Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116

    Mbreti Zog ashtu sic e kam njohur




    Kujtimet e dipllomatit amerikan Hugh G. Grant, ish minister i SHBA-ve ne Shqiperi.


    Vdekja e Mbretit Zog nė mėrgim, pėr 22 vjet larg Atdheut tė Tij tė dashur. qysh prej zbarkimit ushtarak tė paprovokuar tė legjionevet fashiste tė Mussolinit.tė premten e zezė tė 7 prillit 1939, mė solli ndėrmend shumė kujtime akoma tė gjalla tė qėndrimit tim nė njė nga vendet e vegjėl.por interesant dhe mė tė bukur tė botės. Mė solli ndėrmend gjithashtu kujtimet e kontakteve personale dhe tė miqėsise sime me njė nga personalitetet mė interesantė tė kohėrave moderne.
    Patjetėr,rishikimi historik i jetės dhe i veprimtarisė tė Mbretit Zog tė Shqiptarėve nuk do tė ishte i plotė pa njė pėrmbledhje tė shkurtėr mbi vendin,historinė dhe popullin e tij.
    I pari i Zogollėve,themeluesi i familjes sė vjetėr tė Mbretit Zog, erdhi nga Malsia e Veriut dhe u vendos nė Mat nga fundi i shekullit tė 15- tė dhe thuhet se kishte marrė pėr grua njė motėr tė Skėnderbeut.Ai i udhėhoqi matjanėt kundra turqėve, ma vonė la fenė katolike dhe pėrqafoi islamizmin e u bė zotnues trashėgues i Matit.Njė radhe guvernatorėsh nga dera e Zogollėve vazhdoi traditėn e mhajtjes sė indipendencės virtuale nėn zotėrimin turk,gjersa mė nė fund. mė 8 tetor 1895,Sadieja,gruaja e dytė e Xhemal Pashė Zogut,prej familjes sė Toptanėve,bėri njė djalė, Ahmet Zogun.i cili qe destinuar 33 vjet mė vonė tė zgjidhej Mbret i Shqiptarėvet
    Ahmeti qe 13 vjeē kur i vdiq i ati.E ėma mori nė dorė qeverisjen e Matit dhe pėrgatiti djalin,me qėllim qė ky ta udhėhiqte ma vonė.Sadieja qe njėgrua me vendosmėri tė madhe dhe me karakter tė fuqishėm.Mbreti mė tha njėherė se ēdo gjė tė mirė qė kishte bėrė ia detyronte s'ėmės.Ai dukej se kishte njė dashuri tė thellė pėr tė dhe pėr 6 motrat e Tij.
    Ahmeti i ri dėrgua nė Turqi pėr mėsime.Atje mbaroi njė shkollė pėrgatitore dhe pastaj Akademinė Ushtarake tė Oficerėve nė Stamboll.Nė pragun e shpėrthimit tė Luftės sė Parė Ballkanike mė 1912.Ahmeti,nė moshė 17 vjeēare.u kthye me shpejtėsi nė Mat, mblodhi matjanėt dhe shpejtoi pėr nė Shkodėr, qė ishte rrethuar prej serbo-malazezėve.Pas njė lufte tė ashpėr u detyrua qė tė tėrhiqej pėrkohėsisht nė Mat.Kjo qe ndėrmarrja e parė ushtarake eZogut.Shumė tė tjera e pasuan se bashku me ndėrmarrje tė reja nė lemin politik.
    Luftrat ballkanike tė 1912-13-ės,pėr coptimin viseve evropiane tė Perandorisė Otomane,pėrgatitėn fushėn per ardhjen nė fuqi nė Shqipėri tė udhėheqėsit tė ri matjan.Shqipėria ndodhesh nė mes te armiqėsive te vjetra,urrejtjeve dhe lakmive tokėsore tė fqinjve tė saj tė shtytur nga rivalitetet e Fuqive tė Medha.Situata e pasigurtė e Shqipėrisė kishte nevojė pėr njė udhėheqje tė jashtėzakonshme me aftėsi ushtarake dhe politike.I pat vallė Ahmet Zogu cilėsitė e duhura'.'Mirė,pra,le tė shqyrtojmė veprimtarine e tij:
    Lufta e Parė Ballkanike plasi mė 18 tetor 1912 nė mes tė Greqisė.Serbisė dhe Bullgarise nga njė anė dhe Turqisė nga ana tjetėr.Udheheqesit shqiptarė kuptuan shpejt se fqinjėt e tyre nė aleancėn kundėr turqėve kishin qellime tė fshehta nė dėm tė tokės shqiptare.Ismail bej Vlora, patriot i shquar shqiptar,tė cilit i qe afruar nė kabinetin turk njė dikaster , qe e refuzoi,shpejtoi tė kthehet nė Atdhe dhe thirri njė kuvend te udheheqėsve shqiptare ne Vlorė.Ahmet Zogu,udhėheqėsi 17 vjeēar i Matit, qe njė prej emisarve tė atij kuvendi.Mė 28 Nėntor 1912 flamuri i kuq me zhgabėn dykrenore tė Skėnderbeut u ngrit nė Vlorė dhe u proklamua indipendenca e Shqipėrise prej Ismail Qemal bej Vlorės.Njė qeveri e perkohshme me Ismail benė si President dhe njė kuvend kombėtar i pėrkohshėm u krijue.
    Data e 28 Nėntnrit festohet ēdo vjet prej shqiptarėve nė Atdhe e kudo qė janė tė shpėrndare ne botė.
    Tri javė pas Shpalljes sė Pavarsisė nė Vlorė,Konferenca e Ambasadorėve te Fuqive tė Mėdha nė Londėr mori nė shqyrtim situatėn eksplozive te Ballkanit dhe ra nė ujdi pėr njohjen e pavarėsisė shqiptare."Kazani i dreqnive"ne Ballkan vazhdoi tė vlojė dhe aleatėt e mėparshėm nė lufte kundėr turqve iu vėrsulen njėri -tjttrit mė 13 qershor 1913 Serbet sulmuan Shqipėrinė dhe Bullgaria sulmoi Serbinė dhe Greqine.Pastaj Rumania dhe Turqia iu vėrsulėn Bullgarisė,e cila u mund me humbje tė mėdha tokėsore.Shqipėria gjithashtu pėsoi humbje te mėdha tokėsore.Nje komision kontrollues ndėrkombėtar u caktoi Serbisė, Malit tė Zi dhe Greqisė pjesė tė mėdha tė tokės shqiptare.
    Kėto dy luftėra ballkanike pėrgatitėn rrugėn pėr Luftėn e Parė Botėrore.Qenė gjithashtu shkaku qė Austria vendosi tė ndalojė aspiratat pėr krijimin e njė Serbie te Madhe. Vrasja e Arkidukės Ferdinant nė Sarajevė mė 28 qershor 1914,qe shkėndija e plasjes se Luftės sė Parė boterore. Ndėrkaq Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr,qė pati njohur....

    wazhdon

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116
    ......pavarėsinė shqiptare, zgjodhi princin Wilhelm Von Wied tė qeveriste Shqiperinė. Princi arriti nė Durrės mė 7 mars l914.Ahmet Zogu,qė kishte zbrapsur serbėt nga krahina e Matit,shkoi nė Durrės,qė qe caktuar Kryeqyteti i Shqipėrisė,qė t'i betohej pėr besnikėri Princit. Mbretėrimi i Princ Wied-it nė Shqipėri vazhdoi 6 muaj.Ai e la vendin mė 3 shtator 1914,pas plasjes sė Luftės sė Parė Boterore .E zaptuar gjatė luftės sė parė prej serbėve, malazezėve. grekėrve dhe italianėve.dhe mė vonė,mė 1916, prej austriakėve dhe bullgarėve.Shqipėria u bė njė fushė beteje gjatė gjithė luftės.
    Ndėrsa austriakėt dhe bullgarėt luftonin kundra serbėve * Shqipėri, Ahmet Zogu gjeti njė zgjidhje qė t'i vinte nė ndihmė ēėshtjes se Pavarėsisė Shqiptare.Ai ra nė marrėveshje me austriakėt.tė cilėt emėruan kolonel nė ushtrine e tyre.Kolonel Zogu ndihmoi austriakėt tė pėrzinin serbėt prej Shqipėrisė.S'kaloi shumė kohė dhe austriakėt kuptuan se Ahmet Zogu luftonte pėr Pavarėsine Shqiptare dhe jo pėr ta.Ata vendosėn tė ndalojne aktivitetin kombetar tė Zogut dhe duke pėrfituar prej rastit tė kurorozimit tė Perandorit Karl e nisėn pėr nė Vjenė.ku e mbajtėn tė internuar gjatė gjithė luffės.Mbarimi i Luftės sė Parė Botėrore e gjeti Shqipėrinė ne kaos dhe anarki. Pakti i fshehtė i Londrės,i nėnshkruar nga Fuqitėe Antantes.per tė shtėnė Italinė nė luftė pėrkrah tyre,pat konfirmuar zaptimin italian tė viseve shqiptare tė Vlorės duke pėrmbledhur ishullistrategjik tė Sazanit.me kusht qė Italia tė mos kundėrshtonte coptimin e mheturinave tė tokės shqiptare nė mes tė Serbisė.Malit tė Zi dhe Greqisė.Mirėpo italianėt.tė alarmuar nga mundėsia e formimit tė njė Serbie tė Madhe nė anen tjeter tė Adriatikut.proklamuan mė 1917,indipendencėn e Shqipėrisė nėn protekturatin italian.
    Delegatėt shqiptarė nė Konferencėn e Paqes nė Paris,mė 1919,qenė tė inkurajuar nga Deklarata e Presidentit Willson mbi vetvendosjen e popujve dhe prej qėndrimit tė tij kundra traktateve tė fshehta tė aleatėve.
    Pas armėpushimit.mė 21 nėntor 1919.Ahmet Zogu u kthye nga Vjena nė Shqipėri dhe pėrsėri filloi veprimtarinė e tlj ushtarake duke mbrojtur Shkodrėn prej serbėve.qe donin ta zaptonin pas tėrheqjes sė fuqive aleate.Qe emėruar Guvernator i Shkodrės prej Qeverisė sė Pėrkohshme tė Shqipėris,.por Zogu mendonte e vėshtronte mė larg.Ai lojti njė-rol me rėndėsi nė Kongresin historik tė Lushnjės nė janar e shkurt tė 1920-tės.Qėllimi i Kongresit tė Lushnjės qe vendosja e pėrhershme e indipendencės shqiptare,ngjashmėrisht me deklaratėn historike tė..............................

    vazhdon

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116
    .........proklamuar nė Lezhė nėn kryesinėe Skėnderbeut mė 1444,nė Prizren mė
    1878 dhe ne Vlorė mė 28 Nėntor 1912.Kongresi kėrkoi tėrheqjen e tė
    gjitha ushtrive tė huaja nga Shqipėria, krijoi njė qeveri tė re kombėtare,me
    Regjencė e njė Parlament tė pėrkohshėm dhe zgjodhi Tiranėn si
    Kryeqytet tė Shqipėrisė.Ahmet Zogu nė moshėn 24 vjeēare qe emėruar
    ne vendin mė me rėndėsi tė kabinetitinistėr i Brendshėm.
    Njė nga aktet e para tė qeverisė nacionale qe Kryengritja
    Kombėtare.ku edhe Ahmet Zogu mori pjesė kundra fuqive italiane qė
    okuponin V lorėn.Pas luftimesh tė rrepta italianėt u detyruan tė tėrhiqen
    nga toka shqiptare.Kjo fitore u dha kurajo e nam shqiptarėve dhe hala
    flitnin pėr tė kur unė shkova nė Shqipėri mė 1935.
    Trupat italiane sa kishin lenė Vlorėn jugosllavėt zaptuan
    Shqipėrinė e Veriut nė nėntor 1920.Ahmet Zogu dha dorėbeqjen nga Ministėr i Brendshėm,mori komandėn e Ushtrisė Shqiptare dhe i detyroi jugosllavėt tė linin tokėn shqiptare.
    Nė dhjetor 1921,Ahmet Zogu mori pėrsėri vendin si Ministėr i
    Brendshėm dhe nė mars tė 1922 mbrojti Tiranėn nga njė turmė rebelėsh
    mbasi i shkatėrroi fuqitė rrebele nė:;dhjetorin e 1922-it nė moshėn 27
    vjeēare u bė Kryeministėr.
    Me 21 shkurt 1924 iu be njė atentat nė Parlament.Kryeministri i ri edhe pse i plagosur nė krah,me gjakftohtėsi lidhi plagėn me njė shami
    dhe vazhdoi tė mbajė fjalimin e tij.Pak kohė mė vonė Zogu dha dorėheqjen si Kryeministėr,por vazhdoi tė ushtrojė influencėn nė Qeveri.
    Njė nga provat mė tė rnėdha tė influencės udhėheqėse tė Zogut nė
    Shqipėri u pa,kur njė lėvizje kryengritėse,nėn drejtimin e Fan
    S. Nolit ,peshkop i Kishės Orthodokse Shqiptare, plasi nė qershor tė 1924-
    Kundėrshtimi ndėrmjet Zogut dhe peshkop Nolit nuk qe vetėm ai i dy personaliteteve rivale por nė tė vėrtetė qe njė konflikt mbi bazatideologjike pėr qeverisjen e vendit Zogu dhe ata qė e pasonin
    mendonin se njė Qeveri e forte qėndrore me njė prijės dinamik nė krye tėsaj,qe e domosdoshme per tė vendosur qetėsinė dhe pėr tė zhdukur kaosin, ku e kishte zhyt vendin lufta.Filozofia politike e Zogut ishte ajo e perparimit dhe e ndryshimit revolucionar te mendimit, dokeve dhe zakoneve mesjetare te vendit per tiu pershtatur koherave moderne. Ne kundershtim Noli dhe pasuesit e tij ishin te padurueshem. Ata kerkonin ndryshime te shpejta radikale ekonomike dhe shoqerore ne Shqiperi. Duke pare rrezikun e kesaj kryengritje Zogu u hodh nė Jugosllavi.Zogu rae zgjuarsinė e.tij katandisi jugosllavet ta ndihrnonin qe tė kthehesh nė Shqipėri.Pas disa pėrpjekjeve, ai bashkė me pasonjėsit ripushtoi Tiranėn.natėn e Krishtlindjevc,me 24 dhjctor 1924 duke u pritur me hrohoritje prej popullit si Shpėtimtar dhe Prijėsi i Atdheut.Mbrapa skenės qeveritė konservatore tė Anglise,Italisė e Greqisė u bashkuan me atė tė Jugosllavisė,duke ndihmuar Zogun dhe jo Nolin tė bėhej udhėheqės i Shqipėrisė...................

    vazhdon

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    E theksoj qe ne fillim, nese une te nderpres mendimin apo shkrimin, i kerkoj moderatorit qe ta zhvendose ose fshije postimin.

    Une vetem desha te them se te qellon shpesh here ne kete forum, edhe ne pergjithesi ne vende te tjera publikimi, qe te shohesh histori partiake, te njeaneshme si edhe per me keq, naive.

    Historia prandaj ka patur gjithnje nevoje per "shenjtore" qe te skalitet ne librin e saj te perjetshem, ndryshe brezat do te marrin doza te helmatisura mesimesh jo reale, edhe ashtu te helmatisur do te cojne nje jete irreale.

    Kuptohet me fjalen shenjtore, une nenkuptoj ata njerez qe drejtohen nga realiteti, ne kuptimin me te pergjithshem te kesaj fjale, sinqeriteti edhe paanshmeria.

    Une, per vete, mendoj se nje nga periudhat me te mira ne Shqiperine pas-otomane, ka qene periudha e Ahmet Zogut, ku ka patur me teper se ne te gjithe keto kohera, liri, drejtesi e dinjitet njerezor e shqiptar.

    Megjithate, une kurrsesi nuk do ta mendoja edhe parafytyroja Zogun, ashtu sikunder pershkruhet nder shkrimet e disa agjutanteve te tij, qofte edhe disa te huajve servile.

    Agjutantet e tij, sikurse jepet edhe ne shkrimin e Albos, nuk e harrojne zakonin me te keq ne Shqiperi, qe mesa duket nuk e ka burimin tek mentaliteti Hoxhian, ate te naivitetit jo real, duke i fryre Udheheqesat e vet, e duke krijuar plot hipokrizi histori te paqena.

    Zogu ka qene vec nje nga pushtetdashesit, e asgje me shume. I gjithe patriotizmi tij ishte vetem nje kusht per pushtet, ndryshe ai nuk do te kursente as vete patriotet (shqiptaret) qe do tia hiqnin kete enderr te tij.

    Ja sec thote Faik Konica, sipas Glen Mishes, ne librin e tij mbi Ballkanin.

    "Te mi thoni mbretit.....qe nuk e honeps dot per keto arsye:

    Duke e pare qe kur ka pas qene 18-vjec, kurre se pashe qe te thote te verteten. Ai kurre se mbajti fjalen e dhene. Ai nuk ka ndjenje pergjegjesie. Eshte lakmiqar, egoist, i pandershem. Ai urren te gjithe ata qe kane dicka, - qofte ata me kulture, lindje, pasuri apo ndonje atfesi ne cfaredo fushe,, apo thjesht nje patriotizem te ndershem. Aiinjoron gjera thelbesore, ndersa i jep rendesi groteske armeve. Shqiperia eshte vene re gjithnje si nje komb me nje lloj dinjiteti tragjik. Ai e ka ulur Shqiperine ne nivelin e pjese muzikore te pavlere.

    Faik Konica, ambasadori shqiptar ne Uashington, i pyetur nga nje delegacion i Tiranes nese kishte ndonje mesazh per mbretin e tij ne 1938.


    (Shenim: dy fjale qe nuk i kisha te qarta i kam perkthyer ne kontekst).

    Sipas Glen Mishes, Zogu paraqitet si monarku me 600 gjakemarrje, ndermjet te cilave, disa ishin me familje te rendesishme.

    Tashti o te nderuar mos i harroni keto gjera. Nuk ndertohet gje me genjeshtra, naivitet apo vetemashtrim.

    Cfare, do bejme histori sipas deshirave te gjysherve tane, apo histori ashtu sic ka qene!!!!!

    flm.

    [Honezmi & Klod,

    ju lutem, lerini menjane replikat personale dhe nqs deshironi te kontribuoni per temen, shkruani per te e jo per epitetime ndaj njeri-tjetrit. Ēdo shkrim qe s'ka te beje me temen do hiqet

    eni]
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eni : 04-03-2003 mė 07:15

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22
    Klod, Faik Konica ka qene kundershtari i pare politik i Zogut, me gazeten e tij Albania, dhe mbeshtesi i tij i vetem ne SHBA, pak vite me vone. Ishte kjo mbeshtetje e Konices per mbretin Zog arsyeja perse Imzot Fan Noli dhe Faik Konica u ndane ne menyre te turpshme.

    Historia mesohet dhe nuk gjykohet. Gjykimet qe secili prej nesh nxjerr prej historise jane subjektive dhe roli i historianeve nuk eshte ti vene damken historise dhe atyre qe e bene historine, por thjeshte ti shprehin ngjarjet dhe ndodhite ashtu sic jane, pa shtremberime dhe pa mashtrime.

    Rrefimet e adjutantit te mbretit Zog jane te vetmet kujtime te dokumentuara qe hedhin drite mbi aktivitetin dhe jeten e mbretit Zog, qe shqiptaret e njohin shume pak.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ne rregull, Albo, Konica ka qene kundershtar, dakort jam.

    Por nga ana tjeter, nuk ma do mendja se i ka thene keto mendime per arsye shpifjeje interesash politike, apo jo?!

    Se dyti, fakti qe ai e mbeshtet me vone Zogun, tregon diapazonin e Konices karshivendosjes se simpative personale nen interesin e pergjitheshem kohor te vendit, apo jo?

    Se treti, per mendimin tim, mua kritika e tij me duket shume reale, realitet qe nuk ngjet shpesh ne Shqiperi.

    Vete fakti qe shume njerez, atehere edhe sot, nga njerez rrugash, paraqiten me aq lehtesi si Heronj te papare (kush nje here ne 500-vjet, e kush si pruresi i Lirise se sotme), megjithese kete e bejne para syve te nje populli te vogel qe i njeh me se miri...shenjterite e tyre.....edhe serish, mashtrimi perjetesohet ne doktrinen kombetare te heroizmave, tregon se Konica i perket minoritetit te sinqerte te intelektualeve e figurave te kombit.

    Keto figura duheshin qe te mos fitonte komunizmi......e ta hanim roberine per liri per 50-vjet.

    Refimet e agjutantit te Zogut, Albo, per mendimin tim, jane shkruar per te mbetur ne letrat zyrtare te te historise se rreme qe u duhet dhene masave, por jo per te paraqite realitetin lakuriq, me gjithe bukurine e shemtiren e vet.


    600-gjakmarrje......!!!!!

  7. #7
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Une personalisht nuk jam legalist, nuk mbeshtes monarkine biles nga aspekti personal as per Zogun nuk kam shume simpati por ne lidhje me Zogun ekzistojne disa te verteta te pamohueshme.

    Zogu i kalon historise si i pari shqiptar qe krijoi nje shtet unitar te centralizuar dhe stabilizuar...kete nuk e ka arritur dot as Skenderbeu (nuk po iu futem rrethanave historike).

    Eshte babai i shtetit modern shqiptar pasi e beri me kushtetute dhe solli nje legjislacion modern i cili rregullonte ndarjen e pushteteve si dhe funksionimin e institucioneve dhe administrates. Shteti shqiptar fillon dhe merr fizionomine e nje shteti pikerisht nen udheheqjen e Zogu..deri perpara tij ai ekzistonte me teper si nje nocion teorik sesa si faktor politiko-juridik.

    Une nuk e diskutoj se Zogu nuk ka pasur formimin intelektual te Konices apo Fan Nolit, per patriotizmin e tij nuk mund te flas sepse nuk e njoh.... por di te them dicka....qe ne ndryshim nga kundershtaret e tij politik i <> nuk i lejoi vetes kurre te shkelte ligjet themelore te sistemit.

    Zogu vjen nga nje klan feudal i cili afirmohej ne saje te forces ashtu si shume te tjera ne mungesen e shtetit te centralizuar..... e megjithate nuk qe Zogu qe perdori forcen dhe dhunen per te marre pushtetin por ata qe ishin shume here me te kultivuar dhe studiuar se Zogu.

    Ka momente kur Zogu duke qene kryeminister per te zbutur klimen politike ka ditur te jape edhe doreheqje. Ai eshte nje njeri i cili arriti ne postet me te larta pikerisht duke respektuar ligjet dhe rregullat e lojes te cilat ishin te tjeret qe i shkelen.

    Pra ne ambicjen e tij ne nuk e shohim Ahmet Zogun te beje grushte shteti apo te tregohet maniak pushteti. Ai u zhvillua si politikan brenda nje ambjenti ku ekzistonte konkurenca dhe pikerisht mes kesaj konkurence fale aftesive te tij arriti te dilte disa here ne krye te shtetit ndonese nuk ishte as me i pasuri as me i dituri. Zogu ka karakteristikat e nje politikani te suksesshem.

    Nje gje tjeter shume e rendesishme per tu theksuar eshte se ne trazirat e panderprera me te cilat u perball vendi ne ate periudhe Zogu ka qene nder zyrtaret e vetem qe qendroi ne krye te detyres duke treguar keshtu jovetem trimeri por edhe pergjegjshmeri.

    Nje nga pikat ku godite me shpesh Zogu eshte vrasja e disa prej figurave politike para dhe pas periudhes ne te cilen ai u be mbret.

    Po te flasim per vrasjen e Avni Rustemit edhe ne rast se e ka organizuar Ahmet Zogu eshte krejtesisht e drejte qe ai ti pergjigjej ne ate forme nje njeriu i cili permes nje vrasesi me pagese u perpoq ta vriste vetem per aresye te pastra politike.
    Por Zogu as nuk e vrau as nuk e vari njeriun i cili i beri atentatin perkundrazi pas 2-3 vjetesh ai doli dhe prej burgu (asnje kryeminister eurpian i asaj kohe nuk do tregohej kaq tolerant me atentatorin e vet)


    Vrasje te tjera jane po ashtu te lidhura ngushte me atentate apo tentativa per jeten ndaj Zogut. Per Hasan Prishtinen eshte e ditur historia sesi vrasesi i paguar prej tij u paraqit tek Zogu dhe i tha shumen e paguar per ta vrare dhe Zogu ia dyfishoi per te vrare oragnizatorin e vrasjes se tij....thoni ju kush do te ishte ai mbret i kohes se Zogut qe nuk do te bente te njejtin veprim ?

    Ikja e tij pas pushtimit nga Italia mund te quhet normale po te kemi parasysh se thuajse te gjithe monarket u larguan nga vendet e tyre pas pushtimit prej boshtit.

    Une personalisht nuk pelqej tek Zogu faktin qe u be mbret...pamvaresisht se ndoqi nje rruge ligjore une mendoj se moralisht ai titull nuk i takonte por nuk duhet te harrojme dy gjera e para qe te gjitha vendet rreth Shqiperise ishin mbreteri, se dyti format e tjera te sistemit per shkak te veprimeve te papergjegjshme te kundershtareve te Zogut, deshtuan ne shume raste ti pergjeshin trazirave dhe problemeve te cilat kalonte vendi.

    Sidoqofte une mendoj se figura e Ahmet Zogut vjen menjehere pas asaj te Skenderbeut dhe Ismail Qemalit. Kjo ndoshta jo per shkak te cilesive apo virtytit te tij por per shkak te gjerave qe arriti te realizonte. Historia per te duhet te rishkruhet sepse eshte e turpshme qe deri dhe katedrat akademike ndajne per te opinione qe burojne tek kongresit i permetit.

  8. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Edhe nje here.

    Krahasuar me kinezin hoxha, Zogu ka qene zog edhe parajse madje.

    Vetem se do thoja:

    Fakti qe ai me te vertete vjen edhe duhet te vije pas Gjergj Kastriotit edhe Ismail Qemalit, nuk eshte ndonje merite e vecante, se sa me teper nje shenje varferie ne mungese figurash edhe momentesh historike.

    (Gjergj Katsrioti doli kundra situates, duke u perpjeke te realizoje te pamundeshmen e kohes, edhe ia arriti me sukses persa ishte gjalle)

    Ndersa Zogu, nuk beri ndonje gje jashte kornizave ti tija te aspektit te situates nderballkanase edhe te origjines se tij shoqerore. Dmth, si gjithmone, mbreteri te tjeret ne Bllakan, po ashtu edhe shqiptaret (te fundit) behen mbreteri, edhe ndoshta me me raprezalje.
    Zogunuk realizoi asgje t vecante apo te jashtezakonshme per situaten kohore te tij, vecse imitoi.

    Ajo qe i duhej shqiperise per tu bere shtet, u be me pare, nga ata qe shkuan mbare europes per ta shkeputur nga turku.

    Edhe problemi qendror qendron ne vete kontradikten se si e paraqesin rojet e veta, nga paraqitja qe i ben ne menyre popullorce Faik konica.

    Mua personalisht me tingellon shume hipokrite shprehejet e agjutantit te tij se Zogu i paska thene Duces se nuk i dua pallatet e tua madheshtore, e me mjafton shtepia ime e vogel (e thene me fjale te miat), kur Zogu kishte po aq shume pallate sa mund te kish nje mbret i pasur ne Shqiperi.

    E aq me teper, kur thuhet se populli iu shpreh Zogut se ishin gati te vdisnin per Shqiperi e mbret!

    (mos valle ishin po ata qe i dhuruan nga ditet e tyre xhaxhi Enverit me vone???!!!)

    Historia, sidomos e nje kombi te vogel e te paformuar, eshte me e lehte, thjeshte, jo madheshtore, me me interesa vetjake mbijetese, se sa e hiperbolizuar nga mjeshtra te lajkave.

    apo jo?

    mendim personal...

  9. #9
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Klodi ti ke nje shans qe pak e kane.

    Sado i ndershem te jete njeriu tjeter gjuhe ka per te afermit e vet tjeter gjuhe ka per te huajt... dhe kjo jo per te fshehur te verteten por per te mos lejuar abuzimin me te. Jashte kesaj teorie nuk del asnje komb.

    Fakti qe Ahmet Zogu vjen i treti nuk tregon aspak varferi figurash
    por kompleksitetin e figures se Zogut. Renditja e Zogut nuk mohon ekzistencen e nje sere figurash te tjera politike te cilet shkrine cdo gje per kombin por qe rrethanat historike nuk iu dhane mundesine te arrinin ate qe realizoi Zogu. Pra pozicioni i Zogut nuk deshmon aspak varferi figurash por momentin e finalizimit te nje arritje te madhe per te cilen ndikuan shume rrethana historike. Per fat te keq historia gjykon me parimin e piramides jo me ate te inxhinjerise ku cdo tulle ka rendesine e saj.

    Po flasim per figurat politike sepse nese flasim ne pergjithesi ti e di shume mire qe ka nga ato me permasa boterore.

    Klishe te tilla sigurisht jane te ekzagjeruara po te jesh i bindur se ato kane qene standarte ne monarkite e kohes se Zogut dhe sigurisht ne cdo diktature.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22
    Klodi, kujtimet e adjutantit dalin ne shtyp me kerkesen e gazetareve shqiptare dhe jo me deshiren e familjes mbreterore. Mbreti Zog ka mbajtur edhe nje ditar te tij, qe nuk e ka publikuar njeri ne shtyp por e ka lexuar gjithe oborri mbreteror.

    Adjutanti nuk i thurr lavde mbretit por rrefen aktivitetin e tij dhe e citon ate ne pjesen me te madhe te shkrimeve. Adjutanti nuk fiton asgje duke shpifur apo mashtruar, per me teper qe shkrimet e tij jane flete ditari dhe jo shkrime te montuara ne momentin e fundit. Po ti kesh lexuar, ke dokumentim kohor te gjithe veprimtarise se familjese mbreterore. E ke gjetur gjekundi tjeter kete rrefim kaq te hollesishem? Sigurisht qe jo.

    Persa i perket asaj qe ti thua se mbreti ka dashur pushtetin, une di te them qe Ahmet Zogolli eshte rritur nga nena e tij si princ, pasi nga familja e tij ka dale dhe nena e Aleksandrit te Madh. Jo me kot djalit ia vuri emrin LEKA (sic i therrisnin shqiptaret Aleksandrit), jo me kot u zgjodh mbret pasi kish gjak blu, jo me kot ia doli me sukses qe ti bashkonte shqiptaret ne nje shtet qe u njoh boterrisht per here te pare si Shqiperi.

    Te pelqen nuk te pelqen mbreteria, te pelqen nuk te pelqen Leka Zogu, eshte tjeter gje. Zogu eshte i vetmi shqiptar qe e beri Shqiperine shtet modern dhe per me teper e beri atehere kur Shqiperia ishte ne masen 90% analfabete. Sot jemi ne 2003, kemi intelektuale e njerez me shkolle plot, por shteti shqiptar eshte inegzistent.

    Njerez si Ahmet Zogu lindin vetem njehere ne 100 vjet per fatin tone te keq.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Shėn Katerina e Aleksandrisė - 25 nėntor
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 26-11-2013, 11:28
  3. Kryeministri i Kosovės jep dorėheqjen
    Nga rudo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •