Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Postime
    716

    Ushqimet e një diete të shëndetshme!

    Arrat janë një burim i madh me proteina, fibra dhe antioksidantë, vitamina dhe minerale.



    Shpesh mendojmë se për të ndjekur një dietë të shëndetshme mjafton që të eliminojmë ushqimet e rënda dhe kalorike.

    Sigurisht që duhet reduktuar konsumimi i shumë elementëve të dëmshëm për organizmin, por fillimisht duhet të përqendrohemi tek futja në dietën e përditshme të disa ushqimeve të domosdoshme.

    Janë disa ushqime që përmirësojnë dietën tonë dhe që e bëjnë trupin më të shëndetshëm.


    Arrat

    Arrat kanë shumë kalori dhe duhen konsumuar me sasi të moderuar, por pikërisht yndyra që përmbajnë është jashtëzakonisht e mirë për organizmin. Duke konsumuar këtë lloj yndyre që gjendet tek arrat, organizmi redukton kolesterolin e keq dhe ul rrezikun për iktus dhe sëmundjet kardiake. Arrat janë një burim i madh me proteina, fibra dhe antioksidantë, vitamina dhe minerale.


    Peshku i pasur me yndyrë

    Nëse konsumohet me masë, peshku i llojit salmon, sardele dhe troftë është thelbësor për shëndetin. Jo vetëm që është i pasur me vitamina dhe minerale, por përmban edhe Omega 3, një element i domosdoshëm për organizmin e njeriut.Këta lloj peshqish që ju përmendëm me lart kanë efekte shumë pozitivë, pasi ulin rrezikun e sëmundjeve kardiake, të dëmeve cerebrale, iktusit dhe kancerit të prostatës. Ndërkohë rezultatet e një kërkimi të publikuar në "British Journal of Ophthalmology", tregojnë se Omega 3 është një element shumë i mirë për shëndetin e syve.


    Panxhari

    Panxhari është një superushqim për shkak të efekteve të jashtëzakonshme që ka për shëndetin. Studime të shumta tregojnë se nëse konsumohet lëngu i panxharit, mund të përmirësohet shëndeti i zemrës, funksioni i mëlçisë dhe reduktohet rreziku i kancerit. Panxhari është një burim me vitaminë C, e domosdoshme për rritjen dhe riparimin e indeve. Te panxhari gjendet edhe acidi folik që parandalon aneminë dhe rrezikun e defekteve te fëmijët që ende ndodhen në barkun e nënës.


    Qepa

    Ushqime si qepa, hudhra, bishtat e qepëve të njoma mund të bëjnë mrekulli për organizimin tonë. Studime të shumta tregojnë se si qepa është në gjendje që të ulë nivelin e kolesterolit të dëmshëm. Qepa mund të ulë nivelin e presionit të gjakut tek personat që e kanë problem. Po ashtu është një luftues i mirë kundër baktereve dhe lufton viruset e ndryshme që janë në qarkullim, sidomos në stinën e ftohtë të dimrit, ku rezistenca e trupit bie ndjeshëm për shkak të temperaturave tepër të ulëta.


    Perime me gjethe jeshile

    Perime të tilla si spinaqi janë të pasura me hekur, potasium, kalçium dhe vitaminë C. Mënyra e rritjes së spinaqit, e bën këtë produkt të pasur me elementë të domosdoshëm për shëndetin e njeriut.

    Manaferra, boronica...janë te pasura me antioksidantë me kapacitet qe te përmirësojne shikimin, te parandalojne infeksionet në kanalin urinar dhe në luftimin e kancerit të shtyllës kurrizore.


    Fasulet

    Nga studimet e fundit thuhet se personat që kërkojnë uljen e peshës mund të besojnë te fasulet dhe te vlerat e tyre ushqyese. Fasulet, përvecse ndihmojnë një person që të dobësohet, furnizojnë trupin me energji dhe kanë proteina dhe substanca të tjera ushqyese si hekuri, magnezi dhe vitamina të tjera të grupit B.


    Domatet

    Ndonjëherë vlerat e domates lihen në hije. Por në fakt efektet e jashtëzakonshme të saj janë të padiskutueshme. Domatet forcojnë sistemin imunitar, përmirësojnë shëndetin e zemrës, ndihmojnë në përmirësimin dhe hollimin e gjakut dhe të disa sëmundjeve të tjera, përfshi edhe zemrën.



    Burimi: www.YllPress.com

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,305

    Për: Ushqimet e një diete të shëndetshme!

    Shmangni kirurgjinë plastike: Ja dieta anti-rrudhë

    Përmbajnë sasi të mëdha luteine, karotenoidë, antioksidantë, të cilët trupi ynë nuk i prodhon natyralisht dhe të cilët mundësojnë bllokimin e prodhimit të radikaleve të lira. Përveçse mbrojnë lëkurën nga veprimet oksiduese të diellit japin elasticitet dhe hidratim.

    Kremërat ose kirurgjia plastike nuk janë “rregullatorët” e vetëm për të parandaluar shenjat e moshës. Rrudhat mund të mbahen nën fre edhe nëpërmjet një ushqyerjeje të vëmendshme.

    Dardhat dhe shpargujt për shembull kanë antioksidantë të fuqishëm, shumë të aftë për të zhdukur rrudhat, pasi kanë lëndë natyrale të cilat thithin radikalet e lira.

    Sipas dermatologes eksperte Gabriella Fabbrocini, një nga lëvizjet më strategjike për të vonuar plakjen është ushqyerja e pasur me vitaminë A, vitaminë E dhe minerale si zinku, potasiumi, seleni dhe molekula si flavanoidi dhe karotenoide, eliksirë të rinisë.

    Ja një listë me ushqimet antirrudhë:

    Perimet me gjethe jeshile
    Frutat e kuq
    Kakoja
    Agrumet
    Uthulla
    Kungulli
    Domatja
    Kurkumaja
    Bishtajoret
    Shpargujt
    Dardha
    Rrushi
    Patëllxhanët
    Spinaqi
    Kivi
    Orizi integral
    Uji


    Telegrafi.al

    https://telegraf.al/kuriozitete/shma...a-anti-rrudhe/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •