Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12

Tema: Evanthi Ciko

  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,976

    Pėr: Evanthi Ciko



    Pėrkujtohet ‘nėna’ e 268 fėmijėve Evanthi Ciko, Tinka Kurti rrėfen porosinė qė i ka dhėnė !


    Nė 100-vjetorin e lindjes tė Evanthi Cikos, nė mungesėn e saj fizike, Zhani Ciko mbledh miqtė edhe kolegėt e spikeres sė parė shqiptare nė radio dhe tė mėsueses sė pėrkushtuar pėr ta nderuar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 13-07-2020 mė 17:36

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,976

    Pėr: Evanthi Ciko

    Si e ktheu Evanthi Ciko shtėpinė e fėmijės nga repart ushtarak nė njė familje

    Nga Ilir Ēumani

    FĖMIJĖRIA DHE… UDHA DREJT MĖSUESISĖ


    Evanthi Ciko mbetet njė emėr shumė i njohur nė fushėn e arsimit dhe tė edukimit nė Shqipėri. Njė figurė mjaft e spikatur, komplekse dhe shumėdimensionale, me njė karrierė tė ngjeshur dhe tė pasur nė lėmin e mėsuesisė, por edhe si veprimtare e palodhur shoqėrore, ajo do tė linte gjurmė tė thella si trashėgimtare e denjė e njėrės prej familjeve mė fisnike me tradita tė njohura tiranase. Paraardhėsit e saj, familja Zoraqi (mbiemrin e tė cilėve e mbante Evanthia nė vajzėri dhe vėllai i saj mė i vogėl, kompozitori i mirėnjohur Nikolla Zoraqi), kishin mbėrritur 300 vjet mė parė nga Voskopoja pėr t’u vendosur nė Tiranė.

    Ata ishin pėrfshirė nė komunitetin ortodoks tiranas, besim tė cilit i pėrkisnin. Mė 13 korrik tė vitit 1920, kur Evanthia erdhi nė jetė, babai i saj, Grigori, ishte njė nėpunės i thjeshtė i bashkisė, nė kohėn kur Tirana sapo ishte shpallur kryeqytet. Gjyshi nga ana e nėnės, Jakov Skaka, ishte nga Belica e Strugės. Ai ishte njė tregtar mjaft i njohur pėr kohėn dhe banonte nė qendėr tė Tiranės. Shtėpia e tij ndodhej aty ku sot ėshtė Hotel Tirana International. Pėrballė shtėpisė sė tij, nė krah tė kėtij hoteli, prapa ish-librari “Flora”, ndodhej edhe njė shtėpi dykatėshe me qerpiē, pronė e familjes Kazazi. Prej dėshirės sė madhe pėr ta pasur pranė vajzėn e porsalindur, gjyshi i saj interesohet dhe merr me qira njė dhomė nga fqinjėt e tyre, te Kazazėt.

    Emri:  124.jpg

Shikime: 4467

Madhėsia:  53.0 KB

    Aty u rrit Evanthia, e rrethuar nga dashuria e madhe e gjyshėrve tė saj… Fėmijėria e Evanthisė ka qenė e bukur, e qetė dhe shumė e gėzuar, falė pėrkujdesjes sė vazhdueshme jo vetėm tė gjyshėrve dhe tė prindėrve, tė cilėt ndiqnin hapa pas hapi rritjen e saj, derisa ajo nisi tė frekuentoi rregullisht dhe me rezultate tė shkėlqyera tė gjitha ciklet shkollės, nga fillorja e deri nė pėrfundim tė Institutit Pedagogjik “Nėna Mbretėreshė”. Mė pas, ajo do tė vijonte studimet e thelluara nė Romė-Itali, nė degėn e Pedagogjisė. Pas kėtyre studimeve, nė vitin 1944 do tė kthehej nė Shqipėri dhe do tė niste karrierėn e saj si mėsimdhėnėse pėr ciklin e ulėt nė kryeqytet, nė shkollėn “Naim Frashėri”, me drejtor shkrimtarin e mirėnjohur Sterio Spasse. Mirėpo, gjatė kėsaj periudhe, Evanthi Ciko u angazhua edhe nė Radio Tirana, si njė ndėr spikeret e para tė atij institucioni.

    Emri:  218.jpg

Shikime: 4557

Madhėsia:  44.1 KB

    Nė korridoret e zhurmshme dhe studiot modeste qė gjallonin nga puna aty, do tė pikaste e mė tej do t’i tėrhiqte vėmendjen njė djalosh interesant dhe simpatik, pak mė i rritur se ajo nė moshė, por shumė elegant dhe fin, qė kishte njė artikulim dhe sjellje prej xhentili nė komunikim, me tė cilin do tė njihej pėr sė afėrmi e mė pas do tė bėhej bashkėshorti i saj i ardhshėm. Ky ishte profesori i nderuar Mihal Ciko, i cili ishte nga tė parėt kėngėtarė operistikė (bariton), mjeshtėr kori, i diplomuar nė Konservatorin “Giuseppe Verdi” nė Milano tė Italisė.

    Emri:  34.jpg

Shikime: 4522

Madhėsia:  39.0 KB

    Pas njė pėrvoje pune disavjeēare si mėsimdhėnėse nė kėtė shkollė, sė bashku me bashkėshortin e saj, Mihalin, vendosėn vullnetarisht tė shkonin pėr disa vite nė qytetin e Korēės (1947-1950), pėr tė dhėnė mėsim nė shkollat e atij qyteti, ngase asokohe, kudo nė tė gjithė Shqipėrinė, nevojat pėr kuadėr si nė ēdo sektor tė jetės sė vendit, edhe nė arsim, ishin tė mėdha. Veē kėsaj, ishte edhe njė arsye tjetėr personale qė, sė bashku tė dy zgjodhėn tė punonin pėr disa vite nė kėtė qytet tė bukur dhe tė njohur pėr serenata. Mihali, si djalė korēar qė ishte, nė kohėt mė tė bukura tė rinisė kishte investuar me artin e tij muzikor si dirigjent i parė i Korit nė vitin 1920, pikėrisht asohere kur sapo kishte ardhur nga Bukureshti.

    Emri:  43.png

Shikime: 4249

Madhėsia:  192.2 KB

    Mbas vitit 1950, ata do ta linin Korēėn pėr t’u rikthyer sėrish nė Tiranė, sepse sapo ishte ngritur i pari institucion muzikor profesionist, qė ishte Filarmonia Shqiptare dhe qė tri vite mė vonė do tė shndėrrohej nė Teatrin Kombėtar tė Operės dhe Baletit. Profesor Mihali u ftua tė bėhej pjesė si themelues i kėtij institucioni tė rėndėsishėm kulturor nė vend, duke u emėruar si pedagog zėri dhe solist, ndėrsa Evanthia u rikthye nė arsim si mėsimdhėnėse, por tashmė edhe si drejtuese nė disa shkolla tė njohura tė kryeqytetit, siē ishin shkolla “Luigj Gurakuqi”, “11 Janari”, sot “Dora D’Istria”, “Hasan Vogli” etj.

    Gjatė kėsaj periudhe, ajo u shqua si mėsimdhėnėse dhe drejtuese e aftė, kishte arritur rezultate tė shkėlqyera nė shumė tregues, duke u dalluar si njė nga metodistet mė cilėsore dhe model nė Tiranėn e atyre viteve, ngase kishte aplikuar metodat bashkėkohore e tė avancuara nė kėtė fushė. Pėr kėtė arsye edhe u pikas nga drejtuesit kryesorė tė rrethit pėr t’iu besuar njė nga detyrat e rėndėsishme dhe me pėrgjegjėsi tė madhe, si e vetmja inspektore pėr ciklin e ulėt nė seksionin e Arsimit pranė Komitetit Ekzekutiv tė Rrethit, detyrė tė cilėn e mbajti dhe e kreu me nder e dinjitet pėr plot 10 vjet, nga viti 1955 deri nė vitin 1965. Kjo ishte edhe periudha qė e afronte Evanthinė me fundin e karrierės nė arsim. Ishin vite tepėr tė lodhshme, me shumė pėrgjegjėsi e ngarkesa tė mėdha emocionale e shpirtėrore nga puna e gjatė me fėmijėt, tė cilėt, veē lodhjes e vėshtirėsive tė mėdha, i kishin dhėnė njėkohėsisht kaq shumė emocione, kėnaqėsi, dhimbje, por edhe kėnaqėsi. I duheshin edhe 5 vjet qė tė dilte nė pension dhe pikėrisht nė njė mėngjes marsi tė vitit 1965, shefi i seksionit tė Arsimit e thėrret nė zyrė pėr t’i dhėnė njė njoftim…

    Emri:  52.jpg

Shikime: 4461

Madhėsia:  22.4 KB

    NJĖ MISION I VĖSHTIRĖ, POR JO I PAMUNDUR

    Atė mėngjes, pas pėrshėndetjes sė parė nė zyrėn e shefit tė Arsimit nė Komitetin Ekzekutiv tė rrethit, nisi njė bisedė e pazakontė, por e qetė dhe tepėr miqėsore mes atij dhe Evanthisė. Nga toni i butė dhe pėrzgjedhja e fjalėve dukej se ishte njė ēėshtje delikate, jo si tė gjitha ēėshtjet e zakonshme qė trajtoheshin ēdo ditė nė atė zyrė. – Aristidhi, drejtori i Shtėpisė sė Fėmijės “8 Nėntori” del nė pension dhe kemi rėnė nė vėshtirėsi tė madhe pėr ta zėvendėsuar, – e nisi bisedėn, duke hyrė menjėherė drejt e nė temė shefi i Arsimit, por toni i tij ishte tė qetė, i shtruar dhe tepėr njerėzor. – Specifika e kėtij institucioni tė rėndėsishėm kėrkon jo vetėm njė njeri me eksperiencė, por mbi tė gjitha njė njeri me zemėr tė madhe, shumė tė pėrkushtuar.

    Emri:  61.jpg

Shikime: 4408

Madhėsia:  33.6 KB

    Atje, nė atė detyrė duhet tė jetė njė NĖNĖ me plot kuptimin e fjalės. Nė fakt, kishim menduar qė t’ju ēonim nė njė punė mė tė lehtė pas gjithė asaj lodhjeje qė kaluat kėtu nė seksion, – u pėrpoq ta ngushėllonte eprori. Por tani mė thuaj, si t’ia bėjmė, kush mė mirė se ty mund ta bėjė kėtė punė…?!, tha kėto fjalė shefi, ndėrkohė vėshtrimin e tij tė butė dhe gati pėrulėse “ngriu” pėr njė ēast te sytė e Evanthisė si pėr t’i “vjedhur” mendimin, nė pritje tė reagimit qė do tė bėnte pas kėsaj bashkėbiseduesja. Dukej se pėrgjėrimit mallėngjyes tė tij, donte t’i shtonte edhe argumentin bindės se “ata fėmijė kanė shumė nevojė pėr njė imazh tė ngrohtė dhe tė butė mėmėsor, tė cilėve fatkeqėsisht dhe pėr shumė arsye u kishte munguar pėr gjatė gjithė jetės.

    Emri:  711.jpg

Shikime: 4523

Madhėsia:  43.0 KB
    Evanthi Ciko me Drejtorin e Pėrgjithshėm tė IKIJSH, Ilir Ēumani, i rritur nė Shtėpinė e Fėmijės

    Roli yt nė kėtė institucion duhet t’i kalojė kufijtė e pėrgjegjėsisė qė ka njė mision i rėndėsishėm, krejt ndryshe nga shumė detyra qė ke kryer pėr plotė 20 vjet me aq zell e pasion. Ėshtė njė rol sakrifikues si nė planin shpirtėror dhe emocional, ashtu edhe nė atė moral e shoqėror, qė ka tė bėjė nė radhė tė parė me humanizmin… Po e pėrsėris edhe njėherė: me humanizmin… Hė, si thua…?! Kam besim se do t’ia dalėsh mbanė”, e mbylli bisedėn ai duke e bėrė fakt tė kryer kėtė propozim. Pas kėsaj, menjėherė Komiteti Ekzekutiv miratoi emėrimin e Evanthisė nė krye tė atij institucioni, i cili, siē do tė shihej mė vonė, do tė pėsonte ndryshime tė mėdha cilėsore pėrmes reformave dhe zbatimit tė metodave tė reja bashkėkohore, aplikimit tė modaliteteve dhe praktikave psikosociale e pedagogjike tė panjohura mė parė.

    Emri:  filmi.jpg

Shikime: 4550

Madhėsia:  31.8 KB

    Ato synonin evidentimin e aftėsive dhe prirjeve individuale, nxitjen e imagjinatės krijuese dhe iniciativėn e vetėveprimit te ēdo fėmijė, demokratizimin e jetės sė brendshme dhe transformimin e atij institucioni nga ajo e tipit klasik me shėrbime nė grup, nė njė institucion tė hapur e modern, me mjaft shėrbime multidisiplinare e bashkėkohore, me standarde tė larta e tipologji shėrbimi sipas modelit Shtėpi-Familje. Ashtu siē do tė shprehej nė kujtimet e saj tė mėvonshme, tė hedhura nė moshėn 90-vjeēare nė njė libėr mjaft mbresėlėnės me titull: “E bekuara mėsuesi”, Evanthi Ciko nuk e pati aspak tė lehtė tė ndryshonte modelin qė gjeti nė atė institucion, i cili ishte i papranueshėm me konceptet dhe praktikėn e saj pedagogjike si profesioniste. Ajo ēfarė Evanthia gjeti nė Shtėpinė e Fėmijės “8 Nėntori” pasi mori detyrėn si drejtoreshė, ishte tepėr e shėmtuar, tmerrėsisht jashtė ēdo pėrfytyrimi dhe natyrės sė saj paqėsore e njerėzore nė marrėdhėnie me fėmijėt. Ēdo gjė ishte e papajtueshme me tipologjinė dhe kėrkesat qė i nevojiteshin njė institucioni specifik, siē ishte Shtėpia e Fėmijės, njė institucion mirėfilli edukativ, argėtues, rekreativ dhe funksional nė tė gjitha aspektet, me tipare dhe karakteristika si ato qė i nevojiten njė familjeje tė vėrtetė.

    Asokohe, ai institucion ngjasonte si nė formė, ashtu edhe nė pėrmbajtje, me njė repart ushtarak ku zbatohej njė disiplinė e hekurt, me rregulla tė forta e tė vrazhda qė ndikonin negativisht nė psikikėn, formimin dhe procesin jonormal psikomotor tė fėmijėve jetimė, nė edukimin dhe rritjen e pashėndetshme tė tyre. Pėr kėtė arsye, Evanthisė i ėshtė dashur tė kalojė net tė tėra pa gjumė qė nga dita e parė e emėrimit, duke marrė sė fundmi njė vendim tė prerė se: “Nėse nuk do tė shkėlqej si drejtoreshė, tė paktėn patjetėr do tė jem njė nėnė e dashur dhe e dhembshur pėr ata jetimė, pa i ndarė asnjėherė nga tė dy fėmijėt e mi biologjikė, Zhanin dhe Ketin…”. Dhe kėshtu ndodhi!

    RRĖFIMI I EVANTHISĖ

    Drejtori paraardhės qė do tė linte detyrėn, mė foli nė pėrgjithėsi se ku duhej ta pėrqendroja mė shumė vėmendjen dhe punėn. Mė dorėzoi dokumentacionin duke i dhėnė jo pak rėndėsi njė liste me rreth 30 emra fėmijėsh. – Kėta janė mė tė vėshtirėt, ndaj bėj kujdes, – mė kėshilloi ai. Dy javė para fillimit tė vitit shkollor,- tregon Evanthia, – nė njė tė hėnė gushti, nė oborrin e shtėpisė sė madhe u ndesha me shumė vėshtrime fėmijėsh, me fytyra tė pezmatuara dhe jo tė qeshura, tė cilėt kushedi ēfarė mendonin dhe meditonin pėr drejtoreshėn e re.

    Emri:  enveri-me-jetimet1.jpg

Shikime: 4436

Madhėsia:  34.8 KB
    VIZITA E UDHEHEQESIT KOMUNIST ENVER HOXHA NE SHTEPINE E FEMIJES “8 NENTORI” NE TIRANE, ME 23 NENTOR 1969, NR. 2

    Me njė pjesė tė edukatoreve njihesha prej kohėsh, edhe pse nuk kisha informacion pėr kėtė institucion, mė kishte qėlluar qė tė vija kėtu. Nė shkollėn “Labinoti” kisha parė edhe nxėnės tė kėsaj shtėpie jetimėsh, por si i thonė, pėrciptazi, pasi gjithēka kontrollohej dhe ishte nė varėsi tė Ministrisė sė Arsimit. Tė nesėrmen ika me pėrgjegjėsinė dhe shqetėsimin e drejtoreshės dhe tė nėnės sė njė shtėpie tė madhe. Misioni pėr mua ishte i qartė dhe sa kishte nisur. Ishin 268 fėmijė jetimė qė duhej tė rriteshin, edukoheshin dhe shkolloheshin. Jo vetėm pėr humanizėm, por edhe pėr sedėr profesionale mė duhej tė jepja maksimumin.

    I thashė vetes ‘Forca!’, pėr tė dalė faqebardhė edhe nė kėtė detyrė tė re. Ditėt e para lodhesha shumė. Fėmijėt bėnin shumė zhurmė nėpėr korridore dhe oborr. Bėrtisnin dhe grindeshin nė ato lojėra tė paorganizuara. Kisha parė disa qė dilnin jashtė duke u hedhur nga muret e shtėpisė e ndonjėri prej tyre i hipte autobusit tė Sanatoriumit. Mė keq akoma isha ndier, kur shikoja qė kontrollonin nėpėr koshat ku hidheshin mbeturinat. Mė kishin ardhur edhe banorė tė lagjes qė mė ankoheshin pėr disa qė hynin nėpėr kopshtet e tyre dhe kėpusnin kokrra nga pemė tė ndryshme. U pėrgatita shumė pėr mbledhjen e parė qė do tė bėja me personelin, qė u shėrbente 268 fėmijėve me moshė 7 deri 16-vjeēare. Komunikova dhe bashkėbisedova gjerė e gjatė me edukatoret, kuzhinieret, rrobalarėset, rrobaqepėset, punėtoret e shėrbimit dhe rojet e natės.

    Nuk duhej tė kishte asnjė hallkė tė dobėt nė kėtė zinxhir detyrimesh dhe angazhimesh tė pėrditshme. Pėr hir tė seriozitetit dhe disiplinės qė duhej tė na karakterizonte, mė duhej edhe t’i pyesja koleget: – Nėse dikush nuk i pėrballon dot kėto kushte dhe vėshtirėsi pune, e mira ėshtė qė tė largohet pėr tė mos na dembelosur dhe prishur ne qė duam tė kryejmė kėtė mision me sukses tė plotė… Mes diskutimeve tė shumta me personelin, u vunė nė dukje mjaft vėshtirėsi e probleme tė shumta qė shfaqeshin nė tėrė hapėsirat e kėsaj shtėpie tė madhe. Por, nė asnjė rast nuk dėgjova ndonjėrėn qė tė thoshte do tė largohem, apo nuk e pėrballoj dot kėto qė kėrkohen.

    Madje, mė bėri pėrshtypje se nė ēdo fjalė tė tyre ndieje shqetėsim dhe pėrkujdesje nėne. Tė gjitha edukatoret vunė nė dukje se grupet pėrbėhen nga shumė fėmijė. Kishin tė drejtė nė zgjidhjen e kėtij problemi, qė do tė ndikonte shumė pėr realizimin e objektivave tė vėna. Por qė tė zvogėloje grupet, duhej tė shtohej numri i edukatoreve. Kjo as qė diskutohej, sepse nuk ta shtonte kush personelin. Atėherė, mendja mė shkoi te fėmijėt e rritur. Edhe te kjo shtėpi e madhe mund tė veprohej njėlloj si nė shtėpitė tona tė vogla, ku ndihet detyrimi i ndėrsjellėt mes motrave dhe vėllezėrve. Kėshtu, thėrrita nė drejtori njė grup fėmijėsh tė rritur. Mes tyre kishte edhe nga ata qė e kishin emrin nė listėn e tė “vėshtirėve”, qė mė la mbi tavolinė drejtori qė iku. Hodha idenė qė nė turnin e mėngjesit tė mos shėrbenin edukatoret, por ftova ata pėr t’i zėvendėsuar.

    Fėmijėt e rritur mė mirėkuptuan dhe sė bashku u angazhuam seriozisht pėr t’u riorganizuar nė mbarėvajtjen e punėve tė brendshme. Dhe kėshtu u bė. Me kalimin e ditėve situata nisi tė ndryshojė, fėmijėt nuk ndiheshin si mė parė. Sjellja dhe komunikimi mes tyre dhe personelit tė shėrbimit nisi tė ndryshojė, ishte mė e mirė, me njė edukatė dhe respekt tė ndėrsjellėt. Kjo ishte shenjė e mirė pėr mua qė mė dha kurajė, mė rriti shpresat se ēdo gjė do tė ishte e mundur. Nė ēdo ēast, episodet e pakėndshme nė atė shtėpi ishin tė pranishme. Evanthia kujton se njė djalė me emrin Dashamir, i shėndetshėm, faqekuq dhe i bukur, qė quhej komandant i kėshillit tė djemve, mbante nė dorė njė zinxhir qė e dridhte herė pas here. Nuk fliste shumė, veēse mė shikonte nė sy. Hynte nė drejtori pa trokitur dhe duke tundur zinxhirin. Unė bėja sikur nuk i vlerėsoja kėto veprime jo tė hijshme pėr njė nxėnės. Gjatė javėve tė para isha njohur me shumė prapėsi tė fėmijėve, jo vetėm nė shkolla, por edhe nė konvikt. Njė ditė, dy punonjėse tė lavanterisė, Pandora dhe Sherifja mė sjellin nė drejtori dy djem tė vegjėl, Toninin dhe Edin, tė cilėt u kishin bėrė pis rrobat e lara tė vendosura nė tel. Bashkė me ta, si pa u ndier ishte futur edhe Dashi me zinxhirin nė dorė.

    Punonjėset nisėn tė tregojnė atė qė kishte ngjarė dhe unė me gjak tė prishur po mendoja pėr “dėnimin” qė do t’u jepja. Dy ēamarrokėt rrinin me sy pėrdhe, ndėrsa Dashi vazhdonte tė dridhte zinxhirin, duke hedhur sytė nga njė vizore druri qė besonte se unė do ta pėrdorja pėr ndėshkim. – A lave shumė rroba sot, dukesh si e lodhur…, – i drejtohem Sherifes. Pa dale tė shoh pak duart… Nė ēast, u drejtohem fėmijėve:

    – Shikojini si i janė bėrė duart nėnė Sherifes sė lari rrobat tuaja…?! A s’ju vjen keq qė lodhet gjithė ditėn pėr ju..!? Kėrkojini tė falur dhe premtojini se nuk do t’i mėrzisni mė. Ashtu vepruan. Ndėrkohė, dy punonjėset e kuptuan shenjėn time dhe hapėn krahėt para se ata tė shkonin drejt tyre. – Ejani t’ju pėrqafoj edhe drejtoresha, – por nė tė vėrtetė i putha kur pashė se po u shkėlqente loti nė sy. Dashi shtangu nga kėto skena qė shikonte dhe kur tė gjithė dolėn nga zyra, ai nuk lėvizi. – Sa mirė kėshtu drejtoreshė! Menduam se edhe ju do tė pėrdornit vizoren.

    Nga Dashi, por edhe nga tė tjerėt, mėsova se nė jo pak raste ndaj fėmijėve qė bėnin gabime pėrdorej dhunė. M’u duk shumė e shėmtuar kjo praktikė, pėr mė tepėr ndaj kėtyre fėmijėve tė pafat, qė kėrkojnė shumė ngrohtėsi dhe dashuri. Sipas Dashit, nė ditėt e para kur mėsuan se do tė vinte njė grua pėr drejtoreshė, fėmijėt “problematikė” u gėzuan. Ata mendonin dhe pėshpėritnin se kjo tė paktėn ėshtė grua, nuk ka ēfarė tė na bėjė!- Po tani, kanė ndryshuar mendim? – e pyeta Dashin. – Tani i thonė njėri-tjetrit: Mos bėj gabim se sėmuret drejtoresha….

    ZEMRA E MADHE QĖ NGROHU ZEMRAT E VOGLA

    Nuk ishte aspak e lehtė pėr Evanthi Cikon qė tė pėrmbysej njė traditė kaq e vjetėr, siē ishte ajo e tipit klasik nė funksionimin e atij institucioni, e trashėguar sigurisht sipas modelit lindor. Situata qė ajo kishte gjetur ishte tepėr shqetėsuese. Kapanonet e mėdha tė fjetjeve, sallat e studimit, mensa e ngrėnies, salla e leximit dhe ajo e lojėrave ngjasonin me repartet dhe kazermat ushtrisė, qė nuk ishin aspak funksionale, nuk kishin asnjė lidhje me qėllimin dhe mėnyrėn sesi duhej tė trajtoheshin, rritur dhe edukuar kėta fėmijė. Ata e reflektonin kėtė edhe nė jetėn e pėrditshme, nga mėnyra e vrazhdėt e komunikimit, nga zėri i trashė dhe i ējerrė prej britmave dhe tė qarave tė shpeshta.

    E gjithė jeta e brendshme e atij institucioni ishte e uniformizuar. Muret ishin tė lyera me bojė njėngjyrėshe si brenda godinės, ashtu edhe jashtė saj. Djemtė ishin tė veshur me uniformė tė njėjtė dhe kokat i mbanin tė qethur zero. Vajzat po ashtu, tė veshura njėsoj. Tė 268 fėmijėt e kėtij institucioni ishin pėrqendruar nė njė shkollė tė vetme, ku mėsonin tė pandarė nga njėri-tjetri. Ata mbushnin klasa tė tėra dhe kjo i diferenconte dhe i dallonte ndryshe nga shumica e bashkėmoshatarėve tė tjerė, qė vinin nga familjet e kryeqytetit dhe frekuentonin tė njėjtėn shkollė me ta, por nė klasa tė tjera.

    Tė gjitha kėto ishin tė papranueshme pėr Evanthinė, sepse e cenonin dhe e fyenin rėndė dinjitetin dhe personalitetin e fėmijės. Sipas konceptit tė saj, e gjitha kjo duhej tė zhbėhej si nė formė, ashtu edhe nė pėrmbajtje. Kishte ardhur koha qė kėto forma shėrbimi tė zėvendėsoheshin me tė tjera koncepte e parime, qė kishin si qėllim kryesor jo vetėm modernizimin dhe demokratizimin e jetės sė brendshme tė kėtyre institucioneve, por edhe integrimin real tė kėtyre fėmijėve, me synim pėr t’i shmangur nga stigma kolektive dhe pėr t’i socializuar nė mėnyrė tė barabartė nė jetėn komunitare, pėr t’i bėrė ata tė padallueshėm nga bashkėmoshatarėt e tjerė.

    Kjo ishte sfida, me tė cilėn Evanthi Ciko nisi tė pėrballej. Dhe brenda njė kohe tė shkurtėr, nisi ndryshimi. Djemve nuk u qethej mė koka zero. Ēdokush prej tyre qethej sipas dėshirės dhe modeli i flokėve i pėrshtatej fizionomisė dhe personalitetit tė secilit. U hoq uniformiteti i veshjeve si pėr djemtė, ashtu edhe pėr vajzat. Rrobat e reja porositeshin me larmi ngjyrash e modelesh. Madje, nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve ato veshje prodhoheshin me porosi. Specialistė nga rrobaqepėsi tė ndryshme tė ndėrmarrjeve tė shėrbimit nė kryeqytet vinin dhe bėnin matjet pėr veshjet e reja sipas pėrmasave trupore qė kishte ēdo fėmijė.

    Mjediset e mėdha tė fjetjes, sallat e studimit, sallat e leximit dhe ato tė lojėrave iu nėnshtruan njė rikonceptimi dhe rikonstruksioni tė plotė, duke u ndarė me mure nė ambiente mė tė vogla, pėr t’i pėrshtatur si mjedise multifunkionale, ēlodhėse e argėtuese, njėlloj si ato nė familjet e zakonshme. Kėto ambiente me oxhak, ku mbrėmjeve nė dimrat e ftohtė ndizej zjarri dhe piqeshin gėshtenja e misra nga edukatorėt e kujdestarėt, duhej tė pėrcillnin te fėmijėt qetėsinė e plotė dhe tė gėzuar, butėsinė, intimitetin dhe ngrohtėsinė, ashtu siē ndodh nė shumė familje shqiptare.

    Muret e kėtyre ambienteve u lyen me bojėra shumėngjyrėshe, duke shmangur uniformitetin. Tavolinat e mėdha tė ngrėnies nė mensė u zėvendėsuan me ato mė tė vogla, me katėr persona. Menyja ushqimore u pasurua me larmi produktesh e asortimentesh, tė cilat garantonin mirushqyerjen, me sasinė e mjaftueshme tė proteinave dhe vitaminave qė i duhej tė konsumonte ēdo fėmijė. Ēdo ditė tė premte festoheshin ditėlindjet e fėmijėve qė kishin lindur nė atė muaj. U ngritėn grupet artistike dhe rrethet sportive tė fėmijėve, ajo e gjuhės sė huaj, rrethi i muzikės, i rrobaqepėsisė, i kėpucarėve tė vegjėl, i punės me dru e metal etj. Fėmijėt qė pėrfundonin ciklin 8-vjeēar, me interesimin dhe kėmbėnguljen e drejtoreshė Evanthisė do tė dėrgoheshin nė shkollat mė tė mira profesionale, pėr t’u aftėsuar dhe pėr t’u bėrė zanatēinj e profesionistė tė zotė. Shumė prej tyre vazhduan dhe pėrfunduan shkollat e larta pėr mėsuesi, arkitekturė, mjekėsi, inxhinieri, agronomi, veterinari etj.

    Por kudo nga shkonin, do tė kishin pas interesimin, vėmendjen dhe kujdesin e vazhdueshėm tė gruas me zemėr tė madhe, Evanthi Ciko, e cila i ndiqte hap pas hapi, deri sa tė sistemoheshin nė punė, tė siguronin njė strehė, tė njiheshin me shokun e jetės dhe mandej tė martoheshin duke krijuar familjet e tyre tė ngrohta. Ishin tė pafundme rastet e pjesėmarrjes sė Evanthisė nė fejesat dhe dasmat e tė rinjve jetimė, prania e sė cilės pa dyshim zėvendėsonte dashurinė dhe imazhin e munguar tė nėnave tė tyre biologjike qė nuk i njohėn kurrė.

    Kudo, nė gjithė kėtė pėrpjekje pėr tė ecur nė jetė, pranė tyre do tė ishte ajo, Evanthi Ciko, nėna e 268 fėmijėve jetimė, tė cilėt pėr asnjė ēast tė vetėm nuk i la pas dore. Kėto ndryshime rrėnjėsore tėrhoqėn vėmendjen e instancave mė tė larta tė pushtetit qendror dhe ky institucion u bė model pėr tė gjitha shtėpitė e fėmijėve nė mbarė vendin. Kjo reformė dhe ky transformim i thellė nė jetėn e brendshme tė atij institucioni nuk do t’i shpėtonte as syrit dhe vėmendjes sė udhėheqėsit komunist tė kohės, Enver Hoxha. Mė 23 nėntor tė vitit 1969, me dėshirėn e tij ai vendosi ta vizitoi Shtėpinė e Fėmijės “8 Nėntori”, tashmė tė reformuar tėrėsisht, dhe aty para kolektivit tė personelit dhe fėmijėve pjesėmarrės mbajti njė nga fjalimet e tij tė rralla, tepėr emocionale dhe mjaft prekėse. Madje, gjatė atij fjalimi tė gjatė dhe shumė delikat pėr temat qė preku dhe u ndal nė veēanti, udhėheqėsi komunist pati edhe ēaste dobėsie, duke u pėrlotur disa herė…

    Ishin momente dhe detaje tė fiksuara me sinkrone tė regjistruara, tė cilat kronikanėt dhe operatorėt e filmit dokumentar, tė pranishėm aty, i shmangėn mė pas nėpėr laboratorėt e dhomat e montazhit gjatė pėrgatitjes sė dokumentarit pėrpara se ai tė transmetohej nė publik, duke lėnė vetėm ato pjesė qė i nevojiteshin propagandės zyrtare tė kohės. Kjo ishte njė ngjarje e madhe dhe pati njė jehonė, e cila pėr fat tė keq u kthye nė propagandė nga regjimi komunist pėrmes televizionit tė vetėm nė atė kohė, RTSH, faqeve tė gazetave tė pėrditshme, broshurave buletine tė posaēme zyrtare, qė dilnin nė qarkullim nga zyra e shtypit tė ish-Komitetit Qendror tė PPSHsė.

    Gjithsesi, me sa duket Evanthi Ciko ia kishte arritur qėllimit tė saj si njė profesioniste e shkėlqyer. Shembulli i saj tėrhoqi vėmendjen e njė grupi kineastėsh, tė njė kaste tė shkėlqyer aktorėsh nga Kinostudio “Shqipėria e re”, si Tinka Kurti, Thimi Filipi, Antoneta Papapavli, Bep Shiroka, Matilda Makoēi, Edmond Topi, etj. Skenaristi dhe dramaturgu i mirėnjohur Ruzhdi Pulaha, regjisori Spartak Pecani dhe operatori Ilia Terpini qėmtuan dhe ndėrtuan njė subjekt filmik me njė temė sociale e psikologjike tepėr tė mprehtė e sensitive pėr kohėn; jetėsuan njė histori pėrkushtimi e sakrificash sublime tejet njerėzore, me episode e ngjarje qė ndodhnin asokohe nė shoqėrinė komuniste, duke e fiksuar pėrmes celuloidit nė njė prej filmave artistikė shqiptarė me metrazh tė gjatė, me njė titull mjaft domethėnės “Si gjithė tė tjerėt”, prodhim i vitit 1981.

    Subjekti i kėtij filmi fliste pėr modelin e suksesshėm, punėn pasionante dhe tė palodhur, kontributin e paēmuar tė humanistes dhe misionares sė paepur Evanthi Ciko, e cila kishte mundur tė shembte nė emėr tė humanizmit dhe tė dinjitetit njerėzor tė gjitha paragjykimet mbi fėmijėt e braktisur dhe tė vetmuar, duke rrėzuar muret e mėshirės dhe tė stigmės kolektive. Kjo ishte kredoja pėr tė cilėn punoi dhe i kushtoi jetėn. Gjatė karrierės sė saj ėshtė vlerėsuar me shumė tituj nderi, si “Mėsuese e merituar”, vlerėsimin me “Medaljen e Mirėnjohjes” nga Presidenti i Republikės, Bamir Topi, dhe me titullin e lartė tė humanizimit “Simbol i Vlerave Humane”, akorduar nga Instituti Kombėtar i Integrimit tė jetimėve Shqiptarė. Sot, modeli i Evanthi Cikos ėshtė njė model i munguar, i cili na apelon se jemi pėrballė njė nevoje tė ngutshme pėr tė nisur njė aksion tė madh kombėtar pėr humanizimin e shoqėrisė. Besoj se pėr kėtė kemi nevojė tė gjithė, mė shumė se kurrė…!

    *Drejtor i Pėrgjithshėm i Institutit Kombėtar tė Integrimit tė Jetimėve Shqiptarė


    Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 10-01-2021 mė 21:46

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •