Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12

Tema: Evanthi Ciko

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Evanthi Ciko

    Evanthi Ciko, kumbara e fėmijėve tė jetimores

    Rrėfen ish-drejtoresha e "Zyber Hallullit"


    TIRANE

    Shumė pak persona e thėrrasin me emėr. Edhe pse ka vite qė ka lėnė punėn, tė gjithė i thonė drejtoreshė. Nė shumė raste, edhe tė afėrmit e saj e identifikojnė me kėtė emėr. Kanė kaluar plot 32 vjet qė ka lėnė profesionin e saj, por hyrje-daljet me fėmijėt e jetimores janė shtuar mė shumė. Nė dasma e gėzime ajo qėndron nė krye tė listės sė tė ftuarve. Jo vetėm kaq, por vendoset dhe nė tryezat e familjes sė ēiftit. Pėrveēse prind, nė shumė raste ėshtė bėrė dhe lajmėse e lidhjeve martesore mes jetimėve dhe tė njohurve tė saj. Evanthi Ciko, ish-drejtoresha e Shtėpisė sė Fėmijės, tregon pėr "Gazetėn Shqiptare" tė gjitha vėshtirėsitė me tė cilat ėshtė pėrballur nė kohėn kur drejtonte jetimoren.

    Sa vjeē jeni dhe me ēfare merreni tani?.
    Unė jam fiks 82 vjeēe dhe tani merrem vetėm me punėt e shtėpisė. Qė me mėngjes bėj gjellėn e drekės sepse mė pas na fiken dritat dhe pastaj rehatohem.

    Sa kohė keni drejtuar Shtėpinė e Fėmijės?
    Pesė vitet e fundit tė karrierės sime i kam kaluar me fėmijėt e "8 Nėntorit", tani "Zyber Hallulli". Kam nisur punėn nė vitin 1965.

    Si e pritėt emėrimin?
    Kur mė thanė se do tė shkoja drejtuese e jetimores u frikėsova pak, por nuk e ndala hovin e punės. Nuk thosha dot jo.

    Si e kujtoni ditėn e parė tė punės?
    Ditėn e parė tė punės nė jetimore paraardhėsi im mė kishte lėnė nė tavolinėn e punės njė listė me emrat e fėmijėve tė kėqinj. E lexova listėn me emrat pėrkatės dhe heshta pėr pak momente. Pasi u kthjellva pashė se sipėr tavolinės qe kisha para qėndronte njė vizore prej druri. E shikova vizoren dhe pyeta njėrėn nga punonjėset se pėrse ėshtė vėnė sipėr tryezės. Ajo mė tha se tė gjithė edukatoret kanė nga njė tė tillė. Qė ditėn e parė mblodha tė gjitha rrigat(vizoret) dhe i hodha nė zjarr. Unė si tip nuk jam shumė e afruar, por ajo kategori fėmijėsh kishte nevojė t'iu thoshte dikush tė keqen.

    Keni mė shumė se 30 vjet qė jeni shkėputur nga ata. Si u duket?
    Nė kohėn kur punoja rastiste qė mė pyesnin, sa fėmijė ke? Unė duke mbajtur mendjen tek ata tė jetimores pėrgjigjesha: kam 260 fėmijė. Tani nuk janė mė fėmijė. Pothuajse tė gjithėve ua kam ngrėnė dasmėn. Mė vijnė pėr vizita nė shtėpi dhe shkoj dhe unė tek ata. Nuk i ndaj dot nga fėmijėt e mi. Tė marr vesh se janė qoftė dhe me grip mė rri mendja tek ata.

    Ke qenė e pranishme nė dasmat e tė gjithėve?
    Pothuajse te tė gjithė kam shkuar si prind jo si drejtoreshė e tyre. Nė dasmėn e Tonin Zefit unė mora stofin qė kisha blerė pėr kostum pėr Zhanin dhe ia dėrgova atij pasi si ajo copė nuk gjeta dot nė dyqan. Bėra gati njė kostum pėr Tonin nė ditėn e dasmės dhe ia dėrgova. Te tė gjithė kam dėrguar peshqeshe tė mėdha sepse unė isha nėna e tyre. Mė kujtohet si tani dasma e Mondės dhe Mondit qė tė dy tė rritur nė jetimore. E pėlqyen njėri-tjetrin mė informuan edhe mua dhe pas pak kohėsh u martuan. Ishin ēift i pėrsosur. Monda e vockėl e zgjuar dhe punėtore ndėrsa Mondi njė djal babaxhan dhe shumė punėtor.

