Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 32
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Beqiri: As Thaçi s’e fiton Prishtinën

    Është i bindur se PDK-ja kurrë nuk do ta fitojë Prishtinën, edhe nëse kandidohet vet Hashim Thaçi. Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë për “Tribuna Shqiptare”, se PDK-ja ka pasur kandidatë më të fortë se Blerand Stavileci, por i ka humbur të gjitha zgjedhjet.

    Është i bindur se Isa Mustafa do t’i fitojë prapë bindshëm zgjedhjet, për shkak se qytetarët kanë sy dhe i shohin sukseset e qeverisjes në kryeqytet.

    Beqiri thotë se Prishtina ka përparuar, edhe pse pretendon se Qeveria ka vazhduar ta diskriminojë në aspektin financiar.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    PDK ne zgjedjjet e fundit ne kosove qe umbajten ne prishtin ishte bash si nje parti e minoriteteve pra gjasat per nje fitore jan barazi me 000%

  3. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    PDK ne zgjedjjet e fundit ne kosove qe umbajten ne prishtin ishte bash si nje parti e minoriteteve pra gjasat per nje fitore jan barazi me 000%
    ...qe qe , minoriteti po fol per minoritetin....

    ...shkrim lexim , shkrim lexim , duhesh mu integru ....ne shoqerin shqiptare...
    ...just easy...

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Në ‘Kabinetin e Prishtinës’ figura edhe jashtë PDK-së

    Deri në fund të këtij muaji, PDK do të bëjë publike anëtarët e Kabinetit për Qeverisje të Mirë për Prishtinën.

    Do të publikohet udhëheqësit dhe aktivitetet me të cilat do të merret ky kabinet, i cili do të përbehet nga 15 anëtarë, ka thënë për “Tribuna Shqiptare”, zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci.

    Ai ka shpjeguar se janë duke biseduar me shumë prej figurave publike që nuk janë anëtarë të PDK-së.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #15
    Sipas sondazhev te cilat i bejen disa organizat ketu ne prishtine del se nese ldk,nuk ndryshon diq per te mire deri ne fundin e 2013 do ta humbe prishtinen kete e kan te sigurte qkado qe thot ismet beqiri..
    Njerzit te cilet i prin listes se qeverisjes se mire te gjithe jane njerzit te cilet vertet kane respektin e prishtinasev dhe rrethit te tyre jane nejrz me pesh ne komunen e prishtines dhe rrethin.

    Dhe sipas te gjitha gjasave prishtinen do ta udhe PDK qe nga fundi i vitit 2013 kjo eshte me se e sigurte ,,,,
    kete mos e harroni sot qka po ju shkruaj dhe po ju kujtoj disa forumista ketu se vertet jane shume te afert me rrethin ata te cilet do te kandidojen per prishtinen,,dhe ka nevoj prishtin aper ndryshime eshte e vertet eshte zhytur ne kos ne te gjitha lamit

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    qe besa nese ka nis luften ne prishtin e ka te humbur ket luft aty esht LDK DHE L.WV SKA SHANC PDK ME MARR ERE

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    LDK ne prishtin edhe nja 20 vjet realiteti esht ky sepse ldk edhe nese per kandidat dota emroj nje qoban aj dote fitoj kunder GJDO pulaxhie qe vjen nga PDK

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Mustafa: LDK-ja e fiton Prishtinën me duar në xhepa

    “Nuk i frikësohem as Stavilecit e as një kandidati të PDK-së. LDK-ja fort e ka fitu Prishtinën. Jam shumë i sigurt që edhe nëse i shtimë duart në xhepa deri në fund të vitit të ardhshëm dhe nuk punojmë asgjë, prapë do ta fitonim Prishtinën sepse çdo gjë që e kemi punu deri më tash e kemi bërë për interesin e qytetarëve”, kështu ka thënë kryetari i LDK-së dhe i Prishtinës, Isa Mustafa në një intervistë për Radio Dukagjinin.

    I pyetur se cili është emri që LDK do ta kandidojë për Prishtinën, Mustafa ka thënë: “Do të zhvillojmë një sondazh në opinion për ta parë se kush janë ata që opinioni i përkrah e jo ata që ia rrahin gjoksin vetes dhe mendojnë se vetëm ata janë dhe s’ka askush tjetër. Prishtinës dhe komunave të tjera do tu ofrojmë njerëz që kanë vizion, që kanë dije dhe që mund të krijojnë perspektivë të zhvillimit”, është shprehur Mustafa

    Por i pyetur nga Radio Dukagjini se nëse në këtë sondazh del se populli e do atë për kandidat të Prishtinës, Mustafa ka theksuar se e gjithë kjo varet nga fati që do ta ketë marrëveshja Thaçi, Mustafa dhe Pacolli.

    “Unë shpresoj që do të futemi në të njëjtën kohë në katër palë zgjedhje. E drejta ligjore në Kosovë ekziston për më shumë mandate, nuk është i kufizuar mandati i kryetarit të Komunës. Në vendet e tjera ka kryetar që kanë bërë 12 – 16 vjet që nganjëherë tregohet si praktik shumë e mirë”, ka thënë Mustafa.

    Zëri
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Blerand Stavileci - profil i shkurtër


    Ministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

    Ditëlindja:
    8 mars 1980

    Vendlindja:
    Prishtinë

    Kualifikimi profesional dhe grada shkencore:
    Magjistër Shkence i Menaxhmentit dhe Informatikës

    Edukimi universitar dhe shkollor:
    Universiteti ILIRIA
    Gjimnazi Matematikor-Natyror XHEVDET DODA
    Shkolla Fillore “HASAN PRISHTINA”, Prishtinë

    Të arriturat gjatë edukimit universitar dhe shkollor:
    - Studenti më i dalluar i gjeneratës
    - Nxënësi më i mirë i gjimnazit

    Përvoja institucionale dhe politike:
    - Ministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (prill - dhjetor 2010)
    - Këshilltar në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit në Qeverinë e Republikës së Kosovës (janar 2008 – mars 2010)
    - Nënkryetar i Komitetit Drejtues të Observatoriumit të Transportit të Evropës Juglindore (SEETO), pranë Komisionit Evropian (qershor 2009 – mars 2010)
    - Zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës (janar 2009 – janar 2011)

    Përvoja akademike:
    Ligjërues i lëndëve mësimore të Menaxhmentit dhe Informatikës në Universitetin “ILIRIA”

    Komunikon me shkrim dhe me gojë në gjuhët angleze, franceze, italiane dhe serbokroate.
    Ka kryer kursin intensiv të gjuhës dhe të civilizimit francez në Universitetin e Sorbonës.

    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po si minister bujqesie e dini gja..a ka pas ndoj rezultat ky blerandi ?

    se keshtu qe kan qen mir ne shkolla kemi plot po nje m te madh kan bere..

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •