Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Botimi i `Mein Kampf` dhe coroditja sociale ne Shqipėri

    Botimi i Mein Kampf nė Shqipėri tregon dhe njėherė se sa me komplekse inferioriteti ėshtė jo vetėm politika shqiptare, media shqiptare, publicistika shqiptare por dhe vetė shoqėria e sotme shqiptare e cila e zhgėnjyer nga tranzicioni demokrati, e dėrrmuar nga emigracioni i jashtzakonshėm, e tronditur nga shkatėrrimi I familjes tradicionale shqiptare, e hutuar nga informacioni I jashtzakonshėm, dhe e zhgėnjyer nga politika- duket se do ta ketė tė tepėrt njė leximin e njė libri aspak artistic por krejtėsisht njė libėr racist,dhe ekstremist, nė kundėrshtim me traditėn shqiptare. Botimi i `Mein Kampf`ėshtė edhe njė qese plehrash mė shumė nė kazanin e madh tė plehrave po asfiksojnė shoqėrinė shqiptare me amoralitetindhe perversitetin qė pėrmbajnė ato.
    Guximi pėr ta botuar nga njė shtėpi botuese ėshtė thjesht komercial por dėmi do tė jetė I madh si brėnda ashtu dhe nė raport me fqinjėt dhe BE.
    Mendoj se ky botim qė duket i guximshėm nuk ėshtė gjė tjetėr pėrvecse pjesė e kompleksit tė inferioritetit dhe pjese e idesė pėr tu dukur para tė tjerėve si tė pėrparuar, tė guzimshėm dhe tė pėrparuar qė i pėrqafojmė shpejt idetė e kohės. Por botimi i kėtij libri nuk ėshtė I kohės- ėshtė njė regres I vėrtetė qė tregon mė tepėr coroditjen e shoqėrisė dhe moralit tė shoqėrisė shqiptare e cila mesa duket e ka kapėrcyer tashmė ylberin e imoralitetit politik dhe social.
    Politikat e pėrdorura nė informimin dhe disinformimin e shoqėrisė shqiptare, Mediat e bipolarizuara politikisht, dhe pjesa e publicistikės shqiptare dhe e tė ashtuquajturės shoqėri civile shqiptare pėrpiqen tė jenė mė avanguardistė dhe tė lėnė nam pėrpara tė huajve kur bėhet fjalė pėr tė treguar se.. vėndi ynė I vogėl Shqipėria ėshtė vėnd europian.., por nė fakt ende nuk ėshtė ashtu.
    Kėtė paradox tė cuditshėm qė cfaqet vetėm tek njerėzit me komplekse inferioriteti- vėrejnė europiano perėndimorėt nė Shqipėri. Nga njėra anė veshjet, sjellja, komunikimi, ekstravaganca, nė qytetet e mėdha shqiptare sidomos pėrballė tė huajve dhe nga ana tjetėr problematika e rėndė politike dhe sociale qė po pėrballon shoqėria shqiptare sot, kur vjen puna qoftė pėr mos realizimin dot tė 11standartet e kėrkuara nga BE, qoftė kur shohim se degradimi moral i shoqėrisė shqiptare e cila shihet nė ritmin e divorceve, prishjen dhe konfliktet nė familjen shqiptare, emigrimin masiv tė 1.5 milionė shqiptarėve jashtė vendit gjė e cila ka krijuar problem tė rėnda social-ekonomike.
    Kėto probleme, publicistika, mediat, dhe shtypi shqiptar i politizuar si thika me dy tehe, kėrkojnė tė zbukurojnė (njėra palė) apo tė tregojė mė keq nga c`ėshtė (ana tjetėr) aspektė tė jetės sė pėrditshme shqiptare dhe aq mė keq pėrpiqen, botojnė dhe pranojnė njė libėr katastrofė- Mein Kampf tė Hitlerit. Pavarėsisht nga justifikimet e analistėve dhe profesionistėve tė fushave tė librit se e drejta dhe liria e shprehjes dhe e mendimit duhet respektuar, njė libėr I tillė nuk meriton tė botohet nė gjuhėn shqipe pėr shumė arėsye duke nisur nga ato politiket tė parat:
    - Sepse Shqipėria ka qėnė aleate e koalicionit fitues tė luftės sė dytė botėrore (SHBA, Angli, BRSS) dhe si e tille, duke lejuar botime tė tilla ekstremiste do tė krijojė pėrshtypjen se Shqipėria ėshtė njė vėnd i ekstremistėve tė majtė e tė djathtė si dhe i atyre fetarė. Ky veprim do tė sjellė pakėnaqėsi nė vėndet e BE dhe sigurisht do tė krijojė njė precedent negative tek fqnjėt,
    - Sepse shoqėria shqiptare nuk mund tė pranojė mė antivlera letrare vetėm sepse duhet tu tregojė vėndeve tė BE dhe botės qė gjoja kjo shoqėri ėshtė pa paragjykime dhe mund tė pranojė c`tė mundet,ashtu sikundėr pranuam (me dhimbje) komunitetet e LGBT sė bashku me justifikimet bajate e fshatareske tė disa psikologeve se … kėto komunitete janė normale?! Po ėshtu do na dalim edhe psikologė dhe analistė me jsutifikime gjithashtu banale se libri Main Kampf i Hitlerit ėshtė dicka normale. Jo, shoqėria shqiptare ėshtė shoqėri ende me paragjykime por dhe me tradita ende tė shėndosha, pra pėr fat tė mirė jo tė gjithė kanė pirė nga uji I burimit qė tė bėn tė cmėndur..
    - Sepse inteligjencia shqiptare nuk mund tė pėrtypė pėrcartjet e pseudo-nacionalizmit shqiptar tė djeshėm dhe tė sotėm se nazizmi dhe fashizmi ishin pėr Shqipėrinė e madhe, e pėr pasojė nuk mund tė vlerėsojė njė anti-vlerė tė tillė tė botuar sot pas 70 vitesh tė bazuar nė racizėm, dhe nė kultin e individit.
    Ashtu sikundėr pėrmėndi dhe z. Marku se Mein Kampf ėshtė po aq racist sa dhe Manifesti komunist (sepse edhe manifesti komunist kėrkontė tė zhdukte njė klasė tė tėrė nga faqja e dheut- klasėn borgjeze), unė mendoj se kėtyre dy librave nuk duhet mė tu bėhet publicitet sepse idetė e tyre janė realizuar dhe i kanė shkaktuar kaq fatkeqėsi njerėzimit, sa nuk ja vlen mė tė merresh me to.
    Kėto tip librash mund tu bėjnė pėrshtypje pseudo-intelektualėve ( tė cilėt mezi mund tė kenė lexuar ndonjė tekst letrar gjatė jetės sė tyre) tė cilėt janė tė shumtė dhe popullojnė me tepricė partitė politike, administratėn shtetėrore, pushtetin lokal, dhe pėr fat tė keq po drejtojnė edhe institucionet edukacionit. Shumė tipa tė tillė rrugės si pa dashje do tė thonė (sikndėr thonė kur shohin spektakle apo cfaqje tė stėrpara por qė pėr ta janė pėr herė tė parė): hė mo.. nuk e lexove ? I bukur hė? unė e lexova apo e pashė, .. ja vlen…
    Libra tė tillė nga personazhe tė dikurshėm politikė si Trocki me librin `Njė djalė, njė bir njė luftėtar` pėr problemin e revolucionit permanent komunist, Nices si nihilizmi politik, etj, janė libra tė konsumuar dhe pa asnjė vlerė morale, sociale, apo dhe politike mė. Kėshtu qė del pyetja, pėrse tė botohen? Pėr tė bėrė shoė dhe pėr tė lėnė nam? Sigurisht botimi I librave tė tillė me pėrmbajtje jo sociale dhe raciste tregon edhe njėherė realisht, sesa tė papėrgatitur janė shtresa qė drejton politikėn, median, dhe shoqėrinė civile, pėr tė shkuar nė BE dhe nė njė farė mėnyrė pasqyron artificialitetin e pėrzgjedhjes sė kėtyre njerėzve nė drejtimin e shoqėrisė shqiptare.
    Cektėsia dhe miopia e kėsaj shtrese qė po drejton vendin pėr kėto 20 vite tranzicioni ėshtė duke dhėnėrezultatet e saj negative nė drejtim sigurisht tė coroditjes morale dhe anarkisė sociale me pasoja tė rėnda pėr shoqėrinė shqiptare e cila duhet sa mė parė tė bėjė zgjedhjen e saj nė tė ardhmen: ti kėrkojė politikės shqiptare tė integrohet sa mė parė nė BE sa nuk ėshtė vonė.

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Pikerisht ketu fillon problemi tek racizmi i ketij libri apo botimi i tij ne shqiperi, hajde mendje hajde. Nese nuk ndalohet me ligj ku qendron problemi, le ta njohin dhe hitlerin dhe mendimet e tij dhe me pas ta perqafojne apo denigrojne figuren e tij.
    Ti sje askush qe te japesh verdikte per nje veprim krejt demokratik i cili i shfaq mbare shqiptareve mendimet e nje njeriu teper te lakuar ne boten e krimit njerezor.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anėtarėsuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Ku eshte problemi? Ne vende te tjera ka dekada qe eshte botuar. Nuk mendoj se vec botimi i librit sjelle probleme. Ka dhe universitete (me sa di) ku leximi eshte i detyruar per disa dege (histori etj). Per nje kurs me eshte dash dhe te lexoj Manifeston e Marksit, po s'mbaj mend te me ket kap deshira per 'revolucion' etj etj. Kot behet zhurme per ket liber....

    ----

    Urdher dhe nje opinion tjeter ne lidhje me ket:

    "Ardian Ndreca: “Mein Kampf” dhe “Manifesti” si libra


    A ka ndonji njeri qė mendon se themeli i krimeve tė komunizmit qėndron nė nji libėr si “Manifesti i Partisė komuniste” i vitit 1848? Dhe a ka ndonji qė kujton me tė vėrtetė se po tė mos ishte shkrue dhe botue nė vitin 1925 Mein Kampf-i i Hitlerit bota do tė kishte shmangė tmerret e nazizmit?

    Pėr me iu pėrgjegjė kėtyne pyetjeve nji pjesė e shqiptarėve as qė e ndien tė nevojshme me i pasė lexue ma parė kėto libra, prandaj edhe opinioni i kėtyne mund tė hidhet shumė lehtė mbas krahėsh si i padobishėm.
    Prej personave qė i kanė lexue tė dy ato libra do tė merrja ma seriozisht opinionin e atyne qė shprehen o pozitivisht o negativisht pėr tė dy njiherit.
    Pėr ata naivė qė mbasi i kanė lexue kujtojnė se tė kėqijat nė histori vijnė prej nji libri, shmangia e tė zezave do tė ishte mjaft e lehtė: do tė konsistonte nė djegien dhe nė ndalimin e atij libri.
    Sa libra antinjerzorė, ekstremista, minues vlerash, imoralė, shkatrrimtarė dhe tė rrezikshėm janė botue gjatė shekujve XIX-XX?
    Do t’ju numroja tė paktėn nja dy duzina, madje disa sish tė shkruem me stil dhe me gjuhė shumė ma tė zgjedhun dhe joshėse se dy tė masipėrmit, por asnjeni prej tyne, fatmirsisht, nuk ka gjetė ndjekėsa dhe rrethana historike tė volitshme pėr me shkaktue tmerre si ato tė komunizmit dhe tė nazizmit.
    Nji debat idiot nė faqet e tė pėrditshmeve shqiptare po zhvendos vemendjen prej problemeve reale tė vendit tue u marrė me punė boshe, si botimi apo ndalimi i Mein Kampf-it tė Hitlerit.
    Kushtet historike nė tė cilat nazizmi mori pushtetin, shkaqet e fitores sė tij, nuk janė krijue prej nji libri qė shpreh nė mėnyrė vulgare disa parime tė njohuna ekstremiste, si superioritetin e racės ariane, inferioritetin e parlamentarizmit, rolin negativ tė katolicizmit dhe tė borgjezisė, luftėn kundėr ideologjisė bolshevike, nevojėn e ekspansionit drejt Lindjes etj.
    Kush ka lexue biografinė ma tė mirė qė asht shkrue ndonjiherė pėr Hitlerin, atė tė historianit gjerman Joachim Fest, e cila do tė duhej tė shoqnonte botimin shqip tė Mein Kampf-it, e ka tė qartė se nazizmi dhe vetė Hitleri janė pjellė e nji epoke dekadente qė e gjeti vetveten nė zellin mohues e pėrmbysės tė nji vegjetariani qė donte kafshėt dhe urrente gjysmėn e njerzimit.
    Ndalimi i Mein Kampf-it nė do vende asht i lidhun me bremjen e ndėrgjegjes dhe ndjenjėn e fajit tė disa popujve qė kanė kontribue drejtpėrdrejt nė triumfin e nazizmit. Ketė raport e ka sqarue mjaft mirė Thomas Mann te vepra e tij “Mendime tė nji jopolitiku” (qė s’di nėse asht pėrkthye nė gjuhėn shqipe!).
    Te ne kobin ma tė madh nė shekullin e kaluem e kanė shkaktue ndjeksat e Manifestit, por askujt sot, me tė drejtė, nuk i shkon nė mend me kėrkue ndalimin e atij libreci.
    Madje diēka vėrtetė e pėshtirė siē janė kujtimet e Ramiz Alisė apo tė Nexhmije Hoxhės, botohen dhe i pėrcillen lexuesit sė bashku me nji aurė sentimentalizmi qė pėrpiqet me nda tė mirat esenciale prej tė kėqijave gjoja dytėsore e tė paqėllimshme tė despotizmit enverian!
    Nazizmi dhe komunizmi si ideologji janė varrosė. Nė qoftė se ndonji ditė diēka e ngjashme ka me u ringjallė, kjo gja nuk ka me ndodhė siē ka ndodhė herėn e parė, por nė kushte dhe me premisa tė reja historike. Pra, nė thelb tė ndonji ideologjije vrastare qė mund tė kėrcėnojė botėn me terror dhe me dhunė kanė me qenė tė tjerė libra, tė tjera ide e tė tjerė individė.
    Sot shqiptarėt duhet tė shqetsoheshin jo prej nji libri tė mėrzitshėm si Mein Kampf, por prej leximit tė “vendimeve tė arsyetueme” qė trupat gjykuese kanė depozitue apo do tė depozitojnė sė shpejti pėr ēeshtjet “Meta”, pėr Gėrdecin e pėr disa dhjetėra tė tjera tė ngjashme, por ma pak tė famshme.
    Janė ato vendime qė dėshmojnė degradimin e demokracisė nė Shqipni, dėshtimin e parlamentarizmit dhe tkurrjen e ēdo shprese pėr pėrparim.
    I vetmi qė do tė pėrfitojė diēka prej pėrkthimit tė Mein Kampf-it nė gjuhėn shqipe do tė jetė botuesi i tij, jam i sigurt se shumica e lexuesve do tė mbetet tejet e zhgėnjyeme prej atij libri. Pjesa tjetėr e polemikės asht folklor dhe topitje shpirtnore.
    Pėr me u ba revolucionar nė Shqipni mjafton me lexue Fletoren Zyrtare dhe shpalljen e arsyetueme tė vendimeve tė gjykatave shqiptare. Mjafton me pa sesi Shqipnia po shitet copa-copa, si po minohen prej themeleve institucionet shtetnore me korrupsion dhe me partishmėni, si shqiptarėt po vriten kundėr ēdo ligji dhe mandej poshtnohen prej vetė njerzve tė ligjit, si krimi i organizuem vijon me mbetė i pandėrshkuem, si e keqja triumfon e pandalun prej asgjaje.
    S’na e kanė fajin librat, sado tė mbrapshtė qofshin ata, pse e keqja buron prej vullnetit tė gjallė tė atyne qė e realizojnė dhe tė atyne qė e lejojnė ketė gja.
    I vetmi libėr qė do tė doja tė digjej, shkruente njiherė Karl Kraus, asht indeksi i librave tė ndaluem."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sofi _ : 24-03-2012 mė 19:58

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    Me duket se kishte bere nje dy klase gjimnaz ky Hitleri.

  5. #5
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar mė parė nga Billy Joe Lexo Postimin
    Me duket se kishte bere nje dy klase gjimnaz ky Hitleri.
    Duhet ta kesh me te degjuar sepse pikerisht ai njeri e mori gjermanine ne piken zero dhe e ktheu ne superfuqi, pavaresisht pasojave apo rrjedhojave idete e tij u studiuan me mjaft kujdes nga amerikanet dhe aleatet.

    Besoj keto nuk i ben nje njeri pa intelekt dhe shkolle. Gjithsesi ju jeni te rinj dhe hani cfare ju serviret.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    25-09-2011
    Postime
    329
    He mo Pirro dashe-President Ortodoks nuk te pelqen liria e fjales mo?

    Ti qe fajeson te tjeret per inferioritet a nuk e kupton se friga qe ti ke nga botimi i nje libri tregon po te njejtat shenja?

    Po neser qfare te ndalojme, Biblen, Kuranin, Lahuten e Malesise, shkrimet e tuaja vete lol

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    Citim Postuar mė parė nga Dito Lexo Postimin
    Duhet ta kesh me te degjuar sepse pikerisht ai njeri e mori gjermanine ne piken zero dhe e ktheu ne superfuqi, pavaresisht pasojave apo rrjedhojave idete e tij u studiuan me mjaft kujdes nga amerikanet dhe aleatet.

    Besoj keto nuk i ben nje njeri pa intelekt dhe shkolle. Gjithsesi ju jeni te rinj dhe hani cfare ju serviret.
    Une di qe ishte "piktor" deshtak, kapterr dhe njeri i pashkolle, keshtu thone evidencat.

    Dhe nga superfuqi e ktheu ne piken zero no!

  8. #8
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    E kote te diskutosh me ty more djale i mbare sepse gjerat i lexon vetem nga fundi dhe ky nuk eshte faji im, gjithsesi ok eshte ashtu si thua ti.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar mė parė nga Billy Joe Lexo Postimin
    Une di qe ishte "piktor" deshtak, kapterr dhe njeri i pashkolle, keshtu thone evidencat.

    Dhe nga superfuqi e ktheu ne piken zero no!
    Mjafton qe jau shkerdheu nenen komunisteve dhe sllaveve.
    Gabimi i tij ishte se u hap ne shume fronte,dhe ai gabim po na kushton edhe sot me nje Rusi qe ka ndikim ne bote.

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    Nuk i them une, thone ca te tjere.
    Hitler left the school without showing any ambitions for further schooling or clear plans for his ....
    Sa qejf i keni diktatoret!
    Übermensch: gute nacht

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •