Ne ju sfidojmë juve me librat e të parëve tanë!

Shejkh Rebi' bin Hadi el-Medhali:

Thotë Allahu në Kur'an:

وَاعْتَصِمُواْ بِحَبْلِ اللّهِ جَمِيعًا

Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (Kur'anin dhe Sunnetin) e Allahut." (3:103)

Do ju ndihmojë në këtë gjë dhe ta kuptoni fenë e Allahut qartësisht, kur ju të ktheheni në të kuptuarit e të parëve tanë të mirë (metodologjinë e Selefus-Salih).

Metodologjia e tyre gjendet e shkruar nëpër libra. Kjo është sfidim ndaj të gjithë atyre që kundërshtojnë këtë gjë. Ne i sfidojmë të gjithë pasuesit e bidateve dhe tekeve të tyre; -pasuesit e bidateve në çështje të akides (besimit) apo në çështje politike.

Unë u them atyre se në mes nesh janë të parët tanë (selefët), janë librat e shkruara.

Imam Ahmedi u thoshte bidatçive: "Mes nesh dhe jush janë të vdekurit!" Edhe ne e themi të njëjtën gjë, dhe themi gjithashtu se: "Mes nesh dhe jush janë librat!" Librat gjenden në mesin tonë. Allahu i thotë të Dërguarit të Tij:

قُلْ فَأْتُواْ بِالتَّوْرَاةِ فَاتْلُوهَا إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ

"Thuaju: 'Silleni pra Tevratin dhe lexoni atë, nëse jeni të drejtë (në atë që thoni)'." (3:93)

Pra, ta lexojnë Tevratin dhe i përgënjeshtron ata në atë çfarë thonë.

Ndërsa këtyre (bidatçive) ua sjellim librat e Selefëve, ua sjellim Kur'anin dhe Sunnetin, ua sjellim librat e Buhariut, Muslimit, Ebu Davudit, Tirmidhiut, Nesaiut, Ahmedit e librat e të tjerëve; dhe të shohim se kush është në rrugën e tyre e kush u qëndron atyre përballë dhe i kundërshton ata.

Ashtu siç Allahu i sfidoi Jahuditë me sjelljen e Tevratit që të dalin në pah shpifjet e tyre, edhe ne gjithashtu i sfidojmë ata (bidatçitë) me kthimin tek librat e Selefëve që të del në pah se kush janë bidatçi ata apo ne, të shohim se kush ka lajthitur ne apo ata?!

A janë në gjendje që të na sfidojnë neve? A janë në gjendje që ata të hapin gojë, e të thonë atë që po themi ne? Çdoherë e kemi theksuar me të gjitha forcat tona, se ne i sfidojmë të gjithë ata që thonë se janë duke pasur metodologjinë e Selefus-Salih (e që në të vërtetë janë larg saj!).

Betohem në Allahun, se ne thërrasim për të pasuar metodologjinë e Selefus-Salih, metodologjinë e Librit të Allahut dhe Sunnetit të të Dërguarit (alejhis-salatu ues-selam). Ne Librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) e marrim për argument në akiden (besimin) tonë, adhurimin tonë dhe qëndrimet tona kundrejt udhëheqësve dhe njerëzve në përgjithësi, gjithashtu edhe në qëndrimet tona kundrejt grupimeve dhe fraksioneve të ndryshme.

Ndërsa të tjerët, përdorin troke e mashtrime dhe luajnë me emocionet e të tjerëve. Për Allahun, nuk mund të gjesh prej tyre veçse troke dhe shfrytëzim të emocioneve të të rinjve.

Burimi: http://perlat-muslimane.com/al/index...izmi&Itemid=89