    Tani komunikon me ta?
    Disa vijnė e mė marrin me makinė nė shtėpi. Tė tjerėt mė marrin nė telefon. Para dy muajve Tonini erdhi dhe mė mori pėr tė festuar ditėlindjen e vajzės, Marinės. Fotografinė e vajzės sė tij e kam vėnė nė album sė bashku me nipėrit e mi. Ndėrsa Gėzim Ēano, njė tjetėr i rritur nė Shtėpinė e Fėmijės, mė merr shpesh nė telefon. "Kot tė mora drejtoreshė. Desha tė dėgjoj vetėm zėrin", kėshtu mė thotė gjithmonė ai. Ndėrsa Kujtim Ēomo njė tjetėr person i rritur nė jetimore, mė ka marrė qė nga Amerika nė telefon.

    "Ndihem me shumė fėmijė nė festėn e nėnės"

    "Pėr festat e 7-8 Marsit shtėpia ime gumėzhinte nga zhurmat e telefonit dhe nga miqtė. Kanė ardhur pothuajse tė gjithė fėmijėt e jetimores. Sidomos brezi qė unė dėrgova nėpėr shkolla tė mesme e tė larta. Drejtoreshė fal teje jemi bėrė kėshtu, mė thonin. Tė gjitha gocat qė tani punojnė mėsuese ma uruan festėn. Disa qė nuk kishin mundėsi pėr tė ardhur atė ditė mė kanė marrė nė telefon dhe i pres tė mė vijnė kėto ditė nė shtėpi", tregon Evanthia. Mallėngjehet teksa i pėrmend me emėr tė gjithė fėmijėt tashmė tė rritur e tė bėrė prindėr.

    Gazeta Shqiptare
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 17-03-2013 mė 14:28

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,349
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Drejtoresha

    Evanthi Ciko, spikerja e pare shqiptare: “Radio Tirana, historia e nje dashurie”

    Ajo eshte e vetmja themeluese e Radio Tiranes ende ne jete. Megjithese eshte 92 vjec, Evanthi Ciko pranon te ndaje me ne kujtimet e nje jete. “Jam e madhe, 92 vjece, ndaj dhe mund te harroj shume gjera”, - thote ajo ne nisje te bisedes. Por ne te vertete ne rrefimin e saj te qete, te rrjedhshem, te ngadalte, nene Evanthia tregoi se nuk kishte harruar asgje. Madje, ndalej per te germuar ne kujtese emra te mbuluar nga pluhuri i viteve, detaje dhe imtesi qe kushdo do t’i kishte harrur me kohe. Ajo jeton ne nje apartament te mobiluar shume kendshem prane gjimnazit “Petro Nini Luarasi” ku e gjejme ne shoqerine e motres se saj. Nuk mungojne ne dhomen e vogel raftet me shume libra si dhe fotografite familjare. Nuk mungon as portreti i bashkeshortit Mihal Ciko. Evanthi Ciko, ndoshta dikujt mbiemri i saj mund t’i sjelle ne mendje Zhani Cikon. E ne te vertete ajo eshte nena e mjeshtrit Zhani Ciko dhe eshte nje nder spikeret e para te Radio Tiranes. Evanthia ne pamje eshte e imet duke treguar vitet qe mban mbi supe. E veshur me shije, me floket e argjende te pambuluar, e kujdesshme per pamjen e saj per t’u dukur sa me bukur dhe mbi te gjitha e buzeqeshur dhe e emocionuar nga pyetjet tona qe e rikthyen shume mbrapa ne kohe.

    Shkollimi ne Itali

    Emri:  evanthiciko.jpg

Shikime: 5909

Madhėsia:  44.1 KB

    Evanthi Zoraqi, e bija e Grigor Zoraqi,t i ardhur ne Tirane nga Voskopoja dhe i martuar me Eftaline nga Struga, eshte shkolluar fillimisht ne Tirane ku ka marre mesimet e para nga halla e saj Marie Zoraqi. Me pas, Evanthia ndoqi shkollen pedagogjike “Nena Mbretereshe”.Ajo tregon se ne ate shkolle te gjithe mesuesit kishin mbaruar studimet ne universitete me te njohura te kohes ne Europe. “Mesuese vizatimi kishim Kristina Koljaken, skulptorja e poare shqiptare. Mesuese tjeter kishim motren e Aleks Budes, diplomuar ne Austri. Pjese e ketij stafi ishte dhe motra e Migjenit, Ollga, gruaja e profesorit Skender Luarasit”, tregon Evanthia, ndersa nuk harron te permende se ne shkollen “Nena Mbretereshe”, pjese e personelit pedagogji nne ate kohe ishin edhe motrat e Mbretit Zog, princeshat Sanija, Rukija dhe Maxhideja. Ne kete kohe, Evanthise, por edhe shume nxeneseve te tjera i ishte dhene mundesia te shkonin per seminare te ndryshme ne Itali. Dhe ne vitin 1939 pasi ishte kthyer nga nje udhetim nga Italia Evanthine e kishin emeruar si mesuese ne fshatin Bubullime te Lushnjes por ne te njejten kohe i kishte ardhur dhe nje propozim per te vazhduar nje vit studimet per buqesie ne Rome te Italise. Evanthia pranon bursen dhe tregon se drejt Italise niset me nje avion luftarak. Ajo tregon se ne Itali ka shkuar per here te pare ne Operan e Romes ku i ka lene mbresa te paharrueshme opera “Elisir D’amore”, e kompozitorit Donizzetti.

