Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Pa LarË SytË...

    Më lindi një dëshirë e çmendur
    Tek isha shtrirë mbrëmë në krevat
    Sapo të vij mëngjezi i nesërm
    Do ta përzë...t’i jap dajak!

    Dhe pse i shtrirë në det vetmije
    Në shpirt më lindi idé e mbrapshtë
    Mbulova kokën me batanije
    Era memece rënkonte jashtë...

    A pash një endërr, a isha zgjuar
    A ishte thjesht një iluzion
    Në pus të thellë isha rrëxuar
    Kërkoja ndihmë...askush s’dëgjon.

    Nuk kisha zë...më zihej fryma
    Nga lart nuk zbriste asnjë litar...
    Dëgjoja zhurmë...kova dhe gjyma
    Në Gryk të Pusit një kalimtar

    u ul dhe pa, pastaj bërtiti:
    “A ka ujë brenda ky pus i thellë!?...”
    hodhi një gurë...u ngrit të iki...
    në fund të pusit, unë kisha ngelë.

    ...dhe ja kështu u ndjeva mbrëmë
    kur hapa sytë ishte mesditë
    mëngjezi i bardhë më kishte lënë
    shkrova kto vargje, pa i larë sytë...

  2. #2
    forever hers Maska e Eagle
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    u ul dhe pa, pastaj bërtiti:
    “A ka ujë brenda ky pus i thellë!?...”
    hodhi një gurë...u ngrit të iki...
    në fund të pusit, unë kisha ngelë.


    Poezia jote i dashur Agim
    me mbush me ndjenje
    me ngarkon

    Je i mrekullueshem

    ...ne fund te pusit,une kisha ngele

    nuk dal dot nga pus i thelle
    nga pus i thelle i mendjes sime

    me mbetet te replace (zevendesoj) mendjen
    a mundem se di .
    mund te ma thote njeri?!!!
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Njeriu kur zhytet në pusin e mëndjes
    për mua kanë hyrë në enigmën njerzore.
    Kjo Botë kaq e krisur që ecën drejt shëmbjes
    Ka tharë të gjithë puset, oazet jetsore!

    Por ti edhe unë or miku im EAGLE
    Do ngjitemi lart ku retë kanë folenë
    ti shkundim dhe Zotrat nga gjumi i rëndë
    Që shiu i Mirësisë të njomë pakëz Atdhenë...

    Faleminderit mik nga Michigani me emrin e bukur Skifter - Shqiponj

  4. #4
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    o eagle, pa ne michigan je ti?????
    E po do te ze...e do te ta kepus sqepin (lol)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Takohen dy miq si në serialet e Hollivudit
    Skifteri dhe Macja që digjet në mallë
    Skifteri me sqep dhe Macja pranë bollgurit.........lol
    Jetojnë në Michigan dhe shihen rrallë...fort rrallë!

    Miqësisht Agim

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •