Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Une dhe fjalet

    Kam kohe qe nuk flas dot, kam kohe qe nuk mendoj.
    Fjalet tani me kercejne nga te gjitha skutat e erreta te mendjes, e ashtu te kamufluara me 101 kuptime me nxjerrin gjuhen, e perqeshin pafuqine time per ti roberuar ne paragrafe. Ato me sillen verdalle me duart ne xhepa dhe me hedhin veshtrime perbuzese.
    Me nervozon kjo heshtje, pjelle e mungeses sime per tu habitur, pjelle e verberise sime. Qe te flasesh duhet qe ti shohesh fjalet, duhet te habitesh me to. Ato te tera kane format, madhesite, ngjyrat, aromat e tyre. Une i prek, u marr ere, iu mat mire dimensionet dhe pasi i perzgjeth me kujdes i vendos ne rradhe prane njera tjetres duke materializuar keshtu piramiden qe ka kohe qe me del ne enderr. Ato te pabindura kercejne nga rreshtata, me peshtyjne ne fytyre, me godasin me shkelem muret e syve, squllen e rrjedhin ne kuptime te reja.
    Sme ngelet gje tjeter vec ti permbledh per fyti e ti perplas fort pas toke me tere forcen e urrejtjes sime, tu cjerr fytyren, e tu injektoj ne damare jarge terbimi, ti ********* e ti mbars me faren e kuptimeve qe une dua. Tani ato te mbarsura me faren time me aviten si bushtra besnike, kuisin e ulerijne mendimet e mia, e bashke me tingujt sjellin tek une imazhe drite. Me to shoh boten, dhe veten, ashtu sic dua, me to vras verberin time, e ndes deshiren per tu habitur perseri, ashtu si dashnori i vjeter ka deshire te nuhas rrezen e veshit te besnikes se tij. Ato sjellin ne jete faren time, e regetijne nen zinxhirat e roberise, derisa rifitojne lirine e tyre, e une deshiren per te gjuajtur kuptime te reja.
    Ne pyllin e shpirtit tim ka kampe fjalesh rrebele, e une sundimtari i gjuhes vras habine me gjueti fjalesh.
    Mos vdeksha i verber, mos vdeksha i heshtur.

  2. #2
    . Maska e elda
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569
    Shume e bukur

  3. #3
    Pjese e bukur. Nje kendveshtrim interesante per "Fjalet " Ne menyre te vecant me pelqen fundi

    Ne pyllin e shpirtit tim ka kampe fjalesh rrebele, e une sundimtari i gjuhes vras habine me gjueti fjalesh.
    Mos vdeksha i verber, mos vdeksha i heshtur.

  4. #4
    the cacophonous moanings of your words echo in multitude.
    nuk e di pse po nje pjese aty me kujtoi nje pikture

    atmospheric skull sodomizing a piano
    Sme ngelet gje tjeter vec ti permbledh per fyti e ti perplas fort pas toke me tere forcen e urrejtjes sime, tu cjerr fytyren, e tu injektoj ne damare jarge terbimi, ti ********* e ti mbars me faren e kuptimeve qe une dua. Tani ato te mbarsura me faren time me aviten si bushtra besnike, kuisin e ulerijne mendimet e mia, e bashke me tingujt sjellin tek une imazhe drite

    niti me kish marr malli te lexoj horizonatalisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga liliella : 15-05-2002 mė 15:20
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    E bukur kjo, ne nje fare menyre te ben te mos marresh fryme per nje fare kohe.

    "Une i prek, u marr ere, iu mat mire dimensionet dhe pasi i perzgjeth me kujdes i vendos ne rradhe prane njera tjetres duke materializuar keshtu piramiden qe ka kohe qe me del ne enderr."

    nit kur do ti i persos krijimet e tua!

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Qenushi u zvarrit drejt kockes se vjeter te pragu i deres. U afrua, i mbajti ere, zgjati gjuhen ta lepinte dhe i dembelosur nderroi mendje. Lepiu buzet i vetkenaqur, nen gumezhitjen e mizave qe po ndertonin shtepine e tyre brenda koces dhe u largua i pergjumur tek qoshja e tij.

    Hall me te ngrohte, hall me te ftohte.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Do te

    Mundesisht mos harroni tia hiqni protezat nga goja para se ta varrsoni porositi ajo, dhe pasi fshiu syte e hundet me nje shami te bere shukull nga te mbjaturit shtrenguar per nje kohe te gjate, leshoi nje ngasherim lodhjeje. Pastaj erdhi verrdalle ne dhome e heshtur, ndezi nje cigare dhe urdheroi serish. Edhe thonjte ti shkulen te ndierit nga gishtat, e pse jo, edhe thonjte. Pastaj dic tha me vete dhe pa i kushtuar rendesi te pranishmeve qe po e shikonin tere habi, tundi koken ne shenje pohimi, iu ul te vdekurit ne krahe dhe ne nje menyre shume te cuditshme e afroi fytyren e saj prane te tijes, duke krijuar pershtypjen se donte ti thoshte dicka te fundit ne vesh para se varrosnin. Nje qeshur e frikshme i zbriti mbi fytyre, ndersa syte i kullonin nje gezim histerik qe i trembi te pranishmit. Ajo pa perseri rrotull dhe me nje levizje te rrufeshme ia kafshoi me sa fuqi kishte hunden e te vdekurit, dhe nuk e loshoi deri sa arriti te kepuste nje cope prej saj. Pastaj e kenaqur tha. Tani mund ta varrosni. Ia kishte urryer gjithone hunden.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269

    Nit

    jam kurioze te di c'ka kishe ne koke kur shkrove kete?

  9. #9
    Priceless Maska e boys_ashes
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    World
    Postime
    58

    heh

    je i modh or nit.
    Kur nganjere me befason mua, merre me mend te tjeret.

    Fantastike fare.....
    The Truth will set you "Free"

  10. #10
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189

    Welcome back

    NIti bravo,
    Pena jote duket qe po e fiton shkathtesine e coroditur nga ndryshimi i ambjentit (forumi i ri )

    KRispi

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Akili ishte Ilir dhe jo grek ...
    Nga gabriel nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 133
    Postimi i Fundit: 17-11-2010, 20:15
  2. Fjalėt e huaja nė gjuhėn shqipe
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-01-2010, 14:55
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 14:42
  4. Fjalet eukaristike te Jezusit
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 02:34
  5. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •