Ne parashikojmë 100 mijë hektarë rikualifikime urbane, parashikohet ndërtimi i 65 mijë metrave katrorë rrugë, nga të cilat 33 mijë metra katrorë do të jenë rrugë të reja.
Ndërtimet, Basha: S’ka leje pa përfunduar Plani i ri Urbanistik
Piramida, respektojmë vendimin e Parlamentit. Konkurs ndërkombëtar dhe bashkëfinancim me sektorin privat për ndërtimin e Tramit dhe Bulevardit të Ri
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, në një intervistë për emisionin në News24, “5 pyetje” nga Babaramo, ka detajuar të gjitha shpenzimet dhe investimet që parashikohen për vitin 2012. Basha ka folur për buxhetin, realizimin e investimeve në infrastrukturë, planin e ri rregullues, që nuk do të kundërshtojë as vendimin për Piramidën. Po kështu, kreu i Bashkisë ka deklaruar se në kryeqytet lejet e ndërtimit do të jenë të bllokuara deri në përfundimin e planit të ri urbanistik.
Sa janë të ardhurat dhe shpenzimet për vitin 2012?
Totali i buxhetit vitin e ardhshëm kap afro 70 milionë dollarë, ku kemi një strukturë shumë të përmirësuar të shpenzimeve në raport me axhendën e administratës sime. Shpenzimet, nga të cilat afro 1/3, për herë të parë kemi të bëjmë me porcionin më të madh të të ardhurave që do të shkojnë për investime, dhe kjo krahasuar me të gjitha vitet e tjera. Në vitin 2012 është 33% investime fizike, kapitale, krahasuar me 26% që ka qenë në vitin 2011.
Buxheti i projektuar për këtë vit kap shifrën prej 70 milionë dollarësh, krahasuar me 39 milionë në vitin 2011, afro 50 milionë në vitin 2010, 51-52 në vitin 2009. Në planin e investimeve kemi të bëjmë me më shumë se dyfishim.
Sa është granti i qeverisë në shifrën 70 milionë dollarë?
Granti ka mbetur pak a shumë në shifra si më parë, është pak më i lartë se 2011, viti 2011 është afro 200 mijë dollarë më shumë se viti i kaluar, apo 2010, është pak më i ulur. Nga granti i qeverisë bashkia merr pak më shumë se më 2011, por merr më pak seç ka marrë administrata nën zotin Rama, më 2009, ku ka marrë 967 milionë. Ne presim të mbledhin afro 45 milionë dollarë nga të ardhurat nga taksat, afro 12 milionë dollarë nga të ardhurat nga tarifat, 325 mijë dollarë nga të ardhura të tjera, dhe transferta të pakushtëzuara. Aktualisht, 2011-ta mbyllet në shifrën 41 milionë dollarë. Duhet të kemi parasysh që gjatë muajve të verës bashkia ka mbledhur 2% të taksave të projektuara për t’u mbledhur.
A është ky projektbuxhet një aventurë? Nga do t’i gjeni 70 milionë apo do të kërkoni reduktim të buxhetit në mes të vitit ?
Ky është një buxhet optimal, i përgatitur me realitet të madh përsa i përket aftësisë tonë për të mbledhur të ardhurat. Uja e barrës fiskale është një stimul për të dalë nga informaliteti. Duke ulur taskat ne rrisim nxitjen e qytetarëve për të paguar taskën, pjesën që i takon si aksioner i qytetit, por njëkohësisht zbardhim situatën e informalitetit dhe jemi në gjendje të ofrojmë shërbime adekuate anembanë qytetit. Në Këshillin Bashkiak do të kalojnë një sërë masash që është pagesa e faturës së mbetejeve urbane dhe ujësjellës-kanalizimeve. Dhe po kështu ne po shikojmë çfarë masash do të japin impaktin e dëshiruar. Nga ulja e taksave, në janar ne do t’i kursjemë biznesit afro 12 milionë dollarë.
Shpenzimet kapitale, investimet pubike, cili është investimi më kryesor?
Në buxhetin e Bashkisë së Tiranës bëhet fjalë për disa programe të cilat përparësojnë jetën e qytetit në zhvillimin infrastrukturor të tij. Rrugë, kanalizime, ujësjellësa, rikualifikimi urban, infrastrukturë urbane, qendra social-kulturore dhe pa dyshim projektet strategjike që unë i kam shpallur në Planin Urbanistik, që nga zgjatimi i aksit jug-veri me ndërtimin e bulevardit të ri, që do të mbështetet nga Fondi Kuvajtjan me grantin që tani është dhënë me projektin që u implementua me sheshin “Skenderbej”. Me këtë buxhet parashikohen zëra të veçantë për projektet strategjike. Mbështetet me fonde lokale përpjekja e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim që do na mbështesë për koncesionin e terminalit të ri të trenit, të tramit dhe autobusëve interurban në zonën afër Laprakës, mbështetet për atë pjesë të unazës që do të përfundoj segmeni jug-lindor i Unazës së Madhe. Ne parashikojmë 100 mijë hektarë rikualifikime urbane, parashikohet ndërtimi i 65 mijë metra katrorë rrugë, nga të cilat 33 mijë metra katrorë do të jenë rrugë të reja.
Plani rregullues, çfarë ndryshon nga ajo që ju paraqitet me atë që gjetët në zyrë të hartuar nga zoti Rama?
Plani urbanistik është në rrugë e sipër të përshtatjes. Kemi rënë dakord për axhendën e konsultimeve me publikun. Së dyti ka të bëjë me bashkëpunimin e bashkisë me 7 komunat dhe bashkive kufitare me të. Sikudër kam thënë në fillim të këtij procesi, ne marrin në rrugëtim të gjitha vlerat e krijuara në kohë. Në Bashkinë e Tiranës nuk ekziston asnjë plan i përfunduar urbanistik. E mbarojmë sipas premtimit tim vitin e ardhshëm, para verës. Në buxhetin e vitit të ardhshëm parashikohet që të shpronësohet një segment shumë i shtrenjë 1.8 km që lidh unazën e re me teknologjikun, por shpronësimet shkojnë në 8-9 milionë euro. Të premten këtu kanë ardhur arkitektët që do të marrin pjesë në konkursin për konceptimin e bulevardit të ri të Tiranës dhe lumit të Lanës. Me Bakën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me fondet e tyrë po bëjmë gati termat e negocimit me sektorin privat. Ne do të vendosim trojet e marra nga qeveria në dispozicion dhe do të kërkojmë kontributin e privatit për një investim që arrin 30-120 milonë euro. Zhvendosja e stacionit të trenit aty është hapi i parë, qoftë për ndërtimin e bulevardit të ri, qoftë për pjesën e tramit që do të kalojë në bulevard. Kemi ftuar 7 nga firmat më të njohura arkitekurore në botë dhe pritet që brenda marsit ato të japin me një konskurs publik konceptet e tyre grafike dhe tredimensionale. Projekti tjetër i rëndësishëm është trami. Aktualisht kemi përgatitur dy propozime, një që Bashkia e Tiranës të jetë pjesë e investimeve të punimeve civile, të shinave dhe të rrjetit të energjisë dhe pjesa tjetër të operohet me koncesion. Propozimi tjetër parashikon tërësisht një ndërmarrje të koncesionuar, ku sipërmarrësit marrin përsipër ndërtimin dhe përdorimin për një kohë të caktuar. Interesi për këtë është jashtëzakonisht i madh, kanë ardhur kompani nga vende të ndryshme të botës. Ne i kemi orientuar drejt një skemë nga e cila ne do të përfitojmë më shumë, që na kushton më pak para nga buxheti dhe huamarrja.
Shesin “Skëndërbej” është bërë debat i madh publik, bashkia ende nuk e ka bërë të ditur autorin se kush është arkitekti urbanistik?
Autori është Bashkia e Tiranës, Zyra e Urbanistikës në bashkëpunim me Zyrën e Transportit Publik. Do të nisim përgatitjet për konkursin e bulevardit të ri, ku pjesë e rëndësishme është nyja e sheshit “Skenderbej” dhe këtu do të merren edhe njëherë vendime të rëndësishme, nëse ka mundësi që ky shesh të jetë këmbësor. Me përfundimin e studimit ne do të nisim projektin përfundimtar.
Plani rregullues, te Piramida është vendosur ndonjë njollë e re apo do ngletet po Piramida?
Ka një vendim të Parlamentit në këtë çështje, që është një normë ligjore superiore në Republikën e Shqipërisë dhe Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë një institucion që nuk respekton ligjin. Ka një hierarki normash që përcaktohet me Kushtetutë, nuk e përcaktoj as unë, as qeverisja qendrore, ku instrumenti më superior është vendimi i Parlamentit. Dua apo s’dua unë kështu, çfarë unë mendoj mendoj për këtë rast konkret është jorelevant, tashmë që kemi një ligj që është konfirmuar dy herë nga Gjykata Kushtetuese.
Do vazhdohet të ndërtohet përsëri brenda unazës apo do ketë moratorium?
Aktualisht kemi një moratorium, ndërsa plani i përdorimit të tokës është një nga hapat më të ndjeshëm, më me impakt, më afatgjat në fizionominë e qytetit dhe qytetarëve, në pronat e tyre. E gjitha kjo do të vendoset në momentin e duhur, në planin urbanistik është hapi tjetër shumë i rëndësishëm që do të marr përsipër grupi teknik dhe grupi konsultativ strategjik dhe pas rekomandimit të tyre edhe kjo çështje do të shtrohet për mendimmarrje dhe bashkëpërfshirje me qytetarët, dhe vetëm atëherë do të themi se cilat do të jenë koeficientet e ndërtimit në qytetin e Tiranës. Përfudimi i planit të ri urbanistik është tashmë kërkesë edhe ultimative ligjore, pa një plan urbanstik sipas ligjit të ri urbanistikës nuk mund të ndërtohet, prandaj ne e kemi përqendruar të gjithë vëmendjen tonë për ta përfunduar këtë plan sa më parë.
Infoarkiv
Krijoni Kontakt