Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 52
  1. #21
    per 50 vjet ju piu gjak kjo nusja e xha verit,tash 20 vjet vazhdon e ju thot me rruashi pjeshken...hajde thuaj tash qe shqipetaret kane dinjitet,jane koc i fort nuk thyen.

    e kam then dhe po e perseris prap,qe komunizmin e hakmarrjen e luften e klasave nuk ju a solli vet enveri,por ate e gjeti tek ju,tek ligesia e mendesia e shpirtit tuaj,dhe si plan mori modelin stalinist sllavo rus.

    te rroni vet

  2. #22
    Sa te neveritshem qe jane disa TV apo Gazeta . Sidomos ai Blendi Fev-ziu qe interviston Ramizin, Nexhmien dhe tani i eshte qepur Fatosit.

    Nuk e di se a ka ndonje shikues apo lexues trularaske qe i shikon dhe lexon keta kur flasin ? Nuk e kuptoj se si mund te mereni kaq shume pas disa historive qe tregojne keta pushta mashtrues dhe genjeshtar diktatore. Mire qe i lame te jetojne edhe pse na perdhunuan psiqikisht, ekonomikisht, shpirterisht etj... tani kemi filluar ti intervistojme qe te degjojme kujtimet e tyre apo mbresat e tyre

    Kam pasur shume respekt per emisionin Opinion deri diten kur filloj ta perdore per shitjen e reklamave dhe te na servir disa maskarej per te pare dhe degjuar.

    Te perndjekurit hajdute lopesh thote kurva plake phu mer ju vrafte Zoti
    Revolution 1848

  3. #23
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Nexhmija, ajo që nuk e meriton tolerancën
    Postuar tek Komente me 24/03/2012 nga Lajmi


    Shkruan : Luan MYFTIU

    Tërë kohën komunizmi krijoi armiq imagjinarë dhe për të “justifikuar” krimet e tij, tërë kohën sajoi ndaj tyre vetëm akuza false me shpifje monstruoze. Dhe që t’i “bindte” njerëzit se masakra e tij ishte e drejtë, i detyroi viktimat me tortura t’i sajonin vetes fajësi, që as i kishin imagjinuar. Komunizmi tentoi kështu të poshtëronte gjithë kombin, që të dilte vetë i larë para historisë. Por e vërteta nuk futet në thes, as shpifja nuk zgjat më shumë se tri ditë. Komunizmi e zbuloi herët fytyrën e vet si autor i një mijë e një ligësive. Ai e detyroi fukaranë të mburrej si i pasur. Të mjerin – të thosh se qe i lumtur. Të ndershmin – të deklaronte se qe i poshtër. Kurse atdhetarin, nën turturë, e dënoi për tradhtar. Ndërkohë që harbuti komunizëm akuzoi si ordinere gjithë fisnikërinë shqiptare. Historia nuk ka njohur një kastë banditësh, që të ketë pasur kaq etje për të poshtëruar kombin e saj!… Ndaj dhe Nexhmije Hoxha nuk mund të bënte përjashtim.Si hajdut, komunizmi i akuzoi kundërshtarët e vet si ordinerë. Si i vetëshitur, patriotët i bëri kolaboracionistë. Si antishqiptar, patriotët i dënoi për tradhtarë. Ky kriminel u vuri shqiptarëve më fisnikë nofkat më të turpshme, që kish krijuar ndonjëherë rrugaçëria më harbute. Populli thotë: “I shari, të shan!”. Si e pavlerë, Nexhmije Hoxha i shpalli ordinerë të gjithë kundërshtarët. Si ithtare e filozofisë së urrejtjes, u veshi viktimave, shtresave bujare epitetet më të ulëta. Ashtu si komunizmi, që u montoi viktimave akuza të paqena, edhe Nexhmija u shpifi vese e dobësi fyese e poshtëruese. Se komunizmi i saj i pushkatoi intelektualët e shquar si intrigantë e spiunë të të huajve. Kurse gjithë pronarët, të cilëve u grabiti pronat, i akuzoi si hajdutë. Dhe ndërkohë që tregtarët, të cilëve u rrëmbeu floririn, pasi i masakroi, i talli si spekulatorë e banditë, gjithë patriotët i dënoi si antikombëtarë. Ndërsa atë që trashëgonte një pronë, i shpalli “kulakë”, kë pati një shtëpi, e flaku në bodrum. Ndërkohë që të talentuarin, pasi e shtrydhi në morsën e injorantëve, e dënoi edhe me vdekje për të “justifikuar” dështimet e tij ekonomike, poshtëroi Shqipërinë, që, mbi gërmadhat e shpifjeve të tij, të ngrinte “parajsën” e mjerimit, të gënjeshtrës e të turpit. Ndoshta prandaj shoqëria njerëzore me kohë ka ngritur institucionin e ndëshkimit të së keqes. Kështu ajo ka detyruar krimin të pendohet, të ulë kokën e të kërkojë ndjesë. Se, aty ku krimi nuk ndëshkohet, ngre krye. Rebelohet xhelati, që ta shpallë veten të pafajshëm. Harbohet arroganca e tij të poshtërojë viktimat fisnike. Krekoset mëkati dhe shan urtësinë. Shkallon pantera plakë, Nexhmije Hoxha dhe shan ata, që e akuzojnë për një mijë e një ligësi! Se, demokracia, që është sistemi i ligjit, i drejtësisë, i tolerancës dhe i pendesës, gjithmonë është udhëhequr nga bindja që të ringjallë dhe mëkatarët. Kurse harbuti e merr tolerancën për dobësi. Prandaj sot krimi komunist ngre krye, saqë arrin të fyejë e të poshtërojë viktimat e tij të ndershme. T’u veshë atyre veset e veta, t’i paraqesë ato siç është vetë: ordiner e tradhtar, antishqiptar e harbut. Prandaj fyerjet dhe akuzat e Nexhmije Hoxhës janë një provokim ndaj demokracisë, një apologji shterpë e krimit komunist, një tallje me sakrificat e shtresave fisnike; një pushkatim i ri moral për viktimat, ndaj të cilave bëri gjithë ato hatara dhe pantera e zezë. Shpifjet se kundërshtarët e saj paskan qenë ordinerë e kuislingë, qenë një konfirmim i ri i ligësisë komuniste; një shpërthim i urrejtjes së shfrenuar të sadistëve të mundur. Ato qenë dhe një vetëtallje e “idealit” të tyre patriotik, i atij patriotizmi të tyre fals, një bumerang i moralit të tyre pervers e të veprës gjakatare të harbutërisë, së tërbuar nga sukseset e demokracisë. Se, edhe ithtarët e ideologjisë së urrejtjes, gjithë “gogolët” e marrë peng nga krimi monstruoz komunist, gjithë lakejtë dhe spiunët e Sigurimit të Shtetit duhet të mos jenë ndjerë mirë, kur Nexhmije Hoxha pohoi se ajo dhe i shoqi paskan menduar e vepruar vetëm kundër shtresave më patriote dhe se paskan sajuan ndaj tyre vetëm shpifje dhe intriga. Ajo, Nexhmije Hoxha, vërtetoi që Enveri i saj, “heroi” i gjithë poshtërsive nuk paska qenë veçse një tradhtar me damkë, një manipulator shpifjesh, një vrasës ordiner dhe një antishqiptar i betuar, një xhelat i pashpirt e një sundimtar ordiner, ndaj dhe i paska parë si të tillë të gjithë ata, të cilët, me pafajësinë dhe fisnikërinë e tyre prej shenjtorësh të vëllazërimit, e paskan akuzuar keqas edhe që nga gropat e panjohur, ku ky satrap u kish flakur kufomat. Prandaj Nexhmije Hoxha nuk ulet sot në gjunjë e t’u kërkojë të falur viktimave, ndoshta ngaqë nuk beson se ato mund t’i falin diçka prej torturave dhe ligësive që kreu ndaj tyre. Ndoshta prandaj, e tërbuar, merr guximin t’i fyejë me një fjalor rrugaçërie dhe frymë prej shtrige, gjëmat e së cilës nuk ka oqean t’i lajë. Megjithatë, ajo dhe padashje, vërtetoi kështu se nuk e paska merituar tolerancën e demokracisë, as trajtimin njerëzor, kur vazhdon të tallet edhe me fisnikërinë e viktimave, të cilat ia kanë dhuruar kalvarin e tyre ligjit e drejtësisë. Nexhmije Hoxha, pra, konfirmoi se krimi komunist ende nuk ka dhënë shpirt, ende ushqen iluzione të kthehet në pushtet. Por ajo vërtetoi edhe se sa shumë të drejtë ka demokracia, kur ngre sot lart figurën e ish-të përndjekurve politikë të diktaturës komuniste! Sa fisnikëri gjeneron kjo demokraci duke goditur krimin komunist, si dhe neobllokmenët si ithtarë të këtij perversiteti, që vetëm fyen e poshtëron pasojat e pafalshme të veprës së etërve të tyre mizorë! Sa të drejtë kanë sot ish-të përndjekurit, kur kërkojnë me ngulm dënimin e konstruktorëve dhe zbatuesve të krimit komunist dhe të veglave të tyre, që sabotojnë dhe progresin e demokracisë!…
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    kur degjoj disa ish te perndjekur nga rexhimi i enver hoxhes se si flasin per kombin dhe per bashkim kombtar them vetmeveti se enver hoxha mir i=u a kishte ber ktyre injorantve te kombit te cilet shkojn aq larg sa qe edhe kombsin e mohojn

  5. #25
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    10. 02. 2011

    Mashtruesi i rangut - Sprovë
    nga Lis Bukuroca


    Zakonisht gjuhëve u mungojnë nocione për ndonjë dukuri, ndjesi abstrakte apo për një gjësend, që nuk e posedojnë. Shumë gjuhëve u mungon termi semantik i barasvlershëm me substantivin “besë”, prandaj zakonisht përkthehet me togfjalëshin “fjalë nderi”. Gjuhës shqipe i mungon një term i barasvlershme me fjalën e gjermanishtes: “Hochstapler”, (shqiptimi fonetik: [ˈho:hʃtalɐ]).
    Në fjalorin gjermanisht-shqip të A. Klosit, përkthehet me mashtrues karriere, kurse substantivi “Hochstapelei” me mashtrim rangu, pra me togfjalësh. Në gjuhën shqipe kemi fjalën batakçi por semantikisht nuk mbulon kuptimin e fjalës gjermane. “FGJSSH” “batakçi” e shpjegon në këtë mënyrë: “Ai që mashtron për të nxjerrë një përfitim për vete, ai që përpiqet t'ia hedhë tjetrit me rrugë të pandershme; njeri i pandershëm, të cilit nuk mund t'i zihet besë. Batakçi i regjur (me vulë).”

    Batakçiu sipas përshkrimit na del një mashtrues i nivelit të ulët. Ai mund të mashtrojë një apo disa veta, por jo një shoqëri të tërë, sepse është mashtrues i nivelit të ulët, gjendet në bazë, nuk synon majën. “ Hochstapler” ka kuptimin e mashtruesit në nivelin e lartë. Si në shoqëri elitare apo dikur aristokratike. Një njeri që shtiret, simulon dhe gënjen për të mashtruar, për përfitime personale apo karriere. Te ne kjo fjalë sigurisht nuk është krijuar, sepse nuk është ndjerë nevoja për një përshkrim të tillë. Kanë munguar shtresat shoqërore, si ajo aristokratike, rrjedhimisht ka munguar edhe mashtruesi i këtij niveli, mashtruesi profesional, mashtruesi maniak. Sot e kemi. Për fat të keq duhet krijuar një fjalë të re apo duhet huazuar hohshtaplerin.

    Maçoku me çizme

    Ju kujtohet përralla e vëllezërve Grim? Djali i mullisit duke u shtirë dhe duke paraqitur veten si bir i një konti, natyrisht me ndihmën e maçokut me çizme, arrin të martohet me princeshën dhe të trashëgojë fronin mbretëror. Ai gënjeu. Ai fsheh të kaluarën e tij, për të trashëguar mbretërinë dhe uzurpuar atë. Me ndihmën e maçokut me çizme bëhet trashëgues i mbretërisë. Në rastin tonë maçoku me çizme është anëtarësia e PD-së, që krenohet me një despot komunist, që fshehë të kaluarën e tij dhe mohon bindjet e dikurshme. Mbreti ishte naiv, naive është edhe anëtarësia e PD-së. Dallimi mirëpo është në substancë: mbreti nuk dinte gjë për mashtruesin e varfër, i beson asaj që tregon maçoku dhe djali i mullisit. Anëtarësia e Partisë Demokratike dinë se drejtohet nga një komunist despot, si askund në planetin Tokë, por nuk reagon !

    400.000 € për banorët e një fshati serb në Kosovë

    Ai vuan për të kaluarën e tij dhe nga mungesa e guximit për t’ u bërë disident kur duhej, bëhet disident kur nuk duhet, pas rënies së komunizmit dhe përdor mu atë leksik, që do ta kishte përdorur kundër komunizmit, sikur të mos kishte pasur atëherë frikë. Natyrisht sikur të kishte pasur guxim, siç ka sot. Megjithëkëtë, ai nuk ka pasur nevojë kurrë të tutet, sepse me familjen e diktatorit ishte i miqësuar dhe këtë e dëshmojnë edhe fotografitë. Hanin e pinin së bashku. Meqenëse ishte komunist shembullor, diktatori e shpërbleu dhe e dërgoi në Paris për specializim. Ai luan rolin e disidentit, qoftë në pushtet, qoftë në opozitë. Me një qëllim: për ta impresionuar maçokun me çizme dhe për të mos humbur përkrahjen e tij. Ai në fakt urren disidentët e vërtetë, sepse asnjë nuk e ka në pozitë të lartë në partinë e tij, sepse ata janë konkurrent me peshë dhe vepër, jo me fjalë dhe mendjemadhësi. Ja, kjo është arsyeja pse ai në vend se t’ i dëmshpërblejë ish të burgosurit politik dhe t’ u ndihmojë, ai merr 400.000 euro nga tatimpaguesi shqiptar, aty paguajnë edhe të burgosurit e djeshëm dhe, ua falë serbeve të një fshati në Kosovës.

    Pse? Sepse ai dëshiron të fitojë simpati në Serbi. Si Zogu. Ai dëshiron të fitojë përkrahje në Itali dhe t’i marrë hedhurinat e Berluskonit dhe ai dëshiron të fitojë përkrahje në Greqi dhe, t’ i falë detin! Madje, nuk skuqet. E pse të fitojë simpati jashtë e jo brenda? Sepse ai është i bindur se populli shqiptar nuk kupton, është i padijshëm dhe se mund t’ i vrasë nëse e rrezikojnë apo tua mbyllë gojën me kërcënime e shantazh. Edhe atë, pa pasoja. Simpatia te shtetet fqinje, sipas tij, garanton karrierën. Zgjedhjet mund të organizohen dhjetëra herë, ai do të fitojë gjithmonë, sepse ai është i bindur se populli shqiptar nuk dinë të votojë drejtë dhe ai duhet t’ i vjedhë ato, edhe atë, të vjedhë për të mirën e popullit.

    Pseudologu

    Rasti i maçokut me çizme dhe biri i mullisit na tregojnë se Saliu nuk është vetëm gënjeshtar kronik- dikur quhej në psikologji pseudolog, kurse sot më dendur përdoret gënjeshtar patologjik-, por ai është mashtrues i nivelit të lartë dhe pikërisht për këto hile dhe dredhi na mungon fjala shqipe, edhe pse protagonistin e kemi gjallë, me shëndet dhe shumë aktiv dhe shumë trazovaç. Pse nuk është vetëm gënjeshtar? Sepse atij rrena i shërben për qëllime karriere, për mashtrime, për dominimin e kundërshtarëve, që nuk mendojnë si ai apo që kanë si ideal shtetin ligjor dhe luftojnë realitetin despotik, lindor.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Nuk ka faj kjo rrospia Nexhmije.Kjo flet lirshem sepse e di se nuk eshte vetem ne mendimin e saj.Kjo flet kesisoj sepse e di se me keto fjale perfaqeson nje numer jo aq te vogel shqiptaresh.
    Ne vendet tjera kjo moti do ishte varur ne litar.
    E ne Shqiperi,ka te tille qe e shohin edhe si mbretereshe.
    Kulmi i marrezise.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    attlumi

    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Nuk ka faj kjo rrospia Nexhmije.Kjo flet lirshem sepse e di se nuk eshte vetem ne mendimin e saj.Kjo flet kesisoj sepse e di se me keto fjale perfaqeson nje numer jo aq te vogel shqiptaresh.
    Ne vendet tjera kjo moti do ishte varur ne litar.
    E ne Shqiperi,ka te tille qe e shohin edhe si mbretereshe.
    Kulmi i marrezise.
    or zotri kam filluar te dyshoj ne pseu demokratet e shqiperis qe sot aq vrullshem akuzojn regjimin e enver hoxhes kur ki para syesh disa psudo analista e shkrimtar ne shiperi mohojn kombsin disa ish te perndjekur politik te kohes se enverit shkojn aq larg sa edhe shfaqin hapur bindjet anti shqiprtare tash un si qytetar a kam drejt ti besoj ktyre njerzve qe shajn enverin dhe mohojn kombesin nga kta jan shum te denuar ne kohen e enverit un personalisht ja kam len kohes dhe historis

  8. #28
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    Provojeni postoni intervisten e panedores zeze, mua nuk me lejohet ta postoj kete pjese!



    http://www.mapo.al/2012/03/22/hoxha-...erkon-mua-faj/





    shoqja e miladin mugoshes i harron krimet qe beni bashke ma shoket jugosellav ne shqypni,Kosove e Ylliride mbi 120.000 viketima! 70.000 shqypetar u vran vetem ne Kosove e Yllirde nga brigadat partizano shqipetaro-serbe. Nuk ka faj panedora e zeze jo...

  10. #30
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.lajmishqip.com/wp-content...jenMerlika.jpg








    Dy falenderime dhe një sqarim për Nexhmije Hoxhën
    Nga : Eugjen MERLIKA*

    Dhurata më e madhe që i është dhënë njeriut është pikërisht ajo mundësi për të arsyetuar çdo ditë mbi virtytin e mbi temat e ndryshme…..një jetë pa kërkim nuk vlen të jetohet nga njeriu.” – PLATONI nga “Apologjia e Sokratit
    Në dy intervistat e fundit, që një gazetar i njohur amerikan i ka marrë së vesë së Enver Hoxhës, ripërsëriten të njëjtat tema e të njëjtat motive, që gjatë këtyre 22 viteve nuk kanë reshtur së botuari në gazetat shqiptare e herë-herë edhe në shtypin e huaj. Meqenëse gjatë këtyre viteve kam replikuar dy herë me zonjën e parë të komunizmit shqiptar, në shtator 2001 në lidhje me një intervistë në “Corriere della Sera” dhe në gusht 2003, si pasojë e botimit të një shkrimi tek e përjavshmja “Panorama”, nuk më nxisin këto dy intervista të botuara në të përditshmen MAPO, me bashkëpunimin tepër dashamirës të z. Bugajski.Pa hyrë në lëndën e intervistës, e cila është një ripohim i koncepteve e vlerësimeve të shprehura prej 70 vitesh e këtej, gjëra të thëna e të stërthëna jo vetëm nga ish-nxënësja e Institutit “Nana Mbretneshë”, por edhe nga zëdhënësit e saj të panumërt në këtë treçerek shekulli, duhet të përgëzoj zonjën Hoxha për dy të vërteta që arrin të pohojë në prag të fundit të një jete tepër mëkatare. Zonja pranon se komunistët shqiptarë thirrën vëllezërit jugosllavë për të themeluar partinë e tyre, që nuk ishin në gjendje ta formonin më 1941 dhe se Enveri nënshkroi shumë marrëveshje të rrezikshme për Shqipërinë në Beograd, në vitin 1946. Faleminderit zonjë, më mirë vonë se kurrë! Në numrin e pohimeve të pasakta, pjesë e një demagogjie të ndryshkur të një mekanizmi gjysmëshekullor të propagandës bajate, kësaj radhe zonja Hoxha lëshon një akuzë në adresë të Mustafa Krujës, gjyshit tim: “Kur u bë Konferenca e Parisit, delegati i Greqisë dokumentet i kishte nga M. Kruja, nga një shqiptar, me këto na luftoi neve dhe këta që kanë ardhur janë bijtë e tyre.” Pa i vënë re sintaksës së paqenë, nuk e di nëse e ka huajtur këtë absurditet historik sa një mal nga z. Puto, apo e ka shpikur ajo për t’ia sugjeruar atij për të shkruar një parodi historie. Pa i dhënë këtij shkrimi detyrën e marrjes në mbrojtje të figurës së Mustafa Krujës, desha të saktësoj diçka në lidhje me pohimin e mësipërm.Nëse do të bëja një krahasim me një pohim të pakmëparshëm, si ai që në vend të Verdunit përmendet Vaterloja, mund të them se po aq larg konceptit të drejtë qëndron edhe thënia për M. Krujën. Ai ka qenë në Paris, në një Konferencë Paqeje, jo të 1946-ës, por të 1919-ës. Ishte në rolin e sekretarit të Dërgatës shqiptare në atë Konferencë e të gjitha materialet e asaj Dërgate formuloheshin prej tij e prej L. Gurakuqit, e i përcilleshin organeve drejtuese të Konferencës, Kryeministrit Klemansò apo Presidentit Uillson. Aty luftohej për tërësinë tokësore të Shqipërisë, për mbijetesën e Shtetit shqiptar. Dërgata, që kishte në gjirin e saj personalitete të politikës e të kulturës shqiptare si Turhan Pasha, Luigj Gurakuqi, Mit’hat Frashëri, at Gjergj Fishta, Imzot Luigj Bumçi etj., i kishin besuar një djali 33-vjeçar detyrën e hartimit të dokumenteve në gjuhën frënge, me të cilët Shqipëria shpresonte të shpëtonte Shtetin e pavarur të kërcënuar nga lakmi të pangopura të fqinjëve e nga marrëveshje të fshehta apo të hapura në dëm të saj. Ishte po ai djalë që në moshën 25-vjeçare kishte firmosur aktin e Pavarësisë e ishte thirrur nga “Plaku i Vlorës” për t’i dorëzuar çelësat e sekretarisë së të parës Qeveri të Shtetit të bashkuar e të pavarur shqiptar. Ky djalë ishte Mustafa Kruja.

    “Po kërkojmë me u bâmun të zott e vêndevet shqiptare qi na janë këputun me traktatin e Berlinit e me Konferencën e Londrës; po kërkojmë mëvetësiën e tânsië toksore të Shqipniës e respektimin e të drejtavet syprane të kombit shqiptar. Po kërkojmë edhe shpërblime ekonomike për një numër të madh katundesh të djeguna nga ana e Grekvet n’anën e poshtme të Shqypniës e për rrenimet qi kanë bâmun ushtriët e Mbretnivet Qêndrore sa kanë mbajtun vêndin nên pushtimt të tyne” Kështu shkruante Mustafai në përkujtesën “Kërkesat e Shqypniës”, të paraqitur nga Dërgata në Kryesinë e Konferencës më 12 shkurt 1919.

    Idealin kombëtar, idenë e Shtetit të bashkuar, Mustafa Kruja e ushqeu gjatë gjithë jetës së tij, që kur ishte student në Stamboll, duke polemizuar me Sulejman Nazifin në gazetat e kryeqytetit të Perandorisë e deri në fund të jetës, me studimet për gjuhën e historinë e këshillat e tij deri në sferat më të larta të jetës kulturore e politike të Kombit. Ishte ajo ideja qendrore, lajtmotivi, shtysa kryesore që e bëri të pranonte të ashtuquajturin “bashkëpunim” të viteve të luftës me pushtuesit italianë. Ai bashkëpunim pati veçoritë e tij, në një gjendje krejtësisht të veçantë, në një luftë botërore, për përfundimin e së cilës, në tri vitet e para askush nuk mund të jepte një përcaktim. Qëllimi i trefishtë i boshtit lëvizës të vizionit politik të M. Krujës dhe bashkëpunëtorëve nacionalistë të kohës së tij ishte fati dhe e ardhmja e Shqipërisë. Shqipëria e këtij vizioni duhet të ishte një Vend i bashkuar në kufijtë e vet etnikë e historikë, i bashkangjitur Evropës dhe Perëndimit në rrafshin ekonomik, kulturor e shoqëror, një Vend që, me çdo kusht, duhej të shmangte rrezikun vdekjeprurës të fitores së komunizmit.Këto ide, që me sfumatura, ishin të të gjithë atij brezi nacionalistësh që kishin krijuar shtetin shqiptar të pavarur, ata i mbrojtën deri në fund, duke kaluar stafetën e pushtetit tek njëri-tjetri, por duke pasur gjithmonë si yllin polar Shqipërinë etnike. Kjo ide i bëri gjatë luftës të ishin në krah të Boshtit dhe të evokonin “rendin e ri”, sepse ishte e vetmja shpresë për të sendërtuar idealin e një shekulli. Në këtë kuadër duhet vlerësuar edhe “kolaboracionizmi” i tyre. “Bashkimi” me Romën ishte mënyra për të lehtësuar për Shqipërinë pasojat e luftës e të pushtimit, ishte dhe prirja për të bërë pjesë në Evropën Perëndimore, për të shmangur hordhinë e Lindjes, që tani vinte nën petkat e kuqe të komunizmit.Cilido, edhe me arsyen më të thjeshtë, po të jetë i çliruar nga vargonjtë e ideologjisë komuniste, e kupton këtë të vërtetë. Cilido e kupton se “argumenti” i znj. Hoxha, apo i ithtarëve të saj, në të gjitha veshjet e rolet, të bazuar në ndonjë deklaratë të Caldarisit, apo ndonjë tjetri mbi “dëmin” që i paska shkaktuar qëndrimi i M. Krujës apo nacionalizmit çështjes shqiptare në Paris më 1946, është thjesht një “gjethe fiku” që shërben për të mbuluar braktisjen e çështjes kombëtare prej atyre që morën pushtetin në Shqipëri.

    “Sot, të dashun shokë, këtu, në këtê sallë të vogël, ne shohim Shqipnín e vërtetë, Shqipnín e Madhe, Shqipnín e ândrrave t’ona : “qysh prej Tivarit deri në Prevezë”, nga Adriatiku deri në Kosovë e në Dibrën e Moisi Golemit… kjo Shqipnê qi vlen mâ shumë se sa jeta e se çdo gjâ tjetër e jona, kjo Shqipní qi ne do t’a mbrojmë deri në njeriun e fundit qi ndjen në damarët e tij rrjedhën e gjakut shqiptar, këtê Shqipní do t’a mbrojmë kundër të gjithve e kundër kujtdo.”

    Kështu shprehej M. Kruja më 1942. Ishte Kryeministri i një Vendi të pushtuar në një luftë botërore. Ky fakt nuk i “lidhte duart”, për të pohuar botërisht besojmën e tij e as për të pranuar edhe më të voglin detyrim që shkonte kundër interesave të Atdheut të tij. Çështja e “kolaboracionizmit” në historiografinë shqiptare nuk është një problem i mbyllur, cilat do qofshin përpjekjet për ta trajtuar si të tillë, në nivel studimesh kombëtare apo më gjerë. Historia e vërtetë do ta trajtojë në termat e tij të vërteta, pavarësisht demagogjisë që ende, fatkeqësisht, vazhdon të zotërojë në shumë sfera të jetës sonë kulturore.

    *Autori është nipi i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Mustafa Merlika-Kruja.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •