LOL!
Edhe sikur te dua nuk me rritet mjekra
Geri, une nuk fola ne pergjithesi por per kete burrin e temes. Ai eshte egjiptian - fetar, vetem nje ne shqiperi, edhe nuk mund ta paragjykojme vetem nga fakti qe mban mjeker.
Do te iki ne egjipt, nuk e kuptoj pse shteti shqiptar nuk i jep lejen qe te iki? Plus, nuk kuptoj pse duhet te ofendohet ajo vajza qe e ka marre per burre (sepse kete lajm e kam lexuar ne gazete e aty kishte plot ofendime dhe per ate) kur ne fund te fundit çdo njeri ka te drejte te martohet me ate qe do. Ky edhe nese e ka marre nenshtetesine shqiptare, ne kete rast po kerkon te iki ne shpine e vet, por nuk e lejojne. ç'faj ka ky tani ne kete mes?
Une, si Klea, shoh menyren e sjelljes se tij. Nese ai eshte sjell korrekt ne shqiperi por thjesht eshte fetar (ndoshta edhe ekstremist), atehere nuk me behet ti them asnje fjale te keqe. As une nuk kam qene e vazhdoj te mos jem akoma pro fese ne ekstrem. Personalisht jam besimtare por nuk jam praktikante 100% edhe shpesh nuk i kuptoj personat praktikante, por ama nuk arrij ti shaj apo ti mallkoj per zgjedhjen e tyre.
P.S - Eshte shume e vertete qe jane shtuar ne shqiperi, madje edhe ne Kruje ku kane mbizoteruar gjithmone bektashinjt, kohet e fundit shume te rinj e te reja jane bere islamist. Fatkeqsisht ka ndodhur kur jane trasferuar ne tirane per shkolle te larte e atje kane rene ne kontakt me fetar te tjere. Njoh vajza e djem qe kane qene te shkelyqer ne shkolle, te shoqerueshem etj, por jane trasformuar krejtesisht e nuk kane ruajtur kontaktet me shoqerine e vjeter vetem per arsyen se ato nuk jane fetar.
Krijoni Kontakt