J.Bugajski: Teksa flasim për disa nga ndryshimet radikale në Shqipëri në fundin e viteve 60-të, në vitin 1968, Shqipëria u deklarua vendi i parë ateist në botë. Mund ta shpjegoni arsyen që fshihej pas kësaj politike?
Nexhmije Hoxha: Nё popullin tonё nuk pati mbёshtetje Kina. Krejt ndryshe me sovjetikёt gjeti njё afёrsi shpirtёrore, me kinezёt nuk mundi ta bёnte kёtё. Kinezёt ishin kёtu se erdhёn shumё nё industrira, ne gjёra tё tjera, por ata ishin shumё tё ftohtё, rrinin shumё tё bashkuar. Shqiptarёt janё mё ekspansivё. Politika ishte ashtu. Ështё kritikuar Shqipёria nё izolim, por nuk ka krahasim me atё qё u ishte ngulur kinezve nё marrёdhёniet me tё huajt. Ata rrinin vetёm bashkё dhe kёshtu nuk ngjitёn kinezёt kёtu, as politika kineze. Ne pёrfituam nga ndёrtimet, nga tё gjitha ato qё u bёnё, kurse Shqipёria nё Kinё edhe sot ka shumё ndikim, ka mbetur e paprekur dashuria ose respekti. Konkretisht djali im Iliri, ёshtё inxhinier. Ka mbaruar inxhinieri mekanike. Punё nuk ka patur nё gjithё kёto vite pёrmbysje. Ai tani ёshtё konsulent qё pёrcjell biznesmenё shqiptar qё marrin porosi nё Kinё dhe ata e presin me shumё dashuri atje, me ambasadёn kёtu dhe atje i shoqёron kёta. Nga ana tjetёr, qeveria e Partisё Demokratike nё fillim mbajtёn qendrim shumё tё keq duke e konsideruar Kinёn si njё vend komunist, ndaj ishin pёrbuzёs. Por shpejt ata shkuan dhe nё Tajvan, krijuan lidhje dhe nё Tajvan. Por ndryshoi aq sa kёto ditё mund ta keni dёgjuar qё Berisha propozoi që si gjuhё e dytё nё shkollat tona tё vendoset kinezçja dhe ёshtё bёrё qesharak nё kёtё drejtim se ёshtё njё gjё e pamundur dhe panevojshme qё tё vihet si gjuhё e dytё. Ka njerёz qё interesohen. Ështё interesant se ështё njё vend qё po zhvillohet dhe kulturёn dhe tё kaluarёn e ka tё shkёlqyer, ia vlen dhe ka njerёz qё tregojnё interesim, por nuk mund tё detyrosh tё rinjtё qё ta bёjnё atё gjuhё tё dytё, sepse kjo nuk shkon. Por tё mbetemi tek influenca. Filmat tanё p.sh qё janё bёrё nё kohёn tone, atje vazhdojnё t’i shfaqin natyrisht sepse i konsiderojnё edukative pёr popullin.
J.Bugajski: Folëm për Bashkimin Sovjetik, Kinën. Le të flasim pak edhe për Shtetet e Bashkuara. Edhe pse nuk kishte një marrëdhënie formale, cili ishte ndikimi amerikan në Shqipëri? Ndikimi amerikan në Shqipëri gjatë viteve 70-të, 80-të, deri tek ndryshimet e viteve 90-të. Për shembull, cili ishte roli i “Zërit të Amerikës”? Si perceptohej ai nga partia? Le tё flasim pak pёr marrёdhёniet me Shtetet e Bashkuara gjatё regjimit komunist dhe pas vdekjes sё Enver Hoxhёs. Si do ta përshkruanit atë periudhë për sa i përket ndikimit amerikan?
Nexhmije Hoxha: Po ndalem qё nё fillim lidhur me marrёdhёniet me Shtetet e Bashkuara. Unё mendoj dhe, kёshtu ёshtё e vёrteta e pёrgjithshme, qё miqёsia mё e pёrhapur, qё ligjet mё tё mira tё popullit tonё, nё vendin e parё e kanё Shtetet e Bashkuara, historikisht. E para, sepse për Shqipёrinë nё gjendjen e varfёrisё sё saj, papunёsisё sё saj, prapambetjes, Shtetet e Bashkuara ishin toka e premtuar. Kanё ikur emigrant, disa integroheshin atje, dihet kjo. Kanё krijuar ato shoqatat e tyre, Fan Noli, Faik Konica krijuan shtypin e tyre, shumё patriotik. Pastaj delegacione qё dolёn nё mbrojtje tё Shqipёrisё. D.m.th kjo ёshtё kryesorja. Disa nuk u ambientuan dot dhe u kthyen. Pёr kuriozitet mund t’ju them qё nё Amerikё nё atё kohё para luftёs nga 1912-1913 shkuan edhe babai i Enverit bashkё me djalin e madh. Babai punoi nё njё fabrikё tekstile, pa mjeshtri, duke mbledhur gjёra dhe nuk rezistoi dot, nuk e pёrballoi dot dhe u kthye. Ështё pёr tё qeshur se Enveri thoshte qё mё ka sjellё njё xhaketё alla amerikane me katrore kёshtu tё trashё dhe njё stilograf tё trashё. Kaq mundi tё sjellё, kurse djali ndenji atje nё njё fabrikё hekuri mё duket. Mirёpo ai u sёmur dhe nga mosha 28-30 vjeç vdiq. Kurse ajo qё vlerёsohet lart nё rrethin politik ёshtё mbrojtja qё i ka bёrё Presidenti Ëillson çёshtjes shqiptare, tamam nё njё moment qё Shqipёria po coptohej, si tё thuash nё mes, dhe ishte rrezik tё mos mbetej as kjo Shqipёri. Enveri thoshte copё Shqipёri. Kemi pёr detyrё i thoshte dhe kosovarёve- duhet tё na kuptoni se detyra jonё ёshtё tё mbrojmё kёtё copё Shqipёri,- pёr Shqipёrinё zyrtare e kishte fjalёn. Pastaj erdhi periudha jonё dhe me duhet tё them se kёto marrёdhёnie u ftohen. Neve, gjatё luftёs -dhe me fakte kjo- Enveri ka patur mё tepёr besim tek misioni amerikan megjithёse erdhi pak vonё, dhe ishte i njё niveli mё tё ulёt, duke u kapur tek njё person qё kishte origjinё shqiptare, por qё politikisht punёn e tij e bёnte mirё si qytetar amerikan, por nuk ishte nё nivelin e misionarёve anglezё qё kishin ardhur mё parё dhe disa nga ata u bёnё ministra pastaj, ose ishin general, major, qё kishin lidhje. Dhe janё shkruajtur nё libra kёto nga vetё kёta pёrfaqёsues, amerikani ose shoku i tij dhe thoshin se Enveri kishte mё besim tek ai se atij i jepte mё shumё informacione, sepse atё konsideronte lidhje me Shtetet e Bashkuara, jo me anglezёt. Nё fakt anglezёt e treguan edhe kur ishin kёtu qё ishin tё dyzuar, megjithatё nuk mundёn tё heqin dorё nga ndihma kundёr partizanёve, sepse ishte vetё objekti kryesor i luftёs sё tyre pёr shpёtimin e Anglisё dhe Anglia vuajti shumё. Por pёr amerikanёt ai e dinte se u shkonte direkt departamenteve tuaja. Pastaj erdhi ftohja. Unё do tё them mendimin tim qё nga tё dy palёt ёshtё vepruar gabim, ose nuk ka patur mirёkuptim si tё thuash. Pse? Unё mendoj se ishin fajtor tё dy palёt sepse duhet tё ishte njё mirёkuptim mё i mirё. Unё pёrfytyroj Shqipёrinё qё propagandonte, qё hidhte bomba tё mёdha pёr antiimperializmin si njё fёmijё, qё tё vёrtetoj atё personalitetin e vet, rreh kёmbёt edhe bёrtet – ёshtё e njohur kjo. Kurse Shtetet e Bashkuara qё ishin njё shtet i pjekur, njё burrё i pjekur pra, duhet ta kuptonte kёtё. Jo, Shtetet e Bashkuara u treguan shumё kёrkuese, shumё kryeneçe. Tё dy palёt nё gjёrat qё ne i kishim vendosur pёrgjatё luftёs si çёshtje e Zogut apo tё tjera. Nuk e trajtuan shumё nё kёtё kuptim, qё ky ёshtё njё vend strategjik. Dale tё bёjmё atё qё mendon Hrushovi apo t’ia hedhim Hrushovit. Nuk ka patur mesazhe tё kёtilla, por nuk kanё munguar mesazhet, nuk kanё munguar mesazhet edhe nga Enveri. Sot po shkruajnё persona tё ndryshёm qё kish dёrguar, duke gjetur mёnyra pёrmes pёrfaqёsuesve tanё nё OKB, se ata krijonin mundёsi bisedimesh, avancimesh, por kёtu pa prekur- kjo ishte tabu pёr Enverin- interesat, vendimet qё kish marrё Enveri pёr pavarёsinё, qё ishim komunistё qё kishim kёtё pikёpamje, kёtё mentalitet. Pas Bashkimit Sovjetik u bёnё pёrpjekje ja kёshtu me mesazhe, por kёtu mё aktive u tregua Franca, Shtetet e Bashkuara jo.
Krijoni Kontakt