Evanthi Ciko, kumbara e fėmijėve tė jetimores
Rrėfen ish-drejtoresha e "Zyber Hallullit"
TIRANE
Shumė pak persona e thėrrasin me emėr. Edhe pse ka vite qė ka lėnė punėn, tė gjithė i thonė drejtoreshė. Nė shumė raste, edhe tė afėrmit e saj e identifikojnė me kėtė emėr. Kanė kaluar plot 32 vjet qė ka lėnė profesionin e saj, por hyrje-daljet me fėmijėt e jetimores janė shtuar mė shumė. Nė dasma e gėzime ajo qėndron nė krye tė listės sė tė ftuarve. Jo vetėm kaq, por vendoset dhe nė tryezat e familjes sė ēiftit. Pėrveēse prind, nė shumė raste ėshtė bėrė dhe lajmėse e lidhjeve martesore mes jetimėve dhe tė njohurve tė saj. Evanthi Ciko, ish-drejtoresha e Shtėpisė sė Fėmijės, tregon pėr "Gazetėn Shqiptare" tė gjitha vėshtirėsitė me tė cilat ėshtė pėrballur nė kohėn kur drejtonte jetimoren.
Sa vjeē jeni dhe me ēfare merreni tani?.
Unė jam fiks 82 vjeēe dhe tani merrem vetėm me punėt e shtėpisė. Qė me mėngjes bėj gjellėn e drekės sepse mė pas na fiken dritat dhe pastaj rehatohem.
Sa kohė keni drejtuar Shtėpinė e Fėmijės?
Pesė vitet e fundit tė karrierės sime i kam kaluar me fėmijėt e "8 Nėntorit", tani "Zyber Hallulli". Kam nisur punėn nė vitin 1965.
Si e pritėt emėrimin?
Kur mė thanė se do tė shkoja drejtuese e jetimores u frikėsova pak, por nuk e ndala hovin e punės. Nuk thosha dot jo.
Si e kujtoni ditėn e parė tė punės?
Ditėn e parė tė punės nė jetimore paraardhėsi im mė kishte lėnė nė tavolinėn e punės njė listė me emrat e fėmijėve tė kėqinj. E lexova listėn me emrat pėrkatės dhe heshta pėr pak momente. Pasi u kthjellva pashė se sipėr tavolinės qe kisha para qėndronte njė vizore prej druri. E shikova vizoren dhe pyeta njėrėn nga punonjėset se pėrse ėshtė vėnė sipėr tryezės. Ajo mė tha se tė gjithė edukatoret kanė nga njė tė tillė. Qė ditėn e parė mblodha tė gjitha rrigat(vizoret) dhe i hodha nė zjarr. Unė si tip nuk jam shumė e afruar, por ajo kategori fėmijėsh kishte nevojė t'iu thoshte dikush tė keqen.
Keni mė shumė se 30 vjet qė jeni shkėputur nga ata. Si u duket?
Nė kohėn kur punoja rastiste qė mė pyesnin, sa fėmijė ke? Unė duke mbajtur mendjen tek ata tė jetimores pėrgjigjesha: kam 260 fėmijė. Tani nuk janė mė fėmijė. Pothuajse tė gjithėve ua kam ngrėnė dasmėn. Mė vijnė pėr vizita nė shtėpi dhe shkoj dhe unė tek ata. Nuk i ndaj dot nga fėmijėt e mi. Tė marr vesh se janė qoftė dhe me grip mė rri mendja tek ata.
Ke qenė e pranishme nė dasmat e tė gjithėve?
Pothuajse te tė gjithė kam shkuar si prind jo si drejtoreshė e tyre. Nė dasmėn e Tonin Zefit unė mora stofin qė kisha blerė pėr kostum pėr Zhanin dhe ia dėrgova atij pasi si ajo copė nuk gjeta dot nė dyqan. Bėra gati njė kostum pėr Tonin nė ditėn e dasmės dhe ia dėrgova. Te tė gjithė kam dėrguar peshqeshe tė mėdha sepse unė isha nėna e tyre. Mė kujtohet si tani dasma e Mondės dhe Mondit qė tė dy tė rritur nė jetimore. E pėlqyen njėri-tjetrin mė informuan edhe mua dhe pas pak kohėsh u martuan. Ishin ēift i pėrsosur. Monda e vockėl e zgjuar dhe punėtore ndėrsa Mondi njė djal babaxhan dhe shumė punėtor.
Tani komunikon me ta?
Disa vijnė e mė marrin me makinė nė shtėpi. Tė tjerėt mė marrin nė telefon. Para dy muajve Tonini erdhi dhe mė mori pėr tė festuar ditėlindjen e vajzės, Marinės. Fotografinė e vajzės sė tij e kam vėnė nė album sė bashku me nipėrit e mi. Ndėrsa Gėzim Ēano, njė tjetėr i rritur nė Shtėpinė e Fėmijės, mė merr shpesh nė telefon. "Kot tė mora drejtoreshė. Desha tė dėgjoj vetėm zėrin", kėshtu mė thotė gjithmonė ai. Ndėrsa Kujtim Ēomo njė tjetėr person i rritur nė jetimore, mė ka marrė qė nga Amerika nė telefon.
"Ndihem me shumė fėmijė nė festėn e nėnės"
"Pėr festat e 7-8 Marsit shtėpia ime gumėzhinte nga zhurmat e telefonit dhe nga miqtė. Kanė ardhur pothuajse tė gjithė fėmijėt e jetimores. Sidomos brezi qė unė dėrgova nėpėr shkolla tė mesme e tė larta. Drejtoreshė fal teje jemi bėrė kėshtu, mė thonin. Tė gjitha gocat qė tani punojnė mėsuese ma uruan festėn. Disa qė nuk kishin mundėsi pėr tė ardhur atė ditė mė kanė marrė nė telefon dhe i pres tė mė vijnė kėto ditė nė shtėpi", tregon Evanthia. Mallėngjehet teksa i pėrmend me emėr tė gjithė fėmijėt tashmė tė rritur e tė bėrė prindėr.
Gazeta Shqiptare
Krijoni Kontakt