Policia rrugore, kriminale, nderhyrja e shpejte, anti krimi ekonomik, financa, bashkiake, &..... Ata paguhen per ti sherbyer shtetit Shqipetar sipas kritereve qe i jane vene per detyre qe ti kryejn. Shpesh jemi perballur me nje apo me shume nga keto Polici per shkaqe te ndryshme dhe jo radhe na jane shkelur te drejtat deri edhe ne mitmarje.
A vjen cdo dite drejt permisimit Policia e shtetit Shqipetar duke ulur nivelin e korrupsionit, duke i sherbyer popullates dhe shtetit ? A e kryejn sic duhet funksionin e tyre policet e shtresave te ndryshme dhe a na pergjigjen gjithmone kur ne kemi nevoje per ta ?
Nje nga problemet qe une kam ven re jane dhe automjetet e policise qe her pas here i shoh me kofano te ngritur ne mes te rruges apo duke u terhequr me mjete te tjera. Qarkullimi i tyre ne rruget apo zonat rurale eshte pothuajse i padukshem, nderkohe qe ne vendet e tjera policia qarkullon me mjetet e saje vazhdimisht duke i krehur te gjitha rruget dhe rrugicat vazhdimisht duke i pasur nen kontroll. Ketu do te shtoja dhe mungesen e kontrolit nga ajri me helikopter. Shume police i kam ven re qe as uniformen e tyre nuk e mbajne te rregullt, kapelet e tyre i mbajne si te jene badboys ( per mos te sjell foto ) Vazhdimisht verehen ne klube gjat cdo orari te dites.
Ne rastin me te fundit i cili me la pa fjale ishte kur ne qytetin e Shijakut u vodhen te gjitha kabllot e ndricimit te qytetit dhe u lajmerua Policia per te nderhyre dhe per ti kapur ne flagrance pasi po i telefonohej drejt per se drejti kur po vidheshin kabllot. Policia nuk erdhi as per here te dyte dhe nuk u pergjigjen fare ne telefon. Nje problem tjeter eshte dhe qe gjat raportimeve qe behen ne polici, kjo e fundit nuk mban konfidencen e paditesit duke i rrezikuar dhe jeten.
A keni pasur ndonjehere probleme te ndryshme me policine dhe si mendoni qe mund te ndryshoje gjendja e saje ?
Krijoni Kontakt