Njė vit pa Profesor Ilir Gjylbegun
Opinione Dielė, Mars 25th, 2012
ORION GLIOZHENI
Sot mbushet njė vit prej ndarjes nga jeta tė prof. Ilir Gjylbegut. Dėshiroj qė me ketė rast tė shkruaj disa rreshta nė kujtim tė figurės sė tij tė ndritur dhe nė respekt tė profesorit tim tė dashur. E gjej tė udhės qė pėr mėsuesit e mi tė kem gjithmonė mirėnjohjen dhe respektin e merituar. Prof. Ilir Gjylbegu ishte njė mjek i shquar, pjesė e plejadės sė mjekėve qė me vetėmohim, ndėrgjegje, humanizėm e sakrifica bėnė tė mundur ruajtjen e shėndetit tė grave e fėmijėve shqiptarė nė ato vite tė vėshtira. Ai ishte njė njeri i thjeshtė dhe pedagog i shkėlqyer, qė pėrveē profesionit, na edukoi edhe me ndjenjėn e respektit pėr njerėzit dhe pėr vendin tonė.
Unė kam pasur fatin ta njoh dr. Ilirin (kėshtu e thėrrisnin tė gjithė) qė kur isha fėmijė, pėr hir edhe tė lidhjeve qė unė kisha me maternitetin nėpėrmjet tim ati. Nė kujtimet e mia tė fėmijėrisė e kujtoj si njė njeri punėtor tė palodhur, me njė mendje tė mprehtė, me njė humor tė hollė dhe njė shpirt tė madh. Mė pas, gjatė viteve qė pata fatin tė punoj me tė, e vlerėsova si njė profesionist tė talentuar, tė sinqertė, gojėmbėl, tepėr tė dashur e tė afėrt me pacientėt, studentėt, kolegėt dhe mjekėt e rinj, njeri me njė zemėr tė madhe dhe me energji tė pasosur.
Ėshtė e vėshtirė tė jesh njė mjek i vėrtetė, me shpirt humanist pėr t’i shėrbyer me ndėrgjegje tė plotė popullit tėnd, pa menduar pėr pėrfitim personal; por pikėrisht kjo e bėri prof. Ilirin njė figurė tė nderuar e tė respektuar nga tė gjithė. Pėr botėn ai ishte vetėm njė person, por pėr shumė gra ai ishte gjithė bota.
Ai ishte njė njeri i thjeshtė dhe zotėronte njė mėnyrė tė veēantė komunikimi me njerėzit, studentėt e kolegėt. Shpirti i tij i thjeshtė e ka bėrė kurdoherė tė pėrshtatet nė mėnyrė perfekte me ēdo ambient, me ēdo njeri, me ēdo situatė, duke u bėrė i mirėpritur nga tė gjithė. Nga ana tjetėr, mbetet kompleks nė figurėn e njeriut dhe mjekut, tė interesave dhe tė veprimeve. Pikėrisht pėr kėto arsye unė e vlerėsoj si njė personazh emblematik, karizmatik, dinjitoz dhe largpamės.
Aftėsia edukuese ėshtė njė tjetėr virtyt i ēmuar i prof. Ilirit, njė dhunti e lindur dhe qė vlerėsohet me siguri nga tė gjithė ne qė kemi qenė nxėnėsit e tij. I pajisur me njė inteligjencė perfekte, operativitet tė pėrkryer, vullnet tė fortė, fantazi tė pasur, ai do tė mbetet simboli i mėsuesit tė pėrkushtuar, edukatorit shembullor dhe njeriut qė diti tė transmetojė nė mėnyrė perfekte dijet dhe eksperiencėn e tij tė ēmuar te nxėnėsit dhe kolegėt e tij.
Vitet e tij tė punės nuk ishin tė lehta dhe mjekėt obstetėr-gjinekologė nė atė kohė ishin tė paktė nė numėr. Rastet e vėshtira dėrgoheshin gjithmonė nė Maternitetin e Tiranės. Me fillimin e formimit e specialistėve tė parė, orientimi i Katedrės ishte qė kėta mjekė tė rinj tė ndihmoheshin edhe nė rrethet e tyre, me qėllim qė tė krijonin edhe ata pėrvojėn e punės nė kėtė specialitet. Prof. Iliri ka qenė nga ata mjekė qė kanė shėtitur nė tė gjitha rrethet e vendit, duke ndihmuar kėshtu jo vetėm pacientėt, por edhe mjekėt pėrkatės tė kėtyre rretheve (tė cilėt sot e falėnderojnė nga zemra). Ai mbante mbi shpatulla edhe peshėn e pėrgjegjėsisė morale e ligjore, jo fort tė lehtė nė ato kohėra. Ishin tė paktė ata mjekė qė mund tė mbanin mbi supet e tyre ngarkesa tė kėtij lloji dhe vetėm mjekėt e vjetėr qė kanė jetuar atė kohė mund ta kuptojnė rėndėsinė e njė fjale, konkluzioni apo raporti mbi njė rast tė caktuar qė mbante poshtė firmėn e prof. Gjylbegut. Pak mjekė nė atė kohė kishin “Voce in capitulum” pėr tė mbyllur njė problem teknik, qė fare lehtė mund tė transformohej nė njė problem politik dhe dr. Iliri ishte njė nga ata qė bėhej mburojė pėr nxėnėsit e tij. Ai reflektonte gjithmonė mirėsi nė shpirt e dashuri nė dhėnien e profesionit. Kėshtu e kujtoj unė dr. Ilirin, njeri tė ndershėm, tė aftė, punėtor tė palodhur, njeri qė nuk mėrzitej dhe qė vazhdimisht i ka vėnė njohuritė e tij tė pasura profesionale nė shėrbim tė njerėzve dhe tė kolegėve.
Ai ka qenė autor i disa librave, i dhjetėra referateve e punimeve shkencore dhe novator nė futjen e teknikave tė reja kirurgjikale nė gjinekologji. Ai vazhdoi tė ishte pranė nesh edhe pėr shumė vite pas daljes nė pension, deri nė ditėt e fundit tė jetės sė tij dhe jo vetėm nė spital, por edhe nė tė gjitha aktivitetet shkencore e shoqėrore qė ne organizonim. E konsideronim tė gjithė si njė ikonė tė Maternitetit dhe mungesėn e tij e ndiejmė sot, por dhe nė vitet qė do tė vijnė.
Prof. Ilir Gjylbegu ėshtė dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit me Urdhrin “Naim Frashėri I” dhe nga Presidenti i Republikės me Urdhrin “Mjeshtėr i madh i punės”.
Tė gjitha kėto janė shumė pak pėr tė pėrmbledhur figurėn komplekse tė dr. Ilirit. Ndoshta do tė duhet tė mblidhen kujtimet e mijėra grave, tė qindra mjekėve dhe tė familjarėve tė tij pėr tė shkruar mė pas njė libėr pėr jetėn dhe veprėn e kėtij njeriu tė madh.
Mendoj se ėshtė shumė e rėndėsishme pėr tė gjithė ne tė njohim historinė e kombit tonė, sepse pa njohur atė, nuk mund tė njohim as veten; ai qė nuk respekton tė kaluarėn, nuk ėshtė i vlefshėm as pėr tė tashmen. Duke qenė nė profesionin e mjekut ėshtė e domosdoshme tė njohim dhe respektojmė historinė e paraardhėsve dhe mėsuesve tanė, tė armatės se mjekėsisė shqiptare qė ka lėnė gjurmėt e saj nė brezin e sotėm dhe brezat qė do tė vijnė pas nesh. Vepra e tyre nė dobi tė njerėzve ėshtė krenari pėr kombin dhe unė pėrpara veprės sė prof. Gjylbegut pėrulem me respekt, dashuri e mirėnjohje. Ajo qė lėmė pas nga jeta jonė, nė pastė vlerė e rėndėsi, kjo ėshtė e tė tjerėve qė vijnė pas nesh.
Mėsuesit janė si qiriri, ata konsumojnė vetveten pėr t’i dhėnė dritė jetės sė tė tjerėve. Kontributi i mėsuesve dhe mjekėve jeton shumė gjatė, edhe pasi ata ndahen nga jeta. Frytet e punės sė tyre vazhdojnė tė jetojnė nė studentėt dhe pacientėt e tyre. Ajo ēka kemi bėrė pėr vetveten vdes bashkė me ne; ajo ēka kemi bėrė pėr tė tjerėt mbetet dhe ėshtė e pavdekshme. Nė kėtė kontekst, fjalėt nuk mjaftojnė pėr tė shprehur mirėnjohjen ndaj punės dhe veprės sė prof. Ilir Gjylbegut.
panorama
,
--------
...nje kuriozitet..
Ilir Gjylbegu eshte ILIRI i pare nder Shqiptaret..
Pra te parit djal shqiptar qe i eshte vene emri i bukur ILIR.
Krijoni Kontakt