    Puna ne Radio Tirana

    Emri:  evanthiac.jpg

Shikime: 7728

Madhėsia:  7.8 KB

    Evanthia Tregon se ne vitin 1942 ka filluar te punoje ne Radio Tirana. “Sapo isha kthyer nga Italia dhe mezi po prisja te filloja pune si mesuese. Por nje shoqa ime e lagjes Bardhylka Nasi e cila kishte mbaruar studimet ne Amerike, me thote: ‘pse nuk vjen ne radio te punosh sepse ne kemi nevoje per femra. Nuk na vijne grate’. - Po ku me le nena qe te vije te flas ne radio”- i thashe. Por une fola me mamane dhe i thashqe do te shkoj te punoj ne radio, do flas atje, njerezit nuk do me shikojne, vetem do te degjoj zerin. – Po mire, me tha nena, po te jete keshtu shko. Keshtu qe shkova une ne Radio Tirana. Atje ishte drejtor Gjergj Bubani, korcar, i rritur ne Rumani. Me degjoi zerin dhe me tha se ne kemi nevoje per femra dhe ti do te fillosh ne Radio Tirana si spikere”, tregon Evanthia. Ajo gjithashtu tregon se Radio Tirana ne ate kohe ndodhej ne rrugen e Kavajes, ngjitur kishte hotel Durresin, Shtepine e Oficereve dhe shtepine e kryetarit te bashkise. “Radioja kishte nje dhome te madhe e cila lidhej me nje dritare me nje tjeter dhome ku ishte montazhierja dhe ne merreshim vesh me te nepermjet nje zileje, ne menyre qe pasi une te perfundoja se foluri ajo te vendoste disqet e muzikes”, tregon Evanthia. Ajo tregon se paralelisht me punen ne radio punonte dhe si mesuese e fillores ne shkollen “Naim Frasheri”. Emisioni ne radio zhvillohej nga ora 9 e darkes deri ne 11. “Aty i thosha naten e mire degjues te dashur dhe mbyllej Radio tirana”, - tregon Evanthia.

    Radio Tirana dhe njohja me Age Bojaxhiun

    Evanthi Ciko kujton se gjate punes si spikere ne radio Tirana eshte njohur edhe me motren e Nene Terezes, Agen e cila jepte lajmet ne gjuhe te huaj. “Ajo jetonte me nenen e saj, nje plake shume e urte dhe e dashur. Kam hyre edhe ne shtepine etyre sepse ata jetonin ne nje ndertese ku jetonte shoqa ime e ngushte Drita Saraci. Agia nuk u martua kurre duke i sherbyer nenes se vet ato kaluan nje jete shume te veshtyire ekonomike. I vellai kishte mbetur ne Itali ndersa e motra Gonxhe Bojaxhi i ishte perkushtuar bamiresise ne Indi. E kam vazhduar miqesine me kete familje te nderuar edhe me vone kur banonin prane gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, ne te njejten lagje me ne”, - tregon Evanthia.

    Dashuria qe lindi ne radio

    Radio Tirana per Evanthine pervecse eshte puna e saj e pare eshte e streheza e dashurise se saj per shkak se pikerisht ne ate ndertese eshte takuar per here te pare me bashkeshortin e saj te dashur Mihal Cikon per te cilin ende ka shume mall. Ajo nuk resht se foluri per te me shume dashuri e respekt, ndersa shton se “nese do e filloja dhe njehere jeten nga e para, une perseri do te zgjidhja per bashkeshort Mihal Cikon”. “Isha vajze e re 22-23 vjece, isha simpatike. Italianet, te gjithe vinin pas meje. Por une i kisha vene detyre vetes se burre italian nuk merrja. Burrin do ta merrja shqiptar. Nga fundi i vitit 1942 isha ne ballkon tek radioja me shoqen time Kaliopin dhe ajo me therret dhe me thote: - Evanthi, shikoje ate burre qe po vjen. Ishte elegant, me kapele republike, ishin te paket ata qe mbanin kapele, me dorashka. Ky, eshte shqiptar. Quhet Mihal Ciko, eshte kengetar bariton, ka studiuar ne konservatorin “Xhuzepe Verdi”, ne Milanos ne Itali, por te gjithe familjen e ka ne Rumani. Do te vije pergjegjes ne Radio. Ne fillim nuk me pelqeu sepse ne kishim diference te madhe moshe. Mihali ishte 18 vjec me i madh se une. Por Mihali ishte nje njeri shume i zgjuar. Ai la familjen ne Rumani dhe iu perkushtua radio Tiranes ngriti grupin filodramatik dhe me pas filloi te vinte ne skenen e Teatrit Popullor shfaqe te ndryshme. Kur me beri propozimin e pare une nuk pranova, por me vone Mihali me edukaten e tij, me miresjelljen e tij me beri per vete derisa ne u fejuam dhe me pas u martuam. Madje puthjen e pare e kam dhene pikerisht ne zyren e tij ne Radio Tirana dhe me pas shkuam ne shtepine time dhe i thame nenes dhe babait qe ne u fejuam”, keshtu tregon Evanthia per nje fejese shume moderne per ate kohe. Me pas Evanthia tregon se bashke me Mihalin u transferuan disa vite ne Korce ku ajo punoi si mesuese dhe Mihali si profesor kori. Ne vitin 1950 Evanthia trehon se Mihali i rikthye ne Tirane per themelimin e operas shqiptare.

    Puna si mesuese dhe lindja e dy femijeve

    Me rikthimin ne Tirane nga Korca ne vitin 1952 Evanthia tregon se nis pune si mesuese e fillores ne shkollen “Naim Frasheri” dhe me pas karriera e saj vazhdon si mesuese ne shkollen “Hasan Vogli” e me pas ne Shkollen “11 Janari” ku u krijuan edhe klasat e para per femijet e byrose politike. Evanthia tregon se me pas ka punuar si inspektore e arsimit fillor. Ne vitet e fundit para se te dilte ne pension Evanthia ka punuar si Drejtoreshe e Shtepise se Femijes. Ajo tregon se fill 9 muaj pas martese vjen ne jete djali i saj Zhani Ciko. “Lindja e Zhanit ishte nje gezim i pamase per Mihalin pasi ai i kishte te gjithe njerezit ne Rumani, vellezerit, motrat, nuk kishte njeri ne Shqiperi. Madje edhe dasmen e beri me shoket e teatrit dhe te korit”, tregon Evanthia. Madje ajo shton se ajo gjithmone ka dashur te kishte nje vajze dhe pas disa vitesh vjen ne jete Katerina, ose Keti sic i pelqen ta therrase te bijen. Katerina ka mbaruar studimet e larta per mercollogji dhe aktualisht jeton bashke me vajzen ne Austri. “ Qe te dy femijet u orientuan drejt artit. Keti filloi pianon por nuk kishte talent dhe e la nuk e ndoqi. Ndersa Zhani filloi violinen dhe e ndoqi deri ne fund”, tregon Evanthia.

    Zhani Ciko: “Gjate Luftes, pajisjet e Radio-Tiranes u fshehen ne shtepine tone”

    Edhe mjeshtri i madh Zhani Ciko tregon se familja e tij eshte ngjizur ne Radio Tirana dhe se si nena ashtu dhe babai i tij jane nje ndikim i madh ne formimin e tij si njeri, si individ por edhe ne formimin e tij profesional. Ai ndan me ne disa kujtime te cilat kane lene gjurme ne kujtesen e tij. “Mesimet e mia nga nena ime mund te permblidhen me tre drejtime. Perkushtim ndaj detyres dhe artit, perulesi per te rritur kapacitetin profesional dhe e treta dhe me e rendesishmja eshte nje perkushtim i madh i treguar nga aja ndaj frymes patriotike per brumosjen tek une te frymes patriotike”, tregon mjeshtri Ciko. Madje ai tregon se “pikerisht ne kohen e Luftes, ku Tirana u pushtua nga italianet dhe me pas gjermanet, pajisjet e Radio Tiranes u strehuan ne bodrumin e shtepise se nenes se tij. Ky gjest qytetar mua me ka ndjekur tere kohen dhe jam krenar qe arriti te behej ky aksion fale nenes sime”, shprehet zoti Ciko. Por mjeshtri ndan me ne edhe nje histori me te atin. “Ne momentet kur Tirana ishte zbrasur dhe ende nuk ishte marre ne dorezim nga pushtuesit, babai im me nje karrocier shkoi ne te gjitha vilat e oficereve te huaj qe jetonin ne Tirane dhe mblodhi te gjitha pianot dhe i ruajtem ne nje magazine prane Radio Tiranes dhe me vone keto piano sherbyen per hapjen e Liceut Artistik dhe te filarmonise shqiptare”, - tregon zoti Ciko. Ai shton me tej se e gjithe puna e bere si nga nena dhe babai i tij kane qene frymezim per te gjate gjithe jetes. “Une mund t’ju them vetem nje gje, qe nena ime ka ndikuar tek une bashke me tim ate, per arsye se familja jone eshte ngjizur ne Radio Tirana. Pasi im ate ka qene shefi i pare i muzikes dhe nje nga themeluesit e orkestres simfonike dhe e grupit artistik teatral, ku ka marre pjese edhe nena ime. Por ambienti ku jane njohur ata, ku kane punuar ata ka ndikuar ne formimin tim. Une kam qene nje nga pjesemarresit e pare ne orkestren e Radiotelevizionit qe ne vitin 1962. Pra keto institucione radio dhe opera jane bazat e formimit tim, ku natyrisht nena dhe babai kane nje rol paresor”, - eshte shprehur zoti Ciko.

    Koha Jone
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 17-03-2013 mė 14:33

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Evanthi Ciko

    shum personazh simpatik..zonja evanthi ciko..
    po dhe i biri zotni e artist i madh..

    mirnjohje kesaj gruaje e familjes ciko..

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,349
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Evanthi Ciko

    Lamtumirė dėgjues tė dashur tė Radio Tiranės

    Shuhet Evanthi Ciko, njė ndėr themlueset dhe spikerja e parė e Radio Tiranės. Ish-Studente nė Institutin Femėror “Nėna Mbretėreshė” nė vitin l940, ajo mbaron shkėlqyeshėm, dhe emėrohet mėsuese nė shkollėn “Naim Frashėri”, nė Tiranė. Atėhere Evanthia ishte vetėm 20 vjeēe, njė vajzė e brishtė dhe pak e ndrojtur, por qė pasioni i saj i vetėm qysh nga fėmijėria e saj e hershme pėr t’u bėrė mėsuese, tashmė ishte bėrė njė realitet. Bija e Grigor Zoraqit dhe e motra e kompozitorit tė njohur Nikolla Zoraqi, ajo vinte nga njė familje intelektuale tepėr e respektuar dhe e njohur qė nė atė kohė. Tė qėnit brenda njė familjeje intelektuale dhe me tradita tė shkėlqyera, duket se ky fakt kishte ndikuar ndjeshėm nė karakterin dhe personalitetin qė e bėnin tė kompletuar dhe tepėr te dashur portretin e kėsaj edukatoreje tė talentuar dhe tė palodhur. Nė vitin 1942, kohė kur ajo sapo ishte kthyer nga Italia nis punoėn nė Radio Tirana. Nė intervistėn e fundit tė saj tė para dia muajve ajo ka rrėfyer pėrn kėtė moment tė rėndėsishėm nė jetėn e saj. “Sapo isha kthyer nga Italia dhe mezi po prisja tė filloja punė si mėsuese. Njė shoqa ime mė thotė: ‘pse nuk vjen nė radio tė punosh sepse ne kemi nevojė pėr femra. Nuk na vijnė gratė”. Po ku mė lė nėna qė tė vijė tė flas nė radio”- i thashė. Por kur I thashė mamasė se nė radio, njerėzit nuk do mė shikojnė, vetėm do tė mė dėgjojnė zėrin ajo pranoi. Kėshtu fillona si spikere nq Radio Tirana.” Paralelisht me punėn nė radio punonte dhe si mėsuese e fillores nė shkollėn “Naim Frasheri”. Duket se puna si mėsuese nuk mjaftonte pėr tė mbushur kohėn tė cilėn ajo e ēmonte shumė, dhe pėr kėtė arsye ajo angazhohej edhe nė Radio – Tirana si spikere, pėr tė prezantuar programet e orėve tė mbrėmjes nga viti l941 – l945. Nė vitin 1951 kthehet nė Tiranė me bashkėshortin Mihal Ciko (Artist i Merituar) dhe emėrohet mėsuese nė shkollėn “Hasan Vogli”. Pas dy vjetėsh, Seksioni i Arsimit i komunikon detyrėn e drejtoreshės nė shkollėn ushtrimore “Ismail Qemali”, Tiranė pėr tė vijuar mė pas karrierėn e mėsuesisė nė disa shkolla tė tjera tė Tiranės. Gruaja me zemėr tė madhe, emėrohet drejtoreshė e Shtėpisė sė Fėmijės “8 – Nėntori” nė Kryeqytet, tė cilėt qysh nė ditėn e parė kur Evanthi Ciko filloi punėn si drejtoreshė nė kėtė Shtėpi Fėmije, nė vitin 1965, ata e thėrritėn me emrin “Nėnė”. Mbi rolin dhe kontributin e Evanthi Cikos, e mirėnjohura Tinka Kurti, “Artiste e Popullit”, ka pėrjetėsuar figurėn e nėnės nė filmin artistik shqiptar “Si gjithė tė tjerėt”. Ky film i kushtohet tėrėsisht punės pasionante e tė palodhur tė kėsaj nėne dhe edukatoreje. Mė 13 Korrik 1970, del nė pension, por vazhdon tė ngelet aktive nė jetėn dhe veprimtaritė shoqėrore. Pėr kontributin e dhėnė nė fushėn e mėsuesisė, ajo ėshtė nderuar me titullin “Mėsuese e Merituar” si dhe me njė serė Urdhėrash dhe Medalje. Mė 20 Maj 2010, Presidenti i Republikės i akordon Evanthi Cikos “Medaljen e Mirėnjohjes”. Evanthi Ciko, u nda nga jeta ditėn e hėnė, datė 22 Korrik 2013. Homazhet do tė zhvillohen, sot, ora 11.00 – 12.00 pranė Shtėpisė Qėndrore tė Ushtrisė.


    MAPO

  5. #5
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Pėr: Evanthi Ciko

    Ky eshte kontribut i mirefillte..

    Mihal Ciko dmth qenka i jati i Zhani Cikos dhe paska pasur familjen ne Rumani...

    Nga vllehet e Korces jane keta????

    Pavaresisht se Zogu I u mundesoi arsimim ne mbare universitetet evropiane keta perseri iu bashkuan komunisteve..
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Pėr: Evanthi Ciko

    [QUOTE=Meriamun;3656701]Ky eshte kontribut i mirefillte..



    Nga vllehet e Korces jane keta????

    Jon te ardhur nga Durresi (fshatrat e Kavajes),,,,,,,ndoshta origjina e larget nga Korca
    Familja Zoraqi asht banuese e Tiranes per afer 400 vjet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga loni-loni : 23-07-2013 mė 15:54

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Evanthi Ciko

    Citim Postuar mė parė nga Meriamun Lexo Postimin
    Ky eshte kontribut i mirefillte..

    Mihal Ciko dmth qenka i jati i Zhani Cikos dhe paska pasur familjen ne Rumani...

    Nga vllehet e Korces jane keta????

    Pavaresisht se Zogu I u mundesoi arsimim ne mbare universitetet evropiane keta perseri iu bashkuan komunisteve..

    ---

    merianum..

    mos hidh balt mbi njerez te mrekullushem sikurse keta qe permenden ne keto shkrime mbi radio tiranen e drejtorat e spikeret e ketij institucioni..

    jan rilindas te vertete..
    jan pioniere te kultures e emancipimit..
    mbreti zog u dha vertet mundesi shkollimi por dhe ata ja shperblyen shtetit e popullit me kulture art e zhvillim.. per te cilin kontribuan..gjith jeten e tyre..

    dhe sot nje bir i ketyre familjeve..
    psh zhani ciko.. vazhdon te punoje me perkushtim per atdheun popullin shtetin e kulturen tone..

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,349
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Evanthi Ciko

    Evanthi Ciko, lamtumirė nėnės sė 265 jetimėve

    AGRON SEJAMINI

    Na u desh tė prisnim gjatė para dy ditėsh pėr tė kapur sinjalin e telefonit tė saj. E natyrshme dhe e shpje-gueshme kjo mbajtje radhe… Nuk ka si tė ndodhė ndryshe nė ditėlindjen e njė nėne qė ka rritur, edukuar dhe shkolluar 265 fėmijė… E kemi fjalėn pėr Evanthi Cikon, ajo qė nuk i la jetimė jetimėt. Kishte bėrė njė udhė tė gjatė me profesionin e mėsuesisė, duke e nisur me shkollėn “Naim Frashėri” nė Tiranė, vazhduar me “Mihal Gramenon” dhe “Koēi Bakon” nė Korēė e vijuar pėrsėri nė Tiranė, me “Hasan Voglin”, “Ismail Qemalin”, “11 Janarin”, “Luigj Gurakuqin” dhe sė fundi inspektore nė Seksionin e Arsimit. I duheshin ende edhe pesė vjet pėr tė dalė nė pension asaj mėsueseje tė merituar. Doemos, i takonte njė vend i rehatshėm pėr tė mbyllur atė karrierė tė suksesshme, pėr mė tepėr qė edhe mund ta zgjidhte vetė, pasi ishte inspektore nė Komitetin Ekzekutiv tė Tiranės. Mirėpo, shansi i vuri para drejtimin e Shtėpisė sė Fėmijės. Kėrkohej njė nėnė e dhembshur, e duruar dhe e pjekur pėr 265 fėmijė jetimė. Mė tė lodhshme dhe mė tė pėrgjegjshme punė se kjo nuk mund tė gjeje nė atė kohė. Tjetėr vend i ishte premtuar, por e pati tė vėshtirė pėr tė kundėrshtuar kėtė propozim. Ishte para njė sfide shpirtėrore dhe humanizmi. Pikėrisht pėr kėtė arsye edhe e pranoi, pa pasur nevojė tė mendohej apo pyeste. Mė se njė herė e kishte parė drejtorin e deriatėhershėm nė mbledhjet e Seksionit me atė pamje tė zakonshme zymtėsie qė vinte dorėn nė ballė dhe lėshonte pėrgjigjen standarde, sa herė qė e pyeste se si i shkonin punėt:
    - Mos mė pyet! Edhe natėn mė del gjumi nga problemet…
    Ndėrsa ditėn qė iku pėr tė marrė detyrėn, ishte po ky njeri qė i shprehu keqardhjen:
    - Shoqja Evanthi, si e pranuat gjithė kėtė pėrgjegjėsi? E harrove ti lodhjen dhe mėrzitinė time?!
    Mirėpo, kishte dhėnė njė fjalė. Mė shumė sesa kaq, i ishte bindur shpirtit. Edhe nėse nuk do tė shkėlqente si drejtoreshė, ishte mė se e sigurt qė do ishte njė nėnė e mirė pėr ata jetimė.
    Nisur nga pėrvoja qė kishte fituar, vullneti dhe dashuria pėr profesionin, dhembshuria dhe pastėrtia si nėnė, durimi dhe shpirti i sakrificės qė e kishte karakterizuar nė jetė, shėndeti dhe gjendja shpirtėrore qė gėzonte, i tha vetes:
    - Forca! Pėr tė dalė faqebardhė edhe nė kėtė detyrė tė re!
    Dhe ia filloi! Ditėt e para lodhej shumė. Fėmijėt bėnin shumė zhurmė nėpėr korridore dhe oborr. Bėrtisnin dhe grindeshin nė ato lojėra tė paorganizuara. Disa dilnin jashtė duke u hedhur nga muret e shtėpisė. Ndonjė prej tyre i hipte autobusit tė Sanatoriumit dhe bėnte shėtitje sipas dėshirės. Nė zyrė i kishin shkuar banorė tė lagjes ku i ankoheshin pėr fėmijėt qė hynin nėpėr kopshtet e tyre dhe kėpusnin kokrra nga pemėt. Mė keq akoma ishte ndier kur kishte parė disa qė kontrollonin nėpėr koshat e mbeturinave.
    Por njė nėnė e mirė di tė rrisė edhe fėmijė tė mirė.
    Ditėn e marrjes nė dorėzim tė detyrės sė re, krahas informacionit dhe dokumentacionit, ish-drejtori i la mbi tavolinė edhe njė listė me 30 emra fėmijėsh, tė cilėsuar si mė problematikėt dhe pėrbri saj, njė vizore druri.
    Njė ditė, Pandora dhe Sherifja, punonjėse tė lavanderisė, i ēojnė nė drejtori dy djem qė u kishin bėrė pis rrobat e lara, tė vendosura nė tel. I kujton ende emrat e tyre, Tonini dhe Edi. Ndėrsa ato filluan t’i tregojnė ngjarjen, Evanthia me gjak tė prishur dhe e zverdhur nė fytyrė po mendonte pėr dėnimin qė do u jepte.
    - A lave shumė sot? Dukesh si e lodhur, – iu drejtua Sherifes, – pa dale tė tė shoh duart…
    Nė ēast u tėrheq vėmendjen fėmijėve:
    - Shikojini si i janė bėrė duart nėnė Sherifes sė lari rrobat tuaja. A s’ju vjen keq qė lodhet gjithė ditėn pėr ju? Kėrkojini tė falur dhe premtojini qė nuk do i mėrzisni mė. Ashtu vepruan. Ndėrkohė, dy punonjėset kuptuan shenjėn e drejtoreshės dhe hapėn krahėt para se ata tė shkonin drejt tyre.
    - Ejani t’ju pėrqafoj edhe drejtoresha…
    Nė tė vėrtetė i puthi kur pa se po u shkėlqente loti nė sy nga pendesa, por edhe ēudia qė pėr trupin dhe duart e tyre nuk u pėrdor ajo vizore druri.
    I dukej shumė e shėmtuar ajo praktikė, pėr mė tepėr ndaj atyre fėmijėve tė pafat qė kėrkonin mė shumė dashuri dhe ngrohtėsi.
    Por kjo nuk ishte asgjė para atyre trajtimeve diskriminuese qė i lėnduan edhe mė shumė shpirtin drejtoreshės. Deri nė atė kohė, nė shkollėn “Labinoti” formoheshin klasa tė veēanta me nxėnės tė Shtėpisė sė Fėmijėve. Pse duhej mėnjanuar kontakti i tyre me fėmijėt e jetės normale? Iku nė Komitetin Ekzekutiv dhe menjėherė kėrkoi ndryshimin e kėsaj skeme. Hodhi idenė qė nė ēdo klasė tė mos ketė mė shumė se pesė fėmijė tė Shtėpisė sė Fėmijėve. Dhe e bėri realitet atė qė ideoi. Tashmė ata fėmijė nuk do tė shkonin vetėm te “Labinoti”, por edhe te “Mihal Grameno”, “1 Maji” dhe “Kosova”.
    Po afronte dita e parė e shkollės… Tė shtunėn djemtė duheshin qethur dhe mė pas kalonin nė dushe. Erdhėn berberėt dhe ia nisėn nga puna. Ishte duke bashkėbiseduar me fėmijėt qė prisnin radhėn. Pas disa minutash kthehen nga berberėt dy fėmijėt e parė tė qethur zero. I nisi tė bukur, pėr t’i lezetuar edhe mė shumė, iu kthyen tė mėrzitur dhe tė shėmtuar. Nuk u pėrmbajt dhe me hap tė shpejtė iku te vendi ku ishin vendosur berberėt.
    - Ē’bėni kėshtu?
    - Po qethim djemtė, drejtoreshė. Ēfarė duhet tė bėjmė?
    - Ju djemtė tuaj kėshtu i qethni?
    - Ne i qethim kare siē do ti, por do tė ndryshojė pagesa.
    - Do e paguaj unė faturėn, vetėm mos m’i shėmtoni fėmijėt!
    E ndėrsa berberėt vazhduan sipas porosisė, nė oborr shpėrtheu gėzimi fėmijėror i djemve. Nė drekė, kur u ulėn pėr tė ngrėnė bukė, kishe qejf t’i shikoje ata djem tė pastėr dhe tė rregullt. Nuk ka pėr t’i harruar kurrė ato vėshtrime dashamirėse dhe falėnderuese. Pėr ata djem ajo qė bėri drejtoresha, ishte ėmbėlsira e ditės…
    E shtuan faturėn e pagesės berberėt, por ajo qė fitoi mė shumė ishte Evanthia! Kėsaj mirėsie i shtoi edhe diēka tjetėr. Nuk lejoi mė qė pėr nė shkollė tė shkonin dhe ktheheshin si ushtarė nė rresht dhe tė shoqėruar nga edukatoret, por tė lėviznin si gjithė tė tjerėt. I pėrcolli ditėn e parė tė shkollės dhe iu bė zemra mal kur shikonte qė gati fluturonin pėr nė shkollė, pasi e pėrshėndesnin te dera kryesore e shtėpisė sė madhe: “Ditėn e mirė drejtoreshė!”
    Shumė herė i thoshte vetes: “Nėse do qė tė kesh rezultate, fito dashurinė e tyre! Sepse ata mund tė tė nderojnė, ata mund tė tė turpėrojnė”.
    Pas dy javėsh do tė fillonte viti i ri mėsimor. Lė Golemin dhe 265 fėmijėt qė i kishte ēuar pėr pushimin dymujor tė verės dhe kthehet nė Tiranė. Duhej tė bėnte lyerjen e tė gjitha ambienteve ku studionin dhe jetonin fėmijėt. Mendoni se sa e bezdisshme ėshtė kjo punė edhe kur lyejmė apartamentin tonė, e jo mė njė pallat tė madh katėrkatėsh me aq shumė dhoma.
    Ditėn e hėnė, oborri i shtėpisė u mbush nga bojaxhinjtė dhe pajisjet e tyre.
    - Si keni menduar ta lyeni shtėpinė tonė?
    - Bojė kremi, ashtu siē lyhen tė gjitha shkollat, – ia ktheu pėrgjegjėsi i tyre.
    - Kjo nuk ėshtė shkollė. Por njė shtėpi e madhe qė ka dhoma gjumi, studimi, argėtimi dhe ushqimi, – ia ktheu Evanthia, duke kontrolluar njėkohėsisht edhe tonin e zėrit.
    Mirėpo u mbushej mendja ustallarėve?!
    - Dhomėn tėnde tė gjumit me ēfarė ngjyre e ke lyer? – e pyet pėrsėri ajo, duke u munduar tė gjente mirėkuptimin nė tė drejtėn e saj.
    - Bojė qielli, – thotė ai.
    - Ndėrsa unė e kam lyer rozė…, – iu pėrgjigj ajo, pa e pyetur kush, duke kėmbėngulur se edhe kėtu kėshtu do tė veprohet njėlloj si nė shtėpitė tona. Filloi i pari i bojaxhinjve ta sqaronte se ishte vėshtirė pėr tė siguruar sasinė e bojės dhe atė llojshmėri ngjyrash…
    Por nuk u tėrhoq edhe pas kėtyre justifikimeve. Nuk mund tė ishte e qetė nėse tė gjitha ambientet e fėmijėve do tė kishin vetėm ngjyrė shkollash. U shty dhe nja dy-tri ditė ai debat, derisa u gjetėn e bardha, bojė qielli, roza, jeshilja…
    Mė 13 korrik kjo emblemė e fisnikėrisė dhe madhėshtisė njerėzore mbushi 93 vjeē.

    Panorama

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,104

    Pėr: Evanthi Ciko

    Profil


  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,104

    Pėr: Evanthi Ciko

    Arratia e Peshkut te Kuq - 2015


Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •