Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 52
  1. #31
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Paturpësia e fantazmës Hoxha

    Shkruan : Miranda HAXHIA

    Në rutinën e leximit të gazetave, fotografia e gruas së diktatorit Hoxha shfaqet në një faqe interneti anash intervistës së Edi Ramës.Po ashtu, diku më tej shfaqet festa e 20-vjetorit të fitores mbi diktaturën. Kanë apo nuk kanë lidhje ngjarjet me njëra-tjetrën, këtë gjykim e bën vetë lexuesi i mençur dhe i kulturuar, por në respekt të gjithë atyre që nuk flasin dot, pasi nga varret e humbura zërin nuk ua dëgjon dot njeri; në kujtesë të ëndrrës së mijëra shqiptarëve që besuan në shtetin demokratik; në respekt të amanetit të pashkruar të mijëra të vrarëve, ish-të burgosurve të ndërgjegjjes, të të përndjekurve të sistemit diktatorial të Enver Hoxhës, duhet më shumë se kurrë të mos heshtim.
    Nuk ka asgjë të keqe që zonja Hoxha del dhe ligjëron në media; nuk ka asgjë të keqe që bashkëpunëtorja e ish-diktatorit Hoxha qëmton në kujtesën e saj dhe nxjerr disa të dhëna që ajo i mban si të jenë kujtesë historike. Është e drejta e saj të flasë, të etiketojë, të paragjykojë dhe të sjellë sipas mënyrës së saj ngjarjet, njerëzit dhe mënyrën se si ka qenë e lidhur nëpërmjet të shoqit. Është privilegji i saj i madh të ketë vendin e parë në faqet e gazetave, privilegj që i ka rrënjët qysh në atë sistem, të cilit i thur lavde ende sot, privilegj qenë përfitimet që ka në kurriz të jetës dhe mundit të gjithë shqiptarëve. Ai fill sinqeriteti, të cilin ajo e lëshon me fjalinë: “Neve dinim edhe mizat që fluturonin lart, ose nuk hynte dot njeri atje dhe të mos dish që diçka po ndodhte atje dhe të mos e dinte Enver Hoxha? Unë isha në korrent dhe dija çdo gjë që i thuhej atij dhe do e merrja vesh sidomos një gjë të tillë që ishte dhe publike, nuk ishte një gjë tepër sekrete”, është thelbi i asaj se çfarë ishte diktatura komuniste dhe si funksiononte ajo.Është e drejta e çdokujt të prezantojë fushën e tij të shtrembërimit të realitetit, si bën zonja Hoxha, vazhdimisht, me këmbëngulje, por detyrë e çdo qytetari të këtij vendi të tregojë se diktatura nuk ishte ajo që shikonte zonja Hoxha. Diktatura jonë ka qenë ndër më të egrat, sepse i ka dënuar njerëzit për shkak të mendimit ndryshe, se vlera e tyre morale ishte rrjedhojë e klasës të cilën po diktatura e shkatërroi, duke ua marrë pronën, duke e burgosur, vrarë; diktatura jonë përligji të keqen dhe u bë përçuese e saj për të mbajtur në këmbë pushtetin.Dhe siç ndodh në diktaturat model, roli i gruas së diktatorit është vetë “mishërimi i të keqes”. Në intervistën e saj, kjo grua fyen popullin që për pesëdhjetë vjet sistemi i të shoqit dhe ajo e përdorën si kavie të doktrinës që përqafuan.Vazhdon mizorisht të fyejë shumë njerëz, shumë shpirtra që ikën mes mundimesh, të përndjekurit politikë, të burgosurit e ndërgjegjes, të internuarit, të dëbuarit, të zhdukurit- pasi është kujdesur bashkë me kastën e vet, që të mos i shpëtonte njeri syresh për gjatë asaj periudhe të gjatë represioni, ashtu si vetë thekson se shikimit të saj nuk i shpëtonte as fluturimi i mizave. I fyen në përpjekje për t’i rivrarë.Askush nuk pret të përunjet dhe të kërkojë ndjesë as ajo, as të tjerë njerëz që diktaturën e patën idhull dhe ëndërrojnë sërish ta kenë modelin e saj.Do të ishte fyerje për gjakun e të zhdukurve prej sistemit të diktaturës; do të ishte fyerje për gjithë ata intelektualë që u vranë sapo erdhi në krye diktatori dhe zonja e tij; do të ishte fyerje për qindra të tjerë që vuajtën rrugëtimin e gjatë e të vështirë nëpër kampe internimi. Sepse diktatura nuk mund të mbijetonte pa zhdukur inteligjencën dhe njerëzit e kulturës.
    Zonja Hoxha i quan të përndjekurit, ish-të burgosurit politikë hajdutë ordinerë. Nuk pret askush nga njerëzit normalë, nga familjarë të viktimave të terrorit komunist që gruaja e Hoxhës t’i dallojë si njerëz që i përndoqi sistemi, të cilin ajo e ngriti bashkë me të shoqin. Do të ishte absurde që ajo të mos mbronte sistemin dhe aparatin policor më të përgjakshëm që shkaktoi dhe udhëhoqi vrasjen me gjyq e pa gjyq të qindra e mijëra shqiptarëve; që eksperimentoi torturat më të egra, burgosjen, internimin, persekutimin në të gjitha format të mijëra e dhjetëra mijëra njerëzve. Dua të kujtoj një histori të cilën e kam lexuar në librin e Sami Repishtit “Nën hije të Rozafit”. Gjatë punës për ndërtimin e aerodromit të Kuçovës, të burgosurit ngarkonin e shkarkonin thasë me çimento, thyenin gurë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Një djalosh, student i burgosur, djalë i vetëm, i heshtur e fjalëpak, nuk e duronte dot atë stërmundim fizik. Vendosi të dilte jashtë portës, nën sytë e rojeve dhe të grykës së mitralozit nga kulla e vrojtimit. E lutëm të mos e bënte, por ai, i vendosur në zgjedhjen e tij, mori rrugën drejt daljes. Roja, një njeri pa shkollë, i ardhur nga fshati, e ndali duke e gjuajtur me hurin gjithë dhoga. Të gjuajturat i ndali kur djaloshi ra përmbys, pa ndjenja. Atëherë, merr një gur të madh, ia përplas në kokë disa herë. Pastaj ngrihet, rrëmben sërish hurin dhe u drejtohet atyre tetëdhjetë e kusur të burgosurve që kishin mbetur të heshtur e të shtangur para skenës së tmerrshme: Hë qena, e patë! Ja kështu do t’ua shtypim kokën! Kjo është diktatura e proletariatit…”. Edhe pse kam vite që e kam lexuar librin e zotit Repishti, ajo ngjarje më mbeti në kujtesë. Nëna e atij djali nuk e mori vesh kurrë si i vdiq i biri, por asnjë prej nesh nuk duhet të lejojë që ai gur, hunjtë e dhunës të mos përsëriten. Zonja Hoxha, që nuk lejonte as mizën të kalonte pa dijeninë e saj, a e ka ndjerë rënkimin e atij djali dhe të qindra e mijëra të tjerëve si ai? Por që ta ndiejë, duhet të ketë zemër, të ketë ndërgjegjje. Nuk besoj se janë privilegje për një natyrë antinjerëzore. Dhe zonja Hoxha është modeli i profilit antinjerëzor. Kjo grua është fytyra e vërtetë e një diktature. E asaj diktature që kishte kontrollin policor. Nën kontrollin e Sigurimit shqiptar jetët njerëzore mbaheshin në fije të perit; është fytyra e asaj diktature ku njeriu u detyrua në shumë raste të mos kishte besim as te shoku i afërm, as te fëmija, as burri te gruaja, as vëllai te vëllai, me frikën e dyshimin se ai mund të ishte i lidhur me Sigurimin e asaj diktature që u mbajt me frikë.Nëse zonja Hoxha kujton Amerikën, ne na duhet t’i kujtojmë se sa njerëz, intelektualë, të shkolluar, burra të denjë shteti u vranë, sa intelektualë shqiptarë u vranë, vetëm se nuk e donin komunizmin, vetëm se kishin studiuar në SHBA, apo vende të tjera perëndimore.Nëse zonja Hoxha i quan hajdutë lopësh, atëherë ç’emër t’i vëmë ish-diktatorit që krijoi një shtet mbi dhunën, mbi frikën, mbi gënjeshtrat, mbi hipokrizinë.Tani e kuptoj pse intervista e saj shkonte shumë në krah të fotografisë së Edi Ramës në një tjetër intervistë, ku shfaqet i qetë si murg, pasi ka fshehur mëkatin. Dhe kuptoj pse shqiptarët festojnë ende në shesh fitoren e parë. Që të mos harrojmë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #32
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    po pse xhanem nuk i thoni edhe ndoni fjal atij bugajskit ... ai nuk la fjal pa e falenderuar shtrigen vejushe plakushe ... edhe ajo i shprehu mirenjohje atij per rastin qe iu dha saj per te dhene opinionet m-l te sajat per kthimin e Shqiperise ne fanar ndriçues, kolektiv deri pula, me burgje-internime te panumerta, me bunkera te pallogaritur, me shtet e njerez te pa-fe e pa identitet, me izolim tmerr babezitur ...

    apo mos preisnit ndonje pendese prej saj ... me nje kembe ne varr te ... diktatori.

    oh sa e lumturuar eshte bere kupola ... shtriga vejushe rivendikoi te drejten e tyre haptazi ...

  3. #33
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Nexhi e beri si Ponc Pilati,i lau duart.Kadareja ka nje poezi "Lady Makbeth", sa here qe e lexoj me duket sikur e ka shkruar enkas per Nexhin.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kjo eshte demokracia..

    edhe nexhi flet cte doje..

    kte duhet ti thosh januz bugaja por ai aq di..
    psh..

    shoqe nexh..

    a ishte e mundur kur ti sundoje me tet burrin tend te dashur qe..psh koco tashkos.. qe e futi ne parti tet burre.. ti shkonte nje gazetar i huaj ne birucat e burrelit ku e kishit futur juve.. e ta merrte ne intervju sic te marrim tyjan sot ketu ne vilen tende?

    e te shihnim si do perdridhej e mjera mashtruse..

    mirpo nje gazetar i huaj nuk i kupton kto gjera.. prandaj nuk kan asnji vlere komentet e te huajve per shqiperine..

    rroft demokracia..

    ..

    dhe rrofte..do te thote..ta mbrojme kte demokraci qe kemi..se po e muarren bllokqenet e nexhit prape.. u dh.je puna..

    prandaj.. dhe po u cua bota qe nuk i kupton kto gjera ti vere prap ne pushtet bllokqeno kanibalet.. duhet tu themi ndal.. dhe pike..

    se.. birucat e pushkatimet nuku do i hani ju widherso buagajsko linote.. por ne..

    hajde pi.rdhu..

  5. #35
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    I nderumi Brari, Januz bugajski e di mire se kush ishte dhe kush ashte ish shoqja e miladin mugoshes dhe shoqja vejusha e enver h.Bugajski e bene kete interviste per
    interes karrieres ti. Ai J. Bugajski kur fole vejusha e zeze pergjumet, duke dite se demokracia ia lejon cdo kuj ta shprehe mendimin edhe ate mashtrues dhe rrenue, bugajski habitet si mund te lejohen kalbesinat e regjimit gjakatar te perjregen dhe mashtrojen, luajn me fatin e nje Kombi! Kjo nuk ashte detyre e Bugajskit dhe gazetareve huaj,ta mposhte vamepiren e gjalle dhe shoket e saj, por ashte detyre e historianeve dhe gazetareve shqyptar. Tia bejen me dije me fakete dhe dokumete monestres se ishte dhe je nje gjelate bashke me shoqin tend djallin enver.
    Bugajski dhe cdo gazetar i huaj vetem sa pasurojen arkivat e intervistave tyne.Pse shqypetaret nuk ia bejn pyetjet qe duhet be?! Pse shqypetaret nuk pyesin pse dhe si iu lejua kesaj bande te felliqet ne krye me miladine mugosh shoket e tyne serb te luajn me fatin e shqypenis dhe mbare komebit shqypetar?!Nesee nuk korigjohen gabimet e te kaluemes nuk kemi nje te aredhme te mire. Ka mjafte fakte dhe dokumenta qe tregojen krijimin e kesaj bande anti Kombetare dhe perkerahejen e tyne si aredhen ne pushtet. Pse shqyptaret nuk pyesin, ku gabuen krenet nacionalist te asaj kohe kur mbine keta kryma ruso-jugosllav?! Pse shqypetaret ua lejuan edhe mbase ghyse shekulli te manipulohen nga e njeta mbeteja e te njetes pjelle klike gjakatare, dhe tiu jepet rasti ta gjakosin shqypenin e 97-tes dhe Kosoven para e mbase luftes?! Pse akoma iu lejohet te na shpifin revolucione te pergjakuna e 21 janaresha! Me kete duhet te mirren historianet dhe akademiket shqypetar, me demaskimin e se keqes. Nga na vjen e keqeja dhe kush e mbane akoma gjalle te keqen ne mest shqypetareve?!

    Ka mjafte fakete qe tregojen porosit e enver hoxhes qe ua jep shokeve jugosellav per vrasjen e kreneve nacionalist te Kosoves dhe Yllirides dhe masakerimin e fashaterave shqypetar.


    enver hoxha dhe spiro moisiu udhezojne tuk jakoven te zhduke fshatrat e pogradecit

    http://www.standard.al/index.php/dos...t-e-pogradecit


    Nuk ashte Amerika dhe historianet e huaj qe i gjykon gjelatet e shqypetaris, ashte populli shqypetar qe duhet ti gjykon dhe tua japin hakun.
    E bene Rumunet me elnen e tyne, shqypetaret i mbyllen syt i shuredhuan veshet!
    Sot mbeteja e asaj klike vrasese e te gjitha te zezave, eshte me e lire te veperon dhe te helmon shqypetarin me shpifejet dhe shanetazhet e tyne dinake e djallezore!Dikur kishen pushtetin dhe benin qte donin, po tashe! Krejte kjo ashte per faje te shqypetareve.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #36
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    I dashun dhe shum i nderuemi Brari, Plaku sa i kujdeshem ashte se ku e leshon kemben ku shkele,nuk shpetoj dote pa i perly opanegat me te njetin pisellek! I pastroj sa here hase ne kesi berlloku, duke mos ua venu veshin fare, per te mos ra ne te njetin nivel eci me kujdes.
    Pershendetje
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #37
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Nexhmije Hoxha: Edi Rana, djale i mire
    E veja e ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha ka shprehur vleresime per kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama. Ne intervisten e dhene per gazetarin Janush Bugajski, Hoxha thekson se Kryetari i Partise Socialiste eshte nje djale i mire. Nexhmije Hoxha vlereson kreun e PS-se lidhur me kontekstin e akuzave qe i behen nga mazhoranca. "Ja edhe tani qe i kerkohet nga nderkombetaret qe te pergjigjet per statusin e vendit kandidat, ai prape sulmon opoziten duke e quajtur partia e Enverit, ose kryesine e pinjolleve ose te femijve te bllokmenve, se keshtu e quan edhe Edi Ramen, se ka patur nje baba te mrekullueshem, shume njeri i larte", u shpreh Hoxha. E veja e ish-diktatorit ne intervisten e saj ka folur dhe per 20 vitet e pluralizmit duke bere krahasim me vitet e komunizmit dhe ato qe i cilesoi si arritje te 45-viteve. Duke folur per dy forcat kryesore Hoxha thekson se socialistet pas renies se komunizmit nuk paten kontakte me te. Nderkohe qe vleresimi i vetem per periudhen 20-vjecare te pluralizmit eshte bere vetem per kreun e Partise Socialiste, Edi Rama.
    KOha Jone
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  8. #38
    I larguar Maska e Enkeleu
    Anëtarësuar
    07-12-2005
    Vendndodhja
    Prane detit i pa lare, prane drites i pa pare, prane sofres i pa ngrene, prane dijes i pa nxene...
    Postime
    4,298
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    Nexhmije Hoxha: Edi Rana, djale i mire
    E veja e ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha ka shprehur vleresime per kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama. Ne intervisten e dhene per gazetarin Janush Bugajski, Hoxha thekson se Kryetari i Partise Socialiste eshte nje djale i mire. Nexhmije Hoxha vlereson kreun e PS-se lidhur me kontekstin e akuzave qe i behen nga mazhoranca. "Ja edhe tani qe i kerkohet nga nderkombetaret qe te pergjigjet per statusin e vendit kandidat, ai prape sulmon opoziten duke e quajtur partia e Enverit, ose kryesine e pinjolleve ose te femijve te bllokmenve, se keshtu e quan edhe Edi Ramen, se ka patur nje baba te mrekullueshem, shume njeri i larte", u shpreh Hoxha. E veja e ish-diktatorit ne intervisten e saj ka folur dhe per 20 vitet e pluralizmit duke bere krahasim me vitet e komunizmit dhe ato qe i cilesoi si arritje te 45-viteve. Duke folur per dy forcat kryesore Hoxha thekson se socialistet pas renies se komunizmit nuk paten kontakte me te. Nderkohe qe vleresimi i vetem per periudhen 20-vjecare te pluralizmit eshte bere vetem per kreun e Partise Socialiste, Edi Rama.
    KOha Jone
    Plako , dëgjoje edhe një herë intervistën si duhet. Nexhi thotë për babain e Edi Ramës që ishte një njeri i mire ndërsa per Edin thot se nuk ka raporte as kontakte me te !
    I lumtur është ai që nuk shpreson në asgjë, sepse nuk zhgënjehet asnjëherë...!

  9. #39
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Enkeleu, me duhet ti pastroi syzet. pershendetje
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  10. #40
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Enkeleu Lexo Postimin
    Plako , dëgjoje edhe një herë intervistën si duhet. Nexhi thotë për babain e Edi Ramës që ishte një njeri i mire ndërsa per Edin thot se nuk ka raporte as kontakte me te !
    Hahahaha mos ja vër re të shkretit se plak njëri është PLAKU, me një këmb në varr me veshët që nuk dëgjojnë mirë me sytë që kanë humbur 90% të shikimit, shtoju këtyre dhe leximin e shtypit të Sandrit dhe përfundimi............dhiti mu në lajm që bie.

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •