Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    Nga Guantanamo, dhëndër në Shqipëri, nuk shkon dot në shtëpi

    Në mënyrë të panevojshme, Shqipëria nuk po lejon kthimin në shtëpi në Egjipt, të një ish të burgosuri të Guantanamos, gjë që tani pas rënies së regjimit të Mubarakut, është bërë e mundshme. Pikërisht për këtë fakt ka reaguar dje edhe shoqata e që ka marrë në mbrojtje ish të burgosurit e Guatenamos, sipas të cilës shteti shqiptar po shkel të drejtat e njeriut me mohimin e udhëtimit në vendlindje shtetasit arab. Shqipëria i ofroi strehë Sherif Almeshadit pas lirimit pa akuzë paraprake të këtij të fundit nga arresti në SHBA më 2010, kohë kjo kur ekzistonte frika se mos ai përndiqej e torturohej nëse kthehej në atdheun e tij, Egjipt. Sidoqoftë, që prej rënies së Hosni Mubarakut, ky rrezik është tejkaluar, dhe z. Almeshad po bën çmos që të kthehet në shtëpi për t’u ribashkuar me familjen e vet. Duke qenë se qeveria pas-revolucionare e Egjiptit ka lëshuar garanci diplomatike me shkrim ndaj qeverisë shqiptare që z. Almeshad do të mirëpritet në Egjipt, e se atje nuk do të përballet me rreziqe, nuk është e qartë përse Shqipëria vazhdon të mos e lejojë kthimin e tij.



    Pengesa

    Ligji shqiptar, shprehimisht e mbështet të drejtën e të huajve për t’u larguar nga vendi dhe ligji ndërkombëtar thotë se askujt nuk mundet që në mënyrë arbitrare t’i mohohet e drejta për të hyrë në vendin e tij. Për më tepër, vende të tjera evropiane (përfshi një shtet anëtar të BE-së), të cilat kanë strehuar ish të burgosur të Guantanamos, i kanë lejuar ata që të kthehen në atdheun e tyre, duke reaguar kësisoj ndaj ndryshimeve pozitive politike të krijuar nga Pranvera Arabe. Punonjësja e kujdestarisë sociale e “Reprieve”-it për Jetën Pas Guantanamos, Kejt Tejllër (Katie Taylor), tha: “Shqipëria bëri gjënë e duhur kur pranoi të strehonte Sherifin atëherë kur ky nuk kishte se ku të shkonte tjetër. Por tani që situata në Egjipt ka ndryshuar, ka ardhur koha që ai të lejohet të kthehet në shtëpi. Pas një kalvari që ka zgjatur një dekadë, Sherifi do vetëm që të jetë përsëri mes familjes së vet. Lejimi që ai të shkojë, nuk ka për t’i kushtuar asgjë Shqipërisë – dhe do të ishte një përfundim i përshtatshëm për rolin e rëndësishëm që ajo ka luajtur në ndreqjen e gabimeve të Guantanamos.” Reprieve, një organizata bamirëse që ndërmerr veprime ligjore për të vënë në zbatim të drejtat e njeriut për të burgosurit, duke filluar që prej atyre në pritje të ekzekutimit të dënimit me vdekje ne gjirin Guantánamos. Reprieve heton, mbron në gjyq dhe edukon, duke punuar në vijën e frontit, për të siguruar mbështetje ligjore ndaj të burgosurve të cilët nuk janë të aftë që t’ia sigurojnë këtë me pagesë vetes. Reprieve promovon sundimin e ligjit në mbarë botën, duke siguruar të drejtën e kujtdo për një gjyq të drejtë si dhe për shpëtimin e jetëve.



    Shpëtoni refugjatin Almeshad!

    Sherif Almeshadit, një ish i burgosur i Guantanamos i mohohet e drejta që të kthehet në vendlindje dhe pse qeveria e post-Mubarak deklaron se ai është i mirëpritur në vendlindje. Autoritetet shqiptare kanë mohuar në mënyrë të përsëritur kërkesat Almeshad për t’u kthyer në shtëpi edhe pse qeveria e re e Kajros ka ofruar garanci me shkrim se ai do të jetë i mirëpritur në vendin e tij dhe nuk do të përballet me rreziqe për jetën. Po kështu, gjatë shtatorit të vitit të kaluar, policia kufitare shqiptare i ka penguar të drejtën për të udhëtuar edhe gruas së ish të burgosurit të Guatenamos. Drita Gjoni, bashkëshortja e Sherifit, ka dashur të udhëtojnë në Egjipt, por nuk është lejuar edhe pse ajo është një shtetase shqiptare dhe kishte një vizë të vlefshme egjiptiane. Por bashkëshortëve askush nuk u ka dhënë ndonjë arsye zyrtare përse nuk lejohen të largohen nga Shqipëria. Po kështu ministria e Brendshme e Shqipërisë nuk ka një përgjigje zyrtare për rastin. Ndërkohë, Almeshad, një biznesmen ish i cili u mbajt pa pagesë për tetë vjet në burgun e Gjirit Guantanamo në Kubë, mbetet pa shpresë për t’u ribashkuar me familjen e tij në Egjipt, të cilin ai nuk e ka parë për më shumë se një dekadë.



    Udhëtoi për biznes në Afganistan, e mbyllën në Guantanamo

    Që nga viti 2006 Shqipëria ka pranuar 11 ish-të burgosur të Guantanamos, të konsiderohen të gjithë të pafajshëm, të cilët nuk mund të riatdhesohen në vendet e tyre nga frika e persekutimit. Një prej tyre është dhe Almeshad, i cili u transferua në Shqipëri në shkurt të vitit 2010 së bashku me dy burgosurit e tjerë. Frika se në vendin e tij mund të përballej me dhunën e regjimit, bëri që Almeshat të udhëtojë drejtë Tiranës. Egjyptiani, që 10 vjet më parë merrej me biznes është arrestuar pas sulmeve të 11 shtatorit në Amerikë. Para se të prangosej, ai ishte një qytetar i ligjshëm italian. Për më shumë se katër vjet ai drejtonte biznesin e tij e për qëllime pune udhëtoi drejtë Afganistanit në kohën kur u arrestua. Për t’i shpëtuar dhunës dhe kaosin të menjëhershme që shpërtheu në vend Almeshadi kaloi kufirin e Pakistanit ku ai u arrestua dhe u dorëzua autoriteteve amerikane. Më pas, nën dyshimin i dyshuar si pjesëtar i forcave terroriste Almeshat është mbajtur për disa vite në burgun e Guatenamos deri sa erdhi në Shqipëri ku edhe ka krijuar familjen e tij.



    Tirana, presion nga Pekini për ujgurët

    Ish-ambasadori amerikan në Tiranë John Withers dhe zv.ambasadorja aktuale Debora Jones zbulohen në një prej dokumenteve të Wikileaks. Konkretisht një dokument thotë se “SHBA shqetësoheshin për atë çka mund të ndodhte me të burgosurit e Guantanamos nga Kina, Egjipti, Tunizia, Libia, Siria dhe Uzgekistani nëse do të ktheheshin në vendet e tyre. Kina, një fuqi ekonomike me të cilën asnjë nuk do të donte të ndeshej, bëri presion për 18 ujgurët myslimanë dhe të cilët mbetën të ngujuar që prej vitit 2002. Shqipëria pranoi pesë prej tyre në vitin 2006 por presioni nga Pekini e bëri ta rimendonte situatën. Kryeministri Sali Berisha, i cili ishte i gatshëm të merrte gjashtë të tjerë të burgosur dhe të bashkëpunonte për gjithçka i kërkoi Daniel Fried që mos të kishte ujgurë siç citohet në një raport sekret të shkruar nga ambasadori John Withers në datën 7 dhjetor 2009”. Ndërkohë zv.ambasadorja aktuale në Tiranë Debora Jones del në nje tjetër dokument ku thuhet se “disa vende refuzuan të pranojnë të burgosurit. Ky ishte rasti i katër kuvajtjanëve që mbetën në bazën ushtarake. Qeveria e tyre refuzoi ti lejojë të kthehen duke mos dashur të pranojë presionin politik. Madje ata këshilluan amerikanët që ti dërgojnë në një zonë lufte në Afganistan”, siç thotë një material sekret që i atribuohet ambasadores Debora Jones pas takimit me ministrin e brendshëm të Kuvajtit Sheikh Khalid Al Sheikh Jaber Al Sabah, takim që mban datën 5 shkurt 2009”.
    http://www.shekulli.com.al/shekulli/...dot-ne-shtepi/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Nuk mund ta toleroj qe surreter te tille te qarkullojne neper rruget e Shqiperise,pervec se te neverisin me veshjet e tyre edhe era nuk u durohet.Per mua ti kthenin mbrapsh dhe vellezerit e tjere te tij mjekrrosha qe na vozisin rrugeve me fustanet e tyre
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  3. #3
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Ai duket qe ne surrat qe ne Afganistan s'ka qene per biznes. Phu sa ftyre e shpifur !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    o geri, po ti ke ne shqiperi, shqiptar te shqiperis nga kta mjekroshat aman, se kam fjalen per hoxhallart, por per keta islamiket qe kur jan lejuar fete ne shqiperi, keta jan organizuar deri diku dhe po na i ndyjn rruget e shqiperis. si keta mjekroshat si ato me burka

  5. #5
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Citim Postuar më parë nga davidd Lexo Postimin
    o geri, po ti ke ne shqiperi, shqiptar te shqiperis nga kta mjekroshat aman, se kam fjalen per hoxhallart, por per keta islamiket qe kur jan lejuar fete ne shqiperi, keta jan organizuar deri diku dhe po na i ndyjn rruget e shqiperis. si keta mjekroshat si ato me burka
    Nuk jane te organizuar por jane kthyer xhamite ne banka dhe u leverdis jevgjeve tane qe te leshojne mjekrren dhe ti mveshin femrat e tyre per me marre paret qe i shperndan Hoxha kur ngrejne bithen perpjete.deri tashi vetm Pizzeri Hallall kane hapur dhe se shpejte kane premise te hapin ndonje qender tregtare Hallall
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    allau na ruajt. po ci duan paret keta kur kan allaun? ai ja bije buken, dhe te gjitha gjerat qe keta kan nevoj!

  7. #7
    Po mire ky qe eshte egjiptian, po sa shqiptar kemi ne qe jane me mjeker te tille? Boll i gjykuat njerezit ne kete menyre, rendesi ka qe ky njeri, ato vite qe ka jetuar ne shqiperi te jete sjelle mire.
    Beni nje liste me firma e çojeni ne kryeministri, se ndoshta i japin leje te iki te shkretit!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Po mire ky qe eshte egjiptian, po sa shqiptar kemi ne qe jane me mjeker te tille? Boll i gjykuat njerezit ne kete menyre, rendesi ka qe ky njeri, ato vite qe ka jetuar ne shqiperi te jete sjelle mire.
    Beni nje liste me firma e çojeni ne kryeministri, se ndoshta i japin leje te iki te shkretit!
    Ke nai mendje te behesh dhe ti me ashtu mjekrre?

  9. #9
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    qa bot merr a jeni mire

  10. #10
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Po mire ky qe eshte egjiptian, po sa shqiptar kemi ne qe jane me mjeker te tille? Boll i gjykuat njerezit ne kete menyre, rendesi ka qe ky njeri, ato vite qe ka jetuar ne shqiperi te jete sjelle mire.
    Beni nje liste me firma e çojeni ne kryeministri, se ndoshta i japin leje te iki te shkretit!
    Ke kaluar ndonjehere nga Rruga e Kavajes dhe nga Medreseja??Paramendo sikur keta njerez qe jane sjellur ''mire'' te protestojne rrugeve per vendosjen e perceve neper shkolla,apo perfaqesimin e tyre e tyre ne parlament sic po ndodh ne Kosove.Sipas teje Klea duhet te tregohemi indiferent dhe nuk duhet te shqetesohemi se perse cdo dite e me shume gabel te ardhur nga azia marrin nenshtetesine shqiptare,qe cdo dite e me shume po shperfytyrohet figura e shqiptarit?? Me quaj rracist,antisemit,por po ta kisha ne dore do i rrafshoja komplet nga territori shqiptar
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •