-
Valbona Peraj: “Pas divorcit jam e dashuruar vetëm me këngën”
INTERVISTA/ Flet këngëtarja e mirënjohur Valbona Peraj
“Pas divorcit jam e dashuruar vetëm me këngën”
Albert ZHOLI
Një emër i lakuar në muzikën shqiptare, pasi ka arritur të realizojë një klip me gjarpër origjinal. Ashtu është ajo gjithmonë kërkuese, ngulmuese me ide të qarta për të ardhmen. Dhe pse me profesion inxhiniere dhe pse vazhdon Fakultetin e dytë për Juridik, kënga mbetet profesioni që se zëvendëson me asgjë. Ajo, kur flitet për këngën është e rrëmbyeshme si vetë rrëmbyeshmëria në dimër e lumit që ka emrin. Është folur për të se, pas divorcit djalin e ka ish -bashkëshorti, por Bona nuk e pranon kurrë këtë fakt pasi është e lidhur pazgjidhshmërisht me djalin.
Jo kohët e fundit keni nxjerrë një këngë të re. Kush shërbeu si shtysë për këtë këngë?
Si shtysë kanë shërbyer shumë dashuri të zhgënjyera që ndodhin sot mes të rinjve. Dashuri, të cilët nuk janë çuar deri në fund, por janë lënë në mëshirën e fatit, apo rrugëve të panjohura. Eh sa shumë zemra ka plagosur sot dashuria..
Pse psherëtin dhe ku e mbështet këtë thënie?
Ku e mbështes? Tek realiteti shqiptar. Tek ky realitet ku meshkujt, por dhe femrat dashurinë e kanë kthyer në interes nga njëra anë, por dhe në dashuri me mentalitet maskilist, ku femra shihet vetëm si amvisë shtëpie. Këtu s’dua të godas vetëm meshkujt, por dhe femrat shumë liberale që i kalojnë kufijtë e një ndjenje të sinqertë dhe shohin vetëm interesin.
Titulli i këngës është shumë bombastik “Të sheh ai zot”. Ç’do të thonë këto vargje?
Ato e thonë vetë fjalën e tyre. Pra, për dashurinë e lënë në mes, për dashurinë e fyer. Shumë vajza u falin të dashurve të tyre gjithçka, ndjenjën, dashurinë njerëzore, trupin, çdo gjë të bukur dhe në fund ka shumë meshkuj që i lënë në mes dashuritë, i harrojnë, i fyejnë dhe lidhen me dikë tjetër.
Mund të na thoni disa vargje të kësaj kënge?
Po, mund të them: Sa vite unë t’i fala kot, Këto vite t’i mi ktheve në lot’
Dhe vetëm, por pa ty unë sot…
Cili ka qenë kompozitori i kësaj kënge?
Është kompozitori i talentuar Gjergj Jorgaqi. Për mua ka një harmoni mes muzikës dhe tekstit të kësaj kënge. Një harmoni që është shumë organike, pa sforco. Muzika është sa melankolike po aq dhe me timbër dhe e fuqishme në refren.
Keni marrë pjesë në ndonjë aktivitet me këtë këngë kaq interesante?
Po në fund të muajit dhjetor në Maqedoni zhvillohet një Festival i Muzikës së Lehtë me pjesëmarrjen e më shumë se 20 shteteve. Këtë vit mori dhe Shqipëria. Pra, në vitin 2011 ishte Festivali i XI-të i këngës ku mora pjesë unë.
A u vlerësua kënga juaj?
Po u vlerësua shumë. Unë mora çmim të parë. Ishte e befasishme kjo për mua aq më tepër në prag të vitit të ri.
U emocionuat?
Shumë. Madje se di, por më thanë që edhe lotova , kur unë mbahem për një femër e fortë.
Si e kalon kohën e lirë Bona?
Eh, po të them se s’kam kohë të lirë nuk do ta besosh. S’kam fare. Sa dal nga puna (Ministria e Transporteve) vazhdoj masterin, por mbi të gjitha më pret dhe djali im i vogël që ende si ka mbushur dy vjeç. Me të kam një lidhje që o zot. Por më duhet dhe të mendoj për muzikën. Pra, një tendosje e madhe, sa thuajse nuk kam kohë as për vete.
Po për punët e shtëpisë nuk keni kohë?
Për këtë ja di për faleminderit nënës time. Unë jetoj me të, pas divorcit dhe ajo ka ngelur për mua ajo nënë e mirë dhe më trajton sërishmi si fëmijë. Shumë gjëra i gjej gati falë përkujdesjes, falë gatishmërisë, falë punës së saj që s’thotë kurrë u lodha. E kush nuk do ta dëshironte një nënë të tillë? Pra me punët që bën mendoj se, në sytë e saj unë kam ngelur ende e vogël..
Sikur u shkëputët paksa nga muzika pas lindjes?
Normale. Kjo ngjet me të gjitha femrat. Por tashmë ajo fazë kaloi për mua. Tani shoh vetëm përpara. Muzika për mua është pjesa më e rëndësishme e jetës. Pa të s’mund të rri dot. Ajo periudhë heshtje më shërbeu të shoh nga afër shumë gjëra për muzikën. Dhe kam mësuar jo pak. Tashmë jam e aftë të përballem me çdo vështirësi.
Mendoni se jeni mbrapa shoqeve në këtë moment?
Aspak. Të thashë që periudha e lindjes ishte për mua moment shumë i mirë. Shija të gjitha këngëtaret dhe këngëtarët, krahasoja këngët e mia dhe mandej dola me këngën e mësipërme. Ristartimi im nuk ishte i pakët. Një këngë moderne, një muzikë po aq moderne dhe një çmim të parë dhe në një Festival jo pak të rëndësishëm.
Po klip ka ndërmend të realizojë Bona?
Po. Së shpejti dhe klipi ka të bëjë me këtë këngë. Pra, do të bëj klipi këngën që sapo diskutuam. Për mua ky klip do të ketë sukses sidomos tek të rinjtë. Pra, kënga është më shumë rinore.
Qarkullojnë llafe se Bona është futur në politikë dhe ka marrë teserë partie?
E di që thonë dhe që do të thonë. E di dhe sado e heshtur thashethemet në Shqipëri janë si buka në tre vafte. Unë kam shumë oferta, por deri tani nuk kam vendosur ende. Kam disa punët e mia në dorë që n.q.s do të merrem tani me politikë s’do të gjejnë dot rrugën e duhur.
Kjo do të thotë që s’do të merreni kurrë me politikë?
Atë s’e thashë. Më pëlqen politika, por sidomos më pëlqejnë femrat që merren me politikë. Shumë femra në politikë po tregojnë se çfarë mund të bëjnë femrat shqiptare. Ato kanë kurajo, forcë, kanë personalitet, vizion. Dua të marr shembull prej tyre. Kur të jem plotësisht e përgatitur vërtet do të futem në politikë. Politika është një art që përvetësohet nga njerëz me temperament, nga njerëz të kompletuar, por mbi të gjitha nga njerëz që sfidojnë kohën dhe realitetin e egër shqiptar.
Është e dashuruar për momentin Bona?
Po, jam e dashuruar me këngën, madje do të thosha marrëzisht. Kur këndon, sidomos një këngë të re, vetja më duket në një planet tjetër, në një vend, ku sundon hareja, gëzimi, mirësia. Kënga më ndalon nga shumë vese. Kënga është një magji që të magjeps dhe të jep shumë ëndërrime për jetën. Të jesh këngëtare s’është e lehtë, por është dhe një privilegj, pasi je gjithmonë aktive dhe mes syve të njerëzve në çdo vatër. Njëkohësisht jam e dashuruar dhe me tim bir që e kam si engjëll. Dy dashuri nuk janë pak, aq më tepër kur qarkullojnë fjalë se fëmijën tim e ka nën kujdestari ish -bashkëshorti im. Djalin e kam unë dhe vetëm unë. Ai është gëzimi më i madh pas punës së lodhshme.
Ç’mendim keni për meshkujt shqiptarë?
Janë kurajozë, por edhe pak gënjeshtarë. Ky defekt më duket paksa anakronik. Sot vetëm n.q.s s’do të emancipohesh pasi jetojmë në një shoqëri të lirë.
Profesioni i parë inxhiniere mekanike. Si vendosi Bona për këtë profesion më shumë për meshkujt?
As vetë s’e di, por edhe sot më pëlqen. Kam qenë nxënëse e mirë dhe dalja e studimeve në këtë profesion nuk më dha ndonjë ndjesi negative. S’kisha ndonjë preferencë që të thoja jo, nuk e dua. Nuk më ka dalë keq. (qesh).
-
-
Për: Valbona Peraj: “Pas divorcit jam e dashuruar vetëm me këngën”
PERSONAZH/ Flet këngëtarja e mirënjohur Valbona Peraj: Kënga Jam Arbnore, është thirrje për atdhedashuri.
Nuk kam të dashur, i “dashuri im” është djali im
Nuk e mendoj plazhin nudo, pasi egziston Solari
Kur jam e mërzitur dëshiroj të udhëtoj me makinë dhe të qaj
Albert Z. ZHOLI
Këngëtarja Valbona Peraj del së fundi në tregun muzikor me këngën Jam Arbnore. Ka rreth 3 vjet që ajo i është larguar skenës, pro siç shihet dhe në klipin që ajo po bën publik, kënga e fundit po e bën me famë. Sipas saj është këngë ndryshe, pasi kur të gjithë I këndojnë dashurisë, unë i këndoj atdheut. Impenjimi më i madh i saj vitet e fundit pas divorcit është djali i saj, nga i cili nuk ndahte asnjë moment veç punës shtetërore.
- Cila është kënga e fundit që keni realizuar?
JAM Arbnore. Pra rrjedh nga një komb i lashtë, dijedashës dhe shumë heroik. Kjo do të thotë Arbëri.
- Si ju lindi ideja për këtë kënëgë? ?
Një diskutim mes miqsh për një rikthim timin të mundshëm, duke ditur që ky vit është i veçantë për vendin tonë, ku Shqipëria feston 800 vjetorin e saj, të shteti Arbër dhe në kuadër të këtij evenimenti po organizohen një sërë aktivitetesh brenda dhe jashtë vendit nën këtë logo në kujdesjen e Uionit Artistik të Kombit Shqiptar.
Cili është kompozitorët dhe autori i tekstit që ke bashkëpunuar?
Bshkëpuntorët e mi janë legjendat e artit, teksti Agim Doçi, muzika dhe orkestrimi Edmond Zhulali, stilistja e mirënjohur Anila Zajmi, koreografia nga Blerina dhe Arbana, si dhe grimi Sallon Alex, dhe një realizim i përkryer nga MAX Producion si dhe pa harruar mbështetësin financiar Universiteti Kristal.
-Cilat janë të veçantat e këtij klipi? –
Mendoj se në çdo detaj është i veçantë, si nga teksti i këngës të cilën për herë të parë i këndohet shtetit Arbër. Jemi mësuar të dëgjojmë si zakonisht këngë për Shqipërinë, Kosovën, jam tiranas apo etj… Por këngë për Arbërinë nuk ka pasur. Pastaj kënga është si një thirrje për të gjithë ata që kanë vesh. Kjo është toka e jonë dhe e kemi amanet dhe amanetet nuk i tret as dheu. Është një thirrje që kjo tokë nuk mund të shitet dhe të blihet si një mall tregu dhe ku asnjë politikan asnjë qeveri nuk ka të drejtë të bëjë pazare me tokën tonë të shenjtë..
Si është jeta e Bonës pas divorcit? –
Fillimet super të vështira si shpirtërisht, si ekonomikisht, si emocionalisht por koha është faktori dhe shëruesi i të gjitha plagëve…Nuk ja uroj askujt një martesë dhe një ndarje, aq më tepër kur keni një fëmijë në mes, por unë nuk isha e lumtur dhe fëmijës tim nuk i falja dot lumturi. Sot e them me plot gojën jam një nënë e lumtur me gëzimet pro dhe vështirësitë që ka jeta.
Thonë se Valbona ka një të dashur të fshehtë, a është e vërtetë? –
Hhahahahahahahh hahahahahahahahah nëse do e kisha nuk kam arsye ta mbaj të fshehur se do e zgjedh sipas dëshirës dhe kërkesave të mia. Dashuria ime më e madhe është përkushtimi ndaj djalit tim, pasi jam babi dhe mami për të …Një divorc i zhurmshëm nuk më la shije të mirë kështu që aktualisht po shijoj lirinë time dhe djalin tim. Kështu dua të jem dhe për ca kohë..Ndoshta s’ka ardhur momenti i duhur ndoshta nuk kam gjetur dikë që ta quaj të duhur për ta patur në krah. Me pak fjalë MUNGON E DUHURA
Keni menduar ndonjëherë të bëni plazh nudo? - -
haahahahah ahahahahaha ekzistojnë dhe SOLARET nëse e keni fjalën për një nxirje të plotë hahahahahh. Ndaj…
Ku do ti bëni pushimet verore? –
Nuk i kam menduar, pasi kam shumë obligime në punën time të përditshme dhe me daljen e klipit kanë filluar planifikimet artistike.
Cili vend i Shqipërisë të pëlqen për plazh? –
Nuk kam ndonjë vend të preferuar .
Pse qëndroni larg politikës?
Akoma nuk ka ardhur momenti i duhur, politika është si puna e martesës që para se të futesh duhet ta ndjesh se je gati për një hap të tillë, pastaj mendon sigurisht suksesin dhe dështimin e saj. Por gjithsesi në të dy rastet je i përgatitur.
-Çfarë do të lexoni këtë verë? –
Djali im është akoma i vogël dhe e gjithë vëmendja ime përqendrohet tek lëvizjet e tij.
Cili është vendi që keni në plan për të vizituar? –
Australia
Cila është ngjyra e rrobave që pëlqeni për verë?
Mjafton të ndihem mirë dhe rehat me modelin e rrobave se sa me ngjyrën. Më shkojnë të gjithaaa hahahahahahahah
- Cili është ushqimi i preferuar gjatë verës po frutat? –
Peshku – frutat dhe ëmbëlsirat nga këto të fundit nuk heq se nuk heq dorë.
Cila është pija e preferuar gjatë verës? –
Nuk para kam pije që mund ti veçoj. Ndryshe në verë dhe ndryshe në dimër, pasi nuk jam shumë konsumatore e pijeve përveç se konsumoj shumë kafe pa sheqer.
A e duroni dot vapën? –
Vera nuk është stina ime e preferuar.
Më mirë në verë apo në dimër? –
Pranverë –vjeshtë.
Në këtë stinë të pëlqen të udhëtosh me aeroplan apo me makinë?
Me makinë dhe të jem unë në timon. Makina të jep hapësirë dhe mundësi të ndalesh, të shijosh vendet ku ti po kalon, të mësosh më shumë rreth tyre.
A i keni për zemër udhëtimet vetëm? –
Udhëtimet nuk besoj se gjen dikë që pëlqen ti kaloje vetëm, pa njerëzit që ke për zemër. Më pëlqen të udhëtoj vetëm në makinë ndoshta dhe për disa kilometra, vetëm në raste kur jam shumë e mërzitur pse jo dhe të qaj
Sa është koha më e gjatë që mund të rrini larg shtëpisë, a e keni problem qëndrimin larg saj? –
Aktualisht e kam shumë problem pasi nuk rri dot larg djalit tim, atë e kam motivin e jetës tim. Mes përqafimeve të tij gjej qetësinë, gjej arsyen të ngrihem në këmbë dhe të ec para. Ai është arsyeja që unë i rikthehem jetës artistike dhe unë nuk rri dot larg tij, por ka raste që puna që unë kam dhe aktivitetet më bëjnë të shkëputem por jo me hapësira të gjata kohore.
Në mbrëmje të pëlqen të shoqërohesh me mikesha apo me të familjes?
Aha kur bëhesh mami harrohen ato kafet me mikeshat apo miqtë e vjetër se e ke mendjen tek fëmija, çfarë po bën, si është, po qan po më kërkon dhe nuk shijohet kafja e qetë. Ndaj në të shumtin e rasteve marr dhe ALBON me vete
- Çfarë sporti ushtroni në plazh? –
Not dhe vetëm not…
Sa kohë qëndroni në diell? –
Pothuajse gjatë gjithë kohës.
Kur zgjoheni në mëngjes?
Rreth orës 6 çdo ditë, bëj gati veten dhe djalin që e çoj në kopsht dhe më pas duhet të jem në punë në orën 8, gjë të cilën jam shumë korrekte por mund ta shkel dhe ndonjëherë por pa dashje…
-Cili është ushqimi i mëngjesit?
Nuk preferoj asnjëherë të konsumoj mëngjes, pasi edhe kohë nuk kam, por sapo mbërrij në zyrë dita me fillon me një kafe super të gjatë.
- - Sa kohë zgjasin pushimet e verës? –
Asnjëherë sa i planifikoj.
Po turizmin malor a e frekuentoni? –
Shumë rrallë.
Të pëlqen më shumë uji i kripur apo i ëmbël? –
hahahahh varet për çfarë do ta përdorësh
Kur është ora më e vështirë në verë?
Mëngjesi se fle vonë dhe zgjohem herët
- Para se të flini çfarë bëni?
Përgatis djalin për gjumë, ai nuk fle pa mua, kështu më ze gjumi me të.
-A e ndërroni stilin e jetës në verë? –
Jo me dashje, por për arsye se jeta në verë është më aktive në të gjitha drejtimet. Më pëlqen të ndërroj ngjyra dhe modele në ambientin ku jetoj.
Më shumë plotëson moshën e fëmijës apo keni një emërues për pushimet? –
Dikur mendoja se gjithë bota rrotullohet rreth meje. Aktualisht mendoj se e gjithë bota ime rrotullohet rreth fëmijës tim..
Shtrihesh në rërë apo në çarçaf?
….e urrej rërën…
-Në plazh dëgjoni muzikë, lexoni apo luani në ujë?
Luaj në ujë me djalin dhe dëgjoj muzikë .
-Cilat janë rrobat e plazhit dhe syzet e preferuara?
hahahahah pa specifikime dhe jo ngjyra të ndezura.
-Cilat janë planet e së ardhmes? –
Planet janë thjesht plane që siç e thashë sikur nuk më dalin kurrë. Më kujtohet një shprehje nga Bibla që thotë se Zoti qesh me planet tona dhe unë thjesht bëj planifikime, por jo me plane.
A keni ndonjë peng? –
Ato mund ti quaja dëshira të parealizuara por jo pengje..
A ndihet e vlerësuar femra shqiptare sot, apo ende zotëron maskilizmi? –
Femra, femra, në fakt është pak si e ndërlikuar kjo pyetje për ti dhënë një përgjigje konkrete…Femra është krijesa më e zgjuar dhe më e brishta dhe e lehtë në thyerjen e saj. Femrat sot janë detyruar të kthehen në mekanizma strategjik të jetës, rrobote të punës, pre e persekutimit dhe fatkeqësisht pak të vlerësuara….
Konkretisht me se mirreni sot? –
Unë me profesion jam një inxhiniere dhe punoj në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit dhe Shërbimeve Rrugore (MTI). Ndihem mire por ka dhe më mirë… hahahahahhahaha
Cilat janë problemet e femrës shqiptare sot?
Probleme .!!!!?? Do kohë ti numëroj.
-A jeni xheloze për këngëtaret e tjera? –
…..Pse duhet ??/
Cili është parfumi që preferoni në verë? –
Nuk e kam në tip të ndërroj parfumet, qëndroj në shijet e forta.
- Ku është vendi që keni ëndërr për të bërë plazh?
Dubai!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt