Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Thumbs up Kosova, masa reciproke Shqipërisë

    Kosova mund të vendosë shumë shpejt masa tregtare reciproke ndaj Shqipërisë. Kjo vjen pasi Shqipëria po vazhdon të aplikojë çmimet referente ndaj patates që prodhohet në Kosovë, dhe kjo ndikon që prodhuesit kosovarë t’i bëjë jokonkurrentë me prodhuesit e Shqipërisë.

    Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila ka thënë nëpërmjet telefonit për Top Channel se po presin një përgjigje pozitve nga Shqipëria deri në javën e ardhshme, në të kundërt Kosova do të detyrohet të aplikojë çmimin e referencës për produktet nga Shqipëria.

    Kjo ka qenë njëra nga arsyet që dhjetëra kultivues të patates nga Komuna e Vushtrisë, për 15 minuta kanë bllokuar magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

    “Rruga e kombit doli të jetë
    Po presim një përgjigje pozitve nga Shqipëria deri javën e ardhshme, në të kundërt Kosova do të detyrohet të aplikojë çmimin e referencës për produktet nga Shqipëria

    http://www.youtube.com/watch?feature...&v=sDC7IPbH-DM

    “Kjo është e papranueshme për tregtarët tanë që kanë pasur kontrata, si dhe për vetë tregtarët nga Shqipëria. Ata më parë kanë ardhur vetë, ndërsa së fundmi nuk kanë pasur mundësi të vijnë pasi çmimi është shumë i lartë. Kështu i bie që patatja të mbetet pa u shitur”, ka deklaruar Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës.

    Kultivuesit e patates u ankuan se i kanë mbetur pa shitur sasi e madhe e prodhimit, ndërsa fajësuan Ministrinë e Bujqësisë dhe të Tregtisë për mungesë të planeve të mirëfillta për sigurimin e tregut për shitjen e produkteve që prodhohen për eksport.

    Përveç kësaj arsyeje, bujqit thanë se ndihen të mashtruar për shkak të mos përmbushjes së një marrëveshje që ishte bërë nga zyrtarët qeveritarë, përmes të cilës sigurohej eksporti i patates së prodhuar gjatë vitit 2011.

    Protestuesit kërkuan që qeveria të dëmshpërblejë ata dhe të gjejë zgjidhje, në të kundërt pas disa ditësh patatet e mbetura do t’i hedhin para ndërtesës së qeverisë.

    Top channal
    Revolution 1848

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anëtarësuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikë
    Postime
    251
    Ore ky muabeti i patateve sikur u mbyll njer u hoq taksa nga ana e shqipris dhe mori fund ai muabet.

    Biles Mimoza Kusari doli vet dhe tha pala shqiptare e hoqi taksen.
    Emocioni i ben castet e jetes te paharueshme ndersa arsyeja dhe vetdija i bejn ato te rendesishme

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •