Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 52
  1. #41
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    plakun e gjete stacionin e funedit te zbrazesh mellefin, ike se sa i feshiu Albo qyfyret e funedit
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #42
    I larguar Maska e Enkeleu
    Anëtarësuar
    07-12-2005
    Vendndodhja
    Prane detit i pa lare, prane drites i pa pare, prane sofres i pa ngrene, prane dijes i pa nxene...
    Postime
    4,298
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Hahahaha mos ja vër re të shkretit se plak njëri është PLAKU, me një këmb në varr me veshët që nuk dëgjojnë mirë me sytë që kanë humbur 90% të shikimit, shtoju këtyre dhe leximin e shtypit të Sandrit dhe përfundimi............dhiti mu në lajm që bie.
    E po kshtu është kur nisesh vetëm nga titujt bombastik të gazetave ( që e bëjnë për komercializëm ) dhe me artikuj bosh. Shiko titullin e temes ,në dy orë intervistë nuk u permend asnje marrëveshje sekrete me Titon apo dicka e tille! Dhe për fund: Krahasimet që bëri per arritjet e 20 viteve të pasluftes dhe ketyre 20 viteve "demokraci" , ishin shumë me vend. I lumtë Nexhit, edhe në këtë moshë të thyer kala e pamposhtur !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Enkeleu : 27-03-2012 më 15:34
    I lumtur është ai që nuk shpreson në asgjë, sepse nuk zhgënjehet asnjëherë...!

  3. #43
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    plakun e gjete stacionin e funedit te zbrazesh mellefin, ike se sa i feshiu Albo qyfyret e funedit
    Unë nuk zbraz asnjë mllef or Plak por duhet të kuptosh që nuk ka shumë të nivelit tënd forumi që të haj gënjeshtrat e trasha që poston këtu.

  4. #44
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Ase qe e detyroje dikend ta bene ate. Po edhe genjeshetrat e ed-rucave e CO, nuk pertypen lete. Koha ashte qe shqypetaret te fillojen te perdorin logjiken e vete. Ne demokeraci nuk ka shkrime te nje aneshme si en kohen e dulles. Duhet te mesoheni me anen e kundert.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #45
    I larguar Maska e Enkeleu
    Anëtarësuar
    07-12-2005
    Vendndodhja
    Prane detit i pa lare, prane drites i pa pare, prane sofres i pa ngrene, prane dijes i pa nxene...
    Postime
    4,298
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    Ase qe e detyroje dikend ta bene ate. Po edhe genjeshetrat e ed-rucave e CO, nuk pertypen lete. Koha ashte qe shqypetaret te fillojen te perdorin logjiken e vete. Ne demokeraci nuk ka shkrime te nje aneshme si en kohen e dulles. Duhet te mesoheni me anen e kundert.
    Koha nuk është të merremi kaq shume me të kaluarën . Kush merret me të kaluaren nuk ka perspektivë për të ardhmen.
    Kam vënë re që ti sjell artikuj vetem kunder shqiptarëve respektivisht kunder Enverit. Kurre nuk shkruajte apo kritikove serbet , grekët , apo maqedonët që kohen e fundit spo kursejne as fëmijet shqiptar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Enkeleu : 27-03-2012 më 16:03
    I lumtur është ai që nuk shpreson në asgjë, sepse nuk zhgënjehet asnjëherë...!

  6. #46
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193
    Nuk behej fjale per rehabilitimin e disa Titisteve si thote paturpesisht Nexmija por per rehabilitimin e mijera njerezve te kryqezuar ne burgje dhe internime, Hrushovi beri Revizionimin e partise ne bashkimin sovjetik destalinizimin e shoqeris, progres qe perfitoj gjith kampi socialist, por jo shqiperija qe e kishte mberthyer klani terrorist i E Hoxhes., duhet te kesh durim te hatashem te lexosh genjeshtrat e Nexhmijes,

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anëtarësuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Vazhdoni, kerkoni Enverin, se do e gjeni.......

  9. #49
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    E përkëdhelura
    27-03-2012 / Nga Kostaq Xoxa

    Ne, shqiptarët, kemi fatkeqësinë e madhe që të na japin leksione demokracie eksponentët më fanatikë e më mizorë të regjimit vulëhumbur diktatorial të E.Hoxhës. Ky person, për të cilin Ramiz Alia thoshte se s’ka vdekje por vetëm lindje, duhej të ishte, së paku, vulëhumbur qysh në 20 shkurt, kur populli e tregoi sa e donte, kur ia përmbysi statujën gjigante në Sheshin Skënderbe, pa iu tutur fare tankeve dhe qenve të stërvitur të Ramiz Alisë, ortakut të Nexhmijes dhe ithtarit të E.Hoxhës, lektorit tjetër të propagandës staliniste ose enveriste, quaje si të duash. Është e njëjta gjë! Ramizi (dhe Nexhmija, pa dyshim) duhet ta kenë kuptuar sesa e donte populli, në të vërtetë, Enver Hoxhën. Përkundrejt një rivali demokratik, një inxhiniéri të thjeshtë, Ramizi nuk u zgjodh dot as deputet, në zgjedhjet që pasuan ato të 99,99 %-shit (Nexhmija, si e indoktrinuar e pashërueshme, mund të orvatet të na mbushë mendjen se E.H.-a kishte vetëm dy kundërshtarë politikë(!), kur ata të që ia përmbysën Enverin dhe e lanë piedestalin bosh, ishin “ordinerë” të panumërt!). Por vendi ynë u shfytyrua edhe më keq qysh në vitin 1956, kur E.H.-a nuk e pranoi destalinizimin, vetëm e vetëm për të ruajtur karrigen e vet. Atë karrige të përgjakshme që u mbajt në këmbë me anë të krimeve të pambarueshme, në skizofreninë e tij që e bënte të shihte komplote ngado e kudo, édhe përreth vetvetes!
    Kur Pjetër Arbnori e vizitoi Nexhmijen në burg, ajo i kishte thënë se kishte ftohtë. Ftohtësia ishte njëra nga tiparet e saj të mizorisë. Me gjak të ftohtë e la poeten e re, fare të re, me talent të spikatur, Drita Çomon, të vdiste në spital pa mundur të shihte të ëmën në minutat e fundit të jetës . Me po atë ftohtësi ia mohoi fare spitalin Musine Kokalarit, pluralisten dhe shkrimtaren e denjë për universitetet italiane, që erdhi në vendin e saj për të luftuar fashizmin dhe për të humbur jetën nëpër burgjet e diktaturës dhe në mjerimin e vetmuar të fshatrave të humbura të veriut. Ajo ftohtësi më kujton djalin e patriotit Kristo Kirka, Niko Kirkën, që komandanti i kampit të Vloçishtit, e lidhi në një shtyllë në dëborën e dimrit të acartë, duke vënë bast brenda xhamllëkut me sobën zjarr, para gotës së rakisë nëse do të gdhihej kallkan të nesërmen apo jo...
    Kur kryetari i Parlamentit urdhëroi t’i jepeshin dy batanije shtesë, kësaj Ledi tërë mëtime ndaj vetvetes, Zonjës së Zezë, iu përftua një ankesë tjetër: tha se nuk ia kishin lejuar... tharësen e flokëve! (Lexuesi e ka lexuar këtë dialog te “Zonja e Zezë”, f. 266, botimi i 1-rë). Kjo kërkesë nuk iu plotësua. Kushedi ç’do të kërkonte më tej, po të plotësoheshin tangërllëqe të tilla! Sidoqoftë ankimet vazhduan: s’i kishte parë djemtë prej 8 ditësh. Kryeparlamentarit nuk iu durua pa i thënë se gjatë të dy viteve të hetuesisë s’e kishin lënë të takohej me nënën dhe me motrat. “Megjithatë ju duhet t’i takoni djemtë”- i kishte thënë vizituesi drejtorit të burgut-parajsë, në krahasim me kënetën e Maliqit, llumi baltor i së cilës kishte përpirë babën e mikut tim të ndjerë e të paharruar, Bardhyl Vuçiterna.
    Intervista e fundit apologjetike e kësaj propagandisteje të së keqes, ka ngjallur kundërveprime të shumta në shtypin demokratik. Njëri prej këtyre shkrimeve, interesant dhe i shkruar në mënyrë të spikatur, më zgjoi megjithatë një gjë me të cilën nuk pajtohem. Po e citoj atë frazë: “Nuk ka asgjë të keqe që zonja Hoxha del dhe ligjëron në medie; nuk ka asgjë të keqe që bashkëpunëtorja e ish-diktatorit qëmton në kujtesën e saj dhe nxjerr disa të dhëna që i mban si kujtesë historike. Është e drejta e saj të flasë, të etiketojë, të paragjykojë e të sjellë sipas mënyrës së saj ngjarjet, njerëzit...”.
    A jemi në prag të hyrjes në BE? Cili në këtë komunitet europian do ta lejonte gruan e propagandistit të nazizmit, Dr. Gëbelsin, që të vazhdonte të bënte apologjinë e Hitlerit? Jemi, natyrisht, para një hamendësie. Sepse Gëbelsi vrau të shoqen me të gjithë fëmijët, dhe, më pas, vetveten, në kohën e ngjarjes së madhe të rënies së Berlinit.
    Kjo hipotezë më jep mundësinë që të shkoj edhe më tej në arsyetimin tim. Sepse Gëbelsi ka qenë nazist. Kurse Enveri, Nexhmija dhe Ramizi kanë qenë komunistë. (Nexhmija e ka për mburrje që është e tillë!). Prandaj, sipas Panterës së Zezë, krahasimi na qenka i pamundur. Përse? Se nazizmi ka pasur 25 milionë viktima, kurse komunizmi ka pasur 100 milionë? Në librin e Thierry Voltonit “Le KGB en France” shtrohet e njëjta pyetje, “Përse?” - ndonëse në një drejtim tjetër: Në atë të spiunazhit të Stalinit në teknologji që ishte disa herë më i madh se ai i perëndimorëve. Përse e durojnë Stalinin? Përgjigjja ishte se Stalini, së bashku me perëndimorët, ishin fitimtarë të Luftës II Botërore. Por kritikët kanë vënë në dukje edhe një “Pse” tjetër: Se komunizmi fitoi luftën, a do të thotë kjo se komunizmi i kohës së Stalinit kishte të drejtë dhe Adenaueri, ta zëmë, e kishte gabim, édhe në çështjet propagandistike? Adenaueri, si demokrat i shquar, vërtet nuk lejonte asnjë propagandë naziste; por e bëri zap édhe propagandën komuniste, amà. Dhe Brigadat e Kuqe gjermane i mbyti që në embrion. Ndërsa Brigadat e Kuqe italiane dihet se ç’bënë në Itali, me Aldo Moron dhe me rojat e tij. Morali i fabulës: komunistëve, po u dhe gishtin, të marrin krahun!
    Dhe do ta quanim artikullin që cituam si një shkarje të rastit; sepse Nexhmija quhet në vijim “mishërimi i së keqes”. Me të drejtë Nexhmija që sot na mburret se “nuk lejonte asnjë mizë të kalonte pa dijeninë e saj”, përmendet në atë shkrim si “model i profilit antinjerëzor”.
    Luan Myftiu, në shkrimin e tij “Nexhmija, ajo që nuk e meriton tolerancën” shkruan se “Fyerjet dhe akuzat e Nexhmije Hoxhës janë një provokim ndaj demokracisë, një apologji shterpe e krimit komunist, një tallje me sakrificat e shtresave fisnike; një pushkatim i ri moral për viktimat, ndaj të cilave bëri gjithë ato hatara pantera e zezë”.
    A mbrohet Enveri në të gjitha krimet e tij të shëmtuara? Këtu del qartësisht mendimi i Luan Myftiut se “ajo nuk e meriton tolerancën”. Dëshmitë kundër diktatorit dalin njëra pas tjetrës. Ai vrau kunatin e tij që e kishte strehuar dhe mbajtur me pare, kur në Monpelié mbeti rrugëve, se humbi bursën meqë s’kishte dhënë asnjë provim. Vrau Syrja Selfon, mikun e tij që i kishte vënë në dispozicion shtëpi të marra me qira për strehim gjatë luftës (dhe ia hodhi fajin Koçi Xoxes!). Vrau Llazar Fundon, me porosinë që të torturohej para se të ekzekutohej, duke zgjuar revoltën e Fan Nolit. I quajti kolaboracionistë Dr. Enver Sazanin, Gjergj Kokoshin, Selahudin Toton dhe deputetë të tjerë n. çlirimtarë, se kërkuan një minimum pluralizmi në Kuvendin Popullor. Vrau ajkën e gjeneralëve n. çlirimtarë nga halucinacionet se po i kurdisnin ndonjë komplot të hamendësuar në trurin e tij të sëmurë. Por, meqë Nexhmija i quan ish-të përndjekurit politikë si ordinerë, le t’i kujtojmë Enverit të saj krimin ordiner kundër djalit 17-vjeçar të dajos së tij, Shyqyri Çuçit, të cilin e urrente se ishte i pasur(!). Dëshmia vjen nga kushëriri i E.H.-s, Mërkur Omari: “Djali i Shyqyri Çuçit, 17-vjeçar partizan, u vra në Përmet. Dajo Shyqyriu iu lut Enverit ta kishte kujdes, se ishte tepër i ri. Enveri porositi komandantin e batalionit që ta vinte në luftimet më të rrezikshme! Shyqyriu u arratis në Itali, tërë mllef kundër kësaj pabesie. Enveri dërgoi njerëz që t’i kërkonin florinjtë gruas së dajos (2500 napolona) dhe ajo, e tromaksur nga kërcënimet, i tha se Shyqyriu ia kishte lënë në besim tregtarit Sh. Budo. Enveri, me njerëzit e tij e vuri në torturë Budon dhe i zhvati 2500 napolona ar të dajos dhe 3000 të vetat. Domethënë 5500 napolona flori (Lexo, për më gjatë, përshkrimin e hollësishëm të Mërkurit, riprodhuar në librin e Beqir Ajazit, “Kush ishte Enver Hoxha”, f. 27). Ndërsa mashtruesja Nexhmije flet për varfëri të dasmës së saj, “pa unaza dhe me një karrocë me kalë gjysmë të ngordhur”!
    A i besohet kësaj panegjirikeje që i kthen të vërtetat kryengulthi dhe nuk ka kurajën të pohojë antikombëtarizmin e bashkëshortit të saj, që i ofroi “shokut Tito ofiqin e sekretarit të parë të K.Q. Partisë së Punës të Shqipërisë? Një gjë të tillë as Kuislingu i Norvegjisë s’e kishte bërë!
    Po Edi Rama si e duron këtë paradoks shqiptar, kur në gazetat që i bëjnë fresk atij ka dalë përbri Nexhmijes, me broçkullat e saj të jashtëkohshme? I harroi përbetimet e veta të kalorësit të antikomunizmit të “Refleksioneve” të tij, kur fliste për nxjerrjen jashtë ligjit të PPSh-së apo të PS-së, për varjet në litar të komunistëve e veteranëve, për ekzibicionet për ta paraqitur Enverin si të mallkuar dhe politikën e tij si antikombëtare?
    As Rasputini nuk kishte bërë pehlivanllëqe të tilla në oborrin e Car Nikollës II.
    Dhe tani po na i kërkon popullit mandatin e kryeministrit, për të na përsëritur atë tetëvjeçarin e tij të neveritshëm, gjatë të cilit Shqipëria bëri hapa prapa në të gjitha drejtimet! (Këto përbëjnë vetëm një pjesë të asaj qeverisjeje, të cilën ai e përshkroi me ngjyrat më të zeza të mundshme). Nuk vonoi dhe na doli me “Kurbanin” e tij me fraza të pështjelluara kilometrike, për ta nxjerrë veten protagonist të aksioneve në të cilat ai kishte qenë dytësor, si në Parkun Rinia, kur kishte qenë vetëm rregullues i barit, siç e përgënjeshtroi haptazi dhe me argumente kol. Mithat Havari, që ia hodhi poshtë protagonizmin fiktiv.
    Me Nexhmijet, me Edët dhe me ata që përbejnë kontingjentin e enveristëve në gjirin e PS-së, doemos që do t’i kemi të gjitha vështirësitë e mundshme për të kapërcyer të gjitha pengesat që opozita e Edit na i vë përpara këmbëve për të bllokuar frymëzimin e shqiptarëve, për aderimin në BE.
    ***
    Librat e mirë janë ata që thonë jo vetëm të vërteta të patrandshme, por edhe të vërteta që i përkasin së ardhmes, qofshin këto edhe të hidhura. Le të lexojmë, në f. 101: “Të vrarët nuk ngrihen e të thonë: - Dale se ju jeni të tjerë nga ç’thoni e nga ç’dukeni!
    Ja që në politikë nuk del fantazma e babait dhe t’i thotë të birit Hamlet sesi e vranë Nakon, Qemalin, Ramizenë, Mehmetin. Lé më të kujtojë sesi e vranë ajkën e ndritur të djalërisë shqiptare, që e kishte vendlindjen në Mëmëdhe. Kaq pak, vallë, dinë njerëzit për ç’ka u ka ndodhur? Sa keq për të nesërmen e tyre!”
    Titulli i këtij libri profetik: “Zonja e Zezë, Nexhmija Hoxha”. Kaluan 7 vite nga botimi i parë i këtij libri, që u bë një best-seller, i përhapur në Europë dhe në botë, qysh në vitin e parë të botimit. Kurse librat mashtrues të Nexhmijes dhe intervistat e saj, sollën dëm për “të nesërmen e shqiptarëve”. Pavarësisht nga mundimet për të ngjitur shkallët e Bashkimit Europian, jashtë vullnetit të Nexhmijes dhe të Ramës, si edhe të njerëzve të tyre, ne do t’i ngjitim se do t’i ngjitim ato shkallë. Dhe atëherë do të shpëtojmë, njëherë e mirë, nga propagandat anakronike të evokimit të marrëzishëm të diktaturave dhe të diktatorëve. Dhe Peza do të marrë frymë lirisht!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Plak pergezime per shkrimet.
    U cfaqen enverucet kanibale menjihere e te fyejn.
    Mos caj kryet. Trajtoji si copa m.uti nen kundrat e tua.

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •