e fundit. Ne fakt, zera per botimin e nje libri te tille, ishin ndjere qysh me pare. Bile, ishte mesuar qe, ne shenjester te tij, ishin vene drejtuesit kryesore te "Le Monde" (ata kishin nxituar te siguronin nje kopje te tij para botimit, por botuesi Dura, me gjithe kerkesat e lutjet, kish refuzuar t'ua jepte, para daljes ne qarkullim). Dikush prej gazetareve te se perditshmes se njohur, pati bere percapje ta marre ne shtypshkronje, por me kot. Nje tjeter gazetar, me se fundi kish arritur te siguronte nje kopje, dy dite para daljes ne librari, nepermjet Ministrise se Puneve te Brendshme.

Ngjarjet zhvillohen pastaj si ne nje roman te vertete policesk. "Le Monde", pikerisht nje dite para botimit te librit ne fjale, del me editorialin: "A perben Le Monde rrezik per Francen?", shkrim ky qe shenon edhe deklarimin e luftes ndaj shpifjeve, mashtrimeve e akuzave pa baza. Nis keshtu nje beteje e vertete per te rrezuar permbajtjen e rende te akuzave te tij. Lufte ne planin mediatik, politik e juridik. Nderkohe, treshja drejtuese e "Le Monde": Colombani - Plenel - Minc, zbarkojne nga nje televizion tek tjetri, si te ftuar speciale.

Akuzat e librit "Faqja e fshehte e Le Monde"

- "Le Monde" eshte nje gazete frankofobe dhe ksenofile, qe destabilizon Francen.

- Edwy Plenel-i, kryeredaktori i "Le Monde", eshte agjent i CIA-s dhe nen influencen e nje "femre cifute me pervoj-". Ai ushtron ndaj vartesve te tij nje pushtet terrori, te denje per nje institucion totalitar.

- Akuza te tjera ndaj disa prej drejtuesve te saj kryesore: Jean-Marie Colomban-i, drejtor i "Le Monde" eshte i biri i nje agjenti fashist, dhe vete E. Plenel-i, agjent amerikano-trockist, me lidhje te dyshimta me shefin e sindikatave te policise dhe politikanin e njohur Charles Pasqua

- "Le Monde", ka ushtruar presion ndaj zyrtareve te ish-qeverise se meparshme socialiste, per te bere emerime ne poste te ndryshme te rendesishme.

- Ajo ka marre pjese ne matrapazlleqe financiare dhe ne fshehje te detyrimeve fiskale te disa prej drejtuesve te saj.

Reagimet apo kunderakuzat:

Ne nje interviste te botuar para disa ditesh ne revisten e perjavshme "Le Point", kryeredaktori i "Le Monde", pergjigjet:

- Ne kemi bere padi ne gjyq per autoret e librit, i cili nuk eshte gje tjeter vecse nje karikature ideologjike. Akuzat ndaj gazetes sone jane nje gjueti shtrigash, e bere nga ata qe jane mesuar t'i bejne elozhe "gazetarise qe mbron shtetin" , atyre qe bejne apel per censure, ne emer te gjoja interesave te larta te vendit, per te mos zene ne goje pastaj, shpifjet e uleta e banale te te gjitha kategorive. E, pervec ketyre, ky liber eshte edhe i mbushur plot shpifje, genjeshtra, deformime, manipulime e pasaktesi ngjarjesh. Shkurt, me nje mungese totale pergjegjesie te autoreve te tij.

"Shqetesimi im kryesor, shprehet Edwy Plenel-i, ne fund te kesaj interviste, eshte se, "Le Monde" po goditet per shkaqe urrejtjeje e xhelozie. Ky liber eshte nje liber kunder lirise se shtypit. Ai dhunon profesionin e gazetarit, duke e diskredituar ate. Une tashme shpreh dyshim per vete profesionin tone, per gazetarine, e cila po hyn ne te njejtin kor me vete vrasesit, e qe po pergatit keshtu, me duart e veta, litarin me te cilin armiqte e saj duan ta varin..."

Claude Durand: Une bej punen time...

Per botimin e librit " Faqja e fshehte e Le Monde", qysh ne janar te ketij viti, ka pasur nje marreveshje te fshehte mes shefit te "Fayard-it", Claude Durand dhe autoreve te tij. Per te qene sa me konspirativ e per t'u shpetuar hetimeve te "Le Monde" neper shtypshkronja, Durand-i vendos ta shtype librin ne shoqerine spanjole "Mateu Cromo" ne Madrid. Claude Durand, perkthyesi i Garcia Marquez-it, mik i Ismail Kadarese e, ne te njejten kohe, perfaqesuesi boteror i vepres se Solzhenicinit, i sigurte se ka siguruar edhe nje fitore tjeter editoriale, angazhohet ethshem per marketingun e shitjes se librit ne France, duke njoftuar librarite se, se shpejti, aty nga fundi i muajit shkurt, do te hidhet ne qarkullim nje liber i jashtezakonshem, me titullin e koduar: "Faqja", i botuar nga "Mille et Un Nuit", filial i "Fayard"-it. Nderkohe, jane shtypur 250 mije ekzemplare te ketij libri, te cilet hidhen ne shitje me 26 shkurt.

Dy fitore njeheresh! "Siluri" i Claude Durand-it ndaj gazetes me te madhe franceze, ne nje fare menyre sherben edhe per rritjen e metejshme te legjendes ndaj personalitetit te tij. Por, ai, lidhur me kete shprehet: "Une bej punen time si njeri i lire... E, pastaj, une e urrej monotonine dhe i dua shume disidentet, ne kuptimin e gjere te kesaj fjale..."

Claude Durandi, njeriu Orkester

President i "Fayard"-it, miku dhe botuesi i veprave te Ismail Kadarese, ka perkthyer e botuar gjithashtu edhe "Njeqind vjet vetmi" (Cent ans de solitude) te Garcia Marquez-it ne te njejten kohe eshte agjent boteror i veprave te Solzhenicinit. Claude Durand, 64 vjec, nuk eshte vetem drejtuesi i njeres prej shtepive me te njohura botuese franceze, por edhe botuesi eksluziv ne France i Gabriel Garcia Marquez-it e Aleksander Solzhenicinit. Presidenti i "Fayard"-it qysh prej 1979, ai ka punuar per rreth pesembedhjete vjet ne shtepine botuese "Seuil". Pas fillimit te punes ne "Fayard", prej shume vjetesh, ai eshte i angazhuar ne vijimin e botimit te "Veprave te Plota" te Ismail Kadarese, me te cilin, per kete qellim, punon se bashku pothuajse tre muaj ne vit.

Gjate periudhes se regjimit totalitar, ai ka ardhur disa here ne Shqiperi, per t'u takuar me Ismail Kadarene dhe ka organizuar se bashku me te, sic shprehet ai, "disa komplote te vogla", me qellim qe te nxirrte jashte ne fshehtesi (duke iu shmangur keshtu pergjimeve te Sigurimit), pjese nga arkivat dhe shkrimet e shkrimtarit tone te njohur. Claude Durand ka pasur gjithashtu marrdhenie mjaft te ngushta edhe me perkthyesin dhe intelektualin tone te shquar, Jusuf Vrioni.

Person dhe emer mjaft i njohur ne boten e kultures, letrave dhe mediave, ai ka pasur gjithashtu relacione te aferta me intelektuale te njohur, midis te cileve me Simone Signoret, Régis Debray, Jorge Semprun, Jacques Attali, etj. Claude Durand ka marre cmimin Médicis me 1979 per romanin e tij "Nata Zoologjike" (La Nuit Zoologique) dhe eshte, gjithashtu, botues i veprave te ish-presidentit te ndjere francez, Francois Mitterrand, te Edouard Balladur, Lech Walesa, Alain Peyrefitte etj.